BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cubi Metka: Bukuroshja qe ben rolet seksi ne “Sketch show”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cubi Metka: Bukuroshja qe ben rolet seksi ne “Sketch show”

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/1/2012, 14:29

    Cubi Metka: Bukuroshja qe ben rolet seksi ne “Sketch show” 0901

    I duhet tė luajė femrėn joshėse, partizanen, komunisten apo bashkėshorten e dikujt. Ēfarė ndodh nė paskuintat e “Sketch show” nė “Vizion Plus”, kėsaj here vjen nė rrėfimin e aktores Cubi Metka. Tregon pėr eksperiencėn e saj si protagoniste humori nė njė format ndryshe, dhe lojėn me djemtė e “The SHBLSH”.

    Nė show-n e “Sketch” nė “Vizion Plus” luan vajzėn koketė qė realizon tė gjitha pjesėt e humorit, kur pėrgjithėsisht kėrkohet femra joshėse. Ishte ky profili i aktores qė t’u kėrkua, kishe dilema pėr ta pranuar?

    Nė fakt nuk luaj vetėm femrėn koketė, por edhe partizanen, komunisten etj. Megjithatė, duke qenė se formati kishte vetėm njė femėr, natyrisht qė duhej edhe njė femėr tjetėr. Kisha dilema pėr ta pranuar pėr shkak tė profilit qė ėshtė “Sketch show”, pasi nuk kisha marrė pjesė asnjėherė nė njė program tė tillė. E gjithsesi mendoj se ia arrita me sukses, kjo falė ndihmės sė kolegėve aty, pasi janė tė gjithė profesionistė nė fushėn e huumorit.

    Nga sekuencat e humorit kemi parė qė luan dhe pjesė nė shtrat, e veshur me tė brendshme, apo duke realizuar skena deri diku intime me Julian Dedėn, Gentian Zenelajn, Ermal Mamaqin etj. Kėto janė skenat qė ju marrin mė shumė kohė?

    E vėrteta ėshtė qė situatat janė shumė mė tė thjeshta nga ē’mund tė duken nė ekran. Nuk do i konsideroja skena intime e as tė nxehta, pasi mbi tė gjitha jemi tė veshur me kanotierė, pantallona tė shkurtra, apo me robdeshambėrrr (siē thotė Juli). Por gjithsesi, nė formatet e sketch-eve kėto skena nuk marrin nota tė theksuara tė romantizmit apo tė skenave “hot”, pasi vetė programi ėshtė komik dhe nuk del nė plan tė parė sensualiteti, ashtu siē mund tė dalė nė njė film. Nė skech i mėshohet humorit apo komicitetit qė krijohet, dhe si rezultat vėmendja fokusohet te situata komike.

    Ėshtė e vėshtirė tė punosh me Julin, Gentin dhe Ermalin. Janė tipa tė vėshtirė apo komodė nė paskuinta?

    Jo, pėrkundrazi. Duhet tė theksoj qė djemtė kanė qenė shumė komodė dhe komunikues gjatė gjithė xhirimeve, ndėrsa pėr sa i pėrket paskuintės, mund tė them qė ajo gati-gati ėshtė njė sketch mė vete, sepse aty krijohen mjaft situata komike, pasi djemtė improvizojnė shumė.

    I ke njohur mė parė aktorėt dhe ju ka ndodhur qė gjatė provave tė arrini dhe nė zėnka mes jush?

    Sigurisht qė i njihja aktorėt, pėrveē Ermalit. Megjithatė, diskutime dhe debate krijohen gjithmonė, kur ndėrtohet njė punė dhe kjo ndihmon nė pozitivitet, pėr rezultat sa mė tė mirė. Zėnka nuk ka pasur asnjėherė, tė paktėn me mua jo, ndėrsa djemtė tashmė e njohin shumė mirė njeri-tjetrin dhe s’do arrinin kurrė deri aty mendoj… Se nė tė kundėrt, vetėm thika do t’i ndante (shaka).

    Cilat janė komentet qė ke marrė pėr rolet e tua nė “Sketch show”, si do ta komentoje kėtė eksperiencė televizive?

    Kanė filluar tė mė thėrrasin “O Goni..”, pėr shkak tė njė skechi me Julin, ku unė kėndoja me kitarė. Nė fakt kam pasur pak frikė si do mė prisnin, megjithatė ia kam “hedhur” shumė mirė. Kam pasur komente pozitive dhe dashamirėse si nga njerėz tė thjeshtė, ashtu dhe nga kolegėt e mi. Por pėr mua personalisht ka qenė njė eksperiencė shumė e mirė pune, nga e cila kam zbuluar gjėra tė reja brenda karakterit tim aktoresk.

    Tė kemi parė si aktore nė shfaqje tė guximshme dhe qė kanė bėrė tendencė si “Let’s have sex”, apo “Hiqe ministrin nga priza”. Ti ēfarė roli nuk do merrje pėrsipėr?

    Njė aktor, ashtu si dhe unė, mund ta refuzojė njė rol tė tillė, kur regjisori nuk ia justifikon apo mund ta ketė qėllim nė vetvete pėr tė bėrė show. Por kur njė situatė ėshtė e justifuar, ajo mund tė bėhet shumė lehtė, pa pikė kompleksiteti.

    Dihet qė aktorėt kanė mundėsi shumė tė vogėl nė Shqipėri pėr tė bėrė profesionin e tyre. Ke pasur fat apo ke ditur tė ndjekėsh hapat e duhur? Bukuria ėshtė privilegj nė rastin tėnd?

    Qė tė startosh, tė duhet pak fat, por duhet tė jesh i zoti qė mė tej tė ecėsh me hapat e duhur dhe me maturi. Megjithatė, unė jam pėrpjekur tė eci mbi dy gjėrat kryesore tė ketij profesioni: talentin dhe punėn. Talentin ma ka dhuruar Zoti dhe unė pėrpiqem ta kultivoj, ndėrsa sa pėr punėn mund tė them qė jam natyrė e palodhur, energjike dhe dinamike, aq sa ndonjėherė kur kam shumė punė, harroj tė ushqehem dhe prandaj kam ngelur 47 kg. Sa pėr bukurinė, mendoj se ka shumė femra aktore tė bukura, por pak tė talentuara, privilegji ėshtė aftėsia qė ke t’i pėrdorėsh tė dyja. Nė tė kundėrt, do biesh pre e bukurisė dhe njerėzit thjesht do tė tė pėrdorin pėr kėtė gjė dhe kaq.

    Gjatė periudhės qė je shfaqur nė “Sketch show”, ke marrė ndonjė ofertė pėr ndonjė rol, apo pėr tė qenė imazh?

    Nė fakt, jam nė diskutime pėr njė shfaqje, si dhe pėr njė rol nė njė film, ndėrsa pėr imazh mendoj se duhet ta ruaj pak imazhin tim tani pėr tani. Gjithsesi, ėshtė ende fillim viti pėr tė rėnė dakord pėr ēka mė ofrohen.

    Cila ėshtė jeta jote jashtė aktrimit, bėn njė jetė plot argėtim, apo preferon qė pjesėn tjetėr jashtė televizionit tė jesh e padukshme?

    Bėj njė jetė mė se normale, si tė gjithė njerėzit edhe unė. Punoj si regjisore dublimesh nė “Albania Production”, jetoj me prindėrit, familjen time tė vogėl ende s’e kam nisur, dhe natyrisht e rrethuar nga kolegėt e miqtė e mi mė tė mirė.

    Kur do tė riktheheni sėrish nė ekran me “Sketch Show’, dhe ēfarė tė rejash do tė ketė nė sezonin e ri?

    Nuk di tė them ende pėr momentin, pasi producentėt aktualisht janė duke menduar pėr formatin e sezonit tė ardhshėm.

    PanoramaPlus

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:02