BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rona Nishliu: Do te perfaqesoj dy shtete dhe nje komb!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rona Nishliu: Do te perfaqesoj dy shtete dhe nje komb!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/1/2012, 18:35

    Rona Nishliu: Do te perfaqesoj dy shtete dhe nje komb! 0814

    Rona Nishliu do te prezantoje Shqiperine ne Festivalin Evropian te Kenges “Eurosong”, i cili kete vit do te mbahet ne Baku te Azerbajxhanit. Kenga e titulluar “Suus” eshte vleresuar nga juria si kenge e punuar ne menyre profesionale dhe e realizuar shume mire artistikisht.

    Rona Nishliu, kosovarja e vetme pjesemarrese ne festivalin e 50-te te Radio Televizionit te Shqiperise, la pas 20 kenge te tjera duke rrembyer trofeun per te vazhduar tutje. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Rona premton se do t’i prezantoje denjesisht gjithe shqiptaret ne te gjitha krahinat ku jane ata.

    Ju jeni kosovarja e pare qe do ta perfaqesoni Shqiperine ne “Eurosong”. Cka do te thote kjo per ju?

    Eshte nder i vecante qe do te jem atje – do te jem perfaqesuesja e dy shteteve dhe nje kombi. Do te mundohem t’i perfaqesoj denjesisht te gjithe shqiptaret ne te gjitha trevat ku jane ata dhe do te mundohem te bej me te miren per nje prezantim sa me dinjitoz.

    Kenga “Suus” ka ngritur debate te shumta, si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, duke u diskutuar se ne “Eurosong” kerkohen kenge me ritmike?

    Per mua secila kritike pozitive dhe negative, eshte e rendesishme, sidoqofte kenga eshte ajo qe eshte dhe une besoj jashtezakonisht shume ne te, ashtu sic kam besuar gjate konkurrimit. Synimi eshte prezantimi sa me i denje, dhe une zakonisht kur kam punuar, nuk kam punuar me kenge vardisese dhe nuk i jam pershtatur kornizave te festivaleve ose ngjarjeve ku kam marre pjese. Kam prezantuar veten ashtu si di ta bej me se miri dhe si eshte me se miri.

    Nuk e di se cilat jane ato kenge adekuate te Eurovizionit dhe mendoj qe kenga “Suus” me prezanton mua dhe bashkepunetoret e mi jashtezakonisht mire. Besoj se do te jap nje imazh te mire edhe per vendin, te cilin e prezantoj.

    A keni shume pune para se te prezantoheni ne skene, duke e marre parasysh qe shtetet pjesemarrese ne festivalin evropian “Eurosong”, i kushtojne shume rendesi edhe publicitetit, per kenget e tyre? A do te behet nje gje e tille edhe me ju dhe ekipin tuaj?

    Eshte nje ekip i tere qe do te punoje, per cdo faze te punes, nuk eshte versioni perfundimtar i kenges, apo videoklipi. Jane edhe shume e shume faza te tjera qe une do t’i publikoj me kohe, dhe po ju siguroj per nje gje – do te behet pune intensive dhe me e mira, per te bere nje prezantim sa me te mire te mundshem.

    Rona, a prisni te shkoni ne finale?

    Dua ta perseris vetveten, nuk besoj qe puna e mire, e sinqerte dhe me shume dashuri ndonjehere nuk eshte vleresuar. Une synoj me te miren, prandaj edhe po bej pergatitje intensive duke planifikuar cdo detaj te mundshem jo vetem une, por edhe ekipi qe eshte perkrah meje.

    Koha Jone

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:04