BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Erand Sojli: Si arrita t’i bind personazhet VIP tė luajnė nė serialin tim tė ri!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Erand Sojli: Si arrita t’i bind personazhet VIP tė luajnė nė serialin tim tė ri!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/2/2012, 14:55

    Erand Sojli: Si arrita t’i bind personazhet VIP tė luajnė nė serialin tim tė ri! 0942

    “Njė dado pėr babin”, seriali mė i ri ku aktori luan familjarisht.

    Ata kanė marrė pėrsipėr njė risk, tė luajnė njė rol, emri i tė cilit mund t’u ngelet edhe nofkė, nėse do arrijnė tė spikasin vėrtet nė serialin mė tė ri me titull “Njė dado pėr babin”. Redon Makashi, Alban Dudushi, Dashnor Diko, Mariza Ikonomi, Aleksandėr Gjoka, Ledion Liēo, Eno Popi, Endri & Stefi Prifti, Ornela Bregu, Ezdalin Gorani e Manjola Hasani do tė shfaqen si “guest stars” nė role fantastike nė serialin televiziv me 100 seri, qė do tė nisė transmetimin e tetė serive tė para sė shpejti nė kanalin T nė Digitalb. Regjisori Erand Sojli ka zgjedhur ata tė parėt, pasi i janė dukur si mė tė vėrtetėt nė tipin e tyre, ndėrkohė qė protagonistė tė serive tė tjera do tė bėhen dhe politikanėt e sportistėt. Personazhet VIP do tė vijnė nė role episodike, ku nuk luajnė vetveten, duke na bėrė kureshtarė t’i shohim se si kėto personazhe pranojnė tė shfaqen pa problem, si shitėsa, infermierė, dado, truproja, apo deri tek bojaxhinj. Erand Sojli, i cili ėshtė protagonist vetė, zbulon detajet nė serialin ku aktron gjithė familja.

    Po pėrgatiteni pėr shfaqjen e njė realizimi tė ri televiziv. Ē’ėshtė ky serial?

    Po, ėshtė njė serial i ri me 100 seri, qė ka pėr protagoniste kryesore vajzėn time, Sonja Sojli. Ndėrkohė, luaj sė bashku me Mariana Kondin, Rina Narazanin, Brunilda Zekthin, Kreshnik Ibrahimin dhe Greta Sojlin. Jemi nė pėrfundim tė tetė serive tė para, pėr t’u shfaqur sė shpejti nė kanalin T nė Digitalb, bazuar nė njė skenar tė shkruar nga unė, Rina Narazani dhe Iris Sojli.

    E keni titulluar “Njė dado pėr babin”. Cila ėshtė intriga nė seritė e tij, po roli yt?

    Protagoniste kryesore e kėtij seriali ėshtė vajza ime 5 vjeēe, Sonja dhe vajza e vogėl, Greta 2 vjeē, pra dy vajza qė drejtojnė njė shtėpi. I rrethuar nga pesė femra, Mateo (unė) mundohet tė mbijetojė nė situata nga mė tė ndryshmet, nė tė cilat shfaqen papritur personazhet e njohura VIP. Rolin e dados nė kėtė rast e luan bashkėshortja ime nė jetė. Konflikte, romanca, tradhti, pajtime, zėnka, dashuri, ngatėrresa, komedi, dramė, gjithēka ėshtė e pėrfshirė nėn titullin “Njė dado pėr babin”. I rrethuar nga pesė femra, unė nė rolin e Mateos mundohem tė mbijetoj nė situata nga mė tė ndryshmet dhe kjo ėshtė historia.

    E veēanta e kėtij seriali ėshtė se nė seritė e tij shfaqen si “Guest stars” personazhe tė njohur. Cili ishte qėllimi me tė cilin janė ftuar pėr tė qenė pjesė e kėtij seriali?

    Ata janė personazhe qė shfaqen papritur nė role episodike dhe qė nuk luajnė vetveten. Por nė serinė e 30-tė, dy prej tyre do tė kthehen nė personazhe kryesorė.

    Pse zgjodhe pikėrisht kėto personazhe si protagonistė nė serial, dhe jo tė tjerė?

    Zgjodha kėto personazhe sepse mendoj se janė mė tė vėrtetėt, dhe mua pėr kėtė serial mė duheshin personazhe qė tė dalin nga profesioni i tyre dhe tė shfaqen po aq realė nė rolin qė u kėrkohet.

    Ishte e vėshtirė t’i bindje, duke pasur parasysh se ata luajnė role nga shitės e deri tek bojaxhinj?

    Nė fakt, ata e kanė parė si risi dhe kanė qenė tė predispozuar pėr ta pranuar ftesėn time, madje mund tė them se e kanė pėrqafuar si ide dhe janė ndier tė vlerėsuar.

    Je mbėshtetur nė njė format tė njohur botėror pėr tė bėrė pjesė tė njė seriali personazhe VIP?

    Ky ėshtė njė fenomen i njohur edhe nė serialet amerikane, qė fusin nė seriale personazhe tė njohur, por qė ata tė luajnė vetveten. Nė kėtė rast ata nuk e luajnė vetveten, por njė rol qė u caktohet. Dhe, nė kėtė rast, kjo ėshtė njė ide jona.

    Deri tani kemi parė qė protagonistė VIP janė moderatorė apo artistė. Politikanėt do mund tė bėhen protagonistė?

    Personazhet qė shihni, janė vetėm tė kėtij sezoni. Nė sezonet e tjera do tė ketė personazhe tė tjerė, mes tė cilėve futbollistė dhe politikanė, tė cilėt pėr herė tė parė do tė thyejnė njė tabu tė tillė. /Panorama/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 30/5/2024, 04:12