BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Europa League, kualifikohen PSV dhe Atletiko

    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europa League, kualifikohen PSV dhe Atletiko 2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Europa League, kualifikohen PSV dhe Atletiko

    Mesazh nga Arlo 1/12/2011, 01:02

    Europa League, kualifikohen PSV dhe Atletiko Stadium-fusha-futboll


    Europa League mbyll javėn e pestė tė fazės sė grupeve dhe disa prej ekipeve siguruan kalimin pėr mė tej tė kėtij aktiviteti. PSV Eindhoven dhe Legia Varshavė janė dy prej skuadrave qė mbyllėn tė gjitha llogaritė pėrpara kohe.

    PSV Eindhoven fitoi ndaj polakėve 3-0 duke blinduar vendin e parė nė Grupin C. Nga ana e saj Legia nuk u shqetėsua shumė per disfaten pasi me 9 pikėt e grumbulluara e sheh veten nė fazėn tjetėr. Fitorja e Hapoel Telaviv me Rapidin e Bukureshtit 3-1 ėshtė vetėm sa pėr statistikė pėr kėtė grup pasi tė dyja ekipet janė tė eliminuara.

    Nė Grupin A, PAOKU mori njė fitore tė rėndėsishme ndaj Totenhemit 2-1 duke siguruar kualifikimin pėr nė 1/32 e finaleve tė Europa Ligė. Me kėtė fitore skuadra greke u ngjit nė kuotėn e 11 pikėve dhe nė ndeshjen e fundit me Rubin Kazan do tė kėrkojė tė ruajė vendin e parė. Nga ana tjetėr Totenhemi do t’i duhet tė fitojė me cdo kusht me Shamrokun dhe tė shpresojė nė njė humbje tė Rubin Kazanit pėr tė pasur mundėsinė e kualifikimit. Skuadra ruse fitoi ndeshjen me Shamrokun 4-1 duke u ngjitur nė kuotėn e 10 pikėve.

    Nė Grupin B, Standard i Liezhit e sheh veten qė tani mes 32 ekipeve mė tė mira tė Europa Ligė. Skuadra belge fitoi ndaj Hanovėrit me rezultatin 2-0 duke pėrforcuar pozitat nė krye tė grupit. Edhe Hanovėri ėshtė shumė pranė kualifikimit dhe nė ndeshjen e fundit i mjafton njė barazim pėr tė qenė nė fazėn e tjeter. Kopenhagen e mbylli nė barazimin 1-1 ndeshjen me Vorsklėn.

    Klub Bryzh dhe Braga kualifikohen pėr mė tej. Tė dyja kėto skuadra fituan ndeshjet e javės sė pestė nė Grupin H respektivisht nga Mariborit dhe Birmingemit. Bryzhi vuajti shumė pėrballė Mariborit qė arriti tė marrė kryesimin deri nė rezultatin 3-0, por belgėt arritėn tė pėrmbysin gjithcka duke e mbyllur ndeshjen 4-3. Nė Portugali Braga mundi Birmingemin 1-0 dhe nė sfidėn me Bryzhin do tė kėrkojė tė sigurojė vendin e parė.

    Nė grupin G, Metalist siguroi kalimin pėr nė fazėn e dytė. Skuadra ukrainase fitoi ndeshjen e javės sė pestė me Austrinė e Vjenės me rezultatin 4-1 duke u ngjitur nė kuotėn e 13 pikėve. Nė ndeshjen tjetėr Alkmari barazoi me Malmon 0-0 dhe do t’i duhet tė luajė ndeshjen e fundit me Metalistin pėr kualifikimin e mėtejshėm.

    Nė Grupin I, Atletiko Madrid fitoi me Selltikun 1-0. Ishte Arda Turan ai qė vulosi fitoren pėr skuadrėn spanjolle qė tashmė e ka siguruar kualifikimin pėr mė tej. Nė sfidėn tjetėr tė Grupit I, Udineze barazoi me Rėne 0-0, por do tė jetė ndeshja me Selltikun ajo qė do tė vendosė nėse skuadra italiane do tė vazhdojė apo jo aventurėn nė Evropė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 20:34