BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pese ushqime per lekure te shendetshme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pese ushqime per lekure te shendetshme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/1/2012, 18:07

    Pese ushqime per lekure te shendetshme! Images

    Ju mund tė harxhoni gjysmėn e pagės nė serume e kremra, por asnjė nga kėto nuk do tė ndihmojė mė shumė se ushqimi miqėsor ndaj fytyrės. Natyrisht, lėkura juaj merr mjaft elemente ushqyese nga racionet qė hani, por ja edhe disa qė posaēėrisht ju ndihmojnė pėr ta bėrė lėkurėn e fuqishme, tė gjallė.

    1. Peshku: peshqit si salmoni, tilapia dhe kodi janė tė pasur me acide yndyrore omega-3. Dhe kjo ėshtė mirė, pėr shkak se trupat tanė nuk mund tė prodhojnė kėto lipoide esenciale nė mėnyrė natyrore. Duke i shtuar omega-3 nė racionet tuaja, ju mund tė mbėshtetni barrierat e lėkurės suaj-kėto janė shtresat e lipoideve qė rrinė mbi yndyrė dhe i nxjerrin irrituesit jashtė. Pėr mė tepėr, shumė lloje tė peshqve janė tė pasur me vitaminė D-derisa dermatologėt ēdo herė e mė shumė po theksojnė shmangien nga rrezet e diellit, ne duhet tė mundohemi t'i gjejmė burimet e tjera tė kėsaj vitamine, qė prodhohet gjatė daljes sonė nė diell.

    Nuk hani peshk? Shumė vezė sot janė tė forcuara me acide omega-3 dhe prej bimėve mund t'i merrni nga farat e lirit dhe vaji i kėsaj bime, arrat, arrat amerikane dhe lajthitė. Dhe vitamina ditore D ėshtė ide e mirė pėr veganėt, si dhe pėr ata qė e hanė mishin.

    2. Ēaji i gjelbėr ėshtė jo i shtrenjtė, i lehtė tė bėhet rutinė dhe njėri ndėr antioksidantėt mė tė hulumtuar dhe mė tė fuqishėm. Pini sė paku nga tre filxhanė nė ditė pėr tė luftuar plakjen dhe inflamacionin. Disa studime madje sugjerojnė qė antioksidantėt e ēajit tė gjelbėr e reduktojnė rrezikun nga kanceri i lėkurės. Pra, merre e pije dhe do tė kesh lėkurė mė tė shėndetshme!

    3. Brokoli: i pasur me vitamina A, C, dhe K (mes ushqyesve tė tjerė tė shumtė), kjo bimė bėn shumė punė tė mirė. Vitamina A e ulė prodhimin e yndyrės, vitamina C ėshtė anioksidant i fuqishėm dhe vitamina K mund tė ndihmojė ta parandalojė mavijosjen. Pra, ēfarėdo qė ju shqetėson, kjo bimė mrekullibėrėse mund tė jetė pikėrisht ajo ēfarė ju pėrshkruan mjeku.

    4. Shafrani i rremė (Safflower) dhe vaji i lulediellit:
    Acidet omega-6, siē janė linoleiku, janė gjithashtu tė rėndėsishme pėr lėkurė tė shėndetshme dhe gjenden nė vajin e bimėve tė pėrmendura mė sipėr. Sikurse omega-3, ata ndihmojnė nė parandalimin e lėkurės sė thatė dhe inflamacionit; janė po ashtu esencialė pėr formimin e hormonit tė prostaglandisit, qė mban tė gjitha qelizat e trupit tė funksionojnė mirė. Derisa shumė ushqime pėrmbajnė omega-6, madje nganjėherė nė nivele tė larta, puna ėshtė t'i marrim ato tė shėndetshmet e jo tė pashėndetshmet, siē janė yndyrat e hidrogjenizuara. Provoni ta fėrgoni salmonin apo brokolin nė pak yndyrė tė shafranit tė rremė, vaj tė lulediellit dhe dyfisho pėrmirėsuesit e lėkurės suaj.

    5. Bajamet. Kur vjen puna te pėrparimi i mbrojtėsve tė lėkurės kundėr plakjes, inflamacionit, apo madje edhe kancerit tė lėkurės, antioksidantėt janė aq tė rėndėsishėm saqė do tė shtojmė edhe njė nė listė: njė grusht bajame ēdo ditė i shton nivelet e vitaminės E, njėri ndėr antioksidantėt mė tė rėndėsishėm pėr studimet e shėndetit tė lėkurės. Studimet kanė treguar se marrja e vitaminės E pėrmes gojės mund tė ngritė nivelet e kėsaj vitamine tė njomėsisė nė sipėrfaqen e lėkurės suaj-lajme tė mira pėr tė gjitha ata qė kanė lėkurė tė thatė. Lėkurė madhėshtore dhe oreks tė mirė!

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:16