BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/12/2011, 18:52

    Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave? Images

    Nėse do tė kishte mė shumė gra drejtuese nė postet e financės dhe politikės ndoshta kriza qė po pėrjetojmė sot do tė ishte evituar. Ose tė njėjtin rezultat do tė kishim pasur nėse burrat do tė komandonin me njė kujdes tė veēantė, me atė qė gratė aplikojnė pėr tė administruar pushtetin.

    Fitime mė tė larta

    Bėhet fjalė pėr njė opinion tė dalė nga studime qė nuk kanė fare tė bėjnė me tė ashtuquajturėn luftė seksesh. Njėri prej tyre, me emrin “Gratė janė tė rėndėsishme”, ėshtė zhvilluar nė vitet 2010-2011 dhe mban firmėn e “McKinsey”-t, njė nga shoqėritė mė tė rėndėsishme tė kėshillimit drejtues nė botė. Duke vėzhguar nė mė shumė se 50 vende stilin e pushtetit tė mijėra menaxherėve burra e gra dhe lidhjen mes tyre me rezultatet e kompanisė, “McKinsey” arriti nė pėrfundimin se nėse njė kompani ka njė grua si drejtuese, kjo ėshtė njė garanci mė e mirė suksesi se sa ato qė drejtohen nga meshkujt.

    Madje u pa se me gratė nė krye tė detyrės, kompanitė arrinin tė fitonin mė shumė. Kjo, sipas studimit, ndodh sepse gratė menaxhere, mė shpesh se sa burrat, adaptojnė disa lloje sjelljesh qė pėr momentin rezultojnė shumė efikase. Po sipas studimit, nėse njė grua nė njė post drejtues rrethohet nga shumė punonjės meshkuj, ka rrezik qė sjelljet e saj tė ndikohen nga ato tė tyre. Ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė numri i punonjėsve dhe ndarja nė femra meshkuj tė jetė ajo e duhura.
    Tė komunikueshme dhe tė kujdesshme

    Po cilat janė kėto sjellje qė sipas “McKinsey”-t gratė nė detyra drejtuese aplikojnė nė krahasim me meshkujt?

    Fillimisht drejtueset femra priren tė kalojnė mė shumė kohė me kolegėt e tyre meshkuj, duke u shpjeguar, mėsuar, duke u bėrė tutore, bashkėpunėtore, pėrveēse i dėgjojnė me kujdes. Pastaj gratė janė mė tė zonjat nė sqarimin e objektivave, pėrgjegjėsitė e gjithsecilit dhe ēmimet pėr rezultatet e arritura. Pėr mė tepėr, femrat mė shpesh se meshkujt, respektohen mė shumė nė rolin e tyre si drejtuese, sepse marrin gjithmonė parasysh pasojat etike tė vendimeve dhe mėnyrėn se si i vlerėsojnė tė tjerėt ato. Pėrkundrazi, burrat nė poste drejtuese janė mė tė zotė se gratė vetėm nė 2 nga 9 sjelljet “pozitive” tė analizuara (nė 5 tė tjerat rezultatet janė tė ngjashme ose nė avantazh tė lehtė pėr gratė) nė kontrollin e punės tė ēdo bashkėpunėtori dhe nė kapacitetin pėr tė marrė vendime tė vetėm e pėr t’i aplikuar mė pas.

    Mė tepėr pragmatizėm, por mbi tė gjitha mė tepėr kujdes ndaj zhvillimit, ndaj marrėdhėnieve, ndaj komunikimit dhe vlerėsimeve qė tė tjerėt mund tė japin pėr zgjedhjet e tyre nga ana e grave menaxhere; mė shumė vendosmėri dhe aftėsi pėr tė respektuar rregullat nga ana e burrave. Deri kėtu duket sikur nuk ka asgjė tė re. Sipas shumė antropologėve, prej mijėvjeēarėsh ekzistonte kjo diferencė nė pushtetin e ushtruar nga femrat dhe nga meshkujt

    Ēėshtje etike?

    “Qė burrat dhe gratė kanė nė pėrgjithėsi njė etikė tė ndryshme, d.m.th. njė mėnyrė tė ndryshme pėr tė vlerėsuar se si ėshtė mė mirė tė sillemi, edhe kur bėhet fjalė pėr administrimin e pushtetit, ėshtė njė mendim i ngulitur qė prej viteve ‘80 e qė ka kaluar ēdo lloj kėrkimi sociologjik dhe psikologjik”, thotė njė politologe e Universitetit tė Pavias. “Shumė studiues mbėshtesin tezėn se nuk ekziston vetėm njė dimension i etikės, ai mashkullor i bazuar te drejtėsia, por qė gratė krijojnė njė tjetėr tė bazuar te koncepti i kujdesit”. Ajo qė teorizoi kėtė diferencė e para ishte Carol Gilligan, pedagoge e psikologjisė evolutive nė Universitetin e Harvardit. Nga studimi u arrit nė pėrfundimin se gratė kanė njė mėnyrė tė tyren pėr tė vlerėsuar zgjedhjet: as inferiore, as superiore se mėnyra e meshkujve, por thjesht ndryshe.

    Drejtėsi dhe kujdes

    Parimi qė rregullon zgjedhjet e femrave nė fakt nuk ėshtė ai se ēfarė ėshtė e drejtė apo e gabuar, por ai i kujdesit, d.m.th. se ēfarė ėshtė mė mirė ose me mė pak dėme nė njė moment tė caktuar pėr numrin mė tė madh tė personave. Gratė, shkruante Gilligan, mė tepėr se pas njė sistemi rregullativ e vlerėsonin botėn pėr lidhjet njerėzore. “Ajo qė duket hapur, duke parė se si gratė e ushtrojė pushtetin, ėshtė se ato kanė njė botė tė tyre, njė botė tė veēantė”. Edhe Anne Stevens, docente e studimeve europiane nė Universitetin e Birmingemit dhe autore e librit “Gratė, pushteti dhe politika”, tregon se nga studimet e shumta nė Amerikė dhe Europė del se femrat e jetojnė politikėn me mė shumė pėrgjegjėsi dhe me mė pak konfliktualitet.

    Pjesa kritike

    Por a mjafton qė gratė tė jenė nė pozicione drejtuese, sepse janė mė tė kujdesshme dhe mė tė pėrgjegjshme nė atė qė bėjnė? “Qeverisja femėrore ėshtė njė rast shumė i hershėm pėr t’u analizuar deri nė fund”, tregojnė psikologėt. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e studiuesve sot mendon se tė dyja sekset i pėrdorin tė dyja kėto dimensione tė etikės (drejtėsinė dhe kujdesin) pėr tė bėrė zgjedhjet e duhura. Kjo varet edhe nga rrethanat. Sot ndryshe nga shumė vjet mė parė, duket se rrethanat janė pjekur pėr tė ushtruar pushtetin nė njė botė qė gjithmonė e mė shumė po drejtohet nga gratė, gjė qė nuk i pengon meshkujt tė veprojnė si ato. Shembulli mė i mirė pėr kėtė ėshtė Presidenti amerikan, Barak Obama, qė mes tė tjerave u ka besuar grave role shumė tė pushtetshme (nga Hilari Klinton, sekretare e Shtetit deri te Sonia Sotomajor, gjykatėse e Gjykatės Supreme nė vend). Obama fitoi dhe entuziazmoi njerėzit nė tė gjithė botėn falė njė premtimi: “Ju kam pėr zemėr”.
    Arian
    Arian
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/10/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6593
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 12868
    <b>Votat</b> Votat : 75
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Glück ist das einzige, was wir anderen geben können, ohne es selbst zu haben.

    Buzqeshje Re: Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Mesazh nga Arian 21/12/2011, 23:03

    Si ne Gjermani.

    Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave? Angela-merkel1
    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave? 2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Re: Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Mesazh nga Arlo 22/12/2011, 02:03

    Si eshte ne Gjermani Arian , mir apo keq ?
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Mesazh nga Vizitor 22/12/2011, 13:07

    Shumee e e bukure do ishteeeeeeeeeeeee bota nen qeverisjene graveeeeeee
    Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave? Ddemdaq6k0n

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Si do te ishte bota nen qeverisjen e grave?

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 02:34