BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nje shqiptare e jashtezakonshme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nje shqiptare e jashtezakonshme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/12/2011, 12:38

    Nje shqiptare e jashtezakonshme! 0061

    Irena Palamani eshte shqiptare nga Burreli. Studion ne Virxhinia te Shteteve te Bashkuara. Po kete vit ka perfunduar studimet ne Universitetin Amerikan ne Bullgari per Ekonomi dhe Matematike.

    22-vjeēarja eshte nje studente e jashtezakonshme. Dhe kjo nuk eshte thjesht nje pershtypje, por e faktuar me te gjitha diplomat e marra prej saj. Ne ēdo shkolle qe ka studiuar, ka qene e para. Ne Bullgari eshte cilesuar e pesta studente ne historine e universitetit me mesatare 4.00/4.00. Qe do te thote absolute. Emrin e saj e degjuam ne nje konference kur Irena permendej si rast suksesi ne kete universitet. Kontaktuam me te per te na treguar rrugen e saj drejt se jashtezakonshmes…


    Irena, na tregoni diēka per veten?
    Kam lindur ne qytetin verilindor te Burrelit me 1989-n. Aty kam perfunduar shkollen 8-vjeēare “31 Korriku” ne 2003-shin. Me pas konkurrova tek kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe fitova vendin e pare ne renditje e perkatesisht burse te plote.

    Si vendose te shkosh ne Bullgari?
    Ndersa vazhdoja studimet ne vitin e katert, mora pjese ne nje konference te organizuar nga Universiteti Amerikan ne Bullgari. Fakti qe ishte Universitet Amerikan me terhoqi shume, dhe vendosa te jap te gjitha provimet qe duheshin per te aplikuar. Ne prill te vitit 2007 mesova qe isha pranuar edhe qe me ishte ofruar nje burse e plote 4-vjeēare nga fondacioni “Soros”. Deshira per te studiuar jashte Shqiperise ishte shume e madhe e kete oferte s’kisha si ta refuzoja, keshtu qe vendosa te iki ne Bullgari.

    A ishte e veshtire te pershtateshe ne nje ambient te huaj?
    Universiteti Amerikan ne Bullgari i tejkaloi pritshmerite e mia. Kampusi ishte shume i bukur dhe mikprites, gjithashtu edhe stafi i punonjesve dhe profesoreve. Per me teper, universitetin e frekuentonin edhe shume shqiptare te tjere, te cilet na keshillonin vazhdimisht e na ndihmonin ne ēdo hap e kjo e beri tranzicionin shume te thjeshte. Universiteti ka nxenes nga mbi 40 vende, keshtu qe eshte pothuajse e pamundur te paragjykohesh per nacionalitetin. Atje ishim te gjithe miq edhe perpiqeshim te fitonim sa me shume pervoje nga njeri-tjetri permes shkembimit te kulturave tona.

    Ne cilen dege vendose te studioje?

    Matematika ka qene lenda ime e preferuar qe e vogel e nga ana tjeter jam rritur me ēeshtje te ekonomise pasi babai im eshte me profesion ekonomist. Per kete arsye, vitin e pare te universitetit mora dy kurse matematike edhe dy ekonomie. Eksperienca me pelqeu aq shume, sa vendosa te bej “Double Major” (dy dege) ne Ekonomi dhe Matematike dhe kurre nuk u pendova per kete vendim.

    Sa ore ne dite studioje?
    Mendoj se ēelesi i suksesit tim eshte te qenet sistematike. Shkoja ne ēdo ore leksioni edhe mundohesha te merrja maksimumin prej saj. Beja shume pyetje ne klase e sa here nuk kuptoja diēka, iu drejtohesha profesoreve e ata ishin gjithmone te gatshem te me ndihmonin. Ne kete menyre nuk lejoja te me krijoheshin boshlleqe e ēdo gje ishte me e lehte. Perparesia ime nuk kane qene kurre notat absolute. Kam luftuar per diturine. Ēuditerisht, kur luftoke me pasion e perkushtim per dituri, notat e mira vijne vete e keshtu ndodhi edhe me mua. Jam perpjekur te pasuroj jeten time ne ēdo menyre, e ne kete bejne pjese edhe veprimtarite jashteshkollore. Kam qene per dy vite rresht keshilluese studentesh (Student Advisor) ku ndihmoja studentet ne fushen akademike. Gjithashtu, kam qene perfaqesuese e studenteve ne departamentin e Ekonomikut dhe ne qeverine e studenteve, ku percillja problemet e mbroja interesat e studenteve. Gjate vitit te katert kam marre shume certifikata, si “Studente e jashtezakonshme ne Matematike” (Outstanding student in Mathematics), “Studente e jashtezakonshme ne Ekonomi” (Outstanding student in Economics), “Teme diplome e shkelqyer” (Outstanding Senior thesis), “Keshilluese studentesh e jashtezakonshme” (Outstanding Student Advisor). Gjithashtu, kam marre certifikate falenderimi per punen time si perfaqesuese e studenteve.

    Si e ndjen veten per faktin qe je absolute ne mesime?
    Kur me njoftuan se isha une nxenesja me e mire e brezit tim, u emocionova tej mase. Isha shume e lumtur sepse po perfaqesoja denjesisht jo vetem veten e familjen time, por gjithashtu edhe Shqiperine. Kam marre urime pafund nga shume prinder shqiptare e te huaj qe ishin prezent ne ceremonine e ndarjes se diplomave.
    Arrita ta mbaroj universitetin me mesataren absolute 4.00/4.00 edhe jam nxenesja e peste ne historine e universitetit qe mbaroj me kete mesatare. Te gjithe suksesin ua dedikoj prinderve te mi, te cilet me kane qendruar afer ne ēdo hap e me kane ndihmuar te behem personi qe jam sot.

    Por nuk u ndale ketu…
    Dashuria ime per Ekonomikun me shtyu te ndermarr nje rruge te gjate plot me sfida si Doktoratura. Aplikova dhe u pranova me burse te plote ne disa universitete ne Amerike, por vendosa te zgjedh Universitetin e Virxhinias (University of Virginia) ku tani jam drejt fundit te semestrit te pare te doktoratures. Shpresoj qe ky edukim e kjo pervoje do me ndihmoje qe ne nje te ardhme te jap me te miren per vendin tim, Shqiperine.

    Cilat kane qene marredheniet me studentet e tjere te huaj?
    Shume e mire. Gjate kater viteve te mia atje kam ndare dhomen e konviktit me vajza nga Gjermania, Taxhikistani, Rusia e Kazakistani. Pavaresisht se vinim nga vende te ndryshme, gjithmone kemi arritur ta gjejme gjuhen e perbashket. Jeta sociale ne AUBG eshte shume e pasur me aktivitete te mbeshtetura nga shkolla apo te pavarura.

    Si ishin ditet e tuaja te argetimit, festat qe organizonit?
    Kam marre pjese ne disa prej aktiviteteve te organizuara nga shkolla si “Taste Fest” apo “Festivali i Shijes” ku se bashku me shqiptare te tjere perfaqesuam Shqiperine dhe sherbyem pjatat me tradicionale, ne ekskursione neper qytete te ndryshme te Bullgarise, fundjava olimpike ku studentet garojne me njeri-tjetrin ne disiplina te ndryshme sportive etj.
    Aktivitetet e pavarura s’mungonin ēdo fundjave, si darkimet neper restorante, te shkuarit ne kinema, frekuentimi i pabeve etj. Edhe pse me duhet ta pranoj qe asnjehere s’kam qene e apasionuar pas jetes se nates. Kohen time te lire e kaloja duke shetitur neper qytetin e paster e te gjelber te Blagoevgradit, duke bere pazar, duke pare filma nen shoqerine e miqve etj. Mendoj se ia vlen te permend qe festa me popullore ne Universitetin Amerikan ne Bullgari eshte Drunken Eagle (Shqiponja e dehur), e cila mbahet ne nderim te 28-29 Nentorit. Eshte nje feste tradicionale tashme qe thith mbi 80% te universitetit.

    Si eshte jeta ne Virxhinia?

    Ketu ne Virxhinia ndihem shume mire. Veshtiresite e para nuk mohohen pasi ishte nje vend i panjohur per mua, por tashme gjithēka i eshte kthyer normalitetit. Per sa i perket Doktoratures, ketu profesoret jane shume kerkues e kjo te ndihmon te sfidosh veten e limitet e tua duke u permiresuar gjithnje e me shume.

    A keni ndermend te ktheheni ne Shqiperi?

    Deshira per t’u kthyer ne nje te ardhme ne Shqiperi nuk mungon, pasi jam rritur me dashurine per vendlindjen. Megjithate e kam pak te veshtire te flas per plane konkrete duke qene se doktoratura zgjat te pakten pese vite. Shume here e kam menduar veten duke punuar ne Ministrine e Ekonomise dhe Financave apo ne Banken e Shqiperise ne nje te ardhme. Shpresoj qe kontributi im te jete i vlefshem duke qene se sjell nje perspektive me bashkekohore qe mendoj se i mungon ekonomise se sotme shqiptare. Gjithashtu nje synim i imi eshte te vihem ne kontakt me fondacione e te siguroj sa me shume ndihma per shqiptaret ne nevoje.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:40