BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Jani Tane: “Sot punohet pak nė emisionet pėr fėmijė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Jani Tane: “Sot punohet pak nė emisionet pėr fėmijė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/2/2012, 07:36

    Jani Tane: “Sot punohet pak nė emisionet pėr fėmijė” 0932

    Flet regjisori i emisioneve pėr fėmijė nė RTSH, Jani Tane

    Ai flet qartė, por me timbėr. Plot 28 vjet nė RTSH, kanė lėnė tek ai gjurmė tė mėdha nė ish gjigandin e medias sė parė vizive shqiptare. Qysh nė fillimet e tij ai u mor me emisionet pėr fėmijė deri sa u largua nga ai institucion, qė shėrbeu si trampolinė pėr tė gjithė. Sipas tij, sot pak punohet pėr emisionet pėr fėmijė.

    Kur e ka mbaruar Jani, Institutin e Lartė tė Arteve?

    Unė e kam mbaruar Akademinė e Arteve pėr aktrim nė vitin 1972. Ishte njė gėzim tė mbaroje pėr aktrim nė atė kohė. Nė shtator fillova punė nė RTSH.

    Si ishte mė parė RTSH pėr ty?

    Njė ėndėrr e madhe. Njė ėndėrr e largėt. E shikoja antenėn nė majė tė godinės dhe se, besoja kurrė se njė ditė mund tė futesha brenda saj si regjisor. Ishte njė godinė e mistershme pėr mua. Ata qė punonin aty mė dukeshin njerėz tė veēantė, ndryshe nga ne, shumė tė pėrgatitur. Sa herė kaloja pėr tek Qyteti Studenti, ku dhe flija mė dukej se i largohesha kur po afrohesha.

    Si t’u duk shtatori i vitit 1972 kur fillove punė nė RTSH?

    Kur ngjita shkallėt u futa brenda dhe mė dhanė emėrimin vetėm atėherė thashė me vete se m’u realizua ėndrra mė e bukur nė jetė.

    Kur shkove nė RTSH, kush ishte drejtor?

    Drejtor ishte Todi Lubonja dhe regjisor i famshmi Mihallaq Luarasi. Ata tė dy donin tė ngrinin Teatrin e Televizionit si ishte Teatri Kombėtar apo teatrot e rretheve. Pra, donin tė ngrinin njė teatėr specifikė, qė se kishte as Kinostudioja. Pra, ishin hedhur idetė pėr rubrikėn e teatrit brenda televizionit. Por, mė mbrapa doli nė shesh Festivali i famshėm i 11-tė nė vitin 1974 dhe ēdo gjė u la nė mes. Atėherė Todi Lubonja kishte bėrė dhe dramėn “Njollat e murrme”. Kėshtu, ai pas kėtij momenti u largua dhe u dėnua. Kėto ide ranė. U shkėrmoqėn.

    Ju me ēfarė detyre u emėruat nė kėtė kohė nė RTSH?

    Unė u caktova si asistent/regjisor me njė nga operatorėt e parė shqiptarė, njė njeri shumė i mirė, Muharrem Kondaj njė nga operatorėt mė tė mirė dhe mė tė talentuar tė TVSH-sė. Tani mund tė ketė shumė operatorė, por nė ato kushte kishte shumė pak. Regjisor i atėhershėm ka qenė Mėrkur Bozgo. Ishte njė ndėr regjisorėt mė me eksperiencė nė TVSH, i cili me eksperiencėn e tij, me punėn e tij tė palodhur, mė kanalizoi drejt anės vizive. Kjo pėr mua ishte e panjohur atėherė. Nė televizon unė bėra dy vjet stazhin, sepse ashtu ishte atėherė.

    Po diplomėn me ēfarė teme e mbrojte?

    Temėn e diplomės e mbrojta me montazhin. Regjisor i montazhit ishte Ismail Balla. Unė atė e kam vlerėsuar dhe e vlerėsoj shumė. Ai ishte konsulenti im dhe mė orientoi me tė gjitha sa dinte rreth montazhit. Ja di pėr nder. Pa montazh s’ka film, as artistikė as dokumentar.

    Kur filluat nė redaksinė e fėmijėve?

    Fill mbasi mbrojta diplomėn u emėrova nė sektorin e emisioneve pėr fėmijė. Filluam tė punonim me tė gjitha gjinitė e etėrsisė pėr fėmijė dhe po pėrgatiteshim pėr Teatrin e Fėmijėve nė ekran. Filluam pėrgatitjen e Koncertit tė Vitit tė Ri pėr fėmijė me fabul. Shaqir Rexhavelaj ka qenė regjisor i koncertit pėr tė rritur me estrada me skeēe dhe etyde. Ne krijonim koncert tė mirėfilltė me skenar pėr fėmijė. Unė jam krenar qė kam qenė nė kėtė redaksi se aty krijohej gjithmonė, ishe nė lėvizje. Para meje ka qenė Myzejen Nepravishta, Dhoksi Petaj, qė i kujtoj me respekt. Nė kėtė plejadė isha dhe unė. Mė vonė filluam dhe filmat artistikė pėr fėmijė.

    Sa filma tė tillė keni xhiruar?

    Unė kam xhiruar katėr filma artistikė. “Gjyshi partizan”, 1979, mori pjesė nė njė nga festivalet nė Itali. “Prindėr tė vegjėl” njė film shumė i arrirė, ku luanin Bujar Asqeriu, Marjeta Lajrja i realizuar nė vitin 1981. Ky film kishte skenar tė Adelina Balashit. “Ngjarje nė liqen” etj…Kėtu kam qenė regjisor.

    Kur u larguat nga TVSH?

    Nė vitin 1997 kur filluan ngjarjet nė Shqipėri, ngjarjet e firmave Piramidale. Shkova nė Itali dhe ndenja aty. Pėr mėse 14 vjet jam marrė me dokumentarė, me dasma, me emigrantėt, merrem me filmime pagėzimesh. Aty bashkėpunoj me dy shoqata shqiptarėsh, “Skėnderbeg” dhe “Ilirida”. Unė do tė veēoj festat e Nėntori, ku xhiroj pasi tani nė Itali kam studion time.

    Sa vjet keni punuar nė TVSH?

    Plot 28 vjet, pa ndėrprerje. Afėrsisht tre dekada. Kam kujtime shumė tė bukura. Kemi shumė filma, kemi shumė emisione dhe cikle dokumentarėsh.

    Cilin keni patur si orientim nė punėn tuaj, nė emisionet e fėmijėve?

    Pėrveē regjisorėve si Mihallaq Luarasi etj., si televizion kam pasur dhe kam RAi-n. Ai mbetet televizion orientues pėr tė gjithė televizionet nė botė. Edhe aty ku jam RAI ėshtė mėsuesi mė i mirė. Ndihem gjithmonė i karrikuar me emisionet e tij. Kam njė bagazh sa s’di ku t’i pėrdor. Sot kėtu ka regjisorė tė rinj dhe s’krijojnė hapėsira. Franko Xefireli ėshtė njė nga regjisorėt mė tė vjetėr tė RAI-t, por e mbajnė si gjeneral vetėm pėr tė bėrė imazhin e RAI-t nė emisione tė veēanta, pra tė bėjė pėrmirėsime. Nė Itali regjisorėt kanė respekt pėr njėri -tjetrin, gjė e cila mungon tek ne. Ata e ftojnė njėri- tjetrin nė emisione.

    Kur keni konkurruar pėr aktrim, cilin keni pasur nė komision?

    Ishte viti 1968. Kisha shumė projekte dhe dėshira nė kokė. Unė jam nga Korēa dhe banoja nė Korēė. Godinėn e teatrit e kisha shumė afėr. Aty shikoja me admirim regjisorin e madh Dhimitėr Orgocka dhe Pandi Raidhin. Unė shkoja pas skenės dhe i ndiqja. Nė gjimnaz kisha njė pasion tė madh pėr teatrin, por sidomos pėr filmin. Tek filmi ngulesha mė shumė. Pikėrisht nė kėtė kohė nė Korēė vjen regjisorja e talentuar Drita Agolli me aktorin Minella Borova. Kėta bėnė pėrzgjedhjet e studentėve. Mua mė kėrkuan njė monolog “dale mos se kam njė fjalė, se mė rrjedhin djersėt valė” tė Nolit dhe njė kėngė me kitarė. Konsulent kisha Minella Borovėn. Kėta tė dy mė dhanė njė notė kaluese. Edhe kur konkurrova ishin kėta tė dy nė komision dhe Mario Ashiku. Ata mė dinin se kush isha.

    A ke pasur rastin ta takosh Enver Hoxhėn?

    Kam pas rastin ta takoj dy herė. Njėherė nė Pallatin e Brigadave ku ēuam fėmijėt mė tė dalluar tė Republikės, nga Vermoshi nė Konispol. Mė caktuan si regjisor tė atij takimi. Drejtori Televizionit ishte Marash Hajati. Ishin 500 fėmijė, ku ishte ftuar dhe Cirku iTiranės. Kamerat i kishim vendosur nė disa pika tė veēanta. Por fėmijėt, fėmijė nuk kanė protokoll. Kamerat i ēuam lartė mbi lartėsinė e fėmijėve. Nė atė ditė isha shumė afėr tij, ku tė gjithė fėmijėt ju mblodhėn rreth e qark. U sulėn mbi tė. Ai i pėrqafonte duke qeshur. Hera e dytė kur ne kishim dalė nga Instituti i Lartė i Arteve, pas dhe e pamė qė ai bėnte njė xhiro jashtė vilės afėr nesh. Kur po kalonte, ai na pa dhe na u afrua. Na pėrshėndeti dhe na pyeti pėr mėsimet, a mėsonim. “Si ju venė punėt”,- na tha, ndenji 5 minuta me ne. –“Duhet tė mėsoni,- na tha,- pasi atdheu ju do tė shkolluar”.

    Rolet

    Kam qenė dy minirole kur isha student, d.m.th rol episodik. Filmi i parė ka qenė “Yjet e netėve tė gjata” rol episodik, me regjisor Viktor Gjika. Role figuranti.

    Kur je ndjerė mirė si regjisor?

    Kur mė kanė falėnderuar pėr punėn. Pra, kur kemi marrė stimuj moral, se pėr material s’bėhet fjalė.

    Si ka qenė shoqėria nė sistemin monist?

    Shoqėria na mbante. Kishim shoqėri tė pastėr, pa interes. Ishim tė lidhur shumė me punėn dhe me njeri- tjetrin.

    Si ka qenė shkolla shqiptare e aktrimit?

    E nivelit tė lartė. Regjisorėt dhe aktorėt tanė mund tė konkurrojnė kudo. Kishim shumė kėrkesė llogarie.

    A punohet sot po aq sa dje pėr emisionet pėr fėmijė?

    S’mund tė them se sot nuk punohet apo nuk ka, por nė regjimin komunist kishte shumė kėrkesė llogarie. Njė emision kalonte nė fije tė perit. Kaloje nė shumė kanale deri sa tė miratohej. Edhe emisione kishte shumė. Sot ka pak emisione tė tillė.”

    Albert Zholi Gazeta Telegraf

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:54