BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Forca e Sigurisė sė Kosovės - ende e pakompletuar

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    06062009

    Buzqeshje Forca e Sigurisė sė Kosovės - ende e pakompletuar

    Mesazh nga Vizitor

    Forca e Sigurisė sė Kosovės - ende e pakompletuar F.0606004426276_m


    Nė Kosovė po vazhdon procesi i trajnimit tė pjesėtarėve tė rinj tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės. Por deri tani shtatė pėrqind e pjesėtarėve qė janė pranuar nė kėtė forcė kanė braktisur trajnimet.

    Disa pjesėtarė tė FSK edhe pse janė pranuar si pjesėtarė tė saj, e kanė braktisur kėtė forcė

    Numri i pjesėtarėve tė zgjedhur pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės deri tash ka arritur nė 1.400 trupa. Kėsaj force duhet t’i bashkohen edhe 900 tė tjerė pėr tė arritur numrin prej 2.500 ushtarėsh, sa do tė ketė krejtėsisht Forca e Sigurisė sė Kosovės.

    Mirėpo disa pjesėtarė tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės edhe pse janė pranuar pėr tė qenė pjesė e saj, e kanė braktisur kėtė forcė pėr shkak tė kritereve tė rėnda tė praktikuara gjatė stėrvitjeve qė bėhen nga NATO-ja.

    Zėdhėnėsi i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Ibrahim Shala, thotė se shtatė pėrqind nga 1.400 pjesėtarėt e FSK-sė tė pranuar, tashmė i kanė braktisur trajnimet.

    “Kjo pėrqindje ėshtė nė kuadėr tė pėrqindjeve tė tolerueshme, qė ndodh edhe tek ushtritė e NATO-s. Kjo pėr faktin qė nė fazėn fillestare nuk mund ta ndjekin kursin dhe tempin e trajnimeve tė gjithė ata qė pranohen nė kėtė trupė”, thotė Shala.

    Megjithėkėtė, ekipe tė specializuara tė NATO-s po vazhdojnė trajnimet e pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, siē ishte parashikuar qė nė fillim tė krijimit tė kėsaj trupe tė re. Shala thotė se rezultatet janė inkurajuese.

    “Rezultati ėshtė inkurajues. Disa oficerė nga gjenerata e parė qė kanė pėrfunduar trajnimet janė shpėrndarė nė kazermat e ndryshme tė FSK-sė gjithandej Kosovės dhe po i kryejnė detyrat qė u takojnė nė kėtė fazė. Kemi edhe gjeneratėn e instruktorėve tė parė tė certifikuar nga NATO-ja, tė cilėt po ndihmojnė nė trajnimet pėr kandidatėt e rinj”, thotė Shala.

    Qehaja: Procesi i funksionalizimit tė FSK ėshtė i vonuar

    Forca e Sigurisė sė Kosovės, akoma ėshtė nė fazėn e trajnimeve dhe nuk ėshtė plotėsisht funksionale. Kėto vonesa sipas analistėve janė shkaktuar sepse, partitė politike nė pushtet nuk arrinin qė tė dakordoheshin se kush do tė jetė nė krye tė kėsaj trupe kosovare tė sigurisė.

    Pas emėrimit tė Sylejman Selimit, komandant i kėsaj trupe, nisėn trajnimet e pjesėtarėve tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, e cila megjithatė deri nė vjeshtė tė kėtij viti nuk do tė jetė plotėsisht funksionale.

    Procesi i funksionalizimit tė kėsaj trupe, sipas ekspertit pėr ēėshtje ushtarake, Ramadan Qehaja, ėshtė i vonuar.

    “Jemi nė njė vonesė njė vjeēare. Nėse bėjmė njė analizė tė shkurtėr unė do tė thoja qė ka shumė dobėsi, tė cilat vėrehen duke filluar nga Ministria e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, e cila ende nuk ėshtė kompletuar me tė gjithė kuadrin, edhe pse kjo ministri ėshtė formuar qė tetė muaj mė parė”, thotė Qehaja.

    FSK nuk do tė kryejė funksione ushtarake pėr njė periudhė disa vjeēare

    Forca e Sigurisė sė Kosovės, e cila do tė pėrbėhet nga 2.500 anėtarė do tė jetė e armatosur lehtė dhe nuk do tė kryejė funksione ushtarake tė paktėn pėr njė periudhė disa vjeēare.

    Ajo vazhdimisht do tė jetė nėn mbikėqyrjen e oficerėve tė NATO-s. ėshtė thėnė se mė vonė Forca Kosovare e Sigurisė mund t'u bashkohet trupave tė NATO-s nė misione paqeruajtėse nė vende tė ndryshme, aty ku ka vatra krizash. /
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 03:12