BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Uria, 1 miliard dollarė pėr tė shpėtuar fėmijėt e botės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Uria, 1 miliard dollarė pėr tė shpėtuar fėmijėt e botės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/2/2012, 15:53

    Uria, 1 miliard dollarė pėr tė shpėtuar fėmijėt e botės! Hungry-children

    Miliona fėmijė afrikanė vazhdojnė tė vdesin urie. UNICEF bėn njė apel pėr vendet e pasura: Mė shumė fonde, pavarėsisht krizės, pėr tė shpėtuar kėto krijesa tė pafajshme

    Ēdo gjashtė sekonda, njė fėmijė vdes nga uria nė botė. Kjo ndodh nė Bririn e Afrikės, tė pllakosur nga thatėsira e jashtėzakonshme, por edhe nė Punjabin pakistanez, nga pėrmbytjet katastrofike. Por kėtu nuk mund tė lėmė pa pėrmendur Korenė e Veriut, ku zitė e bukės janė fenomen i pėrvitshėm. Tė tjerė fėmijė janė vrarė gjatė konflikteve, nga dhuna apo luftėrat politike qė gjakosin Sirinė, Sudanin, Irakun, Bregun e Fildishtė, Jemenin apo territoret palestineze. Sigurisht qė pėr t’i shpėtuar tė gjithė nga kjo gjendje duhen para. Do tė mjaftonin vetėm 1.3 miliardė dollarė pėr tė shpėtuar 100 milionė fėmijė. Kjo, sipas llogarive tė UNICEF-it, qė i ka kėrkuar tė pasurve tė planetit nė raportin e tij, “Humanitarian action for children 2012”, i redaktuar nga Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr fėmijėt nė 25 territore tė botės tė prekur nga kriza tė rėnda. Njė pjesė e mirė e kėtyre fondeve, rreth njė miliard dollarė, duhen shpenzuar nė Afrikė, kontinentin mė tė varfėr, nė kėto muaj tė trazuar nga konfliktet dhe luftėra tė pėrgjakshme. Vendi qė ka mė shumė nevojė pėr para, d.m.th ai ku ka mė shumė persona qė kanė nevojė pėr ushqim dhe mbrojtje, ėshtė Somalia. Kėtu, sipas vlerėsimit tė UNICEF-it, duhen shpenzuar rreth 300 milionė dollarė, njė e katėrta e gjithė shifrės sė parashikuar pėr tė gjithė vitin nė vazhdim. Nė vitin 2011, Somalia ishte vendi i Bririt tė Afrikės qė vuajti mė shumė nga uria, pėr shkak tė njė thatėsie tė paprecedentė: 13 milionė qenie njerėzore vuanin pėr mungesėn e ujit tė pijshėm dhe shumė fėmijė humbėn edhe jetėn. Tetorin e kaluar, organizatat humanitare tė pranishme nė terren kishin vlerėsuar se ishin ende nė rrezik 750 mijė fėmijė. Po nė Afrikė, njė tjetėr vend i “frikshėm” ėshtė Sudani i Veriut, qė pas pavarėsisė aq shumė tė dėshiruar nga Kartumi, ėshtė mbėrthyer nė njė luftė tė paprecedentė mes tribuve tė ndryshme. Qė nga nisja e konfliktit me Sudanin Verior, mė shumė se 300 mijė persona janė pėrfshirė nė konfliktet pėrgjatė kufirit dhe 350 mijė kanė rihyrė nė pjesėn jugore tė vendit. Njė tjetėr plagė e kontinentit tė zi ėshtė Republika Demokratike e Kongos, nė veēanti nė rajonet e saj veriore dhe lindore, me njė shtrirje sa gjysma e Europės. Nė raport ėshtė shpjeguar me detaje se si pėr tė shpėtuar jetėt e tė vegjėlve kongolezė, duhen 44 miliardė dollarė. Nė fakt, konflikti dhjetėra vjeēar qė zhvillohet aty ka shkaktuar largimin e njė milion e gjysmė personave, gjysma e tė cilėve janė minorenė. Miliona fėmijė tė tjerė, gjithmonė pėr shkak tė luftės, nuk shkojnė nė shkollė dhe pėrfundojnė viktima tė pėrdhunimeve nga ana e ushtarėve qė komandojnė nė atė tokė tė mallkuar. Nė pesė muajt e parė tė vitit 2011, 15 mijė fėmijė u shtruan nė spital pėr ndihmė mjekėsore, pasi i mbijetuan abuzimeve seksuale tė kryera nga ushtarėt. Pėrkundrazi, vetėm 90 milionė dollarė duhen pėr tė shpėtuar tė vegjlit pakistanezė, mbi tė gjitha ata tė Punjabit, ku dy vjet mė parė, njė pėrmbytje me pėrmasa apokaliptike shkatėrroi dhe mori pėrpara fshatra tė tėra. Kėtu, gjysmė milioni fėmijė janė shpėtuar nga uria dhe 6 milionė tė tjerė janė vaksinuar kundėr poliomielitit, qė nė kėtė zonė tė botės ėshtė ende njė plagė e hapur. Mund tė pėrmendim edhe 50 milionė dollarėt qė i nevojiten Jemenit tė gjakosur nga “pranvera arabe” dhe i zhytur nė luftė civile, apo 27 milionėt pa tė cilat kushedi sa vogėlushė do tė humbnin jetėn nė Bregun e Fildishtė, tė detyruar tė jetojnė nė kampe refugjatėsh, pas dhunės sė shpėrthyer nė zgjedhjet e 2010-s, ose 24 milionė dollarė qė i nevojiten vetėm fėmijėve tė mbijetuar nga tėrmeti i Haitit pėr tė shpėtuar nga kolera. Problemi ėshtė se vetėm njė pėrqindje e kėtyre parave mbėrrijnė nė destinacionin e duhur, e kėshtu vetėm njė pjesė e kėtyre 100 milionė fėmijėve do tė shpėtohet nė 2012-n. Pėr fat tė keq, nuk mjafton vetėm menaxhimi i mirė i fondeve pėr tė funksionuar aparati humanitar. Puna e operatorėve tė UNICEF-it, ashtu si dhe e organizatave tė tjera, konsiston pikėrisht nė kalimin e pengesave logjistike, ushtarake apo burokratike vend mė vend, rajon mė rajon. Zakonisht kėto pengesa vendosen mes organizatave dhe popullsisė nė nevojė. Por, t’ia dalėsh mbanė nuk ėshtė gjithmonė e lehtė. Vitin e kaluar, pėr shembull, nė Zimbabve mbėrriti vetėm 13 pėr qind e fondeve pėr tė cilat fėmijėt kishin nevojė. Nė Kongo, 51 pėr qind, ndėrsa nė Somali, 86 pėr qind. Pak optimizėm mund tė dallohet nė shifrat e raportit tė publikuar, qė tregon gjithashtu se si vetėm nė 2011-n ishin rreth 36 milionė fėmijė tė vaksinuar nė zonat mė tė varfra, 1.2 milionė u kuruan nga mosushqyerja, 4 milionė patėn askes ndaj shkollimit dhe rreth 1 milion u morėn nė mbrojtje. Rima Salah, zėvendėsdrejtoreshė e UNICEF-it, thotė se fėmijėt jo vetėm pėrfaqėsojnė tė ardhmen, por janė tė brishtė dhe meritojnė njė mbėshtetje bujare dhe tė vazhdueshme nga ana e donatorėve”. Shpresojmė qė fjalėt e saj tė dėgjohen.

    Ndėrhyrja

    Kriza tė mos jetė njė alibi pėr t’u ndėrprerė ndihmat atyre qė kanė nevojė

    Kėtė vit festohet pėrvjetori i dhjetė i Fondit global pėr luftėn kundėr AIDS, tuberkulozit dhe malaries. Fondi kryen njė punė tė jashtėzakonshme dhe ka njė impakt tė madh mbi tri sėmundjet e tmerrshme: HIV, malaria dhe tuberkulozi. Falė angazhimit tė tij kemi arritur rezultate tė mėdha, ndaj meriton vėmendjen dhe mbėshtetjen tonė tė vazhdueshme. Ėshtė e vėrtetė se kėto janė kohė tė vėshtira pėr ekonominė globale, pėr bilancet e qeverive, madje edhe vetė njerėzit tregojnė shumė interes mbi atė qė shpenzojnė. Por e gjithė kjo nuk duhet tė justifikojė asnjė shkurtim ndihmash tė destinuara pėr zhvillimin e mė tė varfėrve tė planetit. Fondi (i OKB) ėshtė njė nga mjetet mė efikase pėr tė investuar ēdo vit paratė tona. Duhet tė gjithė tė kujtojmė se sa e rėndėsishme ėshtė bujaria jonė. Flitet gjithmonė pėr statistika dhe fondi global i jep me detaje, por ajo qė ndikon mė shumė nė sensibilizimin e njerėzve ėshtė njohja e personave dhe vendeve ku Fondi global vepron. Vetė ne pėrpiqemi t’i vizitojmė kur mundemi. Po ju jap shembullin e njė burri me emrin Prince Lamaray. Punon si vullnetar nė spitalin tonė nė Kebali dhe drejton njė kolektiv artistėsh. Pa ndihmėn e fondit global, sot, as ai dhe as gruaja e tij nuk do tė ishin gjallė. Miliona e miliona njerėz marrin ndihma qė i bėjnė ta shohin jetėn ndryshe. Mekanizmi i veprimit ėshtė shumė i thjeshtė: blihen ilaēe, dhe mes kostos sė ilaēeve dhe personelit, ēdo vit pėr tė mbajtur nė jetė njė person, shpenzohen rreth 300 dollarė. Pėr fat tė keq, nuk ekziston njė kurė pėr HIV-in, kėshtu shpenzimet pėr t’i zgjatur jetėn njė personi vazhdojnė gjithė jetėn. Por nėse duam tė kurojmė tė tjerė, kemi nevojė pėr kontribuues mė tė mėdhenj. BotaSot

      Ora ėshtė 8/5/2024, 15:59