BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alketa Vejsiu: Fėmijėt e mi mė ndjekin nė skenat e audicioneve!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alketa Vejsiu: Fėmijėt e mi mė ndjekin nė skenat e audicioneve!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2012, 12:38

    Alketa Vejsiu: Fėmijėt e mi mė ndjekin nė skenat e audicioneve! 0097

    Xhinset dhe kanotieret stil rock nuk janė menduar kurrė se mund tė shihen tė veshura nga Alketa Vejsiu, pėr aq kohė sa nė jetėn e pėrditshme ajo shihet gjithmonė me veshje klasike kurse nė spektaklet e viteve tė fundit me fustane mbrėmjeje.

    Ishte spektakli “X Factor” qė solli njė Alketė tė veshur si shumė vajza nėn tė tridhjetat, siē ėshtė dhe ajo, njė stil veshjeje tek I cili ajo ka shkuar me mjaft dėshirė, edhe pse gjatė netėve “gala” tė spektaklit do I rikthehet edhe njėherė fustaneve pėr tapet tė kuq. Qe sėrish ky spektakėl qė e vuri pėr tė parėn herė edhe pėrpara njė tjetėr pėrvoje, atė tė punės si producente.

    Tė tjerat nuk kanė ndryshuar, punon sėrish me Vera Grabockėn dhe nė pjesėn tjetėr tė kohės, u kushtohet dy fėmijėve tė saj, ku Lioneli qė ėshtė vetėm tetė muajsh kėrkon kujdesin mė tė madh. Ėshtė e kėnaqur me kėtė pėrvojė, pėr tė e destinuar qė nė fillim tė ishte e suksesshme, pėr aq kohė sa flitet pėr njė nga formulat mė tė suksesshme televizive sot pėr sot ne ekran.

    “X Factor” ėshtė programi i parė, ku emri juaj shfaqet edhe si producente. Si e zgjodhėt kėtė format?

    Ndoqėm njė prirje botėrore tė pa kontestueshme tė publikut nė tė gjithė globin. Kėtė punė e bėjmė tė gjithė pėr tė bėrė diēka qė kėnaq pasionet dhe prirjet tona, qė kėnaq publikun dhe finalizohet me suksesin e njė misioni tė mbėrritur. Ne jemi nė gjysmė tė rrugės. Kemi bėrė ngjitjen e avionit me sukses, me njė ‘share’ tė lartė absolut nė natėn e parė prej 75 % dhe 300 mijė klikime nė 48 orėt e para tė programit nė ‘youtube’. Tani duhet tė bėjmė njė fluturim tė sigurt gjatė netėve finale dhe tė bėjmė uljen e suksesshme tė avionit nė destinancion pėrfundimtar: finalja a madhe qė do tė ketė njė fitues.

    Keni thėnė nė intervista tė mėparshme, qė kėto vite jeni pėrfshirė ne bizneset e bashkėshortit tuaj. Ka qenė kjo qė ju ka bere mė tė sigurt, pėr t’u pėrfshirė nė botėn e spektaklit edhe si biznes, jo vetėm si prezantuese?

    Ndajmė shumė interesa tė pėrbashkėta prandaj jemi bashkė, ndėr to edhe idetė e biznesit. Ndonjėherė angazhohem pjesėrisht si kėshilltare Komunikimi, por Kompania e Ndėrtimit ka njė skuadėr njerėzish shumė tė aftė, qė e ēojnė punėn me sukses pėrpara. Ėshtė njė model pėr t’u marrė shembull pėr mėnyrėn se si funksionon kjo Kompani nė biznesin Shqiptar, ėshtė shumė e standardizuar. Nė kėtė drejtim ėshtė model referimi. Por unė kam njė profesion tjetėr, tė cilit i kushtoj pjesėn mė tė madhe tė kohės, televizionit, ku shumė koncepte biznesi nė fakt janė universale.

    Si ju duket deri tani? A ėshtė gjithēka siē e keni pritur, apo mė e vėshtire ose mė e lehtė?

    Ėshtė njė nga programet mė tė vėshtira, por ne jemi njerėzit e duhur pėr ta realizuar nė Shqipėri, e gjithė skuadra jonė. Jemi nė kohėn e duhur, nė Televizionin e duhur, me njerėzit e duhur, dhe patentėn e duhur.

    Grabocka ishte me ju qė nė krye tė herės, apo u bashkėngjit mė vonė?

    Ne jemi gjithmonė bashkė kur jemi dhe kur s’jemi. Sepse raporti profesional konkurrohet nga njė raport tjetėr, ai njerėzor qė ėshtė edhe mė i rėndėsishėm, i mbrujtur nė vite me dashuri dhe mirėnjohje. Ėshtė njė pjesė tjetėr e jetės sė gjithsecilės koha qė Vera dhe Alketa ndajnė sė bashku. Isha fėmijė kur e takova Verėn vetėm 17 vjeē…. di tė them qė jam rritur pranė saj duke huazuar disa aksioma jete qė do t’i kujtoj dhe nėnvizoj pėrgjithmonė. Kam qenė me shumė fat.

    I shihni spektaklet konkurrente nė televizionet e tjera?

    I shoh sigurisht por, pjesėrisht pėr tė mos huazuar gabimisht ndonjė gjė qė mė pėlqen shumė (qesh). Por atė pak kohė qė mė mbetet nė mbrėmje pas njė dite tė ngarkuar tė ndarė mes punės, fėmijėve dhe interesave tė tjera, ja kushtoj leximit. Ndonjėherė dua tė lexoj 10 libra bashkė, etje e madhe pėr dije, por kohė nuk kam, e them qė ėshtė ajo ēka mė fort duhet tė injektoj tek Nicol…

    Gjatė puntatave tė para tė spektaklit, jeni shfaqur ndryshe nė veshje nga Alketa qė kemi parė deri tani. Larg veshjeve klasike me tė cilat jeni fotografuar vitet e fundit nė jetėn e pėrditshme dhe mė larg akoma fustaneve tė mbrėmjes nė spektaklet e fundit. Ishte formati qė ua kėrkoi kėtė ndryshim?

    Do jenė spektakolare nė netėt Gala… Nė audicione ishte ideja e sport chic, meqė u bėnė vite qė publiku nuk mė shihte ashtu. Dhe mua mė kishte marrė malli pėr veten me kėtė stil.

    Jeni shprehur nė disa intervista se Lionel ka qenė bashke me ju nė audicione. Si ka qenė ky tour me kėtė bashkudhėtar tė vogėl?

    Njė kujtim i mrekullueshėm, se ai ėshtė djalė pėr mamėn e vet. Ka qenė i qetė, si njė mrekulli. Ndonjėherė vjen dhe Nicol, ne setin e xhirimeve dhe ėshtė kaq bukur…

    Cili ėshtė sekreti, qė edhe pse me njė fėmijė kaq tė vogėl, keni njė formė fizike pėr t’u pasur zili?

    Ma bėjnė shpesh kėtė pyetje. Them qė ėshtė pak fat dhe shumė gjenetike. Kujdesem sigurisht, kujdesi duhet tė jetė nė kulturėn e ēdo gruaje, siē them qė edhe pse me disa kilogramė mė shumė dhe ndonjė imperfeksion ēdo femėr duhet tė ndihet e bukur dhe e veēantė. Por veēanėrisht pas lindjes duhet tė gėzohesh pėr mrekullinė qė sjell ardhja e njė fėmije nė jetė. Kilet e tepėrta s’duhet tė jenė shqetėsim. Ka ikur koha e idesė perfekte, simetrisė absolute dhe grave me portrete tė mrekullueshme nė revista dhe katalogje mode… Unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė nga natyra bukuria dhuratė, por ėshtė edhe nga dora e artistėve tė ‘make up’. Mjafton tė shohėsh yjet e Hollywoodit pa ‘make up’ ose me rroba banje. Janė fare tė zakonshėm. /MAPO/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:37