BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosovė, 10 vjet nga mbarimi i luftės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    12062009

    Buzqeshje Kosovė, 10 vjet nga mbarimi i luftės

    Mesazh nga Albatros

    Dhjetė vjet mė parė, mė 12 qershor 1999, trupat paqeruajtėse tė NATO-s hynė nė Kosovė duke i dhėnė fund luftės gati dyvjeēare dhe fushatės 78-ditėshe tė bombardimeve tė Aleancės kundėr forcave serbe.

    Me rastin e dhjetė vjetorit tė pėrfundimit tė luftės, udhėheqėsit politikė tė Kosovės u drejtuan falėnderime trupave tė NATO-s.

    Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tha se 12 qershori i vitit 1999 ėshtė njėra prej datave mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės.

    Kryeministri Hashim Thaēi tha se me ndėrhyrjen e NATO-s, filloi liria e Kosovės, e cila sot bashkė me dhjetėvjetorin e kėsaj ndėrhyrjeje kremton edhe njėvjetorin e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė saj.

    Por kjo ditė nuk ka kuptim tė njėjtė pėr komunitetin serb, pėrfaqėsuesit e tė cilit thonė se problemet nė Kosovė janė ende tė hapura.

    Rangjel Nojkiē i Lėvizjes Serbe tė Rezistencės, thotė se parakusht pėr normalizimin e jetės ėshtė vlerėsimi i shkaqeve dhe pasojave tė konfliktit. Sipas tij ėshtė fakt se ish presidenti serb Sllobodan Millosheviē zbatoi njė politikė tė padrejtė dhe tė dėmshme nė hapėsirat e ish Jugosllavisė, por as bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka sjellė paqen.

    Ai thotė se paqja e qendrueshme nė Kosovė do tė arrihet kur tė zgjidhen problemet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve.

    Rreth 50 mijė trupa tė NATO-s u vendosėn nė Kosovė dhjetė vjet mė parė ndėrsa numri i tyre ėshtė shkurtuar vit pas viti. Aktualisht kėtu ndodhen 14 mijė trupa dhe deri nė fund tė vitit ky numėr pritet tė ulet nė rreth 10 mijė. Kjo, sipas autoriteteve tė NATO-s, ėshtė pasqyrim i pėrmirėsimit tė gjendjes nė terren.

    Megjithatė, edhe autoritetet ndėrkombėtare edhe ato vendase janė tė njė mendimi se vendi ka ende nevojė pėr praninė ushtarake ndėrkombėtare, derisa tė jenė ngritur dhe fuqizuar mekanizmat e brendshėm tė sigurisė.

    Nėntė vjet pas pėrfundimit tė luftės Kosova shpalli pavarėsinė e saj tė cilėn e kanė njohur deri tani 60 vende tė botės, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore tė Bashkimit Evropian.


    FT: Shkurtimi i trupave tė NATO-s, stabilitet nė Kosovė

    Vendimi i ministrave tė Mbrojtjes tė vendeve anėtare tė NATO-s pėr zvogėlimin e numrit tė ushtarėve nė Kosovė pėrbėn konfirmimin pėr stabilitetin gjithnjė e mė tė madh tė shtetit tė ri tė Ballkanit, shkruan gazeta e njohur londineze "Financial Times".

    Gazeta thekson se ministrat me vendimin e tyre kanė bėrė hapin e parė qė do tė sjellė zvogėlimin e konsiderueshėm tė trupave tė Aleancės nė Kosovė.

    Pritet qė zvogėlimi i parė nga 14 000 uushtarėt aktualė tė fillojė vitin e ardhshėm, ndėrkohė qė pas dy viteve pėrbėrja e NATO-s nė Kosovė do tė numėrojė vetėm 2 500 persona.

    Sipas gazetės londineze, ushtarėt tani janė mė tė nevojshėm nė Afganistan sesa nė Kosovė, ndėrkohė qė shtetet anėtare do tė vendosin vetė se kur do tė tėrheqin trupat e tyre nga shteti mė i ri nė botė.

    "Paraprakisht kėtė vit kėtė veprim tentoi ta bėjė Spanja, qė madje edhe caktoi datė pėr tėrheqjen, por hoqi dorė nga njė masė e kėtillė e njėanshme nėn presionin e vendeve tė tjera anėtare nė Aleancė", vėren "Financial Times"
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:24