BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhuratat: Shkembimi dhe roli i tyre!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    feste Dhuratat: Shkembimi dhe roli i tyre!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/12/2011, 16:57

    Dhuratat: Shkembimi dhe roli i tyre! Images

    Se bashku me festat e fundvitit vijne edhe dhuratat, lumturi per disa, zhgenjim per te tjere, dhurata zgjon shume ndjenja. Cili eshte roli i tyre ne nje marredhenie, cfare vendi zene ne edukimin e femijeve? Duhet te dhurojme pak, disi, apo shume?

    Ditelindjet, festat…dhuratat shenojne shpesh momentet e vogla dhe te medha te jetes. Por a eshte vertet nje gezim per te gjithe? Ne te vertete jo, sepse sipas llojit te dhurates, te vleres se parashikuar, te rendesise se personit per te cilen eshte parashikaur, dhurata mund te jete zhgenjyese, ose e keqinterpretuar.

    Te besh nje dhurate ka nje kuptim qe shkon pertej nje gjesti te thjeshte, ne pergjithesi eshte simboli i ndjenjave qe provoni per personin qe e merr. Kuptimi i saj eshte shpesh me i forte se fjalet. Per kete duhet te jeni te kujdesshem, sepse nje dhurate e keqinterpretuar mund te jete nje shaka te pakendeshme.

    Pavaresisht thenies se; “ajo qe ka rendesi eshte vetem mendimi”, femija ka tendence t'a krahasoje me vellain ose motren madhesine e dhurates se tyre, ndersa i rrituri mund te vlersoje cmimin. Keshtu qe mundohuni te mos i shkoni shume pas qejfit njerit nga femijeve ne krahasim me tjetrin dhe te mos harroni ditelindjen e shoqes apo shokut me te cilet sapo jeni pajtuar…Per ate qe ofron dhe per ate qe merr, dhurata eshte nje forme komunikimi ne te gjitha aspektet.

    Cfare duhet te beni kur femija juaj ju kerkon me kokefortesi nje dhurate?

    Rrezikoni te mbeteni te bllokuar mes deshires per ta kenaqur ate dhe frikes per te mos i dhene atij ate qe deshiron, apo mes tentatives per t'u dorezuar ndaj kekresave te tij kembengulese apo per te refuzuar, duke marre persiper rrezikun e zemerimit? Veshtiresia e vertete qendron pikerisht ne interpretimin me te mire te deshirave te femijes tuaj.

    Behet fjale per nje kaprico te nje femije tekanjoz apo per nje domosdoshmeri te vertete? Cfare mund te fshehe kjo kembengulje? Nese femija juaj ju kerkon dicka ne menyre te perseritur, eshte ndoshta sepse i mungon pak dashuri, duke e shprehur ne kete menyre. Ndoshta eshte i merzitur dhe ka nevoje te sigurohet per dashurine tuaj. Sic thote Grégoire Turnsek, psikoterapist femijesh, duke kerkuar nje dhurate ”femija eshte duke kerkuar nje prove konkrete te vemendjes qe kerkon nga i rrituri”.

    Vendos limite
    Kjo nuk do te thote aspakt t’i ploteosni atyre cdo gje qe duan, natyrisht.
    Edhe pse mund te refuzoni sistematiksiht kerkesen e nje dhurate ndonjehere mund te interpretohet si mungese dashurie. Ne te kunderten, pranimi i te gjithe kerkesave te femijes mund te jete katastrofike, per shkak te limiteve te vendosura nga prinderit. Le te fillojme atehere nga supozimi qe cdo femije ka nevoje per rregulla ne menyre qe te ndertoje personalitetin e tij. Beje ate te kuptoje se jo cdo teke i plotesohet, kjo do ta ndihmoje te njohe vleren e gjerave.

    Se fundi, sigurohuni qe dhuratat tuaja te mos jene te”helmuara”, duke rrezikuar te kompromentoni marredheniet tuaja nderpersonale. Gjithashtu mos harroni se dhuratat nuk duhet te jene domosdoshmerisht materiale, nje kompliment mund te jete dhurate po aq e mirepritur!

      Ora ėshtė 28/4/2024, 11:42