BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Personaliteti e mposht bukurinė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Personaliteti e mposht bukurinė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/1/2012, 09:20

    Personaliteti e mposht bukurinė! 0897

    Nė dritaren e zyrės ku qėndron, bie dielli. Me njė gotė lėng portokall pėrpara, punon nė kompjuter, flet nė telefon, shkėmben mesazhe, edhe pse ėshtė e shtunė. Ėshtė e veshur me ngjyrat e tokės, sė cilės i shkojnė pėrshtat dhe e tregojnė mė natyrale. E takojmė nė vendin e saj tė punės pranė “City Park”.

    Valbona Selimllari ėshtė emėr i njohur i bukurisė shqiptare. Sė fundi e pamė nė njė format tė veēantė televiziv, nė emisionin e quajtur “Nga e para”, transmetuar nė “Vizion Plus”. Ajo vinte ēdo tė mėrkurė nė mbrėmje, por jo vetėm, ishte sė bashku me njė super staf, tė cilėt kishin marrė pėrsipėr tė sillnin diēka ndryshe nė ekranin e vogėl. Njė familje do ta bėnin me shtėpi tė re brenda katėr ditėve. Dhe kėshtu vepruan. 12 javė me radhė ringritėn 12 shtėpi dhe gėzuan po kaq familje. E gjitha kjo ka pasur njė kosto financiare, por nuk ėshtė asgjė pėrballė kėnaqėsisė qė ka marrė ky staf. Nė njė bisedė me Selimllarin pėr kėtė emision, mėsuam nėse do tė rinisė sėrish dhe ēfarė ka ndryshuar tek ajo kjo ekperienc e diēka mė shumė pėr bukuroshen Bona Selimllari.

    Sapo keni pėrfunduar njė emision me nė fokus problemet sociale. Duhet t’i “dhuronit” njė familjeje shtėpinė. Si lindi ideja pėr tė ndėrmarrė kėtė nismė?

    Nuk i jep Bona shtėpitė, i japin sponsorėt. Pa ‘Anima Picture’ qė e pati kėtė ide, as ne nuk do tė ishim. Merita ėshtė e tyre. Pastaj, ajo qė unė u jap njerėzve, ka tė bėjė me mua. Pra, marrėdhėnia e Bonės me njerėzit ėshtė tjetėr gjė. Ndėrsa shtėpitė i bėjnė sponsorėt, sepse bėhet fjalė pėr shumė para.

    Pėrse ata jua lanė nė dorė prezantimin e kėtij emisioni?

    Pėr tė mirėn e tė dyja palėve. Le tė themi qė e kanė vėnė re komunikimin qė kam me njerėzit, qė ata mė duan. Nuk duhet t’i jap unė pėrgjigje kėsaj pyetjeje. Nė atė emision, mbi gjithēka qė ju shihni, ėshtė po Bona. Fakti qė njerėzit me duan, mė kėnaq pa masė. Mendoj se futem tek njerėzit e mirė.

    Me kėtė abuzohet shumė, ē’do tė kuptojmė me njeri tė mirė?

    Unė nuk kam nevojė tė abuzoj. Ata qė mė njohin, e dinė. Nga eksperiencat qė kam deri mė sot nė jetė, rezulton qė Bona tė jetė mė shumė e mirė sesa e keqe.

    Sa keni arritur tė ndihmoni?

    Kam disa eksperienca me njerėz qė mė kanė ardhur nė zyrė, qė kanė pasur nevoja, prindėr me njė fėmijė tė sėmurė, njerėz pa punė, qė kanė pasur nevojė tė bėjnė operacion. Sigurisht qė nuk kam mundur t’i ndihmoj tė gjithė. Kur mė ėshtė dhėnė mundėsia, e kam bėrė, por nuk kam shkuar t’i kėrkoj. Po tė kisha shkuar t’i kėrkoja, do tė kisha marrė njė identitet tjetėr e nuk do tė isha kėtu ku jam tani.

    Si keni arritur deri te pėrzgjedhja e familjeve?

    Le tė themi qė fillimi ishte shumė i vėshtirė, sepse duke qenė nė transmetim emisioni njerėzit nuk kishin shumė informacion. Na u desh t’i gjenim nėpėrmjet fondacioneve. Nė fillim i kėrkuam dhe mė pas, kur filloi transmetimi nė televizion, nuk ishte mė nevoja t’i kėrkonim, sepse vėrshuan kėrkesat.

    Mbi ē’kritere u pėrzgjodhėn?

    Qė tė jem e sinqertė, nuk merrem unė me pėrzgjedhjen e shtėpive, por “Anima Picture”. Ata kanė personin e tyre qė shkon viziton shtėpitė, shikon teknikisht nėse ėshtė e mundur apo jo, se mund tė ketė shtėpi shumė tė dėmtuara, por qė nuk ndėrhyn dot brenda katėr ditėve. Dhe nėse shtėpia ėshtė mbi katin e dytė, nuk bėhet rikonstruksioni, pasi ka shumė gjėra qė na i vėshtirėsojnė punėn.

    Janė shumė kėrkues njerėzit, deri nė bezdisje…?

    Le tė them qė nuk na ka rastisur. Ka ndodhur vetėm me njė familje. Patėm njė eksperiencė tė keqe me tė sepse, pėrveēse nuk e vlerėsoi atė qė u bė, kam pėrshtypje qė edhe abuzojnė pak.

    Njė femėr familjare ēfarė kėrkon?

    Mbi gjithēka janė fėmijėt, tė sigurohet ambienti pėr ta, tė kenė ata mundėsi mė shumė, tė ndihen mė mirė, tė kenė kėndin ku tė mėsojnė, njė krevat qė tė flenė rehat. Pastaj njė gjė tjetėr kryesore ėshtė edhe kuzhina.

    Si u ndjetė brenda kėtyre familjeve?

    Duhet tė jesh aty ta pėrjetosh, se me fjalė nuk pėrshkruhet. Ėshtė njė dhimbje kaq e madhe… Ėshtė e ēuditshme sepse sa herė qė shkoja aty, mė plaste shpirti dhe njė javė nuk flija. Por ndryshimi qė ne bėjmė, mė gėzon shumė e ma heq trishtimin. Kur mendoj qė nė 2012-n ekzistojnė njerėz qė nuk kanė asnjė prikė pėr tė gatuar e nuk kanė njė banjė pėr tė kryer nevojat, pastaj pėr tė tjera nuk diskutohet.

    I bėni dhuratė njė shtėpi familjeve. A merrni njė emocion tė pastėr nė kėmbim? Ēfarė bėn pjesė nė shfaqje?

    Sigurisht qė ėshtė njė shfaqje mbi tė gjitha. Unė nuk di nėse duhet ta them, por nuk kam luajtur asnjė sekondė nė tė gjitha pjesėt qė kam bėrė. Sigurisht, kemi pasur shpeshherė probleme me kėtė aspekt, pasi kur njė gjė nuk mė pėlqente, duhej tė mos e thosha, por e kisha tė pamundur. Jam njeri qė reagon hapur, lexohem, mė pėlqen apo nuk mė pėlqen, njė gjė e kam shumė tė vėshtirė ta fsheh. Ajo qė kėrkova dhe atyre u shkonte pėrshtat ėshtė “tė qenit vetvetja”. Nuk bėhem dot dikush tjetėr, e kam tė vėshtirė tė shtirem. Nė televizion, po ta keni venė re, e kam pasur problem me tė prezantimin pėrmendėsh. Nė kėtė emision kam qenė sinqerisht unė.

    Kėtu keni testuar edhe njė vlerė njerėzore, mirėnjohjen… Ndonjėherė, nėn presionin e problemeve, njerėzit e lėnė mėnjanė kėtė vlerė, qė mbush edhe shpirtin e atij qė e ka…

    Pėr hir tė sė vėrtetės, mund tė jenė mirėnjohės, por nuk duket hapur. Ne duhet ta marrim me mend. Ndonjėherė nuk e kemi marrė kėnaqėsinė aq sa duhet, apo aq sa meritonte ky emision ta merrte. E kemi marrė nga njerėz nė rrugė. Duhet ta pranojmė qė nuk ėshtė se nuk kėnaqen, por ėshtė kjo qė thoni ju, rutina e halleve i bėn aq tė ftohtė sa kanė harruar tė gėzojnė. Unė ua kuptoj se jam mė afėr tyre.

    Ju shqetėsonte kur transmetohej emisioni?

    Nuk kam vrarė shumė mendjen pėr kėtė, pasi kam qenė e lumtur qė atyre u ėshtė ndryshuar diēka nė jetė. Pavarėsisht se produksioni e donte kėtė gjė. E donte pasi duhej pėrcillej tek tė tjerėt.

    Ēfarė kishte ky emision tė veēantė?

    Them ndonjėherė qė nė kėtė botė tė ftohtė fatkeqėsisht idealizmi merret pėr budallallėk. Gjithēka ėshtė si kur..! Kujtoj nė njė moment qė pėr njė nga familjet derdha lot. M’u duk sikur njerėzit do qeshnin me kėtė gjė, kėshtu qė ndonjėherė nuk di se si tė sillesh. Por duhet tė jesh e kujdesshme. Nuk besojnė te njeriu i mirė, nuk besojnė tek ata qė ndihmojnė, mendojnė qė gjithēka ėshtė fasadė e bėhet pėr interes. Sigurisht, nuk ia vlen t’i futesh njė debati pėr kėtė gjė, sepse pėrjetimet janė personale. Mua nuk mė intereson nėse dikush e beson apo jo, por tė vjen keq kur shikon qė nė kėtė botė kanė filluar tė ikin vlerat njerėzore.

    I urrej njerėzit e kėqij, mė ngjallin krupėn dhe po tė kem mundėsi bėhem agresive. Sa mė lejon edukata sigurisht… kam edhe unė kufijtė e mi.

    Do tė vazhdojė sezoni i dytė “Nga e para”?

    Do tė vazhdojė, mezi presim. Sigurisht jemi ende nė tratativa pėr tė gjetur sponsorėt se ata janė pjesė mė e vėshtirė e do tė rifillojmė sėrish.

    Ka kushtuar nė tėrėsi si emision?

    Ka kushtuar. Na shkon njė shtėpi nė vlerėn e 25-30 mijė euro pėr mos tė llogaritur burimet njerėzore.

    Deri tani keni qenė e pėrqendruar nė Tiranė. Do shpėrndaheni nė rrethe?

    Nuk kemi fuqi. Ėshtė e pamundur tė bėhet, shpenzimet janė tė dyfishta.

    Ėshtė menduar ndonjė riformatim… Ndoshta ndonjė modifikim mbi kriteret pėrzgjedhėse?

    Do tė ndihmohen ato familje qė janė nė nevojė. Jemi tė predispozuar mė shumė pėr familjet qė kanė fėmijė. Kėtė sezon kam pėrshtypjen qė do tė merremi pak me Shtėpinė e Fėmijės dhe me azilin e pleqve.

    A ju ka ndihmuar tė qenit e bukur?

    Mė ka bezdisur herė pas here. Por nuk ndodh mė. Kanė kaluar shumė vite dhe njerėzit me njohin dhe kanė krijuar njė tjetėr imazh pėr mua. Atė qė mė njohin mirė, nuk mendojnė se Bona ėshtė vetėm Bona e bukur. Ka femra tė bukura pa fund, por njeriu formohet, ka personalitet.

    Keni kohė tė lirė? Sot ėshtė e shtunė dhe ju jeni nė zyrė…

    Kam dhe kohė tė lirė, por sot e kam zgjedhur tė jem nė zyrė pėr shkak tė disa angazhimeve qė i kam lėnė pezull nga viti i kaluar.

    Jeni njėri qė lėvizni nga njė vend pune?

    Jam njeri shumė i qėndrueshėm nė pėrgjithėsi, nuk mė pėlqen tė lėviz nga gjėrat. Kam qenė stabėl nė punė, nė shoqėri. Ashtu si nuk mė pėlqen tė ndryshoj lukun, nuk mė pėlqen tė ndryshoj edhe nė anė tė tjera.

    Keni frikė nga thinjat?

    Jo, absolutisht. Ėshtė abuzuar edhe me kėtė punėn e thinjave. Pjekuri thonė, por kam miq tė mi qė janė thinjur qė 20 vjeē. Ėshtė gjenetike.



    Ju ka bėrė njeri tė mirė ky emision?

    Jo, mua mė kanė bėrė njeri tė mirė prindėrit e mi. Mėnyra se si mė kanė rritur, edukuar. Ne jemi katėr fėmijė, po tė pyesėsh njerėzit qė na njohin, flasin pėr tė tėrė njėlloj, kėshtu qė nuk ėshtė Bona e veēanta.

    Ngjani me njėri-tjetrin?

    Ngjajmė shumė.

    Nga karakteri nga cili prej prindėrve keni marrė mė shumė?

    Nga mami, ėshtė aq e fortė, sa edhe e brishtė.

    Si e kuroni imazhin?

    E kam dhe pak gjenetike, nuk ėshtė se ha shumė, por nuk jam e fiksuar. Nuk jam e kujdesshme dhe nuk ėshtė se kam orare.

    Entela Resuli Gazeta Shekulli

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:53