Pas barazimit tė dielėn nė mbrėmje kundėr Espanyol, Barcelona po pėrgatitet pėr festė ditėn e sotme. Nė orėn 19.00 do i dorėzohet (me shumė mundėsi) Topi i Artė FIFA argjentinasit Leo Messi.
Kjo do tė jetė hera e tretė radhazi pėr sulmuesin qė merr ēmimin mė tė rėndėsishėm individual nė botėn e futbollit. Messi ėshtė favoriti kryesor dhe dy lojtarėt e tjerė kandidatė janė Xavi Hernandez (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Gjithashtu Messi ėshtė nė garė edhe pėr ēmimin e golit mė tė bukur tė vitit.
Fitorja e Topit tė Artė do e ngjiste Messi-n nė nivelin e futbollistėve si Michel Platini, Johann Cruyff e Marco van Basten, tė vetmit qė e kanė fituar tre herė kėtė ēmim.
Pėr ēmimin e trajnerit mė tė mirė tė vitit janė nė garė Pep Guardiola (Barcelona), Jose Mourinho (Real Madrid) dhe Sir Alex Ferguson (Manchester United). Favoriti ėshtė tekniku i katalanasve kampionė tė Europės dhe Botės nė fuqi.