BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mbivleresimi i vetes, si ndikon te ne!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mbivleresimi i vetes, si ndikon te ne!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/2/2012, 15:48

    Mbivleresimi i vetes, si ndikon te ne! Images

    “Pėr vite me radhė, psikologėt kanė vėnė re se njerėzit janė tė prirur tė mbivlerėsojnė veten dhe aftėsitė e tyre”, thotė pėrgjegjėsi i studimit Dominic Johnson, njė biolog i evolucionit nė Universitetin e Edinburgut nė Skoci. Sipas disa studiuesve tė tjerė, besimi i tepėrt nė vetvete ėshtė njė karakteristikė pozitive, na nxit tė bėhemi mė ambiciozė dhe tė vendosur. Megjithatė duke u bazuar te studimi, vetėvlerėsimi mund tė ketė edhe pasoja negative: mund tė na shtyjė qė tė bėjmė vlerėsime tė gabuara dhe tė marrim vendime tė rrezikshme. Por cila ėshtė arsyeja qė pavarėsisht mijėra viteve zhvillim, besimi i tepėrt nė vetvete ėshtė njė tipar ende dominues te qeniet njerėzore? Simulimet kompjuterike tregojnė se edhe njė ndjenjė e rreme optimizmi shpeshherė rrit mundėsitė e suksesit. “Deri tani mungonte njė shpjegim i kėnaqshėm se pėrse jemi tė prirur ta mbivlerėsojmė veten, por ky model i ri na jep mundėsi tė kuptojmė logjikėn e zhvillimit nė bazė tė kėsaj sjelljeje. Ndoshta ky tipar gjendet te ne nė mėnyrė krejt tė rastėsishme, megjithatė nėse e mbivlerėsojmė veten, ka njė arsye”, thotė Johnson.

    Teoria e lojėrave evolutive

    Johnson dhe kolegu James Fowler, nga Universiteti i Kalifornisė nė San Diego, kanė zhvilluar modelin e tyre duke pėrdorur tė ashtuquajturėn “teorinė e lojėrave evolutive”, pėr tė zbuluar se si sillen individėt nė konkurrencė njėri me tjetrin duke pėrdorur strategji tė ndryshme. Nė model, dy individė imagjinarė, X e Y, luftojnė pėr burimet nė dispozicion. Nėse tė dy kėrkojnė dhe luftojnė pėr t’i marrė ato, individi mė i fortė fiton dhe i drejton. Tė dy paguajnė njė kosto, sepse ndeshen me njėri-tjetrin.

    Nėse njėri individ kėrkon me ngulm burimet, i merr falas; nėse asnjėri nuk lufton pėr tė, logjikisht nuk mund tė marrė asgjė. Johnson ka nxjerrė nė dritė edhe dy aspekte tė rėndėsishme: pretendentėt mund ta mbivlerėsojnė ose nėnvlerėsojnė forcėn e tyre. Pėrveē kėsaj, mund tė ketė pasiguri, ose njė shkallė gabimi nė mėnyrėn qė njėri prej pretendentėve percepton forcėn e kundėrshtarit. Duke u bazuar te kėta faktorė, njė person mund tė vendosė ose jo qė tė luftojė pėr t’i marrė ato burime dhe nėse i dėshiron me ēdo kusht, duhet tė ndeshet me individin tjetėr pėr t’i marrė. Ky vendim bazohet te perceptimi i forcės personale, duke e krahasuar me forcėn e kundėrshtarit. “Bukuria e kėtij modeli ėshtė se aplikohet nė disa lloje situatash me tė cilat pėrballen individėt”, thotė Johnson.

    Studiuesit morėn individė tė brezave tė ndryshėm, tė cilėt kishin nivele tė ndryshme tė mbivlerėsimit tė vetes dhe nivele tė ndryshme tė gabimit nė vlerėsimin e aftėsive tė tjetrit, pėr tė parė se cilat strategji ishin mė efikase. Si nė zhvillimin e llojit fizik, strategjitė mė tė mira “mbijetonin” dhe u transmetoheshin brezave pasardhės. Rezultatet tregojnė se mbivlerėsimi i vetes ka avantazhe vetėm atėherė kur kemi pasiguri pėr aftėsitė e kundėrshtarit dhe kur frytet e ēmimit nė fjalė janė mė tė mėdha se kostot. “Le tė supozojmė pėr shembull sikur unė dhe ajo pėrballemi pėr marrjen e pasurive tė caktuara”, thotė Johnson. “Pėr sa kohė ka paqartėsi rreth kėsaj pasurie dhe ajo vlen mė shumė se kostoja qė sjell pėrballja, strategjia mė e mirė ėshtė mbivlerėsimi i vetes”. Pėr shembull, nėse njerėzit pėrpiqen tė marrin medoemos njė ishull qė ka rezerva nafte, fakti qė ta bėjnė tė tyren naftėn mund tė vlejė njėqind miliardė dollarė, ndėrkohė qė kostoja e njė lufte mund tė jetė rreth dhjetė miliardė dollarė. “Por nėse kostoja e konfliktit ėshtė mė e lartė se njė e mirė qė ka pak vlerė, atėherė ėshtė shumė mė mirė qė tė jemi tė kujdesshėm”.

    Mbivlerėsimi i vetes funksionon edhe nė shoqėritė e zhvilluara?

    Sipas Daniel Blumstein, njė biolog i Universitetit Kalifornia tė Los Anxhelosit, studimi ofron disa justifikime pėr njė fenomen tepėr tė pėrhapur nė shumė situata aktuale, njerėzit besojnė jashtėzakonisht tek aftėsitė e tyre dhe kjo gjė ka krijuar probleme serioze. Johnson hedh hipoteza se kjo sjellje pėr shembull mund tė ketė kontribuar nė zhytjen nė krizėn ekonomike globale tė vitit 2008 dhe nxitjen e luftėrave si pushtimi i Irakut nė vitin 2003. Nė fakt kjo strategji qė ėshtė zhvilluar nė shoqėritė e vogla, mund tė jetė mė pak efektive nė shoqėritė komplekse dhe tepėr tė zhvilluara. Pėr shembull, optimizmi i tepėrt i vendimmarrjes pėr tė pushtuar njė vend tė largėt mund tė zhvillojė njė “konflikt evolutiv”. Johnson e krahason mbijetesėn e kėsaj sjelljeje, si tiparin kryesor tė asaj qė e nxit njeriun tė preferojė ushqime me shumė kalori (“qė me siguri e ka pėrdorur edhe nė tė kaluarėn”), kur ushqimet me shumė kalori ishin me pakicė, por qė tani nuk janė mė mollė e ndaluar qė kemi njė fast food nė ēdo cep.

    Sipas Robert Trivers, ekspert nė zhvillimin social nė Universitetin Rutgers, mbivlerėsimi i vetes mund tė ketė njė avantazh tjetėr, tė paktėn pėr meshkujt. Tek meshkujt kjo karakteristikė spikatet mė shumė se sa te femrat, qė i ndihmon nė dy rrethana pėr zhvillimin e tyre tradicional: pėr tė luftuar rivalėt dhe pėr tė joshur femrat. “Nė tė dyja rastet, meshkujt vlerėsohen edhe nė bazė tė nivelit tė besimit nė vetvete”, thotė Trivers. Gjatė njė pėrballjeje, pėr shembull, njė qėndrim sfidues mund ta prapėsojė kundėrshtarin. Madje jo vetėm kaq: sipas studiuesit ka shumė pak gjėra qė shuajnė tėrheqjen fizike, ose romanticizmin si mungesa e vetėbesimit e personit tjetėr. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 28/4/2024, 09:37