BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhemi Shehu: Mrekullitė ndodhin vėrtetė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Xhemi Shehu: Mrekullitė ndodhin vėrtetė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/2/2012, 18:02

    Xhemi Shehu: Mrekullitė ndodhin vėrtetė! 0089

    Prezantues qė ikin, prezantues qė vijnė, ndėrkohė qė figura jote ėshtė e vetmja qė vazhdon tė jetė pjesė e pandryshuar e “E diell”. Ē’tė mban kaq fort tė lidhur pas kėtij spektakli?

    -Pse, kaq shumė paska rėnė nė sy qė ikin e vijnė?! Nisur nga kėndvėshtrimi im nė fakt, nuk e kam parė fort tė arsyeshme apo tė nevojshme lėvizjen time nga “E diell”, duke qenė se formati i tij ndryshon shpesh, duke mė dhėnė mundėsinė qė ta provoj veten nė rubrika tė ndryshme. Rrjedhimisht kjo e bėn punėn mė interesante, tė mban gjallė e s’tė lė tė biesh nė monotoni. Ja pse e dua “E diell”!

    Thuajse ēdo sezon ndryshojnė partnerėt/et qė ke nė krah. Kėtė herė do tė jesh sė bashku me Alban Dudushin. Ėshtė hera e parė qė bashkėpunon me tė. Deri tani, gjatė provave, si kanė shkuar gjėrat? Ndihesh komode?

    -Nuk do tė thosha ēdo sezon, pasi pėr 3 vite rresht shtylla e programit ka qenė njė dhe vetme. E me kėtė nėnkuptoj qė kam pasur vetėm njė partner tė vėrtetė nė kėtė program. Pėr sa i pėrket Albanit, do doja tė shprehja kėnaqėsinė time pėr faktin qė do jem krah njė prezantuesi shumė tė suksesshėm, simpatik e mjaft tė pėrgatitur siē ėshtė ai!

    Nėse mė lejohet tė jap mendimin tim, edhe pse nuk ju kam parė ende bashkė them se shkoni si ēift skenik. Keni tė dy njė pikė tė fortė, qė ėshtė humori dhe batutat. Ēfarė tjetėr mendoni se do t’i pėrcjellė kjo dyshe publikut?

    -Atėherė mė lejo edhe mua tė tė them qė je njė gazetare me nuhatje tė mprehtė e tė pagabueshme. Edhe pse njihem prej vitesh me Albanin, kjo do tė jetė hera e parė qė do tė cekim skenėn sė bashku. Unė pėr vete jam shumė optimiste pėr kėtė kombinim e shpresoj qė tė vijmė sa mė mirė e sa mė natyrshėm edhe tek publiku qė do tė na ndjekė nga shtėpia.

    Kėtė sezon do tė jesh sėrish ti e vetmja femėr e “E diell”. Ta pėrkėdhel disi sedrėn ky fakt?

    -E thėnė sinqerisht dhe shumė pastėr, unė jam njėlloj e lumtur edhe kur jam e vetmja femėr nė njė program dhe kur ndodh e kundėrta. Nuk mė ka shqetėsuar asnjėherė ky fakt, pėrkundrazi ma ka bėrė punėn mė tė bukur si edhe pėrgjegjėsinė mė tė vogėl!

    Tė kam dėgjuar tė pėrmendėsh shpesh Adi Krastėn, si njė person qė e vlerėson shumė. E ruan miqėsinė me tė?

    -Adi do mbetet gjithmonė njė njeri special pėr mua. Nė 3 vite punė sė bashku mė ka dhuruar emocione tė panumėrta, lot gėzimi, tė qeshura dhe njė eksperience qė do mė vlejė gjatė nė jetė.

    Kam lexuar njė intervistė tėnden dhėnė vetėm pak kohė mė parė dhe ndėr tė tjera, teksa flisje pėr eksperiencėn nė Top Channel, shpreheshe se ke pranuar me shumė kėnaqėsi tė gjitha formatet qė tė janė propozuar. Nėse ti vetė do tė propozoje pėr tė prezantuar njė format ashtu siē do ta dėshiroje ti, cili do tė ishte ai?

    -Mė pėlqejnė shumė formatet me pėrmbajtje humori e njė i tillė ekziston tashmė prej shumė vitesh nė vendin tonė. E kam provuar pėr njė sezon “Portokalli”-nė dhe ėshtė i vetmi program qė do tė pranoja me kėnaqėsi ta prezantoja pas “E diell”.

    Tė pamė tė ftuar nė spektaklin “1001 pse”. Si u ndjeve pėrballė atyre fėmijėve?

    -Deri nė momentin qė i kisha ndjekur nga ekrani kam qenė shumė e qetė dhe mezi prisja madje tė isha pėrballė tyre. Ndėrkohė ndodhi krejt e kundėrta ditėn qė do tė shkoja nė program, pasi as qė e kisha imagjinuar se do tė isha aq nė ankth nė ēastin kur mė erdhi karrigia pėr t’u ulur pėrpara atyre syve kureshtarė. Ama mund tė them qė jam kėnaqur pa fund atė ditė me zgjuarsinė dhe ēiltėrsinė qė i karakterizonte ata fėmijė aq tė bukur.

    Cila ishte pyetja qė tė vuri mė shumė nė siklet?

    -U trembesha pyetjeve tė sikletshme, por falė Zotit nuk mė bėnė. U morėn mė tepėr me peshėn time dhe marrėdhėniet me vjehrrėn (qesh).

    Po kur Martini tė fillojė tė tė bėjė pyetje: Mami, si bėhen fėmijėt? Mami, ēfarė ėshtė seksi? Ke filluar tė mendosh pėr pėrgjigjet qė do t’i japėsh?

    -Nė fakt sapo shpreha gėzimin tim qė shyqyr i kisha shpėtuar kėsaj tipologjie pyetjesh atje nė emision, por kush tė lė (qesh). Nuk e kam menduar nė fakt se si do t’i pėrgjigjem Martinit dhe e vetmja pėrgjigje qė po mė vjen ndėrmend tani ėshtė qė ta pėrcjell te Visi, qė t’i flasė si ēuni ēunit (qesh).

    Si ka qenė deri tani, njė fėmijė i mbarė, apo pak grindavec?

    -Martini mė ka bindur qė mrekullitė ndodhin vėrtet.

    Mė thuaj tė drejtėn, do tė tė vijė inat nėse thotė mė pėrpara fjalėn “babi”?

    -Ka filluar ta thotė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme rrokjen ba’. Qetėsohem vetėm kur e dėgjoj qė e thotė pa pushim bababababa, pasi them me vete se nuk e ka me Visin (qesh).

    Ēfarė ke menduar kur ke parė pėr herė tė parė Visin tė mbajė nė krahė djalin tuaj?

    -Obobo, a po e mban mirė? Ky ishte vetėm mendimi i parė paranojak qė kisha pėr tė gjithė ata qė e mbanin ditėt e para, por nga ana tjetėr jam e lumtur qė depresioni post partum nuk mė mbajti gjatė.

    Cilat janė ato gjėra nga tė cilat ke hequr dorė pas ardhjes nė jetė tė Martinit?

    -Kuptohet qe rrjedha e ditėve tė mia ka ndryshuar rrėnjėsisht pėr shkak tė angazhimeve dhe shtimit tė pėrgjegjėsisė, sado qė unė mundohem tė mos heq dorė nga rutina e dikurshme.
    Shkurt, por sinqerisht

    Na trego pak cila ėshtė veshja e fundit qė ke blerė?

    -Njė xhaketė tė zezė.

    Po tė hap dollapin tėnd ēfarė do tė gjej me shumicė aty brenda?

    -Veshje tė zeza.

    Po nėse hap frigoriferin?

    -Do trembesh nga salsiēet (qesh).

    Mban mend cila ka qenė hera e fundit qė je bėrė tapė?

    -Nuk ėshtė pyetje qė i drejtohet njė nėne (qesh).

    Po hera e fundit qė ke bėrė njė gafė aq tė madhe, saqė tė ka ardhur turp pėr njė javė rresht?

    -Mbrėmė nė darkė isha aq e lodhur sa shtypa pultin e makinės pėr tė hapur derėn e shtėpisė. Turp nuk mė vjen, ama pėr tė qeshur sa tė duash!

    Bėhesh ndonjėherė me nerva?

    -Sigurisht, si ēdo shqiptar.

    Ēfarė rrezikon personi qė ke pranė nė tė tilla raste?

    -Nėse nuk ma ka fajin, asgjė!

    Je pėrpara zgjedhjes sė vėshtirė pėr tė hedhur nga kati i pestė kėto tre personazhe: njė gazetar, njė politikan, njė prezantuese televizive. Kė do zgjidhje?

    -Nuk dua tė shkoj nė ferr pėr asnjėrin prej kėtyre (qesh).

    Mė mirė tė tė tradhtojė me njė femėr, apo me njė mashkull?

    -Shumė mė mirė me asnjėrin prej tyre!


    Ē
    farė do bėsh tani pasi tė mbarosh kėtė intervistė?

    -Do tė ftoj pėr kafe njė miken time qė sė fundmi ėshtė bėrė edhe komshia ime mė e re.

    Aulona Musta Revista Paloma

      Ora ėshtė 19/5/2024, 23:00