BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Opozita bashkohet rreth datės sė zgjedhjeve

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    09062009

    Buzqeshje Opozita bashkohet rreth datės sė zgjedhjeve

    Mesazh nga Vizitor

    Opozita bashkohet rreth datės sė zgjedhjeve F.0609163817111_m

    Partitė opozitare nė Kosovė kanė nėnshkruar tė martėn njė marrėveshje, me tė cilėn i kėrkohet presidentit Fatmir Sejdiu qė tė shpallė datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale gjatė gjysmės sė dytė tė tetorit. Tri partitė opozitare nė Parlamentin e Kosovės, AKR, LDD, AAK, janė mbėshtetur edhe nga tri parti jashtė Parlamentit, ORA, PD dhe PSD.

    Nė marrėveshjen e pėrbashkėt tė kėtyre gjashtė subjekteve politike shprehet shqetėsimi me zvarritjet evidente nė procesin e pėrgatitjes pėr organizimin e zgjedhjeve lokale, tė cilat thuhet se janė shfaqur nė trajtė tė shtyrjes se konsultimeve tė presidentit Sejdiu me partitė politike dhe tė shpalljes sė datės sė kėtyre zgjedhjeve.

    Marrėveshja ėshtė lexuar nga Ibrahim Makolli, nėnkryetar i Aleancės Kosova e Re. “Ne, nėnshkruesit e kėsaj Marrėveshjeje, jemi tė bindur qė kjo ėshtė koha mė e mirė pėr organizimin e zgjedhjeve lokale, pėr shkak se nė kėtė mėnyrė do tė mundėsohet njė dalje mė e madhe e votuesve nė zgjedhje”, ka thėnė ai.

    “Shpallim kėtė marrėveshje; AKR, LDD, AAK, ORA, PD dhe PSD propozojnė qė zgjedhjet lokale tė mbahen nė gjysmėn e dytė tė muajit tetor, gjė qė ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me Ligjin pėr Zgjedhjet Lokale”, ėshtė shprehur Makolli.

    Marrėveshja e opozitės pėr zgjedhjet u tha se do t’i procedohet presidentit tė Kosovės, si autoriteti kompetent pėr shpalljen e datės sė zgjedhjeve tė lira.

    Duke iu pėrgjigjur kėrkesave tė opozitės, zėdhėnėsi i presidentit tė Kosovės, Xhavit Beqiri, tha se presidenti Fatmir Sejdiu do ta caktojė datėn e zgjedhjeve pas njė raundi tė ri konsultimesh me partitė politike dhe me KQZ-nė.

    Organizimi i zgjedhjeve nė muajin tetor, sipas opozitės, do tė mundėsonte praninė monitoruese ndėrkombėtare, qė zgjedhjet t’i pėrmbushin kriteret pėr tė qenė tė lira dhe demokratike.

    Po ashtu, nė marrėveshje thuhet se rrethi i dytė i zgjedhjeve pėr kryetarėt e komunave do tė mbahej nė gjysmėn e nėntorit, kurse konstituimi i qeverisjes lokale do tė bėhej nė pjesėn e parė tė muajit dhjetor, apo para pėrfundimit tė vitit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 21:30