BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 menyte me ekstravagante dhe me te kushtueshme ne bote!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 menyte me ekstravagante dhe me te kushtueshme ne bote!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/2/2012, 13:00

    10 menyte me ekstravagante dhe me te kushtueshme ne bote! Images

    Janė menytė qė nga viti nė vit shefat e kuzhinės mė tė famshėm nė botė eksperimentojnė nė restorantet e tyre pėr tė joshur klientėt dhe kėrkesat e tyre. Revista “Forbes”, e cilėsuar nga media si bibla e kapitalizmit, prezanton nė faqen e saj tė internetit 10 restorantet me menytė mė tė ēuditshme dhe mė origjinale tė planetit, tė cilave asnjė klient nuk mund t‘u rezistojė.

    Nga havjari te torta e sulltanit

    Menyja e parė e pėrmendur nga revista ėshtė ajo e prestigjiozit “Daniel” nė Nju Jork, shumė herė i zgjedhur dhe i cilėsuar si restoranti mė i mirė nė botė. Kush ka fatin e madh tė hyjė nė kėtė lokal, qė edhe kėtė vit arriti tė merrte tre yjet “Michelin”, mund tė shijojė njė meny tė jashtėzakonshme me njė ēmim prej 250 dollarėsh tė ideuar nga shefi francez i kuzhinės Daniel Boulud.

    Por, specialiteti i vėrtetė i shefit transalpin ėshtė pėrgatitja e pjatės super tė shtrenjtė dhe jashtėzakonisht tė shijshme tė quajtur “boulud‘s golden ossetra caviar”, havjari i ardhur nga deti Kaspik me njė shije tė veēantė, sigurisht i paprovuar kurrė mė parė. Kjo pjatė mund tė porositet para vakteve dhe shoqėrohet me njė shishe shampanjė, edhe ajo shumė e shtrenjtė. Ēmimi? 860 dollarė pėr 50 gramė kėnaqėsi kulinare nuk janė asgjė pėr milionerėt dhe tė fiksuarit pas ushqimeve.

    Renditja e “Forbes” vazhdon me postimin nė kontenė kaliforniane tė Napas, ku gjendet njė tjetėr restorant mitik amerikan, nė tė cilin “ribėhen” ushqimet e kuzhinės sė mrekullueshme franceze. Restoranti mban emrin “The French Laudry” dhe tė gjesh njė vend aty ėshtė thuajse njė mision i pamundur. I drejtuar nga kuzhinieri amerikan Thomas Keller, ky lokal u ofron ēdo ditė klientėve tė tij njė meny dopio me nėntė pjata pėr 240 dollarė. E veēanta ėshtė se shefi i kuzhinės premton se nuk pėrdor kurrė tė njėjtėt pėrbėrės ushqimorė nė nėntė pjatat e menysė.

    Por, pėr tė gjithė ata qė nuk mund t‘u rezistojnė ėmbėlsirave, duhet tė provojnė tė paktėn njė herė nė jetė ‘tortėn e artė tė sulltanit”, e pėrgatitur me porosi nė “Ciragan Palace Kempinski Hotel”, pallati historik i Stambollit. Mes pėrbėrėsve tė kėtij specialiteti qė kushton njė mijė dollarė, dallojnė copėzat e vaniljes tė ardhur nga Polinezia franceze, frutat e marinuara nė rumin xhamajkan dhe njė sasi e madhe pluhur ari tė ngrėnshėm prej 24 karatėsh.

    Tartufi i bardhė, hamburger me mėlēi pate

    Nė klasifikim Franca vazhdon tė mbetet padronia e padiktueshme. Sigurisht nuk mund tė ndodhte ndryshe, kur bėhet fjalė pėr gatimin. Nė fakt, edhe pse zhvendosemi nė restorantin “Les Amis” nė Singapor, kuzhina e preferuar vazhdon tė mbetet ajo franceze. Kėtu ata qė lėnė kokėn pas eksperimenteve tė guximshme, por dhe shumė tė shijshme kulinare, mund tė shijojnė njė meny me bazė tartufi tė bardhė, qė nis nga njė shifėr prej 800 dollarėsh, ku verėrat janė tė pėrfshira. Surprizat nuk kanė pėrfunduar ende. Kush e ka thėnė se nė njė restorant klasi nuk mund tė hahet hamburger?

    Restoranti “Fleur de Lys” nė Las Vegas prezanton njė pjatė vėrtet tė ēuditshme: “fleur burger” ėshtė njė hamburger me mish kau Kobe (emrin e ka marrė nga njė qytet japonez ku rritet) i njohur nė tė gjithė botėn pėr karakteristikat e tij dhe ēmimin rreth 1000 euro pėr kilogram, tartuf dhe mėlēi pate shoqėruar nga njė shishe speciale tė Bordo “Chateau Petrus”, viti 1995. Ēmimi ėshtė fiks: 5000 dollarė.

    Mė nė fund nė listė edhe njė pjatė tipike italiane. Bėhet fjalė pėr njė picė vėrtet tė ēuditshme, tė dekoruar me havjar dhe aragosta tė ardhura nga Maine, shtet nė Nju Ingland, SHBA. Veē tė tjerave nė picė gjen edhe vezė salmoni dhe wasabi (bimė japoneze). Pjata me njė kosto jo mė pak se 1000 dollarė shėrbehet nė “Nino‘s Positano”, njė restorant nė Nju Jork qė drejtohet nga njė italo-amerikan. Por pėr tė gjithė ata qė duan tė provojnė ndjenja tė forta edhe kur hanė, duhet tė darkojnė nė “Dinner in the sky”, i pari restorant nė hapėsirė qė u ofron klientėve mundėsinė pėr tė ngrėnė nė 50 metra lartėsi, duke u rrotulluar nė ajėr. Mjafton tė prenotosh dhe ideatori i saj, sipėrmarrėsi belg David Ghysels, ėshtė i gatshėm ta ēojė sallėn e ngrėnies sė lėvizshme kudo. Ēmimi varion nga 50 000 deri nė 100 000 dollarė.

    Nga ishulli Mustique te darka private 10 mijė euro

    Klasifikimi vazhdon me njė meny pikniku (pulė, sallatė me mango e avogadro dhe pėrzierje perimesh), por qė fsheh njė tė veēantė tė pabesueshme: pjatat shėrbehen nė Macaroni Beach, nė ishullin privat tė Mustique, nė Antilet e vogla. Kėtu mund tė ndalojnė vetėm klientėt qė kanė ose marrin me qira vilat e mrekullueshme tė ishullit, qė kanė njė ēmim nga 5000 deri nė 55 000 dollarė nė javė. Mes rezidencave mė tė bukura spikat “Hibiscus”, qė u ofron klientėve tė saj darka tė paharrueshme. Pastaj vijnė pjatat e ofruara nga restoranti “Espadon”, nė tė famshmin hotel “Ritz” nė Paris. Mes tė shumtėve dallojnė rosto viēi me qumėsht dhe fileto kau. Por origjinaliteti i vėrtetė i kėtij restoranti ėshtė tavolina e shefit tė kuzhinės, Michel Roth: herė pas here kuzhinieri i fton klientėt tė hanė sė bashku me tė dhe qė prej aty klientėt mund tė admirojnė kuzhinat e famshme tė hotelit. Dhjetėshja e bėrė nga “Forbes” mbyllet me restorantin e “Little Palm Island resort” nė Florida i drejtuar nga shefi Louis Pous. Pjatat franceze-kubane tė kėtij hoteli tė qetė dhe tė izoluar, ku mund tė shkosh vetėm me barkė, e qė mes tė tjerėve kanė darkuar edhe Harry Truman dhe Franklin Delano Roosevelt, mund tė vijnė direkt nė shtėpi. Pėr dhjetė mijė dollarė, plus shpenzimet e udhėtimit, shefi i kuzhinės dhe ndihmėsit e tij mund tė udhėtojnė kudo pėr tė pėrgatitur njė darkė private. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 28/4/2024, 07:17