BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alkena e BB: ”Nuk jam e lindur pėr martesė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alkena e BB: ”Nuk jam e lindur pėr martesė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/2/2012, 14:46

    Alkena e BB: ”Nuk jam e lindur pėr martesė” 0927

    Alkena Dervishaj, 22 vjecarja nga Peja e cila u bė e njohur pas hyrjes nė spektaklin e ‘’Big brother’’ vazhdon tė jetojė ashtu sic dėshiron vet ajo. Hobi i saj ėshtė politika, literatura dhe filmi. Ajo kishte hyrė nė kėtė spektakėl pėr tė ndryshuar imazhin e femrės nga Kosova. U fut nė shtėpinė e famshme ditėn e parė dhe u rradhit e 11 si mė e votuara.

    Vajza kontraverse nga Kosova, ka njė mėnyrė interesante tė tė menduarit dhe tė tė jetuarit. Ėshtė shumė e vecantė dhe gjithmonė komenton gjėrat e pahijėshme tė cilat i pėrjeton shoqėria nė Kosovė e Shqipėri. Ajo shpesh kritikon edhe politikat dhe politikanėt nė Prishtinė e Tiranė ndaj qasjes sė varfėrisė.

    Ish banorja e BB rrėfehet pėr jetėn e saj, se si e koncepton ajo martesėn si institucion, planet tė cilat mendon qė t’i realizojė, si ka qenė jeta e saj si fėmijė dhe si e ka jetuar ajo adoleshencėn, kur e ka djegur flaka e dashurisė. Kėto dhe shumė gjėra tė tjera mbi Alkena Dervishaj mund tė lexoni nė kėtė intervistė tė hapur qė ”Vip Albania” realizoi me tė.

    Nėse pėr njė moment Alkena do tė mbyllė sytė dhe do tė kujtojė fėmijėrinė, cilat janė imazhet qė shfaqen para jush?

    Ėshtė njė kukull qė cuditėrisht mu kujtua teksa po lexoja pyetjen, kishte flokė tė shkurta ma bleu mami pėr ditelindje, mburresha pranė saj mė dukej vetja mė e bukur. Nė kėtė intervistė nuk dua tė kujtoj imazhet e kėqija qė i kishim ne si fėmijė nė Kosovė. Isha shumė e ledhatuar nga babi, isha princesha tij, dhe vazhdoj tė jem.

    Meqė e nisėm kėtė bisedė nga kujtimet, mund tė na thoni ē’tip fėmije keni qenė?

    Isha shumė e dhėnė pas librave dhe informacionit, nuk arrita tė pėrjetoj adoleshencėn, mė duket sikur e kam kaluar pa e vėnė re aspak, isha mė e rritur dhe mė e pjekur sesa moshataret, kjo me siguri se jam shoqėruar gjithmonė me mė tė rritur. “Gabimet” e adoleshencės i kam evituar duke i parė tė tjerėt. Nuk ėshtė pėr t’u krenuar qė nuk e jetova atė moshė plotėsisht, por mė dha shumė pėrparėsi nė anėn tjetėr, u pregatita mė herėt pėr sfida.

    Po pėr adoleshencėn tuaj ē’mund tė na tregoni?

    E “dashuruar” pafundėsisht nė Sean Conneryn kur i kisha 13 vjec, shpesh edhe ėndėrroja me sy hapur..

    Alkena e BB: ”Nuk jam e lindur pėr martesė” Alkena

    Kur ju ka djegur pėr herė tė parė ajo “flaka” e dashurisė fėmijėrore pėr njė mashkull dhe si?


    I pėrkas tipit tė femrave qė koncepti i martesės nuk egziston, mendoj qė nuk jam e lindur pėr tė, dhe planet e mija pėr tė ardhmen sado qė duken egoiste, nuk pėrfshijnė njė mashkull nė to. Do e ndaj jetėn me njerėz qė mė duan qe i dua dhe qė kemi gjuhė tė pėrbashkėt, por njė martesė si institucion dhe njė mashkull gjithmonė pranė, do tė mund edhe t’i pėrgjysmojė ambiciet e mija. Jam e martuar pafundėsisht me atdheun dhe karrierėn time.

    Keni dashuruar ashtu siē keni dashur?

    Kam dashuruar sic kemi dėshiruar, por kam fatin qė tė kem shumė nga ajo ndjenjė brenda dhe rreth meje. Dashurinė e gjej kudo, nė yje, hėnė, pika tė shiut, nė tokė, tek njė plak tek njė fėmijė tek njė libėr, cdo sekond….

    Nuk e keni kuptuar nėse keni dashuruar ndonjėherė, apo nuk thuhet?

    Dashuria vjen pa a kuptuar, por tė skllavėron, dhe kush e kupton mė mirė mbretin e tij sesa skllavi!?
    Tė pėlqen flirti?

    Flirti – sfidė pėr mua. Derisa e sfidon karakterin tim, e pranoj me shumė interesim. Lojėrat e tilla e ushqejnė egon time, por qė mė duhet njė “kundėrshtar” tipik.

    E ke kuptuar pse i tėrheq dhe je e pėlqyer nga meshkujt?

    Po tė kisha kuptuar pse pėlqehem nga mashkujt ose edhe nga femrat do i pėrdorja ato armė ndoshta mė shpesh (shaka), janė gjėra qė rrjedhin. Besoj qė spontaniteti dhe origjinaliteti, tė paktėn unė do tė dashurohesha nė kėto tipare tė mija (qesh).

    Ē’ėshtė erotizmi pėr ty?

    Erotizmi, ta spjegoj nė mėnyrė figurative, ėshtė si kėngė franceze nėn dritėn e hėnės rrugėve tė Gjirokastrės, ėshtė dicka shumė delikate qė vetėm mund ta idealizoj, kurrsesi tė spjegoj me fjalė…

    Alkena e BB: ”Nuk jam e lindur pėr martesė” Alkena4-200x300

    Mendon se femrat turpėrohen ta shfaqin dhe shprehin romantizmin e tyre?

    Pėrkundrazi, meshkujt e kanė kėtė ves. Kjo ideja e tė qenurit IN dhe nė Europė gjithėsesi ju ėshtė ngulitė sė prapthi, tė qenurit romantik nuk ėshtė OUT, ėshtė xhentilėse. Personalisht meshkujt jo xhentil as nuk i marr parasyshė, qofshin vetėm shokė apo edhe mė shumė.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:40