BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dieta i ben mire trurit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dieta i ben mire trurit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/12/2011, 13:23

    Dieta i ben mire trurit! Images

    Kerkuesit italiane kane treguar se nje ushqim hipokalorik stimulon prodhimin e nje molekule qe sherben kunder plakjes se trurit.

    Shume studime kishin treguar tashme se plakja e trurit eshte ne proporcion te zhdrejte me sasine e kalorive qe merret cdo dite. Keshtu, obeziteti eshte nje faktor i njohur i ngadalesimit te parakohshem te funsioneve te trurit. Pertej vrojtimeve klinike, shkenca nuk merrte parasysh lidhjen molekulare ndermjet ushqimit dhe trurit. Kerkuesit e universitetit katolik ne Rome i kane dhene me ne fund nje pergjigje ketij misteri duke izoluar nje molekule pergjegjese per funksionimin jetegjate te trurit. E quajtur CREB1, kjo molekule aktivizohet nga dietat hipokalorike. Ekipi i profesorit Giovambattista Pani ka treguar se mjafton te perthithet te pakten 30% e ushqimit te perditshem qe te stimulohet natyralisht prodhimi i CREB1-it. Me punen e tyre, te publikuar ne revisten amarikane Proceeding of National Academy of Sciences of the United States os America (Pnas), mjeket italiane kane sjelle gjithashtu proven se molekula rrit edhe aftesine e sinpseve per te memorizuar informacionet. “Per me teper, funksionimi i mire i sinapseve eshte thelbesor per te mesuarin dhe per kujtesen”- shpjegon Guido Grassi, nje nga pjesetaret e ekipit - “Dobesimi i tyre sjell edhe semundjen e Alzheimer-it si dhe semunde te tjera mendore”. CREB1-shi eshte gjithashtu shume e rendesishme edhe per kontrollin e ankthit.

    Eksperimenti eshte bere tek minjte te cilet i jane nenshtruar nje diete. Ne fund ka dale perfundim se pakesimi i ushqimit favorizonte prodhimin e molekules CREB1. Duke bllokuar prodhimin e kesaj molekule tek disa minj te cilet edhe ata ishin me diete, jane vene re te njejtat patologji te plakjes se trurit si ata qe ushqeheshin normlisht. Pra prova e rolit te madh te CREB1-shit tek truri lidhet me ushqimin. “Qellimi jone eshte te gjejme medikamente qe te aktivizojne prodhimin e molekules CREB1 pa qene nevoja te ndjekesh nje diete” –ka thene profesor Pani. Gjithsesi duke pritur per kete, vetem nje ushqim i kufizuar mund te ruaje funsionimin me te mire te sinapseve. Nje arsye e mire kjo per t’i vene pak fre gojes gjate ketyre diteve festive. /ikub/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:24