BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Irini Qirjako: Tallavaja, njė njollė nė muzikėn shqiptare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Irini Qirjako: Tallavaja, njė njollė nė muzikėn shqiptare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/2/2012, 16:00

    Irini Qirjako: Tallavaja, njė njollė nė muzikėn shqiptare! 0936

    Kėngėtarja Irini Qirjako, sot ėshtė njė nga emrat mė tė vlerėsuar tė krijimtarisė popullore shqiptare. E njohur pėr interpretimet e saj sidomos nė kėngėn polifonike, sot cilėsohet si njė kėngėtare qė vitet e punės i kanė dhėnė jo vetėm eksperiencė, por edhe mund tė kritikojė dhe kėshillojė brezin e ri tė kėngėtarėve, qė tė nxjerrin nė pah vlerat e kėngės popullore, vlera qė janė pėrcjellė nga brezi i saj.

    “Mjeshtrja e Madhe” e kėngės polifonike vjen kėtė herė nė njė rrėfim pėr jetėn e saj artistike, si dhe vėshtirėsitė pėr tė ruajtur traditėn shqiptare nė krijimtarinė popullore, qė fatkeqėsisht sot po pėrballet me shumė dėmtime. Kėngėtarja pohon se polifonia labe ėshtė njė perlė, unikale nė botė, dhe pėr kėtė duhet ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi. Kėngėtarja Irini Qirjako, e cila ka dekada nė skenė me krijimtarinė shqiptare, pohon se sot ka dhe shumė pseudokėngėtarė tė cilėt jo vetėm po e dėmtojnė kėngėn, por pėr shkak tė arsyeve komerciale ata kanė bėrė qė dhe disa emra profesionistė tė largohen nga skena. Pėr kėngėtaren, e cila identifikohet mė sė shumti me polifoninė, skena nuk pranon interpretime nė playback por ato duhet tė jenė direkt nė kėngė, sepse kėshtu arrin tė pėrcjellėsh mė shumė emocione tek publiku. Njė problem shqetėsues qė ngre kėngėtarja ėshtė dhe mungesa e konkurseve me specialistė, qė sipas saj kėta duhet tė jenė emrat qė duhet tė vendosin se kush duhet tė ngjitet nė skenė dhe kush jo, ndėrsa kėrkon qė tė ketė mė shumė konkurse tė kėngės popullore, ku tė dalin nė pah talentet e vėrtetė.

    -Keni dekada para publikut duke pėrcjellė krijimtarinė popullore shqiptare e nė veēanti jeni e njohur pėr polifoninė labe, por ēfarė pėrfaqėson kjo pėr ju?

    Folklori shqiptar ėshtė shumė i pasur, dhe pėr mua polifonia labe ėshtė perlė, dhe jo vetėm e Shqipėrisė por edhe e asaj botėrore, e cila ėshtė unikale nė botė. Unė kam asistuar nė shumė festivale ndėrkombėtare tė polifonisė, por kjo e jona ėshtė e veēantė dhe nuk ka masa strikte siē kėndon Korsika, Italia e Jugut apo disa shtete tė tjera. Polifonia labe ka njė intuitė marrėsi, kthyesi dhe hedhėsi jo tė kufizuara, por sipas zgjatjes sė zėrit, sikur e ka bėrė njė kompozitor i famshėm botėror.

    -Nė ditėt e sotme krijimtaria popullore shqiptare po pėrballet me njė vėrshim tė madh tė kėngėve dhe ritmeve tė huaja. Ēfarė mendoni sot kur shikoni kėngė tė tilla qė prezantohen si shqiptare, por nė fakt nuk janė tė tilla dhe vijnė tė interpretuara si tallava apo turbo-folk?

    Tallavaja nuk ėshtė shqiptare. Unė kam kaq vite nė skenėn shqiptare dhe atė botėrore, dhe pėr mua ėshtė njė njollė nė muzikėn shqiptare. Mendoj qė edukimi i brezit tė ri me tė vėrtetėn bėhet nga institucione, nga dikastere tė larta siē ėshtė Ministria e Kulturės dhe prandaj drejtoria jonė ka marrė njė nismė tė shkėlqyer me kėngėn dhe vallen e vėrtetė shqiptare. Tė rinjtė duhen edukuar dhe mendoj se kėtu duhet tė ndihet dhe puna e institucioneve. Tallavaja ėshtė tallava, dhe sido qė jetė populli shqiptar brenda genit tė tij ka atė qė ėshtė shqiptare, dhe nė brendėsi tė tij ai e ndjen se kush ėshtė e vetja. Ne si artistė kemi detyrimin qė ti servirim atė qė ėshtė e vėrtetė shqiptare. Nė kohė ka ndryshime, ovulime, risi, por kėto qė vijnė tė reja si turbo-folku, asnjėherė nuk duhet tė shkatėrrojnė atė qė ėshtė e traditės. Edhe unė kam bėrė kėngė tė bukura, tė reja, por unė nuk kam ndėrruar pėrmbajtjen. Si krijuesit dhe orkestruesit sot kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr denigrimin e krijimtarisė sė vėrtetė. Ėshtė e dhimbshme qė krijimtaria popullore po bastardohet nga emra qė nuk janė profesionistė, por mė parė ka pasur bastardime dhe mė tė mėdha, por kanė ardhur duke u eliminuar pak nga pak. Ėshtė e papranueshme nė krijimtarinė artistike qė tė kemi huazime nga kėngėt greke, sllave etj. Ajo qė ėshtė shqiptare ėshtė mė e bukura, dhe ka disa artistė qė kanė nisur tė ndryshojnė, por pėrgjegjėsia mė e madhe i takon institucioneve shtetėrore.

    -Pėrballė dėmtimit tė vlerave tė krijimtarisė popullore shqiptare, janė shumė pak emra artistėsh tė vėrtetė qė flasin pėr kėtė problem, pra pėr tė kėrkuar respektim tė vlerave tė traditės. Sipas jush, pse ndodh kjo?

    Arti muzikor, si ai klasik, i lehtė apo popullor, ka njė mungesė tė kritikės, e cila ėshtė shumė e rėndėsishme. Nė vitet para ’90, edhe pse ishte njė kohė qė kishte tė kėqijat e saj, kishte dhe gjėra pozitive dhe bėhej shumė pėr artin dhe kritikėn. Nė ēdo periudhė duhet tė ketė kritikė arti, pasi kjo nxjerr konkluzione dhe vendosen pikat pėr atė qė ėshtė e bukur dhe pėr atė qė nuk ėshtė e tillė, pėr atė krijimtari qė ėshtė shqiptare dhe pėr atė qė nuk meriton tė quhet shqiptare. Fatkeqėsisht kėto kritika sot nuk janė, mungojnė, nuk ka debate nė televizione pėr krijimtarinė artistike sot, dhe arti shqiptar vuan nga mungesa e kritikės. Mendoj se pėr kritikėn duhet tė ketė financime tė veēanta, shteti ėshtė vendimtar nė ndjekjen e politikave.

    -Tashmė jeni bėrė njė emėr i njohur nė jetėn artistike shqiptare, por si e shikoni sot kėngėn mes interpretimit nė playback dhe atij live?

    Unė kam njė jetė tė tėrė qė kėndoj live. Kam 32 vjet nė skenė dhe interpretoj live, dhe e kėnduara live ndryshon shumė nga interpretimi me playback. Mund tė ketė momente tė veēanta kur je e detyruar tė kėndosh playback, por e kėnduara live ka emocione tė jashtėzakonshme. Ti e pėrjeton nė moment atė qė kėndon, dhe jep maksimumin shpirtėror qė ka kėnga. Jep gjithēka, e gjithė qenia jote ėshtė tek kėnga, ėshtė tek interpretimi, ēfarė pėrmbajtje ka kėnga, ėshtė e gėzueshme apo e trishtueshme, ėshtė epike etj. Me interpretim live ēdo kėngėtar jep maksimalisht, sepse e pėrjeton notė pėr notė, ndėrsa e kėnduara playback futesh nė studio dhe sado qė tė mundohesh nuk e arrin dot atė pėrjetim qė ke me live. Nuk e pėrjeton atė emocion ashtu sikur ke para publikun, i cili ėshtė frymėzues i jashtėzakonshėm. Njė duartrokitje tė jep fuqi tė jashtėzakonshme pėr tė interpretuar nė mėnyrė perfekte, por ēdo gjė varet nga kėngėtari.

    -Shumė emra tė rinj tė kėngės e kanė nisur jetėn artistike me interpretime playback nė skenė, por ēfarė mund tė na thoni sot pėr kėta kėngėtarė, sipas jush sa janė tė aftė tė pėrballen me interpretimin direkt nė kėngė?

    Nė periudhė tranzicioni shumė qė nuk janė kėngėtarė duan tė bėhen medoemos tė tillė. Ata shikojnė emra tė merituar tė kėngės dhe duan tė bėhen si ata, dhe kur vjen momenti qė ata duhet tė ballafaqohen me skenėn dhe sidomos nė festivale qė janė me interpretim live, kėta kėngėtarė nuk janė tė aftė pėr tė kėnduar dhe atėherė nga kjo ata i largon skena, ndėrsa kėngėtari qė ėshtė i lindur, qė ėshtė talent del dhe e kėndon kėngėn para publikut. Njė kėngėtar i talentuar ėshtė mė i lumtur kur interpreton live, ėshtė mė emocional, mė i fuqishėm, kurse pseudokėngėtarėt fshihen pas kėsaj. Sapo i thua njė interpretim live, ata tmerrohen. Kėtė unė e kam pėrjetuar nė shumė koncerte, si brenda ashtu dhe jashtė vendit. Kur isha nė kėto koncerte sidomos jashtė, kur duhej tė kėndonin live, ata qė nuk e kėndonin kėngėn nė kėtė mėnyrė nuk pranonin ta interpretonin dhe nxirrnin justifikime aprofesionale, tė pabaza qė nuk tė bindin. Kėngėtari qė ėshtė profesionist edhe sikur njė orė tė kėndojė ai i shoqėruar me njė organo di tė shpėrthejė nė kėngė. Unė para disa kohėsh isha nė njė koncert nė Toronto, Kanda, dhe aty edhe pse nuk ishte njė orkestėr shumė e mirė, unė dija se si duhet tė interpretoja nė kėngė, dhe zėri im depėrtoi nė sallė. Kėtė e them sepse ai qė ėshtė njė kėngėtar i vėrtetė profesionist nuk frikėsohet nga kjo.

    -Ēfarė mendimi keni sot pėr festivalet qė zhvillohen nė vendin tonė. Sipas jush, kėto aktivitete muzikore qė quhen tė tillė, a e pranojnė interpretimin playback nė skenė?

    Unė nuk do tė dėshiroja kurrė qė nė festival tė kishim interpretim tė njė kėngėtari nė playback, sidomos nė njė festival qė bėhet nga njė institucion, sepse njė televizion pėr mua ėshtė i tillė. Playback nuk pranohet nė tė tilla aktivitete, live ėshtė gjėja mė brilante dhe aty edhe spektatori merr mė tė bukurėn e kėngės. Shumė herė dėgjoj nga publiku qė thonė: “duam tė dėgjojmė zėrin origjinal”. Publiku kėrkon zėrin origjinal dhe gėzohesh kur tė thonė: “bravo pėr zėrin”. Ne sot kemi festivale qė janė playback, por kėngėtarėt sidomos dhe tė rinjtė duhet tė pėrballen me interpretimin direkt, pasi nė kėtė mėnyrė tė rinjtė rriten dhe nga ana profesionale. Mendoj se interpretimi playback sot bėhet mė shumė pėr shoė sesa pėr tė prezantuar vlera tė kėngės, vokalin. Nė njė festival me playback merr pjesė edhe njė qė nuk ėshtė kėngėtar, dhe merr pjesė vetėm se di tė performojė si aktor nė skenė. E kėnduara live nuk tė lejon tė bėsh tė tilla lėvizje nė skenė, ndėrsa je duke kėnduar, pasi duhet tė jesh vetėm me kėngėn, me vokalin. Nė periudhėn e tranzicionit do tė dilte edhe dėshira pėr tė imituar botėn. Edhe RTSH disa vite e bėri festivalin me playback, por brezi ynė ka nostalgji pėr kėngėn direkt, sepse ne aty u bėmė artistė. RTSH na ka pėrcjellė tėrė jetėn, dhe mė erdhi mirė qė kėtė herė festivali ishte live.

    -Pseudoartistėt, sa i kanė larguar emrat e njohur?

    Pseudoartistėt nuk guxojnė tė venė nė njė skenė qė ėshtė me interpretim live. Tregu sot ėshtė mbushur me pseudokėngėtarė, por koha do ti eliminojė. Kėta emra dolėn me shumicė, por mė pas do tė fiken, sepse koha kėrkon profesionalizėm dhe ata i frikėsohen tė kėnduarit direkt, i lė koha pas emra tė tillė. Nė mėnyrė graduale ata do tė largohen dhe do tė maten fuqitė e vėrteta artistike. Kėtyre emrave i kanė bėrė punė videoklipet, por kur janė pėrballur me publikun ata nuk janė mirėpritur. Kjo mėnyrė e tė kėnduarit qė nuk ėshtė e drejtpėrdrejtė, ka bėrė qė tė eliminohen pėr momentin disa kėngėtarė tė vėrtetė, qė nuk kanė financime pėr tė promovuar veten e tyre. Prandaj thashė pak mė lart, qė me playback u eliminuan ata qė janė kėngėtarė tė vėrtetė, dhe kjo ėshtė e dhimbshme.

    -Me kėngėn, ju i keni dhėnė shumė artit dhe kulturės shqiptare, por a keni ndonjė mesazh pėr tė rinjtė qė sot kanė nisur udhėn drejt kėngės?

    E para, do tė dėshiroja qė nė tė gjitha gjinitė e artit, si nė atė popullore, nė krijimtarinė e muzikės sė lehtė dhe nė atė lirike, duhet tė ketė konkurse. Duhet menaxhuar mirė ashtu si nė botė. Pėrshembull tė kemi njė konkurs tė pėrvitshėm tė kėngės popullore, ku tė pėrballen vlerat artistike. Kėto konkurse duhet tė promovojnė vlerat e vėrteta tė krijimtarisė muzikore, tė artistėve popullorė. Kėtu ku ne jemi me Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve Popullore duhet tė jetė dhe qendra e konkurseve, sepse ėshtė njė institucion i madh. Kėtu duhet tė krijohen festivale posaēėrisht me elementė tė rinj pėr tė qenė live nė skenė. Kėshtu trashėgohet brez pas brezi dhe mbetet kėngėtari i vėrtetė, duke i eliminuar kėta qė sot nuk janė artistė dhe i zėnė udhėn talenteve, qė janė njė gjė e ēmuar e kombit. Mendoj se pėr tė rinjtė duhet tė ndiqen politika tė veēanta, Ministria e Kulturės duhet tė ketė projekte tė veēanta pėr elementin e ri dhe duhet tė jenė konkurse tė vėrteta, tė jenė tė hapura dyert pėr kėdo qė ka talent. Njė konkurs i fortė eliminon ata qė nuk kanė vlera. Ne si komb i kemi vlerat tek folklori ynė, qė ėshtė thesar.

    -Kėnga polifonike ju ka dhuruar shumė nė jetėn tuaj artistike, por nė rast se do tė vijojnė kėto dėmtime, mendoni se do tė ruhet nga brezi i ri kjo perlė e folklorit shqiptar?

    Polifonia ėshtė unikale nė botė dhe ruhet nga UNESCO, dhe duhet qė tė futet edukimi dhe nė shkolla pėr folklorin tonė. Duhet tė jenė programe tė caktuara, dhe kėto mbajnė lart krijimtarinė shqiptare, pėr tė mos u humbur.

    -Deri tani folėt pėr krijimtarinė dhe problemet e saj, por ju vetė nė kaq vite me kėngėn a keni ndonjė kėngė qė e veēoni?

    Kėnga qė unė veēoj nė jetėn time dhe ėshtė lapidar pėr mua ėshtė ajo e idhullit tim Lefter Ēipa, me titull “Kėngėt e atdheut tim, janė ilaē more shėrim”. Ėshtė njė kėngė e njohur polifonike me tekst dhe muzikė nga ai.

    -Jeta juaj artistike zhvillohet shumė pranė Ansamblit Kombėtar. Ēfarė mendoni sot pėr tė, ēfarė duhet tė pėrmirėsohet mė tej?

    Unė do tė dėshiroja qė nė Ansambėl tė kishte mė shumė elementė. Duhet tė shtohet numri i artistėve, unė nuk po them qė tė arrijnė 90 veta, por tė paktėn tė jemi 50 artistė, dhe tė jenė profesionistė dhe tė mos futen mbi bazė partie. E ripėrsėris, qė ēdo gjė duhet tė jetė me konkurse, qė tė kenė njerėz kompetentė, specialistė pėr tė vendosur.

    Cilat janė koncertet qė ju kanė lėnė mė shumė mbresa gjatė aktivitetit tuaj artistik?

    Koncertet qė unė kam kėnduar kanė qenė tė gjitha tė mbushura me emocione, por ato qė janė dhėnė jashtė vendit janė tė mrekullueshme, pasi unė kam bėrė me kėngėn qė kėndoj tė lotojė edhe spektatori i huaj. Tė arrish qė tė bėsh tė lotojė njė spektator i huaj nuk ėshtė aq e lehtė, ėshtė diēka e jashtėzakonshme, sepse kėnga shqiptare ėshtė aq e fuqishme sa arrin qė tė pėrlotė edhe gjermanin, francezin, italianin, amerikanin etj.

    -Jeta juaj artistike ėshtė shumė aktive, por keni projekte artistike tė veēanta pėr kėtė vit, i cili shėnon dhe njė ngjarje tė shėnuar nė historinė shqiptare?

    Viti 2012 shėnon dhe 100-vjetorin e Pavarėsisė dhe ėshtė njė ngjarje e jashtėzakonshme pėr kombin shqiptar dhe institucioni jonė ka shumė aktivitete artistike, tė cilat do tė zhvillohen pėr kėtė vit. Unė si kėngėtare e polifonisė po punoj pėr tė gjetur njė kėngė me tekstin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, bashkė me kolegun tim Hyso Xhaferraj, i cili ėshtė i njė njohės i labėrishtes dhe ėshtė hedhės brilant i kėngės labe. Unė kam nisur pėrgatitjet artistin me Lefter Ēipa, dhe sė bashku me disa autorė tė tjerė po punoj pėr njė material qė tė jetė dhe i kohės.

    Polifonia qė i dhuroi vlerėsime nė jetėn artistike

    Irini Qirjako sot ėshtė njė nga emrat mė tė njohur tė krijimtarisė popullore shqiptare. Pėr talentin e saj ėshtė nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe” dhe ėshtė shpallur “Qytetare Nderi” e Sarandės. Janė tė shumta kėngėt qė ka kėnduar, dhe dekada me radhė ka pėrcjellė tek publiku vlerat unikale tė folklorit shqiptar. Janė tė shumta kėngėt qė i kanė dhėnė vlerėsime, si “Kėngėt e atdheut tim, janė ilaē more shėrim”, “Ēfarė po bėn moj Marigo”, “Mbeēė more shokė mbeēė”, “Fustan kuqe kadife”, “Tė rriti mamaja”, “Barbaro vasiliko”, si dhe shumė tė tjera tė cilat kanė mbetur tek publiku. Nė jetėn e saj artistike ajo ka sjellė deri mė tani disa albume muzikore, ndėrsa nuk janė tė pakta dhe bashkėpunimet me artistėt e tjerė. E ftuar nė koncerte tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit, sot kėngėtarja e njohur e kėngės polifonike vijon tė mbetet njė nga zėrat mė tė kėrkuar. Me polifoninė labe dhe me zėrin e saj, kėngėtarja e njohur Irini Qirjako ka bėrė qė muzika shqiptare tė jehoi jo vetėm nė skenat shqiptare, por edhe ato botėrore.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:02