BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ben Blushi: Si e rindertova Shqiperine time!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ben Blushi: Si e rindertova Shqiperine time!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/12/2011, 01:02

    Ben Blushi: Si e rindertova Shqiperine time! 1323098645-blushi_roman

    Ben Blushi ka padyshim autoritetin e njė shkrimtari bashkėkohor pėr nga stili dhe gjuha dhe jo rastėsisht si shkrimtar ai ėshtė nė qendėr tė vėmendjes mediatike, duke qenė se librat e tij po shiten nė mėnyrė marramendėse. Pėrgjithėsisht interesi dhe vėmendja jo vetėm mediatike rreth tij i referohet romanit tė tij mė tė fundit “Shqipėria”, qė ėshtė historia e njė njeriu qė kėrkonte tė zėvendėsonte Zotin. Nė “Takimin e pasdites” me Rudina Magjistarin shkrimtari Ben Blushi dhe botuesi i tij Henri Ēili, rrėfejnė Shqipėrinė dhe historinė e njė libri qė u shndėrrua nė vetėm pak javė nė librin mė tė shitur.

    Pėr shkrimtarin Ben Blushi, libri ėshtė njė mėnyrė komunikimi me sa mė shumė njerėz. Atė qė politika nuk ia “lejon” ta thotė, ai ka gjetur mėnyrėn pėr ta thėnė pėrmes letėrsisė. “Unė kam njė dyzim mes karrierės politike dhe letėrsisė. Sidomos vitet e fundit mė duhet tė gjej njė ekuilibėr midis kėtyre dy njerėzve; mes atij qė mund tė jetė pak mė direkt, shumė mė agresiv, shumė mė antipatik pėr shumė njerėz pėr shkak tė politikės sė ditės; dhe tjetrit qė mund tė thotė disa gjėra qė njė politikan nuk i thotė dot”- thotė ai nė intervistėn e tij ku flet gjerė e gjatė pėr Shqipėrinė e tij dhe shqiptarėt.

    Ben Blushi dhe “Shqipėria”. Ēfarė ju frymėzoi pėr tė shkruar kėtė libėr?

    Nė pėrgjithėsi nevoja pėr tė njohur Shqipėrinė dhe pėr ta pėrshkruar nė mėnyrė metaforike sepse kjo nuk ėshtė histori por njė roman, njė fiction, apo pjellė e fantazisė qė nė kėtė rast merr nuanca nga Shqipėria qė njohim, por nuk e pėrshkruan, as data, as ngjarje, as fakte, as emra, siē kanė qenė ata nė histori. Pra, si tė thuash, ka brumė nga Shqipėria, por nuk ėshtė po ajo bukė.

    Provokues edhe kėtė herė vjen me historinė e njė njeriu qė donte tė zėvendėsonte Zotin. A ka Shqipėria nė tė vėrtetė nevojė pėr njė Zot?

    Jo, Shqipėria sepse nuk ka pasur nevojė pėr Zotin, dikur ka pasur probleme, por Shqipėria nuk ka pse bėn pėrjashtim nga pjesa tjetėr e botės. Bota ka mijėra vjet qė ka krijuar njė konvencion hyjnor, qė ėshtė Zoti dhe pėrgjithėsisht njerėzimi e pranon akoma kėtė konvencion. Ne kemi hequr dorė nė njė pjesė tė historisė sonė, nuk them se kjo ishte arsyeja qė patėm probleme, por ishte e arsyeshme dhe e panevojshme. Shqipėria sot nuk ka nevojė pėr Zot, por ka nevojė vetėm pėr njerėz tė lirė, qė Zoti (nė kuptimin qė unė kam pėr Zotin) disa herė i pengon, por mė shumė i ka ndihmuar.

    Duket sikur i keni hyrė nė thelb shpirtit tė shqiptarit nė kėtė libėr. Secili prej nesh e gjen veten aty nė njė formė apo nė njė tjetėr...

    S’e di. Dikush mė pyeti para disa ditėsh se a ėshtė e vėrtetė se ēdo lexues ka njė ēelės pėr tė kuptuar njė libėr. Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Por, nėse ēdo lexues ka ēelėsin e vet, unė nuk kam asnjė ēelės. Se unė nuk jam mė lexues i librave tė mi. Unė i shkruaj, por nuk i lexoj mė. Nėse ēdo shqiptar gjen pak nga vetja, nga ajo qė i ka munguar, nga ajo qė mund tė ketė pasur me tepricė, por nuk i ėshtė dashur nė momente tė caktuara tė historisė sonė, mė vjen shumė mirė, sepse kjo ėshtė njė arsye pėr ta lexuar librin.

    Nė romanet tuaja ndodh shumė shpesh qė emra personazhesh shkėputen nga konteksti i tyre real historik dhe vendosen nė njė kontekst tjetėr. Pse ndodh kjo?

    Mė pėlqen tė rimarr emra njerėzish tė vėrtetė, e nė disa raste edhe personazhesh qė i shkruajnė tė tjerėt. Kėshtu ka ndodhur me “Otello -Arapi i Vlorės”, qė ėshtė marrė fabula nga vepra e Shekspirit. Otello nuk ėshtė personazhi im, unė e kam rikrijuar atė si personazh. Te libri “Shqipėria” kam marrė emrin e Lek Dukagjinit, qė ka qenė njė princ mesjetar shqiptar, i cili me sa duket pėr kohėn kishte ide tė avancuara. Shqipėria nė kohėn e tij ishte njė vend relativisht i prapambetur dhe kishte nevojė pėr njė kod apo pėr ligje qė ai i krijoi dhe qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona: Kanuni i Lek Dukagjinit. Por nga Lek Dukagjini i historisė kam marrė vetėm emrin dhe kėtė e kam bėrė me qėllim, sepse ėshtė njė personazh qė mė pėlqen. Por Lek Dukagjini i vėrtetė me Lek Dukagjinin tim kanė shumė pak lidhje; lidhen vetėm nga emri dhe pak te fuqia apo nevoja pėr tė pasur pushtet. Ēdo gjė tjetėr ėshtė fryt i fantazisė sime. Arsyeja pse marr emra personazhesh reale apo tė njerėzve qė kanė jetuar nė kohė tė ndryshme ėshtė se mė pėlqen si njė truk artistik dhe si njė nevojė pėr t’i ndryshuar jetėn dikujt qė nuk ėshtė mė.

    Nė kėtė libėr ka shumė figura metafora, por edhe kopertina ėshtė njė simbol mė vete. Ēfarė keni dashur tė thoni?

    Ylli me 5 cepa ka qenė simbol i Shqipėrisė pėr 50 vjet. Dhe libri im qė titullohet “Shqipėria”, qė pavarėsisht se nuk flet nė mėnyrė ekzakte pėr kėtė 50-vjeēar, ka shumė brumė nga ajo kohė. Pse ylli nuk ėshtė i kuq por ėshtė i verdhė? Sepse nuk ėshtė njė libėr historik, ėshtė njė metaforė. Prandaj kam marrė simbolin e yllit dhe e kam ndryshuar; e ngjyrosa tė verdhė dhe nė libėr shpjegohet se pėrse ylli me 5 cepa ėshtė i verdhė. Sepse vetė personazhi qė e krijoi atė, Lekė Dukagjini, i cili ėshtė edhe krijues i Shqipėrisė, e shpjegon nė libėr. Pesė cepat pėrfaqėsojnė 5 elemente tė botės: njeriun, tokėn, ajrin dhe zjarrin. Sipas doktrinave, ajri, uji, zjarri dhe toka janė katėr elementet e jetės. Personazhi i shton edhe njė tė pestė qė ėshtė njeriu. Pra ylli ka 5 cepa pėr kėto arsye, sipas Lekė Dukagjinit, dhe jo sipas meje.

    Kjo do tė thotė se cikli i shqiptarėve problematikė qė janė tė kėqij tė vetes ėshtė mbyllur me rėnien e komunizmit?

    Jo, sigurisht qė jo. Jo vetėm shqiptarėt, por aftėsia e njeriut pėr tė bėrė keq vazhdon dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse njeriu ka krijuar Zotin, sepse ka pasur kohė nė ciklet e zhvillimit njerėzor ku e keqja nuk ndalej dot dhe njė nga arsyet qė njeriu vendosi tė krijonte Zotin ishte pikėrisht pėr tė frikėsuar njerėzit qė tė mos bėnin keq. Nevoja e njeriut pėr tė bėrė keq nuk ėshtė konsumuar dhe ndoshta do tė duhen mijėra vjet qė njeriu tė ndahet nga e keqja, nga nevoja pėr tė vrarė, pėr tė vjedhur, pėr tė bėrė luftėra etj. Edhe shqiptarėt nuk janė ndarė nga e keqja.

    Dita kur mbėrrijnė fėmijėt nė Shqipėrinė utopike ėshtė data 28 nėntor, ėshtė menduar enkas kjo datė apo ėshtė thjesht rastėsi?

    Kjo ėshtė e qėllimshme, ashtu si titulli “Shqipėria” dhe personazhi Lekė Dukagjini, qė janė marrė nga Shqipėria e vėrtetė; elementi tjetėr i vėrtetė ėshtė dhe data 28 nėntor. Unė nė libėr nuk kam asnjė datė tjetėr pėrveē asaj, nuk kam emra vendesh dhe kjo ėshtė bėrė me qėllim. 28 Nėntori ėshtė data e krijimit tė Shqipėrisė sė Lek Dukagjinit, personazhi kryesor nė libėr, i cili vendosi tė krijojė njė datė krijimi pėr Shqipėrinė e tij, qė ėshtė 28 nėntori.

    Gjatė promovimit tė librit tuaj ju jeni shprehur se “shqiptarėt pėr shkrimtarėt janė njė gur pėr tė ndėrtuar, kurse pėr politikanėt janė njė mur pėr t’u kaluar”. Cila ėshtė sfida mė e bukur mes kėtyre tė dyjave?

    Unė kam njė dyzim mes karrierės politike dhe letėrsisė. Sidomos vitet e fundit mė duhet tė gjej njė ekuilibėr midis kėtyre dy njerėzve; mes atij qė mund tė jetė pak mė direkt, shumė mė agresiv, shumė me antipatik pėr shumė njerėz pėr shkak tė politikės sė ditės, dhe tjetrit qė mund tė thotė disa gjėra qė njė politikan nuk i thotė dot. Kėshtu qė pėr sa kohė kam kėtė dyzim, pėrpiqem tė gjej njė ekuilibėr me veten time, por nuk e fsheh dot se shkrimtari ėshtė mė i guximshėm se politikani nė Shqipėri ose tė paktėn nė rastin tim. Sepse ka disa gjėra qė nė letėrsi i them, kurse nė politikė s’i them dot, se do grumbulloj shumė mė shumė antipati. Pra, si shkrimtar kam gjetur njė mėnyrė pėr tė thėnė disa tė vėrteta qė politika e ditės s’ta jep kurajėn qė t’i thuash.

    Jeni shprehur Zoti mund tė zėvendėsohet, por jo nga njė njeri, nė tė kundėrt Zoti mund tė zėvendėsohet nga ēdo njeri, tė jesh zoti i vetes dhe i askujt pėrveē vetes. Sa ndihet njė shkrimtar zot i personazheve tė tij?

    100% ndihet zot i personazheve qė krijon, por edhe shkrimtari ka kufizimet e Zotit. Edhe ne si njerėz tė lirė qė jemi Zoti nuk na thotė nė ēdo sekondė se ēfarė duhet tė bėjmė. Edhe personazhet, pasi i krijon, ka raste qė devijojnė dhe nuk i ndalon dot. Mua mė ka ndodhur me disa personazhe qė marrin njė rrugė nė tė cilėn ti ndoshta s’e kishe menduar se do hynin. Kėshtu qė unė jam Zoti i njerėzve tė lirė, qė janė personazhet e mia.

    Ju personalisht besoni nė Zot?

    Kjo ėshtė pyetje e vėshtirė. Unė besoj te mirėsia edhe Zoti si njė kodik, si njė menu rregullash qė njerėzimi ka krijuar pėr mijėra vjet. Zoti kėtė pėrfaqėson, nė fakt, nevojėn qė njerėzit kanė pėr tė jetuar nė paqe, mirėsi, tė jenė mirėnjohės, nė bazė tė disa rregullave. Nėse Zoti ėshtė ky, unė e besoj.

    Romanin “Shqipėria” nė raport me dy tė tjerėt ku do ta vendosnit?

    Ėshtė e vėshtirė qė tė bėj njė klasifikim pėr librat e mi. Libri im i parė “Tė jetosh nė ishull” ka qenė njė pėrrallė e bukur. I dyti “Otello, Arapi i Vlorės” ka qenė njė poezi shumė e bukur, ku ka shumė dashuri, shumė ngjyra etj. “Shqipėria” ėshtė njė libėr mė me pak diell, por ndoshta ka mė shumė peshė, sepse ėshtė njė libėr me dy kate. Nė katin e parė unė flas pėr shqiptarėt dhe nė katin e dytė unė flas pėr Zotin. Dhe herė pas herė kėto i bashkoj. Nė kėtė kontekst besoj se ky libėr ka mė shumė peshė se dy tė parėt pėrsa i pėrket mendimit dhe jo dimensionit.

    Sa kohė ju mori ky roman?

    Ndoshta njė muaj pėr ta menduar dhe dy vite pėr ta mbaruar. Ky roman ėshtė mbaruar pothuajse ekzakt dy vjet pasi ka filluar tė shkruhej. Dy vjet nga tė cilat unė kam shkruar mė pak se njė vit dhe pothuajse 6-7 muaj nuk kam shkruar asgjė. E kam ndėrprerė nė gati 2/3, sepse nuk kisha mundėsi ta vazhdoja, por pastaj e kuptova qė kisha njė ankth tė cilin nuk e kapėrceja dot, sepse atė qė kisha filluar duhet ta mbaroja me ēdo kusht. Kėshtu qė gjeta pak vullnet dhe frymėzim pėr ta mbaruar. Dhe e kam mbaruar rreth prillit tė kėtij viti, por mendova ta mbaj akoma mė gjatė pėr ta riparė dhe nga romani qė ėshtė botuar sot mungojnė gati 100 faqe, qė unė i kam hequr rrugės. E para, sepse kishte ca gjėra qė duhej t’i hiqja, sepse ishin mė shumė provokuese sesa ē’duheshin dhe arsyeja tjetėr ishte lexuesi. Ndoshta ky ėshtė njė paragjykim i mirė apo i keq pėr lexuesin, por ėshtė e vėshtirė t’i japėsh lexuesit sot njė libėr 700 faqe, qė mund tė ishte libri im integral, kėshtu qė nė varėsi apo nė respekt tė lexuesit vendosa ta bėj mė tė shkurtėr, qė prapė ėshtė shumė i gjatė 600 faqe.

    Kur shkruani keni regjim ose njė proces tė shkruari?

    Nė radhė tė parė kur shkruaj jam vetėm. E dyta, nė 90% tė rasteve shkruaj paradite, kur jam vetėm nė shtėpi dhe askush nuk mė detyron tė bėj njė gjė mė tė bukur se kaq dhe shkruaj pėrgjithėsisht nė vjeshtė e deri nė pranverė. Vera ėshtė njė pjesė qė deri tani akoma nuk kam arritur tė shkruaj.

    Sipas deklarimeve tė botuesit tuaj, jeni shkrimtari mė i shitur koherent. Si ju bėn tė ndiheni kjo?

    Njerėzit kanė arsye tė mendojnė se pėr kėtė arsye jam dhe pak mė i pasur, por kjo nuk ėshtė shumė e vėrtetė, pavarėsisht se duke shitur fiton diēka, por nuk ėshtė kjo kėnaqėsia e parė. Kėnaqėsia ėshtė se shitja ėshtė njė komunikim qė do tė thotė se ēdo njeri qė ble njė libėr komunikon me ty dhe sa mė shumė shiten me aq mė shumė njerėz ke mundėsi tė komunikosh. Edhe pse ti nuk jeton me ata, ke mundėsi tė komunikosh me ata. Ēdo njeri qė ka librin tėnd nė shtėpi, nė ēantė, nė makinė, poshtė jastėkut, nė bibliotekė ėshtė njė mundėsi qė tė jepet pėr tė bashkėjetuar me njerėz qė nuk i njeh dhe nė njė kuptim tė pėrgjithshėm kjo ėshtė shumė e bukur, se nė fund tė fundit kjo ėshtė edhe shtysa pėr tė shkruar pėr tė gjithė shkrimtarėt tė cilėt e shohin qarkullimin e librit si njė mėnyrė pėr tė komunikuar dhe ndarė mendimin me sa mė shumė njerėz.

    Ēfarė ndenje do donit qė njerėzit tė merrnin me vete nga ky libėr?

    Do tė doja t’u mbetej shija artistike. Por pėrveē kėsaj, t’u mbetej dhe diēka tjetėr; tė mendonin se unė jam njė shqiptar qė do tė thotė ca tė vėrteta, sipas mėnyrės sė vet, pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi; qė unė jam njė shqiptar realist, dhe shpresoj tė jem i tillė, dhe qė them ca tė vėrteta qofshin edhe tė hidhura pėr veten tonė, pėr shqiptarėt. Nėse njė njeri qė e lexon kėtė libėr e ka kėtė ndjesi, unė besoj se ia kam arritur qėllimit.

    Romani i katėrt?

    Aktualisht nuk mendoj pėr kėtė gjė. Megjithėse jam burrė, e di se nga njė dhimbje nė njė tjetėr do pak kohė, kėshtu ndodh edhe me librat.

    Henri Ēili: Me botime tė tilla po hapin njė epokė tė re letrare

    “Mapo Editions” dhe libri “Shqipėria” i shkrimtarit Ben Blushi ėshtė bashkimi i letėrsisė me shtypin e shkruar, njė traditė qė ka ekzistuar e qė rikthehet nė siglėn e botimeve “Mapo”, tė cilat, sipas botuesit tė saj Henri Ēili, kanė njė qėllim tė rėndėsishėm: promovimin e disa zėrave tė veēantė tė letėrsisė sė re shqiptare, qė Shqipėria tė ketė dhe njė shkrimtar tė dytė ndėrkombėtar, duke filluar me shkrimtarin Ben Blushi.

    Romani “Shqipėria” i autorit Ben Blushi ka ngjallur njė interes shumė tė madh. Ju e keni quajtur kėtė si njė ngjarje shumė tė madhe letrare. Pėrse jeni shprehur kėshtu?

    Kur lajmėruam nė shtyp se tashmė autori Ben Blushi do tė botojė romanin e ri dhe do t’i kalojė tė drejtat edhe pėr dy romanet e tjera te Botimet “Mapo”, tė cilat inaugurohen me kėtė libėr, kishim njė bindje tė plotė bashkė me autorin se do tė ishte njė ngjarje letrare. Por nuk e kishim vetėm unė dhe Blushi, si njė dėshirė subjektive, si miq tė mirė qė jemi prej shumė e shumė vitesh, por bindja jonė ishte mbėshtetur edhe te komentet e bashkėpunėtorėve tanė letrarė tė botimeve “Mapo”, tė cilėt e shihnin strukturėn dhe evoluimin e kėtij romani, nė ciklin e romaneve tė Blushit, vėrtet si njė ngjarje letrare. Dhe brenda 4-5 javėve qė libri u botua, gjithēka qė ėshtė thėnė dhe ka ndodhur rreth tij e ka vėrtetuar bindjen tonė. Libri ėshtė mjaft i shitur ose thėnė ndryshe i shenjuar nga publiku, ėshtė mjaft i debatuar dhe libri ka ngjallur njė interes tė jashtėzakonshėm, tė kritikės sė librit, tė cilėt kanė komentuar dhe debatuar rreth tij. Kėta tre komponentė plotėsuan parakushtin apo paralajmėrimin qė do tė kemi njė ngjarje letrare.

    Botohet pėr herė tė parė nėn siglėn “Mapo editions”. Ju thatė se keni marrė tė drejtėn edhe pėr dy romanet e mėparshme tė Ben Blushit. Pra, do tė vijė nė formėn e njė triptiku tė botuar?

    Tashmė janė ribotuar edhe dy tė parėt, me tė njėjtin format dhe dizenjim. Bashkėpunimi me autorin Ben Blushin ka nisur disa muaj mė parė. Pasi Blushi ka konsumuar njė histori mjaft tė suksesshme bashkėpunimi me shtėpinė botuese “Toena”, ku ka nxjerrė dy romanet e para, diskutonim shpesh se ēfarė mund tė bėhej pėr njė rilanēim tė dy botimeve tė para dhe pėr romanin e ri. Ramė dakord se do tė ishte shumė mė e pėrshtatshme qė botimet e kėtyre romaneve tė inaugurohen me njė seri botimesh tė entit tonė botues tė shtypit tė shkruar, qė boton gazetėn “Mapo”, revistėn “Mapo” dhe revistėn “Madam Mapo” dhe do t’i shkonte, si tė thuash, shtypit tė shkruar. Ka qenė e zakonshme kjo marrėdhėnie disa dekada mė parė. Tė mos harrojmė se shtėpitė botuese kanė qenė shumė tė shoqėruara me gazetat e kohės 150-200 vjet mė parė dhe deri vonė shkrimtarėt i botonin romanet pjesė-pjesė edhe nė gazeta. Madje, kjo traditė ka zgjatur nė Shqipėri deri nga fundi i viteve ’80-tė. Pra, ka pasur njė simbiozė mes shtypit tė shkruar dhe letėrsisė dhe ishte intuita e Blushit pėr ta bashkuar letėrsinė me shtypin e shkruar. Kėtu lindi ideja e botimeve “Mapo”, tė cilat do tė jenė ekskluzive vetėm letėrsi, do tė jenė selektive dhe do tė ketė njė qėllim tė rėndėsishėm: promovimin e disa zėrave tė veēantė tė letėrsisė sė re shqiptare me njė objektiv, qė, duke filluar nga i pari qė ėshtė zoti Blushi, tė arrijmė tė kemi njė shkrimtar tė dytė ndėrkombėtar, pėrgatitjet pėr tė cilin tashmė i kemi filluar.

    Pėrse Blushi?!...

    Janė tre parakushte: Blushi ėshtė njė autor shumė i kėrkuar nė treg, ėshtė njė autor shumė i mirė dhe ka njė libėr mjaft cilėsor edhe sipas kritikės. Blushi ėshtė njė autor shumė i lehtė dhe shumė i vėshtirė njėkohėsisht pėr botuesin. Pse, sepse ėshtė vetė njeri shumė i kujdesshėm, qė do tė thotė paksa mitikuloz i vėmendshėm ndaj detajeve, ėshtė sigurisht tekanjoz, por mbi tė gjitha ėshtė vėrtet njė njeri qė e ka vokacion librin dhe letėrsinė dhe jo mė kot tek ai ėshtė gatuar prej dekadash njė lloj gravitacioni drejt kėsaj, aq sa mendoj se letėrsia e ka dėmtuar nė ato planet e tij pėr lidership.

    Dhe keni ndėrmend tė filloni pėrkthimin e librave tė tij?

    Po tashmė i kemi filluar pėrgatitjet, ndryshe nga tentativat e mėparshme ku Blushi ėshtė botuar nė Greqi, ka pasur negociata edhe pėr nė Itali, por unė mendoj se porta e kėtij qytetėrimi mbetet anglishtja, mbeten botimet nė botėn anglosaksone dhe nėpėrmjet saj arrihen tė gjitha tė tjerat. Kėtu i kemi dhe planet tona konkrete.

    Cili ėshtė komenti juaj si botues ose si lexues pėr stilin e tė shkruarit tė Ben Blushit, qė nga romani i parė e deri tek i treti?

    Si botues, por dhe lexues, mendon se Ben Blushi ka njė stil tė veēantė, sepse tėrė sistemi i stilit tė tij ėshtė njė rrėfim, nuk e ka tė ndėrprerė nga dialogu. Nė fakt, ėshtė pak a shumė mėnyra sesi ne flasim kur tregojmė diēka. Kjo ėshtė njė risi. Sė dyti, ai qė me romanin e parė ka qėlluar nė shenjė. “Tė jetosh nė ishull”, ėshtė njė roman kompleks, i njė profili tė romaneve “sagė”, me njė kompleks ngjarjesh dhe personazhesh qė harmonizohen dhe shkojnė tek ideja dhe mesazhi qė ai ka pasur. Tek “Otello, Arapi i Vlorės”, njė libėr qė pėr mua ėshtė mė i dashur nė kuptimin e tensionit tė rrėfimit, tė fabulės, e cila tė magjeps dhe tė bėn ta lexosh atė libėr me njė frymė. Romani i tretė “Shqipėria” (si lexuesi i parė i saj) kėrkonte njė impenjim real pėr ta lexuar, sepse me Shqipėrinė Blushi nė njė farė mėnyre pėrpiqet tė kompletojė tėrėsinė e universit tė vet letrar, imagjinativ, duke ndėrtuar njė sistem nga e para. Me kėtė libėr ai ka arritur atė qė quhet romani total ose Utopia apo Dystopia, duke ndėrtuar njė sistem nga e para. Ēfarė ka bėrė Blushi nė kėtė rast?.. Ka ndėrtuar njė vend. Dhe kjo ėshtė pikėrisht dėshira primare e ēdo shkrimtari, qė ta rindėrtojė botėn, sepse shkrimtari pėr nga natyra pėrpiqet tė imitojė, t’i ngjasojė apo tė kundėrshtojė nė misionin e vet diēka hyjnore, duke ndėrtuar kundėrbotėn e tij ose botėn sipas tij. Edhe “Shqipėria” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrpjekja e njė shkrimtari, e njė njeriu pėr tė ndėrtuar njė botė imagjinare, jashtė kufizimit qė ka ai si njė individ duke jetuar nė njė shoqėri normale, duke jetuar nė njė shoqėri si Shqipėria etj. Pra, duke jetuar njė botė imagjinare, njė Utopi apo Dystopi, ku ai e ribėn botėn sipas rendit tė vet. Ai ka parasysh dhe na jep jashtėzakonisht bukur atė metaforėn e Shqipėrisė sonė totalitare, tė njė Shqipėrie qė arrin tė shmanget nga rendi natyral i gjėrave, duke u pėrpjekur tė na prodhojė marrėzira, apo utopira si ajo qė kaluam, ku u pėrpoqėm tė ndėrtonim njė shoqėri pa dashuri, pa pronė, pa familje, pa ndjenja etj.

    Sa provokon Blushi me kėtė libėr dhe sa pėrfiton ai nga avantazhi i letėrsisė, e cila nuk tė lė dot ta gjykosh?

    Blushi si shkrimtar provokon shumė. Provokon nė tri mėnyra. Provokon nivelin e marrėdhėnies mes njerėzores dhe hyjnores, duke bėrė pikėrisht atė lavjerrėsin, sepse raporti i njeriut me Zotin ėshtė njė lloj lavjerrėsi; i largohet, e konteston, i afrohet sėrish, i nėnshtrohet. Te Shqipėria kemi njė fazė ku njerėzit i revoltohen rendit qė Zoti ka krijuar, pra ėshtė njė kontestim i hyjnores dhe kjo e bėn paksa heretik-fetar. Por ėshtė edhe heretik-shoqėror, nė kuptimin qė konteston rendin e gjėrave nė shoqėri, raportet familjare, prindėrore tė komunitetit etj. dhe nė njė farė mėnyre pėrpiqet tė shpėrthejė lirinė e brendshme pėr tė krijuar njė rend tjetėr tė gjėrave dhe kjo ėshtė magjia tjetėr e shkrimtarit. Por konteston edhe shumėēka shqiptare, pra ėshtė edhe njė heretik-shqiptar. Blushi si personazh ėshtė njė natyrė kozmopolite, dallohet pak e shumė edhe nga profili i tij politik, publik, mediatik qė ka pasur dikur. Ėshtė i burgosur brenda tė qenit shqiptar, pjesėtar i kėsaj shoqėrie etj. dhe nė njė farė mėnyrė brenda kėsaj ai ka njė lloj herezie, njė vėshtrim kritik ndaj vendit tė tij, ndaj shoqėrisė. Pra, janė kėto tre herezi: fetare, shoqėrore dhe shqiptare, qė mund tė shkaktojnė reagim nė komunitet. Por kėtu flasim pėr letėrsi dhe ne jemi vend i emancipuar etj. Por unė dua tė theksoj sensin e shijes letrare, e cila pavarėsisht se tė vjen me diēka qė tė fut nė mendime, nė fund tė fundit ėshtė njė kėnaqėsi estetike dhe letrare “pa funksion shoqėror”, sepse letėrsia e ka funksionin e vet nė shoqėri dhe nuk ka pėr qėllim as ta bėjė shoqėrinė mė tė mirė as mė tė keqe, por ėshtė thjesht njė mėnyrė pėr ta shprehur atė.

    Nė turravrapin e pėrditshėm tė njė jete tė ngarkuar me strese, ku njerėzit gjithnjė e mė tepėr i largohen leximit, sa ndikon njė libėr i mirė pėr afrimin e njerėzve me letėrsinė?

    Rasti i ecurisė sė tirazhit tė librit tė Ben Blushit tregon se, nėse bėhet letėrsi e mirė, njerėzit e kthejnė kokėn dhe e kanė vėmendjen. Ben Blushi ėshtė nė tė vėrtetė njė autor shumė i promovuar; fakti qė ėshtė politikan, ka qenė njė gazetar shumė i njohur, ėshtė njeri publik etj., por prapė nuk lexohet libri me zor. Ka shumė politikanė qė shkruajnė letėrsi ose jo, por Blushi qėndron mė vete. Nė kuptimin qė libri ka vlerė nė vetvete, libri ka vlerė letrare, ku secili ia rekomandon tjetrit. Publiciteti, pėr tė cilin dhe unė kam qenė shumė i kritikuar kėto javėt e Panairit, ka njė funksion primar; tė sjellė grupin e parė tė njerėzve te libri, por nėse libri nuk ėshtė cilėsor publiciteti nuk vlen pėr mė tej. Nėqoftėse libri nuk arrin tė futet nė bisedėn tonė tė pėrditshme, nė telefonatėn tonė tė pėrditshme, nė e-malet me tjetrin, ai nuk njeh dot rrathė koncentrikė.

    Pra, marrėdhėniet publike janė baza pėr t’i sjellė njerėzit deri tek libri, por jo baza qė njerėzit ta lexojnė atė. Sė dyti, edhe publiciteti ka njė sens nė shoqėri, jo ēdokujt mund t’i bėsh publicitet. Shoqėria ka njė paragjykim pozitiv ndaj figurave tė njohura, prandaj dhe nė Panair ecin 4-5 autorė librash shumė mė tepėr sesa tė tjerėt; si Ben Blushi, Blendi Fevziu, Spartak Ngjel, Helena Kadare, pra figura tė njohura qė janė si njė garanci pėr shoqėrinė, qė ky personazh deri sa ka arritur kėtu ka njė vlerė tė certifikuar pėrpara, pra edhe autori ėshtė vlerė nė vetvete e librit. Sidoqoftė, Ben Blushi bėn pėrjashtim nga tė gjithė kėta, sepse kėtu kemi njė produkt tėrėsisht letrar, ka qėlluar me njė shpejtėsi dhe me tirazhe tė rendit tė 10-mijėshit tė dytė qė nė 4-5 javėt e para dhe kjo asesi nuk mund tė jetė meritė e asgjėje rrethanore pėrveēse vlerės nė vetvete tė librit.

    Librat e Blushit janė kthyer nė njė farė mėnyre edhe nė njė lloj mode pėr lexuesin: “Ta kesh ėshtė normale, mos ta kesh ėshtė problem”. Tre romanet e Blushit na fusin nė njė mėnyrė tė shkruari moderne tė letėrsisė shqipe, nė kuptimin e asaj qė na jep njė bashkėkohėsi me vepra tė tjera tė autorėve ndėrkombėtarė. Me botime tė tilla po hapin njė epokė tė re letrare, ku lexuesi shqiptar ka mundėsinė tė ndihet si lexuesi anglez, francez, italian, amerikan etj. pėr autorė bashkėkohorė tė kėsaj natyre. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 21/9/2024, 02:53