BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sot votimi nė Bankėn Botėrore

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    03062009

    Buzqeshje Sot votimi nė Bankėn Botėrore

    Mesazh nga Albatros

    Sot duhet tė pėrfundojė votimi pėr anėtarėsimin e Kosovės nė Bankėn Botėrore, duke e rrumbullakėsuar kėshtu njė proces formal i cili filloi tash gati njė vit pas aplikimit e qė do tė zyrtarizohet me njė votė nga ana e Guvernatorėve tė Bankės.

    Kusht pėr anėtarėsim nė Bankėn Botėrore ishte edhe anėtarėsimi paraprak nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, ndėrsa njė kusht tjetėr qe edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovės i ligjit pėr anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Organizatat e Grupit tė Bankės Botėrore. Anėtarėsimi nė Bankėn Botėrore do tė pėrfshijė edhe organizmat e tjerė qė janė nė Bankėn Botėrore, si Bankėn Ndėrkombėtare pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, Shoqatėn pėr Zhvillim Ndėrkombėtar e tė tjera. Ashtu si edhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, anėtarėsimi Bankėn Botėrore nuk kushtėzohet me anėtarėsim paraprak nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, mirėpo e ndihmon mjaft shumė hapjen e mėtejme tė rrugės sė Kosovės pėr anėtarėsim nė tė gjithė mekanizmat relevantė ndėrkombėtarė.

    Njė zyrtar i Bankės Botėrore nė Washington tha pėr RTK-nė se ėshtė pothuajse i sigurt anėtarėsimi i Kosovės, ndėrsa nuk mundi tė precizonte se kur do tė jepet lajmi zyrtar. Ai shtoi se njė anėtar i ri nė Bankėn Botėrore pranohet me shumicė votash nga ana e Guvernatorėve, ndėrkaq fuqinė votuese me shumicė nė Bankėn Botėrore,
    ashtu si edhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar, e kanė vendet perėndimore, shumica e tė cilave edhe e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

    Banka Botėrore ėshtė krijuar nė dhjetor tė vitit 1945 dhe ashtu siē e thotė edhe emri i saj, ajo ėshtė njė bankė ndėrkombėtare qė ofron ndihmė financiare dhe teknike vendeve nė zhvillim dhe si mision tė saj tė deklaruar ka zvogėlimin e varfėrisė.

    Sė kėndejmi Banka Botėrore bashkė me Fondin Monetar Ndėrkombėtar tash e tutje do tė ketė njė rol mė tė madh nė mbėshtetjen e projekteve tė ndryshme zhvillimore tė
    Kosovės. (RTK)
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 04:29