BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Viti 2011 ishte i Barcelones, Uruguajit dhe 'kthetrave' te korrupsionit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Viti 2011 ishte i Barcelones, Uruguajit dhe 'kthetrave' te korrupsionit

    Mesazh nga Albatros 31/12/2011, 12:46

    Viti 2011 ishte i Barcelones, Uruguajit dhe 'kthetrave' te korrupsionit  1325258196-viti_barcelones

    Nė vitin kalendarik qė do tė lėmė pas katalanasit kanė qenė ekipi mė i fortė i planetit, ndėrsa Uruguaj theu hegjemoninė e Brazilit dhe Argjentinės nė Amerikėn Latine Ryshfetet kanė bėrė “pis” korridoret e FIFA-s dhe figura e presidentit Blater ėshtė njollosur kur Rusia dhe Katari fituan tė drejtėn pėr organizimin e botėrorėve pas “Brazil 2014”

    Futbolli nė vitin 2011 u dominua nga ngjarjet jashtė fushės dhe jo nga ato nė fushėn e gjelbėr. Barcelona dhe Lionel Mesi vazhduan tė dhurojnė disa prej performancave mė tė bukura nė historinė e futbollit, kurse Uruguaj la nė hije Brazilin dhe Argjentinėn nė majėn e futbollit tė Amerikės sė Jugut. Por lajmet kryesore tė futbollit u pėrqendruan nė akuzat pėr korrupsion dhe ryshfete ndaj FIFA-s.

    Organizmi i futbollit botėror u sulmua nga akuza tė rėnda, ndėrkohė qė manovrat e prapaskenave dolėn nė dritė tė diellit pas vendimit tė FIFA-s nė vitin 2010 pėr t’i dhėnė tė drejtėn e organizmit tė Kupės sė Botės vendeve si Rusia dhe Katari. Sep Blater u rizgjodh si president i pakundėrshtuar i FIFA-s, por u desh tė vinte fundi i kėtij viti qė Blater tė paralajmėronte reformat e shumėpritura.

    Pozicioni i Blaterit nė krye tė FIFA-s u sigurua pasi rivali i tij i vetėm pėr presidencėn, Muhamed bin Hamam i Katarit, u detyrua tė tėrhiqej nga zgjedhjet e qershorit pėr shkak tė akuzave pėr korrupsion dhe mė pas u pezullua pėrjetėsisht pėr tė drejtuar organizma tė futbollit. Blater mė pas ka deklaruar se Komiteti i Pavarur i Qeverisjes mund tė shqyrtojė ēėshtje tė ndryshme, pėrfshirė dhėnien e tė drejtės sė organizmit tė Kupės sė Botės Rusisė nė vitin 2018 dhe Katari nė vitin 2022.

    Edhe ēėshtja e para 10 viteve pėr ryshfetet qė solli dorėheqjen e ish-Presidentit tė FIFA-s, Zhoao Havelanzh nga IOC do tė mund tė rigjykohet. Havelanzhi 95-vjeēar, mentor dhe paraardhės i Blaterit, iu bashkua IOC nė vitin 1963 dhe ishte anėtari i saj mė i vjetėr. Ai dha dorėheqjen nė muajin dhjetor, disa ditė pėrpara se tė pėrballej me njė pezullim tė mundshėm pėr marrjen e 1 milionė dollarėve si rryshet nga marrėveshjet e marketingut tė Kupės sė Botės kur ishte president i FIFA-s.

    IOC e mbylli hetimin e vet pas dorėheqjes sė Havelanzhit. Emėrimi i njė profesori tė Universitetit tė Bazelit, i cili ka qenė nė ekipin qė bėri njė hetim tė pavarur pėr korrupsionin e dyshuar nė programin naftė pėr ushqim tė Irakut, si udhėheqės i reformave i jep besueshmėri komitetit tė Blaterit. Por mbetet pėr t’u parė nėse ky organizėm i kritikuar gjėrėsisht pėr mungesė transparence dhe llogaridhėnieje do tė jetė i gatshėm tė bindet pėr nevojėn e ndryshimeve rrėnjėsore.

    Blater u detyrua tė kėrkonte ndjesė nė muajin nėntor pasi shkaktoi zemėrimin e lojtarėve, zyrtarėve dhe tė sponsorėve pasi tha se incidentet raciale mes lojtarėve mund tė mbylleshin me njė shtrėngim duarsh nė fund tė ndeshjes. Ēėshtja e racizmit ka dalė nė sipėrfaqe disa herė gjatė kėtij viti. Kapiteni i Anglisė, Xhon Terri dhe sulmuesi uruguajan Luis Suarez janė tė dy tė akuzuar pėr abuzim racial ndaj kundėrshtarėve, kurse trajneri i Francės, Lorent Blank, pėr pak sa nuk dha dorėheqje pas njė polemike pėr kuotat e lojtarėve nė qendrat stėrvitore.

    Blank e pranoi se gjuha e tij e ashpėr nė komunikimin me kolegėt e Federatės Franceze tė Futbollit ishte e gabuar, por debati ishte nė lidhje me pėrfshirjen e lojtarėve afrikanė qė kanė dyshtetėsi. Blank doli i pafajshėm nga akuzat pėr diskriminim nga FFF-ja. Njė tjetėr sfidė me tė cilėn pėrballet Blater dhe FIFA ėshtė gjendja e pėrgatitjeve tė Brazilit pėr tė organizuar Kupėn e Botės 2014, ku korrupsioni, pėrplasjet e brendshme dhe mungesa e progresit janė problemet kryesore.

    Drejtuesi i komitetit organizator, Rikardo Teikseira, i lidhur me skandalin e korrupsionit tė ISL-sė, qė fundosi Havelanzhin, ėshtė i pėrfshirė nė akuzat pėr rryshfet dhe pastrim parash, nga tė cilat dha dorėheqjen Ministri i Sporteve, Orlando Silva. Qeveria e Brazilit ende nuk ka kaluar nė Parlament ligjet e nevojshme pėr organizimin e turneut dhe pėr tė shpejtuar punimet pėr stadiumet.

    “Komiteti Ekzekutiv ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė”, ka thėnė Blater. “Unė do ta ēoj Kupėn e Botės nė njė nivel presidencial dhe nė muajt e parė tė vitit 2012 do tė shkoj tė takoj presidentin e Brazilit”, ka thėnė Blater. Si njė shenjė e rritjes sė tensioneve ndėrmjet fraksioneve tė ndryshme, Teikseira injoroi Pelenė nga hedhja e shortit pėr Botėrorin 2014 nė Rio nė korrik, por presidenti i vendit, Dilma Rusef, e emėroi legjendėn e futbollit brazilian si ambasador tė qeverisė pėr Kupėn e Botės 2014.

    Futbolli brazilian u godit nga disa ngjarje nė vitin 2011, ku veēohet vdekja e tė famshmit Sokrates, i cili njihej edhe si njė alkoolist i pandreqshėm. Njė tjetėr goditje pėr futbollin brazilian ishte shpartallimi i Santosit 4-0 nė finalen e Botėrorit tė Klubeve nga Barcelona. Brazili kishte dėshtuar mė parė tė linte pėrshtypje nė Kupėn e Amerikės pėrpara se tė humbte katėr penallti nė eliminimin 2-0 nga Paraguaj.

    Nėse mund tė shėrbente si ngushėllim, Argjentina rivale u eliminua nė tė njėjtėn fazė tė kompeticionit po me penallti nga Uruguaj, qė u shpall kampion mė vonė. Me Diego Forlan dhe Suarez nė sulm, Uruguaj pėrfitoi nga ecuria e mirė nė Botėrorin 2010 – ku shkoi deri nė gjysmėfinale – dhe mposhti edhe Paraguajin 3-0 nė finale duke fituar turneun e parė kontinental qė prej vitit 1995. Por nuk pati diēka tė tillė nė Europė, ku Spanja ėshtė ende skuadra mė e fortė.

    Me yjet e Spanjės nė skuadėr, si Ksavi Hernandez, Andres Injesta, David Vila dhe Serxhio Buskets, Barcelona dominoi skenėn e klubeve me titullin e tretė radhazi nė Spanjė, me titullin e tretė tė Ligės sė Kampionėve nė gjashtė vite dhe me trofeun e 13-tė tė trajnerit Pep Guardiola nė 3 vjet e gjysmė tė drejtimit tė tij tė kėtij klubi. Siē pritej, lojtari mė i mirė i Barcelonės nuk ishte spanjoll.

    Mesi vazhdoi tė krijojė paralele me tė madhin Diego Maradona falė dribilimeve tė tij tė pandalshme, me golat e shumtė dhe me lojėn plot imagjinatė. Argjentinasi e mbylli sezonin 2010-11 me 53 gola nė tė gjitha kompeticionet – pėrfshirė njė gol nė finalen e Ligės sė Kampionėve kundėr Manēester Junajtid (3-1). Ai ėshtė thuajse i sigurt se do tė fitojė pėr tė tretin vit radhazi ēmimin e “Topit tė Artė” nga FIFA.

    “Ne kemi lojtarė shumė tė mirė nė skuadėr, por Mesi bėn diferencėn”, ka thėnė Guardiola. “Ne mund tė konkurrojmė, por pa tė nuk do tė kishim atė epėrsi kualitative qė kemi falė tij.” Nė ngjarjet e tjera, Samoa Amerikane fitoi ndeshjen e parė nė historinė e saj, Koreja e Veriut u pėrjashtua nga Kupa e Botės pėr Femra pasi pesė lojtare rezultuan pozitive pėr steroidė nė kompeticionin e kėtij viti, mė shumė se 100 lojtarė Under-17 nė Kupėn e Botės nė Meksikė u testuan pozitiv pėr klenbuterol pasi kishin ngrėnė mish nė restorantet lokale, kurse trajneri i Uellsit, Geri Spid, u gjet i vetėvrarė nė shtėpinė e tij.

    Por njė lajm i mirė pėr futbollin ishte suksesi i Japonisė nė Botėrorin e Femrave nė Gjermani. Japonia ishte e shkatėrruar nga njė cunami dhe tėrmeti, qė la mė shumė se 20 mijė njerėz tė vdekur e tė humbur, kurse lojtaret japoneze u betuan se do tė frymėzonin atdheun e tyre me lojėn nė botėror. Ato arritėn tė shkonin deri nė finale dhe madje mposhtėn SHBA-tė duke fituar 3-1 me penallti.

    98943 spektatorė kanė parė Meksikėn tė mundė Uruguajin 2-0 nė finalen e Kupės sė Botės U-17 nė korrik nė “Azteka”, duke dhuruar edhe momentin mė kulmor pėr njė turne qė pati 1,002,314 spekatorė nė stadiume

    178 ndeshje me pėrfaqėsuesen, mė e fundit ajo nė humbjen 2-0 tė muajit qė shkoi kundėr Brazilit, e kanė bėrė Ahmed Hasan tė Egjiptit lojtarin me mė shumė ndeshje me skuadrėn pėrfaqėsuese nė historinė e futbollit. Lojtari 36-vjeēar, i cili debutoi nė vitin 1995, kishte nevojė pėr njė tjetėr ndeshje me “Faraonėt” pėr tė thyer rekordin e portierit tė Arabisė Saudite, Muhamed Al Deajea, i cili luajti pėr herė tė fundit nė vitin 2006

    150 ndeshje nė nėntė vite, njė muaj, dhjetė ditė dhe katėr klube tė ndryshme: ky ėshtė rekordi i pabesueshėm i mospėsimit tė humbjeve nė fushėn e vet qė mbahej nga Hoze Mourinjo, por qė u thye nė muajin prill. Manolo Presiado ia doli aty ku dėshtuan 107 trajnerė tė ndryshėm, kur Sporting Gijoni i tij u bė skuadra e parė qė prej Beira Mar nė shkurt 2002 qė i mori pikė nė kampionat Mourinjos nė fushėn e tij

    110 vite radhazi nė kategorinė e parė tė futbollit morėn fund pėr River Plejtin nė qershor. Skuadra gjigante e Buenos Airesit ra pėr herė tė parė nė kategorinė e dytė pas barazimit 1-1 kundėr Belgranos – ndeshja e tyre e nėntė radhazi pa njė fitore – qė vulosi humbjen 3-1 si rezultat total pėr plejofin e Promocionit

    108 gola kanė shėnuar sė bashku Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi pėr sezonin 2011 pėr klubet e tyre. Sfiduesit e “Topit tė Artė” kanė qenė nė formė sensacionale edhe kėtė sezon, teksa Ronaldo shėnoi 53 gola nė 51 ndeshje pėr Realin e Madridit, ndėrsa Mesi shėnoi 55 gola nė 57 ndeshje pėr Barcelonėn

    100 vite durim u shpėrblyen mė nė fund nė tetor kur skuadra Molde e Norvegjisė e festoi sezonin e 100-tė me titullin e parė kampion nė historinė e klubit. Me Ole Gunar Solskjaer si trajner, klubi ‘Blåhvit’ (Bardheblu) hoqi mė nė fund nga shpatullat epitetin e nėnkampionėve tė pėrjetshėm

    75 vite pjesėmarrje nė turneut e FIFA-s sollėn mė nė fund njė trofe pėr Japoninė, kur fitoi Kupėn e Botės pėr Femra nė korrik. Japonia kishte marrė 22 humbje dhe tre barazime nė 25 ndeshjet e mėparshme kundėr SHBA-ve, por njė triumf dramatik me penallti u dha atyre trofeun e parė, edhe pse u mundėn nė grup nga Anglia 2-0

    57 vite pa njė titull nė kampionat morėn fund pėr Lilėn nė muajin maj. Asnjė skuadėr nė historinė e kategorisė superiore franceze nuk kishte pritur mė shumė pėr njė titull pas titullit tė fundit, prandaj pėr skuadrėn e Rudi Garsias ishte njė moment i paharruar fitimi i kurorės sė tretė nė Ligėn 1 qė prej vitit 1954

    46 gola ishte rekordi i ri i skuadrės pėrfaqėsuese tė Spanjės i vendosur nė muajin mars nga David Vila. Sulmuesi i Barcelonės, i cili tani e ka kaluar shifrėn 50, me vetėm 72 ndeshje tė luajtura e kaloi Raulin si golashėnuesi mė i mirė i Spanjės. Por Vila nuk qe i vetmi lojtar i Spanjės qė theu rekord kėtė vit, pasi edhe Iker Kasiljas vendosi njė rekord tė ri pėr numrin e ndeshjeve me pėrfaqėsuesen, duke lėnė pas Andoni Zubizarretėn me ndeshjen numėr 127 muajin qė shkoi

    32 gola, i fundit nė barazimin 1-1 nė tetor kundėr Paraguajit, e kanė bėrė Diego Forlanin golashėnuesin mė tė mirė tė tė gjitha kohėve pėr Uruguajin. Sulmuesi i Interit ka lėnė pas legjendarin Hektor Skarone dhe luajti nė ndeshjen e tij tė 84-rt, duke e thelluar rekordin e tij tė ndeshjeve pėr pėrfaqėsuesen. Nė fillim tė vitit, Forlan ndoqi gjurmėt e tė atit duke ndihmuar Uruguajin tė fitonte kurorėn e 15-tė tė Kupės sė Amerikės

    30 fitore radhazi tė Brazilit ishte bilanci qė mė nė fund u ndal nė muajin shtator nė finalen e Kupės sė Botės pėr Futboll nė Plazh. Pėrpara humbjes 12-8 nga Rusia nė ndeshjen nė Ravena, brazilianėt ishin eliminuar nė gjysmėfinale tė edicionit 2005 nga Portugalia, por ishin mundur me penallti dhe nuk konsiderohej humbje nė fushė

    29 ndeshje pa humbje ishte bilanci i Boka Juniors nė Apertura, duke u bėrė skuadra e parė nė 26 kampionatet e fundit nė Argjentinė qė nuk pėson humbje nga fillimi nė fund. Boka pėsoi vetėm gjashtė gola nė tėrė sezonin, duke pėrmirėsuar rekordin e vet pėr golat e pėsuar nė formatin e tanishėm tė kampionatit, qė u vendos nė vitin 1990

    23 fitore, dy barazime dhe asnjė humbje ishte rekordi thuajse perfekt i Portos, e cila fitoi titullin nė muajin prill, duke u bėrė skuadra e dytė, pas Benfikės sė sezonit 1972/73, qė fitoi kampionatin portugez pa shijuar humbjen

    19 tituj nė kategorinė mė tė lartė tė futbollit anglez ishte rekordi i radhės nga Manēester Junajtid, qė u bė skuadra mė e suksesshme e Anglisė, me njė titull mė shumė se rivalėt e Liverpulit. Barazimi 1-1 me Blekbėrn Roversin vulosi kėtė arritje kulmore, por ishte gjithashtu dėshmitar i rekordit tė Rajėn Gigsit pėr numrin e ndeshjeve nė Premier Ligė, duke thyer atė tė Dejvid Xhejmsit (573 ndeshje)

    15 milionė euro ishte shifra qė Ēelsi pagoi pėr tė marrė trajnerin e Portos, Andre Vilas Boas, nė muajin qershor, duke e bėrė atė trajnerin mė tė shtrenjtė nė historinė e klubeve. Njė muaj mė parė, Vilas Boas vetėm 33 vjeē e 213 ditė ishte bėrė trajneri mė i ri qė kishte fituar njė trofe evropian duke udhėhequr Porton nė lavdinė e Ligės sė Europės

    13 nga 16 ėshtė numri i trofeve tė fituar nga Barcelona nėn trajnerin Pep Guardiola, pasi ata u kthyen nga Japonia me njė tjetėr trofe pėr kabinetin e tyre tė trofeve. Fitorja 4-0 nė finale kundėr Santosit u arrit nga njė skuadėr me 11 lojtarė tė akademisė sė Barēės

    5 gola u shėnuan nė finalen e Kupės sė Botės U-20 nė muajin gusht, kur finalja e luajtur nė Kolumbi u bė finalja me mė shumė gola nė historinė 34-vjeēare tė kėtij turneu. Tre nga ata gola u shėnuan nga njė lojtar, braziliani Oskar, i cili nuk kishte shėnuar asnjė gol nė ndeshjet e mėparshme. Ai u bė edhe lojtari i parė qė shėnoi tre gola nė njė finale

    4 tituj tė Kupės sė Azisė, i fundit i fituar nė janar, e kanė bėrė Japoninė skuadrėn mė tė suksesshme tė kėtij kompeticioni. Duke mposhtur Australinė 1-0 nė finale, “Samurajtė Blu” lanė pas Arabinė Saudite dhe Iranin, tė cilat kanė nga tre tituj tė Azisė

    3 finalistė pėr tė parėn herė – Botsvana, Niger dhe Guineja Ekuatoriale – do tė marrin pjesė nė Kupėn e Afrikės 2012 pas njė fushate dramatike eliminatoresh nė Kontinentin e Zi. Eliminatoret sollėn zhgėnjim pėr disa nga skuadrat mė tė njohura afrikane, pasi vetėm dy fitues nga 14 edicionet e mėparshme – Bregu i Fildishtė dhe Tunizia – kanė arritur tė kualifikohen.


      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:21