BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bota e Artit gjatė vitit 2011!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bota e Artit gjatė vitit 2011!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/1/2012, 23:20

    Bota e Artit gjatė vitit 2011! 0782

    Viti 2011 ishte pėr t’u shėnuar nė botėn e artit.

    Mjeshtrat e traditės klasike si Leonardo da Vinēi ishin pėrsėri nė syrin e publikut, por nuk munguan edhe emra tė artit modern, si impresionistėt francezė.

    2011 ishte viti i Kinės pėr fuqinė blerėse qė diktoi shumė nga ēmimet e veprave mė tė kėrkuara nė ankandet e artit.

    Ankandi i Artit nė Hong Kong, zhvilluar nė maj 2011 pėrkoi me daljen e Kinės nė skenė si tregu numėr dy nė botė pėr blerjen e veprave tė artit, pas Shteteve tė Bashkuara.

    Vėllimi i shitjes sė veprave tė artit nė Azi u shumėfishua vit pas viti dhe tani ankandi i Hong Kongut drejtohet nga e njėjta kompani qė organizon dy ankandet mė tė rėndėsishme nė botė, Art Basel dhe Basel Miami.

    Kina realizoi blerje nė botėn e artit me vlerė 8.3 miliardė dollarė, duke marrė 23 pėr qind tė vlerės sė tregut global dhe duke ia kaluar edhe Britanisė.

    2011 nxori gjithashtu nė pah shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Kinė dhe mungesėn e tolerancės ndaj artistėve disidentė.
    Ai Weiwei, arkitekti i stadiumit “Ēerdhja e Zogut” pėr Lojėrat Olimpike tė vitit 2008, u arrestua mė 3 prill nė njė fushatė kundėr disidentėve.

    Artisti u lirua nė qershor, pasi ishte akuzuar pėr evasion fiskal, ndėrkohė qė i duhet tė paguajė 2.4 milionė dollarė taksa dhe gjoba. Miq e pėrkrahės po pėrpiqen tė grumbullojnė fondet pėr ta ndihmuar.
    Nė tetor, revista 2011 e renditi Ai Weiwei si artistin mė me ndikim nė botė, duke shkaktuar irritim tė mėtejshėm pėr autoritetet kineze.

    *****

    Nė muajin maj, qytetit belg Antwerp iu shtua njė muze i ri.
    Kulla prej guri dhe xhami ėshtė njė tjetėr dėshmi e faktit qė ky qytet i rėndėsishėm historik ka vlerėn e tij nė botėn e artit modern.
    Objekti i ri i njohur si MAS, ose “Muzeu mbi Lum” ndodhet nė brigjet e lumit Scheldt dhe do tė ketė nė koleksionin e tij punime tė traditės evropiane tė pikturės si dhe artit Maor, qė pasqyrojnė tė kaluarėn e qytetit si njė nyje e rėndėsishme tregtare dhe port kryesor nė Evropė.

    ****

    Nė qershor, arti arab ishte elementi kryesor i Bienales sė Venecias, organizimi mė i madh nė botė me mbi 250 mijė vizitorė.
    Pėr mė shumė se 100 vjet, ky aktivitet u ka ofruar vendeve tė ndryshme njė platformė pėr tė prezantuar elementėt mė tė mirė tė kulturės sė tyre.

    Arti egjiptian ishte prezantuar me veprat e artistit Ahmed Basiony, 31-vjeēari qė u vra kur po xhironte protestat nė sheshin Tahrir tė Kajros. Xhirime nga protestat dhe puna e artistit u shfaqėn nė Bienale.

    *****

    Nju Jorku prezantoi vjet njė emėr tė ri nė botėn e artit, njė gjeni tė vogėl qė ka arritur njė sukses qė e lakmojnė artistė tė stabilizuar prej dekadash.

    4 vjeēarja Aelita Andre hapi ekspozitė me punimet e saj nė lagjen Chelsea tė Nju Jorkut, ku nuk e pati tė vėshtirė tė gjejė blerės pėr veprat e saj.

    Australiania e vogėl filloi tė pikturonte qė kur ishte 20 muajshe dhe tani ka marrė nofkėn “Gjeni i Ngjyrave”. Mosha e re, apo temat fėmijnore tė veprave tė saj nuk i ka dekurajuar blerėsit tė cilėt paguajnė mijėra dollarė pėr njė nga pikturat e Aelita-s.

    ****

    Nė vjeshtė tė vitit qė kaloi Akademia Mbretėrore nė Britani organizoi njė ekspozitė me vepra tė impresionistit francez Edgar Dega.

    Ekspozita e titulluar “Dega nė Balet” pėrqendrohej tek pasioni i artistit pėr baletin dhe bukurinė e lėvizjes, duke njohur vizitorėt me mėnyrėn se si Dega e shfrytėzonte teknologjinė e filmit dhe fotografisė pėr tė studiuar poezinė e lėvizjes.

    Darcey Bussell, ish-balerinė me Baletin Mbretėror tė Londrės thotė se Dega e kapi nė mėnyrė tė pėrsosur objektin e tij tė interesit:
    "Ai qėndronte nė cep tė skenės dhe i ndiqte pa ndėrprerje balerinat, se si futeshin nė skenė, si pėrkuleshin, si visheshin. Ai arriti tė kapė botėn e baletit ndryshe nga kushdo tjetėr”.

    ****

    Nė tetor rreth 200 vepra arti tė koleksionit tė shkrimtares amerikane Gertrude Stein dhe vėllezėrve tė saj u prezantuan pėr publikun nė Paris.

    Zonja Stein ishte vendosur nė Paris nė fillim tė shekullit tė 20 dhe gradualisht u bė njė ndėr pėrkrahėset mė tė fuqishme dhe mė me ndikim tė artit modern.

    Artistė, ende tė panjohur nė atė kohė, si Matis, Pikaso, Renuar, Dega, Sezan dhe Mané, kėrkuan dhe gjetėn tek ajo njė mbėshtetje dhe frymėzim tė paēmueshėm.

    Artistė dhe intelektualė, pėrfshirė shkrimtarėt F. Scott Fitzgerald dhe Ernest Hemingway, ishin frekuentues tė rregullt tė rrethit artistik qė kishte krijuar nė Paris Gertrude Stein dhe vėllezėrit e saj.

    Ekspozita do tė hapet kėtė vit edhe nė Nju Jork nė Muzeun Metropolitan tė Artit.

    ****

    Viti i kaluar u mbyll me njė ndėr emrat mė tė mėdhenj tė artit tė tė gjitha kohėrave. Galeria Kombėtare nė Londėr prezantoi vjet njė pėrzgjedhje tė disa prej veprave mė tė mėdha tė Leonardo da Vinēit.
    Duke qenė se pikturat e tij janė tepėr delikate, ky mund tė jetė rasti i fundit pėr t’i parė kėto vepra nė njė prezantim tė pėrbashkėt publik.

    Ekspozita “Leonardo Da Vinēi: Piktor i Oborrit tė Milanos” ndalet tek krijimtaria e gjeniut tė madh gjatė kohės qė ishte piktor i oborrit tė Ludoviko Sforza nė Milano nė fund tė shekullit tė 15.
    Ekspozita u organizua pas restaurimit pikturės “Virgjėresha mbi Shkėmbinj” qė kėtė radhė ėshtė ekspozuar pėrkrah versionit tjetėr tė kėsaj pikture, qė i pėrket koleksionit tė Muzeut tė Luvrit nė Paris.
    Thuhet qė as vetė autori i tyre, Da Vinēi, nuk i ka parė dy punimet pranė njėri-tjetrit, pasi i pikturoi nė kohė tė ndryshme. Ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri mė 5 shkurt 2012.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 18:12