BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur veshet na kendojne!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur veshet na kendojne!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/12/2011, 15:11

    Kur veshet na kendojne! Images

    Praktikisht tė gjithėve na ka ndodhur qė tė dėgjojmė kėngė tė ndryshme qė na qėndrojnė nė vesh. Sipas studiuesve kjo gjė shpėrben pėr tė kujtuar. Vitin e kaluar, njė vajzė 21-vjeēare iu drejtua e dėshpėruar psikiatėrve: prej pesė vjetėsh i zhurmonte nė kokė e gjithė kolona zanore e njė filmi, qė ishte tri minuta dhe i pėrsėritej 35 herė gjatė ditės. Njė rast qė nuk mposhtej dot as nga barnat. Fatmirėsisht rasti i saj ishte i veēantė, por zakonisht nga tė tilla shqetėsime nuk ėshtė e nevojshme marrja e ilaēeve: ajo qė e ngacmonte vazhdimisht vajzėn ishte “mola e veshit”, ose “Ohrwurm” (kėshtu e quajtėn studiuesit gjermanė nė fund tė viteve 1800, ose ‘earworm’ pėr anglezėt). Ēfarė ėshtė? Pėrse na “qepet” pas? Si mund ta largojmė nga vetja?

    Ēėshtje e trurit

    Si fillim, sa pėr t’ju orientuar, veshi nuk ka lidhje fare me kėtė problem. Konkretisht bėhet fjalė pėr “parazitė muzikorė” tė trurit: nė vitin 1987 njė revistė i pėrkufizoi si “agjentė muzikorė infektues”; mė vonė u riemėrtuan “MIR” ose (“Musical Imagery Reception”) “Ripėrsėritje e imazheve muzikore”. Fenomeni ėshtė i zakonshėm: 98,2% e njerėzve e dinė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Para tetė vjetėsh, njė studente e re nga Kembrixhi, Sean Bennett, shkroi njė artikull qė fliste pėr ēėshtjen nė fjalė. Artikulli pėrfshinte 4 mijė persona nga 52 kombe tė ndryshme me moshė nga 17 deri 71 vjeē. Mė tė ekspozuar ndaj kėtij fenomeni janė tė rinjtė qė dėgjojnė shumė muzikė. Studimet e bėra deri mė tani kanė treguar ndryshime tė mėdha individuale: pėr disa kjo ėshtė rastėsore, megjithatė u pėlqen sepse sfondi muzikor qė u zhurmon vazhdimisht nė vesh u bėn shoqėri; pėr tė tjerė ėshtė njė bezdisje prej sė cilės nuk mund tė ēlirohen; ndėrkohė qė vetėm pėr njė pakicė tė vogėl, 10% tė popullsisė, refreni bėhet njė fiksim i bezdisshėm. Kėto janė rastet e fundit qė “earworm” (mola e veshit) bėhet simptomė e njė patologjie fiksuese tė sėmurė.

    I pandėrgjegjshėm

    Arsyet pse kėto refrene na rrinė nė veshė janė vetėm hipoteza. Psikoanalisti vjenez, Theodor Reik, bashkėpunėtor i ngushtė i Freud (Frojdit) shkroi: “Meloditė qė rrjedhin nė mendje... mund t’i japin psikoanalistit njė tė dhėnė shumė tė rėndėsishme pėr tė arritur te jeta e fshehtė emocionale e secilit prej nesh”. Tė tjerė si Daniel Levitin, neuroshkencėtar dhe muzikolog janė pėrqendruar te karakteristikat e tenjave, duke zbuluar se janė copėza shumė tė shkurtra, nga 15 deri nė 30 sekonda. Po ashtu edhe James Kellaris, docent i marketingut nė Universitetin e Cincinatit ka identifikuar karakteristikat e brendshme tė muzikės: 1. ripėrsėritja e disa strukturave muzikore, si pėr shembull refreneve; 2. thjeshtėsia muzikore; 3. papajtueshmėria mes tekstit dhe muzikės, ose mes ritmit dhe vargjeve. Ata qė merren me marketingun studiojnė karakteristikat e zakonshme tė tenjave pėr tė transmetuar koncepte qė funksionojnė si infeksione. Arsyeja? Sigurisht pėr tė shitur sa mė shumė, siē bėnte nė vitet ‘60 reklama e “Dofour”-it. Studiues tė tjerė janė pėrqendruar tek ankthet individuale. Tė tjerė akoma akuzojnė mjedisin: pėr Oliver Sacks, pėr shembull, njė arsye ėshtė “gjithėprania e motiveve tė bezdisshme pėr veshėt: melodi tė thjeshta qė reklamojnė njė furēė dhėmbėsh, por qė janė absolutisht tė pafrenueshėm nga pikėpamja neurologjike”.

    Mjet i kujtesės

    Bennett ka hedhur njė hipotezė magjepsėse, qė mund tė shpjegojė gjithanshmėrinė e fenomenit: tenjat janė sisteme tė forcimit tė kujtesės, ku muzika tė ndihmon tė kujtosh fjalėt ose ngjarjet me tė cilat lidhet ajo kėngė. Nėse Bennett do tė kishte tė drejtė, tenjat duhet tė mirėpriten, sepse ringjallin kujtimet me tė cilat janė lidhur. Kjo gjė shpjegon edhe arsyen pse jemi kryesisht tė lidhur me kulturėn e masės: muzikėn pop, reklamat, kolonat zanore tė filmave dhe videolojėrave, siglat e programeve televizive. Gjithashtu kėtė gjė e vėrteton edhe njė studim i shpejtė i publikuar nė rrjetin social “Twitter” qė lidhet me copėzat e muzikės klasike dhe operistike: tenja ėshtė fryt i eksperiencės personale muzikore.

    David Kraemer, i specializuar nė shkencat konjunktive tė “Dartmouth College” nė Nju Hempshajėr, duke pėrdorur rezonancėn manjetike ka treguar se “iPod”-i i trurit ėshtė nė koren dėgjimore, qė regjistron dhe ruan kujtimet tona dėgjimore. Nė fakt ėshtė korja dėgjimore qė vendos se cilėn tenjė tė “transmetojė”. Ndoshta disa tenja janė mė tė pranishme se sa tė tjerat. Ky fakt mbėshtet edhe statistikėn e 10 kėngėve mė tė dėgjuara nė Shtetet e Bashkuara, tė listuar nga “Brams” (laboratori i kėrkimeve pėr muzikėn) e Universitetit tė Montrealit nė Kanada.

    Funksioni “fshirės”

    Si mund ta rregullojmė funksionin fshirės kur tenja muzikore bėhet shumė e bezdisshme? Strategjia pėr ta pėrqendruar vėmendjen te detyrat e tjera duket se nuk funksionon: pėr shembull nėse lexoni “mos e mbani mendjen tek elefanti rozė”, por ėshtė e pamundur tė mos mendoni pėr elefantin rozė. Diana Deutsch, psikologe nė Universitetin e Kalifornisė nė San Diego, thotė se kur tenjat bėhen tė bezdisshme pasqyrojnė mendimet, qė nė kėtė rast ėshtė njė “lloj ftese” pėr tė kujtuar. Tenjat zhduken kur gjendet lidhja. /Shqiperia.com/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 20:40