BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Adelajda Xhamani: Prapėsitė e mia nė Medresenė e Shkodrės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Adelajda Xhamani: Prapėsitė e mia nė Medresenė e Shkodrės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/2/2012, 12:56

    Adelajda Xhamani: Prapėsitė e mia nė Medresenė e Shkodrės! 0917

    Ajo mund tė quhet vajza qė theu mentalitetet. Nga fanatizmi qė e shoqėroi gjithė jetėn, vendosi ti marrė vetė frenat nė dorė, e fshehurazi tė gjithėve, tė bėnte pjesė nė Big Brother e pėr mė shumė, tė krijonte aty njė histori dashurie tė cilėn e ka pranė edhe sot, historinė me Bjordin. Nga njė qytet i vogėl e i mbyllur si Kavaja, nė Tiranėn e madhe, 24 orė nė 24 nė sytė e tė gjithėve.

    Megjithatė duke zbuluar historinė e gjimnazit tė Adelajdes, kuptojmė qartė, se herėt a vonė, karakteri i saj luftarak do e bėnte tė ishte jo mė njė vajzė e ndrydhur nga tė tjerėt, por ajo qė ėshtė sot, e zonja e vetes nė pėrballimin e sfidave.

    Nė momentin qė ju dolėt nė Big Brother si njė nga katėr finalistėt, u zbulua dhe njė pjesė e jetės suaj, qė ishte njė fotografi me shami. Keni bėrė shkollė fetare apo gjimnaz?

    Unė vij nga njė familje shumė besimtare myslimane dhe, qė kur kam qenė e vogėl jam edukuar me fenė dhe ritet fetare. Mė shumė se sa unė, kjo ka ndikuar te motra ime e cila pasi studioi nė Turqi erdhi nė Shqipėri me shami. Shoqata e shkollės sė saj mbėrriti vetėm pak kohė mė pas me misionin pėr tė hapur njė shkollė fetare nė Shkodėr ku motra ime fitoi tė drejtėn pėr tė qenė mėsuese. Kėshtu qė prindėrit e mi donin qė unė tė vazhdoja Medresenė.

    Po ju donit?

    Sigurisht qė edukata me tė cilėn isha rritur mė drejtoi ta pranoja me shumė dėshirė kėtė zgjidhje.

    Pėr sa kohė vazhduat atje?

    Studiova dy vjet, sepse motra u shkėput nga puna dhe meqė isha e vogėl prindėrit kishin merak tė mė linin vetėm, kėshtu qė u ktheva nė Kavajė.

    Ēfarė lėndėsh studionit?

    Kishim programin e Gjimnazit plus lėndėt fetare.

    Si ishin ato dy vjet, ēfarė bėnit?

    Unė kam qenė njė adoleshente shumė mistrece, antikonformiste, isha e para qė thyeja rregullat nė vend qė ti zbatoja dhe, shumė llafazane. Pėr mua ato ishin dy vite shumė tė bukura si nga ana e fesė dhe nga eksperienca njerėzore. Gjatė kėsaj periudhe kam mėsuar shumė, sepse doja ta studioja fenė time, jo vetėm e ndikuar nga medreseja, po mė tepėr nga kurioziteti qė kisha unė vetė pėr fenė. Zbulova qė feja ime ėshtė shumė e bukur, e dua shumė fenė time dhe qė nga ajo kohė jam besimtare. Pėr post kėsaj, periudha e Medresesė mė ka ndihmuar tė shkėputem nga shtėpia, tė mėsohesha me jetėn, shoqet mu bėnė familja ime e dytė. Kujtoj ditėn e parė qė do shkoja nė Shkodėr. Babi kur mė pėrcolli te dera nisi tė qante. S’e kisha parė ndonjėherė duke qarė sepse ishe tip serioz dhe i mbyllur, dhe s’mė hiqet nga mendja ai moment.

    Si ka qenė njė ditė e jotja nė Medrese?

    Konviktin e kishim brenda pėr brenda shkollės e cila rrethohej me mure tė larta, rregulla strikte. Ishim vetėm vajza. Deri nė drekė ishim nė shkollė, mė pas njė periudhė e shkurtėr pushimi pastaj studim.

    Kishit televizor?

    Jo nuk kishim televizor as telefon.

    Po si argėtoheshit atje?

    Ēuditėrisht e parė kėshtu duket sikur ne s’jetonim por nė fakt ne zbaviteshim shumė me njėra-tjetrėn. Diskutonim, bėnim shaka…

    Dilnit ndonjėherė?

    Dilnim gjithmonė tė organizuar ose fundjavave kur ktheheshim nė shtėpi.

    Po cilat ishin prapėsitė e tua?

    Njė herė kur isha nė Kavajė bleva rreze lazer dhe ngacmoja nga konvikti pallatin pėrballė. Aq tė mbyllur ishim sa qė na bėnte pėr tė qeshur ēdo kontakt qė kishim me jashtė. Po ashtu theva dhe njė rregull, futa njė celular fshehurazi (qesh). Ndonjėherė zgjoheshim natėn tė uritura dhe unė isha organizatorja qė sajoja hyrje fshehurazi nė mensė… u shumė e shumė histori tė tilla.

    Dy vitet e dyta tė shkollės sė mesme ju i bėtė nė Kavajė. Ju erdhi keq qė u larguat?

    Shumė keq. Ditėt e fundit si harroj se sa shumė qanim bashkė me gocat, tamam sikur do iknim nė luftė. Ajo ishte ndarje pėr ne dhe ashtu ndodhi pasi jetėt tona morėn drejtime tė ndryshme.

    Po shkolla e mesme nė Kavajė si ishte?

    U riktheva te shoqėria ime e vjetėr. Nuk ishin mė si nė 8-vjeēare, kishin ndryshuar, ishin rritur. Unė e shihja veten pak jashtė tyre. Megjithatė kisha lėnė familjen time nė Shkodėr, shoqet e mia, pėr tu rikthyer te familja e vėrtetė. Familja ime ishte shumė fanatike, mė kontrollonin gjithė kohės, por edhe kėtij mentaliteti i shpėtoja ndonjėherė me vajtjen nė ndonjė mbrėmje fshehurazi. Shyqyr qė mbrėmjet atėherė bėheshin ditėn. Nuk isha nxėnėse e dalluar, sepse nuk mėsoja. Lexoja vetėm para se tė vinte mėsuesi nė klasė. Megjithatė prapė dola mirė sepse kam njė veti qė i fiksoj shpejt ato qė lexoj.

    Tani qė ke ardhur nė Tiranė si tė duken gjimnazistėt nė krahasim me veten tėnde?

    Unė jetoja nė periudhėn qė s’dinim tė visheshim. Unė nė gjimnaz vishja taka, bluza tė holla, vathė tė mėdhenj, lyhesha fshehurazi. Ndėrsa sot mė pėlqejnė gjimnazistet se vishen thjesht, me atlete, nuk lyhen shumė.

    Po pėr sa i pėrket lirisė?

    Nuk e di se si janė sot, por di tė them vetėm njė gjė, qė sa mė tė lirė tė jenė gjimnazistėt aq mė tė pėrgjegjshėm bėhen. Sa mė shumė besim tė kenė prindėrit tek ata, aq mė shumė do rezervohen.

    Njė kėshillė pėr gjimnazistet qė jetojnė nė qytete ku mentaliteti mbizotėron ende apo nė fshatra?

    Ju lutem shumė, mundohuni tė mos merrni vendime tė rėndėsishme pėr jetėn tuaj sa jeni gjimnazistė sepse ėshtė njė periudhė, njė moshė, qė njeriu nuk ėshtė i aftė tė vendosė mė tė mirėn pėr veten. Dhe koha kurrė nuk kthehet kurrė pas.

    Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:24