BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shuhet poetesha polake, nobelistja e cilėsuar si “Moxarti i vargjeve”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shuhet poetesha polake, nobelistja e cilėsuar si “Moxarti i vargjeve”

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/2/2012, 15:51

    Shuhet poetesha polake, nobelistja e cilėsuar si “Moxarti i vargjeve”  Wislawa-szymborska

    Wislawa Szymborska

    Ishte shumė romantike, e heshtur, e mbyllur herė pas here nė vetvete dhe njė duhanxheshė e jashtėzakonshme. Qė nga e mėrkura, Polonia dhe bota do tė ketė njė poete dhe njė shpirt tė bukur dhe tė rebeluar, mė pak. Wislawa Szymborska, e cila nė vitin 1996 mori ēmimin ‘Nobel’ pėr letėrsinė, ndėrroi jetė nė Krakow, nė moshėn 88-vjeēare.

    Shkak u bė njė kancer nė mushkri tepėr agresiv qė e vuri pėrposh poeten. Kjo zonjė e poezisė, nė momentin qė mori ēmimin e famshėm pėr letėrsi (e pesta nobeliste e lindur nė Poloni qė kur u krijua ēmimi nė vitin 1901), nė fakt kishte pak vepra letrare nė CV-nė e saj artistike. Vetėm 200 poema tė saj ishin publikuar nėpėr periodikė dhe nė disa vėllime tė hollė pėrgjatė njė gjysmė shekulli, ndėrkohė qė nė tėrėsi, gjatė gjithė jetės ajo shkroi 400 poema. Kjo ėshtė arsyeja qė njoftimi i komisionit tė ēmimit e gjeti shumė nė befasi vetė poeteshėn, e cila ka jetuar njė jetė personale shumė intensive. Sipas atyre qė e kishin pranė nė momentin kur mori vesh pėr ēmimin, ajo “thuajse u paralizua nga pėrshtypja qė i bėri njoftimi”. Szymborska, pjesėn mė tė madhe tė jetės sė saj e ka kaluar nė kushte shumė modeste dhe kryesisht nė qytetin e vjetėr universitar tė Krakovit, duke punuar pėr revistėn “Zycie Literackie” (“Jeta Letrare”). Herė pas here publikonte ndonjė vėllim tė hollė me poezi, e megjithatė nė vendin e saj ishte shndėrruar nė njė figurė popullore, njė vend qė i ka shumė pėr zemėr poetėt dhe i cilėson si shpirtin e kombit. Ndėrkohė qė jashtė kufijve tė Polonisė ishin shumė tė paktė ata qė e njihnin nė tė vėrtetė punėn dhe veprėn e kėsaj poeteje. Poemat dhe poezitė e saj janė shumė tė qarta nė gjuhė dhe nė ide, ndėrkohė qė pėrkthimin nė gjuhė tė huaj ia ka vėshtirėsuar shumė mėnyra e saj pėr tė shpikur fjalė tė reja dhe pėr tė luajtur me fjalėt ekzistuese. Pjesa mė e madhe e veprės sė saj ka karakter meditativ dhe vėzhgues, por ajo ka shkruar edhe pėr vdekjen, torturat, luftėn, dhe madje edhe posaēėrisht pėr vetė Hitlerin, sulmi kundėr Polonisė i tė cilit nė vitin 1939, filloi edhe Luftėn e Dytė Botėrore nė Europė. Karrierėn e saj e nisi duke shkruar nė stilin e realizmit socialist. Koleksioni i parė i periudhės staliniste, me titull: ”Ja pėrse jetojmė”, doli nė shtyp nė vitin 1952 dhe u pasua dy vjet mė pas nga njė tjetėr koleksion me temė gjithashtu ideologjike: ”Pyetjet qė i bėj vetes”. Disa vite mė pas ajo i tha poetit dhe kritikut, Edward Hirsch: ”Kur isha e re, ka pasur njė moment nė tė cilin besova nė doktrinėn komuniste. Doja tė shpėtoja botėn pėrmes komunizmit. Por shumė shpejt e kuptova se kjo nuk do tė funksiononte, nuk po funksiononte dhe se ishte njė gėnjeshtėr, por kurrsesi nuk do ta mohoja kėtė fazė tė jetės sime. Nuk e kam bėrė kurrė. Nė hapat e parė tė punės sime krijuese e kam dashur njerėzimin me tė gjitha forcat. Doja me tė gjitha mėnyrat qė tė bėja diēka tė mirė, tė mirė pėr tė gjithė. Shumė shpejt e kuptova se nuk ishte e mundur qė ta shpėtoja njerėzimin”.

    Nė vitin 1957, poetesha dha dorėheqje si nga komunizmi, ashtu edhe nga poezia, ose nė mirė nga mėnyra e hershme e tė krijuarit vargje. Dhjetėvjeēarė mė pas ajo u pėrfshi dhe ishte shumė aktive nė lėvizjen “Solidariteti”, qė u ngrit kundėr qeverisė komuniste polake nė fund tė viteve ’80. Gjatė periudhės sė ligjit ushtarak qė u vendos nė vitin 1981, ajo i publikoi poemat e saj me pseudonim dhe nė shtypin ilegal. Ka kėmbėngulur gjithmonė se poezia e saj ėshtė personale dhe jo politike, por sigurisht, duke qenė se politika ėshtė pjesė e jetės, ajo e pėrfshinte edhe atė nė poezitė e saj. Sipas njė kritiku, kjo poete kishte njė kėndvėshtrim shumė tė veēantė pėr jetėn, aq tė veēantė sa asnjėrit nuk do t’i shkonte ndėr mend, sipas tij, pėr 1 milion vjet. Kėshtu pėr shembull, njė nga poezitė e saj mė tė famshme ėshtė njė elegji qė ka shkruar pėr njė person tė dashur, por nga kėndvėshtrimi i maces sė tij. Poezia quhet: “Macja nė apartamentin e zbrazur”.

    Vdis – nuk mund t’ia bėsh kėtė njė maceje
    E ē’mund tė bėnte njė mace nė kėtė rast
    Nė njė apartament tė zbrazur?
    Tė ngjitej nėpėr mure?
    Tė fėrkohej pas mobilieve?
    Gjithēka duket e njėjtė kėtu
    Por asgjė nuk ėshtė mė e njėjta
    Asgjė nuk ka lėvizur
    Por ka mė tepėr hapėsirė kudo
    Netėve nuk ndizet mė drita
    Nėpėr shkallė dikush ngjitet sėrish
    Por janė hapa tė rinj
    Diēka nuk nis mė nė kohėn e caktuar
    Diēka nuk ndodh mė sikundėr duhej
    Dikush ishte gjithmonė kėtu
    Por tani, me kokėfortėsi, ka vendosur befas tė zhduket

    Wislawa Szymbrska lindi nė 2 korrik 1923, nė afėrsi tė Poznanit, nė Poloninė Perėndimore. Kur ishte 8 vjeēe familja e saj u zhvendos nė Krakow. Gjatė pushtimit nazist ajo shkoi nė njė shkollė klandestine, duke rrezikuar dėnimin gjerman dhe mė pas studio letėrsi dhe sociologji nė universitetin prestigjioz tė Krakovit. Martesa me poetin Adam Wlodek pėrfundoi me divorc. Shoku i saj, shkrimtari Kornel Filipovitz, vdiq nė vitin 1990. Nuk pati kurrė fėmijė dhe asnjė tė afėrm tė familjes. Njė tjetėr poet nobelist polak qė fitoi ēmimin e letėrsisė nė vitin 1980, kur dėgjoi pėr kolegen e tij dhe ēmimin qė i dhanė tha: ”Ajo ėshtė njė person modest dhe e drejtė, dhe pėr tė ky ēmim do tė jetė njė barrė e tmerrshme. Edhe nė poezi ėshtė e mbyllur dhe reflektive. Ajo nuk ka shkruar kurrė poezi nė tė cilat tė rrėfejė jetėn personale”. Por nė veprėn e saj ajo shpreh shumė shpesh mirėkuptim dhe simpati pėr tė tjerėt, madje edhe pėr personazhe biblike, pėr ata qė u kthyen pas pėr tė parė nga Sodomi dhe u shndėrruan nė kolona kripe. Nė poezinė e saj, “Gruaja e humbur” ajo spekulon pėr kėtė ngjarje biblike:

    Ata thonė se pashė pas nga kurioziteti
    Por mund tė kem pasur arsye tė tjera
    Pashė nė zi vazon time tė argjendtė
    Krejt pa u menduar ndėrsa lidhja sandalen

    Libri i saj i fundit ėshtė “Kėtu”. Njė kritik ka shkruar pėr kėtė poete se, ajo shpesh shkruan shumė pėr njė subjekt tė vetėm. Ajo synon qė tė krijojė njė gjendje poetike tek lexuesit e saj, por edhe t’u thotė atyre gjėra qė nuk i kanė ditur mė parė apo pėr tė cilat nuk kanė menduar kurrė”. Kėshtu pėr shembull, nė fjalimin e saj para pjesėmarrėsve nė ceremoninė e marrjes sė ēmimit ‘Nobel’, ajo bėri disa shaka nė lidhje me jetėn e poetėve. Sipas saj, nga jeta e shkencėtarėve apo artistėve mund tė bėheshin filma shumė tė mirė, por sa i takon poetėve, pėr ta materiali jetėsor ėshtė shumė mė pak zbavitės dhe interesant. Sipas saj, puna dhe jeta e njė poeti ėshtė mė pak “fotozhenike” se ajo e njerėzve tė shquar tė profesioneve tė tjera. Njė poet shpesh qėndron i palėvizur, i shtrirė nė divan apo nė kolltuk apo duke parė muret. Herė pas here ky person, i fiksuar pas murit, mund tė shkruajė ndonjė rresht dhe pas nja 20 minutash ēohet, jo pėr tė shtuar diēka tjetėr nė fletėn ende tė bardhė, por pėr tė fshirė atė qė ka shkruar tashmė dhe mė pas kalon edhe njė orė tjetėr gjatė tė cilės nuk hidhet sėrish asnjė rresht nė letrėn e bardhė. “E kush do tė shihte njė film pėr jetėn e njė individi tė tillė?” - pyet ajo. Nė ceremoninė e ēmimit ‘Nobel’ e cilėsuan kėtė zonjė nga Polonia, si “Moxartin e poezisė” pėr bėrjen bashkė tė elegancės sė gjuhės dhe furisė bethoviane. Ajo, ndėr tė tjera, shquhej edhe pėr njė sens tė madh humori.

    Me rastin e vdekjes se poetes, ministri i Jashtėm polak, Radek Sikorski shkroi nė “Twitter” pėr vdekjen e saj: ”Njė humbje e pariparueshme pėr kulturėn polake”. Njė vit mė parė, presidenti i vendit, Bronislaw Komorowski, e nderoi zonjėn e madhe tė poezisė me vlerėsimin mė tė latė qė i jepet njė personi nė Poloni: “Urdhrin e Shqiponjės sė Bardhė”, pėr kontributin e saj tė madh nė kulturėn e vendit. Dhe me rastin e vdekjes, presidenti i vendit shkroi: “Pėr dhjetėvjeēarė ajo e furnizoi Poloninė me optimizėm dhe me besim nė pushtetin e tė bukurės dhe nė fuqinė e fjalės”. Ndėrsa ministri i Kulturės, Bogdan Zdrhevski, nė njė deklaratė bėrė me rastin e vdekjes sė poetes tha: ”Ajo kishte njė mirėkuptim shumė tė madh pėr njerėzit, kuptonte dobėsitė e njerėzve dhe kishte njė tolerancė tė madhe. Nga ana tjetėr, ishte shumė modeste dhe e pėrulur“. BotaSot

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 14:59