BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Robert Elsie: Po te jetoja ne Shqiperi do te isha cmendur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Robert Elsie: Po te jetoja ne Shqiperi do te isha cmendur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2012, 16:47

    Robert Elsie: Po te jetoja ne Shqiperi do te isha cmendur! 1328712108-do_isha_cmendur

    Robert Elsie ka dhėnė njė intervistė tė jashtėzakonshme nė emision “Shqip” tė gazetares Rudina Xhunga. Albanologu mė i njohur nė botėn akademike bashkėkohore, nė intervistėn e tij tė parė televizive flet pėr gjuhėn shqipen dhe Shqipėrinė nė 100 vite shtet.

    Kjo ėshtė intervista juaj e parė televizive, pėr shqiptarėt. Pse i ndruheni prozhektorėve?

    Nuk kam shumė dėshirė tė dal nė dritė, pėrpiqem t’i shmangem kamerave dhe tė bėj punėn time, tė jetoj jetėn time. Ėshtė mė mirė kėshtu.

    Ndėrkohė, unė duke njohur punėn tuaj, ndėrsa po pėrgatitesha pėr kėtė intervistė, ndjeva gjithmonė e mė shumė kėnaqėsi qė do t’ju takoja. Sė pari flasim pėr albanologjinė. Ēfarė do tė thotė tė jesh albanolog?

    Ēdo njeri ka interpretimin e vet pėr albanologjinė por pėr mua, thelbi i punės sime ėshtė tė prezantoj shqiptarėt, t’i prezantoj Shqipėrinė, botėn shqiptare, gjithė botės. Unė pėrpiqem t’i transmetoj botės sė jashtme njohuritė qė kam pėr kėtė vend, qė kjo botė tė kuptojė se ē’ėshtė Shqipėria, kush janė shqiptarėt, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme tė jetės kėtu. Dhe kėtė e bėj qė tė bėhet e njohur pasi nė fund Shqipėria mbetet njė vend shumė i panjohur.

    Po tė jesh pėrkthyes, ēfarė do tė thotė?

    Tė jesh pėrkthyes do tė thotė punė, punė, punė. Ėshtė punė shumė e vėshtirė.

    Dhe anonime?

    Pjesėrisht po, pasi ėshtė autori ai qė bėhet i njohur kurse pėrkthyesi jo. Thonė qė ėshtė njė punė kot sepse mundohesh pėr diēka dhe nuk fiton asgjė por unė them qė ėshtė edhe kėnaqėsi. Pėr mua ėshtė kėnaqėsi.

    Ku ėshtė kėnaqėsia, pėr shembull?

    Ndjej kėnaqėsi kur arrij t’a pėrkthej nė mėnyrė tė duhur. Ėshtė si njė llogaritje matematikore. Kur del shuma pėrfundimtare dhe nuk ke bėrė asnjė gabim gjatė rrugės, kėnaqesh. Kėshtu ėshtė edhe pėrkthimi. E shikon njė faqe, dhe fillon bėn vlerėsimin, kjo frazė shkon mirė, kjo duhet ndryshuar etj. e vazhdoj dhe e ripėrpunoj derisa nė fund tė del diēka e pėrkryer dhe vetė ndjehesh i kėnaqur.

    Si fillim dua tė ndaj me shikuesin arsyen pse ju jeni nė Shqipėri kėtė herė. Librat qė ju do tė promovoni kanė fjalorin historik tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė shqip dhe anglisht. A mund t’i shpjegojmė shikuesit se ēfarė janė kėto libra?

    Kėto libra dolėn nė anglisht kohėt e fundit, ėshtė njė kolanė librash qė pėrfshin ēdo vend tė botės dhe mua mė ngarkuan me hartimin e njė botimi pėr Shqipėrinė. Quhet fjalori historik i Shqipėrisė dhe Kosovės por nė fund janė mė shumė si leksikė, enciklopedi tė pėrgjithshme me tė dhėna jo vetėm historike por edhe tė kulturės, ekonomisė, gjeografisė etj. Unė fillova me vėllimin e Shqipėrisė. Mė vunė njė kufi qė duhej ta bėja kėtė vėllim jo mė shumė se 250 faqe dhe kur mbarova kisha 500 faqe. Botuesi ishte pak i pakėnaqur. Mė tha “Nėse ecim kėshtu, vėllimi i Shqipėrisė do tė dalė mė i madh se vėllimi i Rusisė” megjithatė e pranoi dhe nė fakt doli mė i madh se ai i Rusisė, kjo enciklopedia e Shqipėrisė se vogėl.

    Por qė nė fakt nė kėtė enciklopedi Shqipėria ėshtė e madhe. Ēfarė pėrfshin enciklopedia, pėrfshin data, ngjarje, personazhe?

    Po, i pėrfshin tė gjithė. Persona historikė, persona publikė, politikanė por kryesisht janė figura historike tė historisė shqiptare, ngjarje etj.

    Ēesk Zadenė por shoh nė kėtė libėr, Injac Zamputin. Deri ku keni shkuar me ngjarje e pėrmendje historike?

    Kam mbėrritur deri nė vitin 2010. nė fillim tė librit kam bėrė njė kronologji tė historisė shqiptare qė shkon deri nė vitin 2010. Ёshtė njėsoj si historia e Shqiptarisė, me data kėshtu qė kush interesohet pėr historinė e Shqipėrisė mund ta gjejė tek ky libėr nė shqip dhe anglisht.

    E njėjta gjė vlen edhe pėr Kosovėn, pra pėrmenden ngjarje, vend. Deri nė cilin vit?

    Prapė deri nė vitin 2010. Nė fakt ky ėshtė botimi i dytė pėr Fjalorin Historik tė Kosovės. Unė isha shumė i gėzuar qė botuesi pranoi qė tė bėhej njė libėr pėr Kosovėn pasi Kosova, nė atė kohė kur bėra vėllimin e parė, nuk ishte shtet, rrjedhimisht nuk kishte flamur dhe problemi ishte se ēfarė do pėrdorej pėr kopertinėn e librit. Tani nė vėllimin e dytė, kemi kopertinėn me flamurin e ri tė Kosovės.

    Tė gjitha figurat qė mendoni se do t’i interesonin njė personi qė do tė informohet pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, ju i keni pėrfshirė nė kėto libra. Si e ndėrmorėt ju kėtė vepėr? Ėshtė njė vepėr e madhe qė zakonisht e bėjnė Institute tė tėra ose qė do duhej ta bėnte shteti shqiptar.

    Ėshtė i madh, kėrkon njė farė pėrgatitje pastaj, pjesa tjetėr ėshtė njė punė e rėndomtė, ėshtė mbledhja e tė dhėnave, informim, kujdes nga keqinformimi. Ėshtė diēka qė arrihet ngadalė ngadalė. Unė nė fakt habitem sa i trashė ka dalė por duket qė ka shumė gjėra brenda.

    Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me shqipen, ditėt e para, takimi juaj i parė me gjuhėn tonė. Ēfarė ndodhi? Si e njohėt kėtė gjuhė qė sot ju bėn tė bėni libra kaq tė mėdhenj?

    Mbase ėshtė histori e gjatė por e rastėsishme. Mbarova studimet nė Gjermani, nė Universitetin e Bonit. S’kisha lidhje me gjuhėn shqipe pasi atje studiova gjuhėsinė krahasuese dhe gjuhėn kelte, pra gjuhėn e Irlandės, Uellsit, Skocisė dhe kur mbarova studimet profesori im, gjuhėtar, mori njė ftesė nga Akademia e Shkencave pėr tė vizituar Shqipėrinė pasi ai vetė kishte studiuar nė Vjenė me njė shqiptar, konkretisht me Aleks Budėn. Aleks Buda e ftoi profesorin tim nė Shqipėri. Nė atė kohė Shqipėria ishte njė vend i mbyllur, i panjohur dhe ftesa nuk ishte vetėm pėr tė por edhe pėr studentėt e tij. Dhe kėshtu, jemi nisur pėr nė Shqipėri njė grup prej 20 studentėsh nė vitin 1978. Ishte njė gjė e rrallė pėr ne tė hynim nė Shqipėri pasi Shqipėria nė atė kohė ishte si Korea e Veriut sot, dmth zor tė depėrtoje.

    Si qe tė hyje nė kėtė vend nė ’78?

    Pėr mua ishte shumė interesante. Madje kam qeshur me vete se mė dukej vetja sikur isha nė njė film Hollivudian dhe nuk e mora shumė seriozisht anėn politike, as tabelat, propagandat.

    Ju mendonit se po bėhej shaka, nuk ju dukej e vėrtetė?

    Jo, por thjesht nuk e mora seriozisht, mė tepėr me ngjante si film. Por ishte shume interesante.

    Ju kujtohet diēka qė ju ngacmoi atėherė apo diēka qė ju ēuditi?

    Kishte shumė gjėra, ishte njė vend absurd, gjithė vendi ishte absurd por njerėzit e merrnin seriozisht. Nuk e di se deri nė ēfarė mase i merrnin seriozisht vetė njerėzit por gjithsesi e kuptonin qė jetonin nė njė realitet tjetėr.

    Ju qėllonte qė tė takonit shqiptarė qė midis tyre flisnin pėr kėtė gjė?

    Jo haptazi, jo. Mė vonė ky takim qė nisi nė 1978 u bė takim i pėrvitshėm midis Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave dhe vinim ēdo vit nė Shqipėri pėr 2 javė. Gjatė takimeve dhe udhėtimeve, fillova tė interesohesha pėr shqipen. Nuk e dija fare gjuhėn veē fillova, nė atė kohė, madje edhe nė Gjermani, fillova tė mėsoja gjuhėn mė seriozisht.

    Ku e mėsonit shqipen nė Gjermani?

    Ishte e vėshtirė pasi nuk kishte fjalor, kishte doracakė, libra mėsimorė. Mbaj mend qė gjeta njė fjalor frėngjisht-shqip dhe nga ana tjetėr shqip-gjermanisht, ndėrsa nė anglisht nuk kishte fare. E vėshtirė ishte.

    Kur thatė me vete qė tani e di shumė mirė shqipen?

    Pas shumė viteve. Ndėrkohė shkoja ēdo vit nė Prishtinė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn Shqipe pėr tė mėsuar gjuhėn. Aty ishte, nga njėra anė mė kollaj sepse mund tė bisedoja lirisht me njerėzit pasi kosovarėt flisnin mė lirisht.

    Sa e ndryshme ishte Kosova e atyre viteve me Shqipėrinė?

    Shumė, shumė.

    Ju ku ndiheshit mė mirė?

    Nė Kosovė, pasi ishte mė perėndimore, mė normale. Nė Shqipėri nuk kisha mundėsi tė flisja lirisht me njerėzit. Unė flisja me zyrtarėt, tė cilėt ishin shumė tė dashur, mikpritės por prapė ishte njė farė frike, qė tė pengonte tė flisje lirisht.

    Po tani flitet lirisht nė Shqipėri?

    Po, qartė. Tani nuk ka problem, njerėzit flasin, madje nuk pushojnė sė foluri fare. I thonė tė gjitha, nuk mbajnė sekrete.

    Shqipėria e Hoxhės krahasuar me Shqipėrinė e Berishės qė takoni tani, ēfarė kanė tė ngjashme dhe ēfarė kanė tė ndryshme?

    Unė mendoj se ka disa gjėra tė kontinuitetit qė nuk kanė ndryshuar, qė janė tė ēuditshme jo vetėm nga koha e Hoxhės por edhe nga koha e Zogut, gjėra qė vijnė nga koha osmane, ajo e Zogut, e Hoxhės e deri te e sotshmja. Njė nga kėto gjėra ėshtė korrupsioni burokratik. Kjo ėshtė njė nga gjėrat qė gjithmonė ka qenė kėshtu. Tjetra ėshtė paaftėsia e administrative, e vendit. Nuk ėshtė diēka qė varet vetėm nga partia, ėshtė mė tepėr qėndrimi i popullit. Pra, qė tė marrėsh diēka qė do, duhet tė njohėsh dikė nė Ministri, tė pish kafe me tė, pastaj tė pish prapė kafe javėn tjetėr me tė, edhe njė herė tė tretė, e mė pas ai tė lidh mė personin qė ty tė intereson. Dmth ėshtė njėsoj si nė kohėn osmane, nuk ėshtė si njė shtet normal.

    Edhe tani qė flasim kėshtu ėshtė si nė kohėn osmane?

    Po, po.

    Po nė Kosovė, ėshtė e ngjashme kjo gjė?

    Nuk di, nuk kam patur kėto probleme nė Kosovė. Natyrisht qė Kosova e para 20 viteve ėshtė e ndryshme nga Kosova sot por mua mė duket se njerėzit janė njėsoj, shqiptarėt aty apo kėtu, me pak ndryshime, nė thelb njėsoj janė.

    Po pėr tė kuptuar gjuhėn qė flitet nė Tiranė dhe gjuhėn qė flitet nė Prishtinė, keni probleme apo ėshtė njėsoj?

    Po, kėtė doja tė thoja. Unė shkoja nė atė seminar tė gjuhės shqipe nė Prishtinė pėr tė mėsuar, pasi aty flisja lirisht, por ata flisnin diēka qė pėr mua nuk ishte shqip. Pėr njė student qė mėson gjuhėn letrare, qė pėrpiqet tė zbulojė tė gjithė lakimet e gjuhės, dhe del nė rrugė e ballafaqohet me njė gjuhė tjetėr, ėshtė shumė e vėshtirė dhe unė nuk kuptoja asgjė. Ky ishte njė problem shumė i madh dhe mė pengonte shumė tė mėsoja gjuhėn sepse nuk i kuptoja njerėzit fare. Kjo ishte nė fillim sepse tani i kuptoj madje i kuptoj edhe arbėreshėt tani.

    Edhe arbėreshėt i kuptoni?

    Po, tani po, por mbaj mend nė Prishtinė, kur isha student, kisha dhomė studenti tė cilėn e ndaja me njė arbėresh nga Kalabria. Nuk e kuptoja fare se ēfarė thonte. Ai ishte me mendimin qė fliste shqip dhe unė e dėgjoja me vėmendje por nuk e di nėse fliste italisht apo shqip.

    Besoj, ju i keni takuar tani arbėreshėt, arvanitasit, shqiptarėt e Ukrainės, shqiptarėt e Bullgarisė, shqiptarėt kudo janė. Pra, keni takuar shqipen kudo ėshtė. Ka akoma tė pėrbashkėta apo secili flet shqipen e vet?

    Ėshtė njė gjuhė e pėrbashkėt qė kuptohet por ka elemente vendore qė ndryshojnė dhe shyqyr qė janė sepse kjo ėshtė pasuria e gjuhės, janė ndryshime. Unė gėzohem shumė pėr dialektet e shqipes. Kam njė projekt nė internet me incizime tė shqipes dhe ēdo herė qė udhėtoj, qė shkoj nėpėr fshatra tė ndryshme, marr njė mikrofon me vete, si gazetar siē jeni ju, dhe incizoj, kryesisht ēobenjtė sepse ato flasin njė gjuhė tė pastėr kudo qė janė. Mė interesojnė shumė ndryshimet gjuhėsore midis vendeve dhe pėr mua kjo ėshtė pasuria mė e madhe e gjuhės.

    Ndėrsa tani flitet pėr rishikimin e Kongresit Drejtshkrimor tė 1972-shit, ju ēfarė mendimi keni nė kėtė pėrplasje mendimesh?

    Mendimi im ėshtė qė nuk kam njė mendim pėr kėtė. Kjo ėshtė punė e shqiptarėve qė tė vendosin pėr gjuhėn e tyre. Kuptoj qė zhvillimi historik ka ēuar qė toskėrishtja tė sundonte pak mė shumė nė njė kohė kur shumica ishin gegė dhe kjo krijon sot njė problem por gjithsesi gjuha standarde ekziston dhe duhet pėr njė komunikim tė pėrbashkėt por nė fund ėshtė puna e shqiptarėve qė tė vendosin se si ta konkretizojnė kėtė gjuhė.

    Ama kur kėrkuat njė fjalor gegėnisht-anglisht, i zemėruat shqiptarėt!

    Po, po. U habita shumė nga kjo gjė sepse e mendoja si diēka normale qė tė kishte njė fjalor dhe nuk kishte. Kjo ndodhi nė Kosovė qė ėshtė mė keq se ato janė shumė fanatikė pėr gjuhėn letrare standarde nė qarqet intelektuale. U thashė “po pse nuk ka njė fjalor tė gjuhės qė flisni pėrditė?” dhe ata mė thonin “jo, nuk ka, se ne flasim shqip”. Kėshtu, unė bėra njė kėrkesė publike pak a shumė dhe kishte reagime interesante pėr mua.

    Nga vendet e ndryshme ku keni incizuar gjuhėn shqipe, ku mendoni se ėshtė ruajtur mė mirė gjuha shqipe, ku flitet mė pastėr? Personalisht mė kanė bėrė pėrshtypje shqiptarėt e Ukrainės tė cilėt flisnin njė shqipe tė pėrkryer.

    Po, e kam dėgjuar intervistėn tuaj qė keni bėrė nė Karakurt tė Odesės nė Ukrainė. E kam dėgjuar me shumė vėmendje dhe ishte shumė e bukur. Mė pėlqeu shumė kur njėri tha “Cari i Rusisė na dha balltė” pra tokė. Pėrsa i pėrket pyetjes suaj, mua mė intereson shqipja kudo ėshtė. Nė veri habitem pėr pasurinė e gjuhės, pėr dialektet e ndryshme, forma qė dallohen shumė nga standardja. Edhe Greqia ėshtė shumė interesante, arvanitasit e Shqipėrisė sė mesme flasin atje njė gjuhė shumė tė bukur e tė vjetėr, mė duket se dialekti mė i vjetėr i shqipes ėshtė nė jug fare, atje nga Peloponezi, Evia, Andros por ėshtė njė gjuhė qė po vdes. Shumica e folėsve mė tė mirė janė mbi moshėn 80 vjeēare dhe ata flasin por nuk kanė me kė tė flasin. Zbulova njė grua nė ishullin Andros, njė plakė qė fliste shqip. Nė fillim ngecte sepse nuk kishte me kė tė fliste por kur filloi tė fliste, e fliste shumė mirė e bukur shqipen. Por ishte e vetmuar sepse nuk kishte me kė tė fliste shqip.

    Ē’lloj emocioni keni kur takoni njerėz tė tillė qė janė diku dhe flasin njė shqipe qė po shuhet?

    Bukur ėshtė por mė trishton qė kjo gjuhė po zhduket aty dhe nuk bėhet asgjė pėr ta ruajtur. Dhe jo vetėm aty, ka edhe zona tė tjera ku shqipja dhe dialektet po zhduken.

    Ēfarė gjuhe ėshtė kjo shqipja jonė profesor?

    Njė gjuhė shumė e pėrzier. Ka elemente shumė tė vjetra por ka shumė ndikim nga gjuhėt e tjera. Ka shumė ndikim nga latinishtja, sllavishtja, turqishtja, pak nga greqishtja, pak nga italishtja. Pra, ėshtė njė lėmsh. Pėr tė punuar nė fushėn e gjuhėsisė historike krahasimtare, shqipja ėshtė njė tmerr sepse nuk zbulohen dot shtresat e ndryshme tė shqipes pasi janė si njė lėmsh. Shumė interesante.

    Por kur fillon lėmshi dhe ti e kap fillin, ėshtė mirė besoj.

    Nėse kapet.

    Ju e keni kapur fillin e kėtij lėmshit tonė?

    Jo, fare. As nė fushėn e gjuhės e as nė fushėn e kulturės nė pėrgjithėsi. Prapė njė lėmsh.

    Si ishte tė takoje Fishtėn, profesor?

    T’ju them tė drejtėn ishte njė punė shumė e vėshtirė. Gjuha e tij ėshtė e vėshtirė pasi unė nuk isha mėsuar me dialektin e tij dhe kur fillova gjeta shumė vėshtirėsi pasi ēdo fjalė mė ėshtė dashur ta kėrkoj nė fjalor por nė fund, u habita, pasi doli njė punė shumė e mirė. Tani u bėnė 4-5 vjet qė e kam pėrkthyer dhe kur e lexoj edhe sot Lahutėn e Malcisė nė anglisht mė pėlqen shumė. e di qė ėshtė njė pėrkthim me cilėsi tė lartė.

    Ju ndodh ndonjėherė tė dėgjoni njė njeri qė reciton Fishtėn dhe ndiheni mirė pėr punėn e madhe qė keni bėrė pėr njė vepėr tė madhe?

    Po, po, dhe jam shumė krenar pėr pėrkthimin qė kam bėrė me Fishtėn. Mė duket se nga tė gjithė librat ėshtė njė nga librat mė themelor tė tė gjitha botimeve tė mia. Ishte njė mundim, t’ju them tė drejtėn, pasi mė ėshtė dashur njė vit e gjysėm pėr tė pėrkthyer 17 mijė vargje dhe kam luftuar me ēdo varg.

    Do t’i rekomandonit shqiptarėve qė ende nuk e kanė lexuar pse duhet ta lexojnė Fishtėn?

    Pėr mua ėshtė njė vepėr shumė interesante, nėse e kuptojnė gjuhėn. Tani nuk e di, ndoshta tė rinjtė qė nuk e dinė gegėnishten do e kenė tė vėshtirė pėr ta kuptuar, ėshtė njėsoj si tek ne kur lexojnė Shekspirin dhe nxėnėsit e kanė tė vėshtirė pasi nuk e kuptojnė gjuhėn, por prapė them se duhet ta lexojnė. Ndoshta mund tė lexojnė edhe pėrkthimin tim nė anglisht. (qesh)

    Megjithatė Lahuta e Fishtės erdhi vonė nė letėrsinė tonė…

    T’ju tregoj diēka. Kur udhėtoja me avion, nė fillim tė viteve ’90, nė atė kohė, normalisht nuk kishte shumė udhėtarė qė lėviznin drejt Shqipėrisė dhe dikush prapa meje tha: “A ka ndonjė ndryshim orari?” dhe njė person tjetėr prapa tij tha “Po, po, 150 vjet prapa”.

    Ky ėshtė ndryshimi i orarit tė kėtij vendi i cili gjėrat i ka bėrė me vonesė pėrfshirė edhe Lahutėn e Malcisė, pėrfshirė edhe Pavarėsimin, pėrfshirė edhe komunizmin, pėrfshirė edhe rrėzimin e tij, edhe tranzicionin.

    Dhe hyrjen e Evropė.

    Po vonon ende apo jo?

    Po, po, por ėshtė diēka qė bėhet. Unė kam pėrshtypje se shqiptarėt janė tė ngadalshėm nga njėra anė por janė shumė tė shpejtė nė anėn tjetėr. Kam qeshur njė herė kur dikush mė tha: “Ne jemi mė tė shpejtė se bullgarėt. Bullgarėt janė tė ngadalshėm ndėrsa ne Shqipėrinė e ndėrtojmė 5 herė nė njė kohė qė bullgarėt e ndėrtojnė njė herė Bullgarinė por ėshtė e vėrtetė edhe qė e rrėzojmė 5 herė mė shpejtė”.

    Po shqipja e Migjenit, si ishte profesor?

    Gjuhė e bukur dhe nuk ishte kaq e vėshtirė sa Fishta pėr t’u pėrkthyer. Kisha fat qė ekzistonin edhe pėrkthime tė tjera me tė cilat mund tė bėja krahasime. Migjeni ėshtė njė poet qė mė ka tronditur. Kur kemi parasysh traditat e letėrsisė sė rilindjes me njė frymėzim kombėtar, atdhetar, fjalė herė bajate tė lavdėrimeve kombėtare, Migjeni vjen dhe tregon realitetin e vendit. Ai tregon vuajtjen, varfėrinė, urinė, keqtrajtimin e njerėzve, pra realitetin e kėtij vendi dhe ky vend ėshtė njė vend me vuajtje.

    E keni vene re qė ėshtė jo aq i lexuar Migjeni nė Shqipėri?

    Po, ka mundėsi. Unė nuk e di me siguri por kam pėrshtypjen qė Migjeni ka qenė lavdėruar nė kohėn e diktaturės komuniste si poet qė kritikonte kohėn para ēlirimit tė Shqipėrisė. Ndėrsa tani, pas rėnies sė komunizmit, mbase njerėzit e identifikojnė Migjenin me atė periudhė qė ėshtė gabim sepse kritika e Migjenit ishte po kaq i vlefshėm pėr periudhėn komuniste.

    Po shqipja e Ismail Kadaresė si ėshtė profesor?

    Kjo pėr mua ėshtė shqipja mė e bukur. Unė kėnaqem kur lexoj Kadarenė thjesht nga pikėpamja e gjuhės, tė lexoj se si i ndėrton fjalitė, fjalėt qė pėrdor. Ėshtė i veēantė dhe qė ka ndikuar shumė nė ecurinė e gjuhės sė shkruar.

    Ju ka ndodhur mė pas tė ndeshni njė shqipe dhe tė thoni ėshtė kaq e bukur sa shqipja e Kadaresė?

    Po kam dėgjuar por besoj se ai ėshtė kryes nė ēuarjen e shqipes pėrpara.

    Do duhet tė kėnaqemi, pra, tė krenohemi, tė gėzohemi nė kėto 100 vjet komb qė kemi Kadarenė. Sepse kjo bėhet herė pas here, kur bėhesh 100 vjeē shikohesh nė pasqyrė dhe shikon ēfarė ke prodhuar gjatė kėtyre viteve.

    Atėherė po ju pyes unė juve si shqiptare, ēfarė shikoni pas 100 viteve?

    Shumė lavdi, shumė marrėzi, pak nga tė gjitha por e mira ėshtė qė ndonjėherė tė shohėsh edhe gjėrat e mira dhe Kadareja, Migjeni, Fishta hyjnė tek ata. Prandaj edhe ėshtė fantastike puna juaj profesor sepse i keni bėrė qė t’ia tregojmė botės, tė ndajmė me tė tjerėt mė tė mirėn qė kemi.

    Po, ashtu siē thashė nė fillim, puna ime nuk ėshtė pėr tė bėrė diēka tė mirėfilltė, puna ime ėshtė pėr tė transmetuar gjėrat qė ekzistojnė kėtu nė Shqipėri, botės.

    Doja t’ju pyesja diēka, si ė bėni pėrzgjedhjen e librave, merrni autorė qė pėlqeni apo autorė qė jeni tė detyruar?

    Jo, jo, nuk kam asnjė detyrim dhe as interes financiar. Unė nė fakt, nuk pėrkthej shumė letėrsi, kohėt e fundit jam marrė mė shumė me historinė shqiptare por kam rreth 10 vjet qė nuk pėrkthej mė. Pėrpara kam pėrkthyer poezi, pak prozė por jo tani.

    I pėrmendim pak autorėt qė keni pėrkthyer? Shoh qė keni pėrkthyer realisht poetėt mė tė mirė shqiptarė. Ndėrsa pėrgatitesha pėr intervistėn lexova qė kishit pėrkthyer disa vargje tė Eqerem Bashės qė thonin “shqiptar jam, vij nga vendi i urrejtjes, tė kuptohem, nuk insistoj nė dashuri” dhe kėto vargje shoqėronin pyetjen a duhet pėrkthyer letėrsia shqipe?

    Jo nė fakt, nuk ėshtė pyetje qė duhet bėrė pasi letėrsia shqipe ekziston, duhet tė njihet, jo tėrėsisht pasi ėshtė mirė tė mos dihen tė gjitha por ka libra me vlerė qė janė si prezantues tė kėtij vendi, pra vepra me tė cilat ky vend mund tė krenohet, kuptohet nėse dalin me sukses.

    Ju ndėrpreva ndėrsa po tregonit pėr poetėt qė keni sjellė nė anglisht, mund t’i tregojmė pėr publikun?

    Kam pėrkthyer shumė poetė, mbase 50 apo 80, vepra qė i kam bashkuar nė njė antologji tė poezisė shqiptare qė doli nė anglisht para 2-3 viteve nė Amerikė. Besoj qė antologjia doli shumė mirė, kur i rilexoj, mė pėlqejnė poezitė. Nuk mund tė them qė ēdo poet ėshtė i madh por ēdo poet kam 1 ose 2 poezi tė mira. Nė letėrsi ka poetė qė mund tė pėrkthehen dhe poetė qė nuk mund tė pėrkthehen.

    Kush ėshtė njė poet qė pėrkthehet?

    Njė poet qė pėrkthehet ėshtė njė poet tregimtar, qė tregon, pra narrativ. Ndėrsa njė poet qė varet vetėm nga gjuha, nga bukuria e gjuhės, nga tingėllimi i gjuhės, kuptohet qė nuk mund tė pėrkthehet.

    Ju do veēonit njė poet shqiptar qė ju vetė e lexoni jo vetėm pėr ta pėrkthyer por edhe pėr kėnaqėsi, qė ju kėnaq, qė ju pėlqen?

    Ka shumė, por jo njė poet i caktuar. Pėr shembull mė pėlqen Lasgush Poradeci.

    Lasgushi na pėlqen tė gjithėve. Ju besoj e keni pėrkthyer atė apo jo?

    Po, por ėshtė shumė i vėshtirė pėr t’u pėrkthyer, nuk ėshtė kollaj. Kam pėrkthyer pak nga veprat e tij. Jam pėrpjekur tė pėrkthej disa por nuk mė dolėn mirė dhe kėshtu i lashė.

    Cilat poezi i keni pėrkthyer Lasgushit?

    Dimri, Mėngjesi ėshtė njė poezi tjetėr, njė poezi pėr Shėn Naumin. Kam pėrkthyes disa qė mė kanė prekur por pėrkthimi varet shumė nga gjuha dhe Lasgushi ėshtė i lidhur shumė me gjuhėn dhe pėr kėtė nuk pėrkthehet kollaj. Kurse Migjeni ėshtė krejt tjetėr, ai ėshtė narrativ, ai tė tregon diēka, ai ka njė histori, ēdo poezi e tij ėshtė njė tregim.

    Po prozėn shqiptare, e keni pėrkthyer? Keni marrė tregime tė shkurtra apo pjesė tė mira tė autorėve? Si e keni sjellė prozėn shqiptare nė anglisht?

    Ėshtė diēka e rastėsishme, unė kam bėrė mė pak prozė shqiptare, nuk kam pėrkthyer shumė, ndoshta kam pėrkthyer dy romane por jo shumė pasi ėshtė njė mundim. Nėse njė autor ka nevojė pėr njė vit pėr tė shkruar njė libėr, pėrkthyesi ka nevojė pėr njė vit pėr ta pėrkthyer dhe unė nuk kam njė vit pėr tė pėrkthyer njė vepėr qė mbase as nuk shitet jashtė. Tregu anglisht-folės nuk ėshtė shumė i interesuar pėr letėrsitė e vendeve tė vogla apo letėrsinė nė pėrkthim, nuk ka shumė treg pėr kėtė pėr fat tė keq.

    Ēėshtja e tregut ėshtė nė fakt njė pyetje qė do doja tė bėja. Kadareja pėr shembull e ka ēarė tregun. Ēfarė ndodh me tė tjerėt, pse nuk munden, pse nuk ia dalin, kush e ka fajin gjuha, vendi i vogėl apo mungesa e interesit?

    Sė pari ėshtė mungesė pėrkthyesish, nuk ka shumė pėrkthyes tė letėrsisė shqipe ose ka shumė pak. Kjo ėshtė pengesa e parė. Pengesa e dytė, unė e di pėr tregun anglisht-folės, nuk ka shumė interes. Anglishtja ėshtė kaq e madhe dhe ka shkrimtarė nga e gjithė bota, nga Anglia, Australia.

    Por ka vende tė tjera tė vogla qė ia kanė dalė, janė future nė tregun e huaj, janė bėrė bestseller-a papritur. Ēfarė i mungon Shqipėrisė qė nuk po ēan?

    Pėrkthyes letrarė, pasi nuk ka.

    Pra nėse do kishim pėrkthyes letrarė ato do gjenin botues?

    Besoj se po, nėse libri ėshtė i mirė, nėse ėshtė interesant, nėse pėrkthimi ėshtė i mirė, nuk ka arsye pse tė mos ketė sukses. Por kėtu nuk ka pasur kurrė njė traditė pėr pėrkthim tė letėrsisė shqiptare. Pėr shembull, vendet e tjera tė lindjes qė ishin nė bllokun komunist, gjithmonė kishin institucionet e tyre, thėrrisnin pėrkthyesit jashtė nga Amerika, Franca, Ēekia apo Polonia, i shkollonin nė gjuhėn e tyre, i ndihmonin, i inkurajonin qė tė pėrkthenin veprat e tyre por kėtu nuk ėshtė bėrė me shqipen. Shqipėria nuk ka thirrur kurrė pėrkthyes tė mundshėm tė huaj qė tė vinin ė Shqipėri e tė mėsonin tė pėrkthenin gjuhėn. Dhe kjo ka patur pasojė qė sot nuk ka pėrkthyes.

    Pra nėse kemi ndėr mend tė na hapet njė derė do tė na duhet njė urė, por nuk e ngritėm do mbetemi kėtu.

    Po, por duhet shumė kohė pėr tė shkolluar njė brez pėrkthyesish qė mund tė bėjnė kėtė punė.

    Ndėrkohė, ju mbani marrėdhėnie me shtetin shqiptar apo gjithēka e bėni nė mėnyrė personale, individuale dhe prej pasionit?

    Punoj nė mėnyrė individuale.

    Pra nuk ndihmoheni nga Institucionet tona, nga Akademia jonė, nuk keni financime? Nuk keni medalje, mirėnjohje.

    Jo, asnjėra prej kėtyre. Jam krejtėsisht i pavarur.

    E keni pyetur ndonjėherė veten pse e bėni?

    Unė e bėj pėr qejfin tim, pėr interesin tim.

    Ē’qejf tė madh ju jep kjo shqipja jonė e pėrbashkėt?

    Ēdo njeri ka interesa tė veēantė, njėri luan golf, tjetri mbledh pulla postare, njė tjetėr ėshtė sportist, njėri merret me letėrsi kineze. Ndėrsa unė pėrfundova kėtu me shqiptarėt.

    Mua mė pėlqeu shumė njė shprehje e juaja qė do doja ta ndaja, kur dikush ju pyeti “a mund tė ishit ju njė shqiptar dhe nėse po, ēfarė lloj shqiptari do ishit”. Dhe ju u pėrgjigjėt “unė do tė jetoja me shumė frustracion po tė isha shqiptar, unė ndoshta do tė ēmendesha. Nuk kam pėrshtypjen se do tė mund tė jetoja nė botėn shqiptare, jam njė njeri pakėz i brishtė dhe duhet tė kesh shumė forcė pėr tė jetuar si shqiptar me shqiptarėt”.

    Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Unė nuk mund tė jetoj kėtu. Ėshtė njė vend pak i egėr pėr mua, marrėdhėniet midis njerėzve janė pak tė egra. E di qė ėshtė vetėm njė fasadė se brenda e kanė shpirtin e mirė por kanė njė egėrsi nė marrėdhėniet njerėzore. Ju dini tė mbroheni kėtu, ndėrsa unė kėtu jam si lepur, nuk di tė mbrohem. Unė vij kėtu me shumė kėnaqėsi por nuk besoj se mund ta pėrballoj tė vij tė jetoj pėrgjithmonė kėtu. Ka shumė frustracion tė jetės sė pėrditshme. Jeta ėshtė shumė e shkurtėr e unė nuk kam kohė te pėrplasem nė pengesa, vetėm pėr tė arritur diēka, kur nė njė vend tjetėr e arrij menjėherė dhe pastaj jetoj jetėn time. E di qė ju kaloni shumė kohė nė ditėn tuaj me pengesat qė ju dalin pėrpara dhe kjo ha shumė kohė. Pėr shembull, po tė jetoja kėtu do tė kaloja sigurisht gjithė ditėn duke pirė kafe sepse do tė mė lajmėronin njerėzit hajde tė pimė kafe dhe nga njė kafe gjysėm ore, ajo do tė shkonte njė orė, dy orė, tre orė, katėr orė dhe gjithė dita do tė shkonte nė kafe. Kurse unė jetoj njė jetė pak tė veēuar dhe nuk kam shumė shoqėri. Kjo ėshtė preference ime, unė jetoj me librat e mi, me idetė, projektet e mia dhe kėnaqem me to.

    Pastaj po tė jetonit kėtu do tė merreshit shumė me politikė. Do duhej patjetėr tė ishit me njėrėn palė ose tjetrėn pėrndryshe do tė ishte shumė e vėshtirė tė jetonit si asnjanės apo i paanshėm.

    Dhe jeta politike ėshtė diēka qė ndryshon shumė, duket shumė kujdes me konjukturat. Kėshtu qė unė nuk merrem fare me politikė.

    Po letėrsia i ka kėto problemet e pėrditshme? Pėr shembull, letėrsia e pas ’90-ės, a ėshtė njė letėrsi qė nuk e ka forcėn e dramacitetit tė jetės sė pėrditshme? Ėshtė njė art nėn nivelin e jetės, njė art qė nuk e tregon dot jetėn.

    Ka mundėsi, nuk e them dot. Ėshtė e vėshtirė ta thuash.

    Ose tė pyes ndryshe, juve vetė, letėrsinė qė lexoni pas ’90-ės, ju pėlqen?

    Ka shumė gjėra qė nuk mė pėlqejnė. Herė pas here gjej gjėra interesante por ka njė mori librash, them qė tregu ėshtė mbushur me libra dhe nuk di kush i lexon gjithė kėto libra. Kam pėrshtypjen qė ka mė shumė autorė sesa lexues. Ka shumė njerėz qė duan tė shkruajnė, tė shprehen por ka shumė pak qė dėgjojnė. Mbase ėshtė jeta e sotshme shqiptare ku njerėzit mė shumė shprehen dhe askush nuk dėgjon.

    Nė botėn e sotme ėshtė problem shurdhėria, ka ikur koha kur vetėm verbėria ishte problem.

    Po, kėshtu ėshtė.

    Edhe diēka profesor, nė Kosovė pėr shembull, diēka qė bėn pėrshtypje. Ju keni pėrkthyer nė Gjyqin e Hagės dhe keni treguar se si stresi i pėrkthimit ju bėri tė kalonit ndjeshmėrinė e aq shumė gjaku, vdekjeje, vrasje, pėrdhunimi pėr tė cilat u fol nė atė gjyq. Ku janė kėto nė letėrsinė kosovare, i shikoni ju?

    Nė fakt jo, nuk besoj se ka dalė njė vepėr e madhe pėr dramėn qė ka kaluar Kosova. Mbase duhet kohė, mbase ėshtė ende herėt, mbase njerėzit janė ende tė traumatizuar. Do tė vijė edhe ajo kohė. Pėr mua ishte sigurisht njė traumė kur punoja nė Hagė si interpret simultan nė gjyqin e Millosheviēit, ishte njė punė me shumė stres sepse nuk mund tė bėnim gabime. Gjuha ime transmetohej dhe normalisht njerėzit bėjnė gabime por aty nuk duhej tė bėnim gabime. Por edhe pėrmbajtja ishte me shumė stres, gjithė vuajtjet e tyre dhe unė nuk isha mėsuar me kėto gjėra.

    Mendoni se pas asaj lufte njerėzit e njohin Kosovėn mė shumė?

    Gjatė luftės ka qenė, po ka qenė. Unė hartova njė antologji tė Kosovės nė vitin ’87 apo ’90 por nuk gjeta botues, nuk u interesua asnjė botues pėr temėn e Kosovės pasi ishte krejt e panjohur. Nuk kishte asgjė nė treg pėr Kosovėn dhe libri im ishte libri i parė i madh pėr Kosovėn, ishte si njė libėr leximi tė autorėve tė ndryshėm. Nuk ishte letėrsi, ishte mė tepėr politike dhe historike. Pastaj nė vitet ’90 gjatė luftės u botuan qindra e qindra libra nė Kosovė. Tani prapė Kosova ėshtė pak e harruar.

    Po Shqipėria?

    Shqipėria nuk ėshtė kaq e harruar sa Kosova por prapė ėshtė vend i vogėl, vend i panjohur dhe nuk ka shumė kėrkesa nga botuesit.

    Ju i kėrkoni vetė botuesit?

    Po, por ėshtė shumė e vėshtirė.

    Sa libra keni qė presin botues, libra tė pėrkthyer?

    Kam disa libra qė janė gati por qė nuk ka botues ose fonde pėr t’i botuar. Kam njė libėr leksiku tė madh qė quhet Fjalori Biografik i Historisė Shqiptare qė ėshtė si njė enciklopedi e historisė shqiptare qė ka 750 figura historike, njė libėr i madh ky. Njė libėr tjetėr po bėj pėr Ēamėrinė me dokumenta historike qė do tė botohet nė Londėr. Sė shpejti, do tė botoj veprat e Edith Durhamit, tė gjithė artikujt e saj do t’i mbledh nė njė libėr tė veēantė. Kam njė libėr tjetėr pėr Luftėn Ballkanike 1913 nė Maqedoni me dokumenta historike jo vetėm tė shqiptarėve por edhe tė sllavėve. Njė tjetėr vepėr e rėndėsishme dhe interesante ka qenė Operacioni i Agjencive tė Zbulimit Amerikan dhe Anglez nė Shqipėri nė vitin 1947-1948, nė pėrpjekje pėr tė rrėzuar komunizmin. Agjentėt anglezė dhe amerikanė stėrvitėn njė grup shqiptarėsh pėr tė hyrė nė Shqipėri por tė gjitha pėrpjekjet dėshtuan pėr shkak tė zbulimit tė spiunit anglez Kim Filbi. Unė kam gjetur disa materiale, intervista qė janė zhvilluar nė atė kohė me njerėzit qė kishin lidhje me operacionin. Tė gjitha kėto do t’i bashkoj nė njė libėr. Por duhen fonde, duhen para.

    Duke folur pėr albanologjinė si njė dritare tė mbyllur tashmė, pyetjes si i bėhet pėr ta hapur, me ēfarė mund ta hapėsh, ju i pėrgjigjeni me diēka qė ėshtė ė thjeshtė dhe e lashtė sa vetė bota: “me para”.

    Po, e vėrtetė, duhet njė financim. Vendet e tjera tė Evropės bėjnė diēka, japin fonde pėr tė mbėshtetur kulturėn, letėrsinė e tyre. Pėr shembull pėr pėrkthimin ka fonde, pothuajse pėr tė gjitha vendet e Evropės pėrveē Shqipėrisė. Tė gjitha janė fonde shtetėrore qė mbėshtesin promovimin e kulturės sė vet. Mbase ka fonde por unė nuk kam dėgjuar tė ketė.

    Ēfarė ndryshimi ka midis albanologjisė sė asaj kohe, instituteve tė asaj kohe, me ato tė sotshmet? Ēfarė ju kujtohet kur hynit nė njė institut shkencor nė kohėn e Hoxhės dhe tani nė kohėn e Berishės?

    Nė kohėn e Hoxhės kishte tė paktėn njė fasadė e njė shkence tė themeluar tė vėrtetė. Tani nuk e di a ishte e vėrtetė por kishte institucione serioze, kishte njerėz qė punonin seriozisht nė lėndėn e albanologjisė. Ēfarė kanė arritur realisht ėshtė tjetėr gjė por kishte fonde shtetėrore sepse sistemi ishte shtetėror. Tani me kapitalizmin e egėr qė keni nuk ka shumė fonde pėr tė mbėshtetur kulturėn, albanologjinė. Shkencėtarėt nuk mbėshteten.

    Po nė Kosovė?

    E njėjta gjė pak a shumė. Atje ka Institucion tė Albanologjisė por nuk ėshtė nė gjendje shumė tė mirė. Ka shkencėtarė tė mirė qė mundohen por prapė mė duket se u mungojnė fondet.

    Ju e keni pėrkthyer profesor Qosen?

    Po, patjetėr. Njė pjesė tė librit tė tij pėr ēėshtjen shqiptare.

    Si ėshtė biblioteka juaj profesor?

    Shumė e madhe. Kohėt e fundit kam ndėrruar shtėpi dhe e kisha problem bibliotekėn time, kam mbledhur shumė libra nė vitet ’80-’90. Ēdo herė qė vija nė Shqipėri merrja me vete njė ēantė tė madhe me vete. Edhe nė Kosovė tė njėjtėn gjė. Kėshtu qė kam njė bibliotekė tė madhe edhe pėr letėrsinė shqiptare por edhe pėr albanologjinė nė pėrgjithėsi. Unė nuk e di sa libra janė por di, nga transportimi i bibliotekės tek shtėpia e re, qė pesha e tyre ėshtė 2 ton e gjysmė. Ėshtė pesha e nė elefanti.

    Shqipja jonė peshon sa njė elefant nė bibliotekėn tuaj?

    Dhe sinqerisht nuk kam mė vend pėr libra, nuk i flak dot dhe nuk di tani ē’tė bėj me kėto libra. Mė tmerrojnė librat kur futem nė bibliotekėn time dhe mbase bėra gabim qė i mblodha tė gjitha kėto.

    Sa vjen e merrni mė pak libra nga Shqipėria tani?

    Po, tani jam shumė pėrzgjedhės, jam shumė i kujdesshėm. Njė bibliotekė e madhe ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe.

    Mė treguat qė librin e Helena Kadaresė, e morėt. E lexuat, nė shqip apo frėngjisht?

    Kujtimet e saj i kam lexuar nė frėngjisht kur doli nė Paris, ishte njė libėr shumė i bukur. Mė duket se do ketė shumė sukses nė tregun francez. Nuk e di si ėshtė pritur nė Shqipėri.

    Ėshtė pritur shumė, shumė mirė.

    E meriton, pėr mua ishte njė libėr shumė interesant.

    A ėshtė problem nė jetėn e kėtyre 20 viteve mungesa e tė vėrtetės, ose fakti i tė qenit shumė hipokrit tė njerėzve tė cilėt nuk flasin, nuk e tregojnė atė qė duhet tė thonė. A ėshtė ky problem edhe pėr letėrsinė?

    Po, besoj se letėrsia ėshtė njė pasqyrė e realitetit tė vendit. Duke qenė se njerėzit kanė pak frikė nga njeri-tjetri, keqpėrdoren kollaj nga njeri-tjetri, janė mė tė rezervuar kėtu nė Shqipėri se nė vendet e tjera. Nė vendet e tjera njerėzit janė mė tė hapur, mė direkt, kėshtu ēdo njeri mendohet mirė para se tė flasė, duke menduar se ēfarė do tė bėjė tjetri me kėtė informacion, si do ta keqpėrdorė, janė tė kujdesshėm. Edhe nė letėrsi mund tė jetė e njėjta gjė, njerėzit nuk janė kaq tė sinqertė dhe njė letėrsi e mirė duhet tė jetė e sinqertė. Mbase kjo ėshtė qė e pengon letėrsinė dhe marrėdhėniet njerėzore, mungesa e sinqeritetit. Nėse dikush ėshtė i sinqertė, shahet nga tė gjithė. Nėse dikush arrin diēka tė madhe, shahet.

    Por kėtė vit ne bėhemi 100 vjeē, vitin tjetėr hyjmė nė 100 vjetorin tjetėr. Ju na njihni mirė tashmė, flisni shqipen si ne, e doni kėtė gjuhė, e studioni, e vėzhgoni. Ka diēka qė do donit tė ndryshonte kur tė hyjmė nė 100 vjetorin tjetėr, diēka qė vjen si urim, si kritikė, si mesazh?

    Pėr tė ndryshuar ka mijėra gjėra nė kėtė vend, pothuajse ēdo gjė. Unė them se Shqipėria 100 vjet ėshtė njė kohė e gjatė dhe me thėnė tė drejtėn habitem si ky vend ka mbijetuar si shtet. Ishte njė shtet kaq i brishtė jo vetėm nė fillim, nė kohėn e Ismail Qemalit, erdhi Lufta e parė, u rrėzua shteti, u rikrijua prapė mė Kongresin e Lushnjes, erdhi diktatura e Ahmet Zogut. Nuk ishte njė shtet normal. U bė ngadalė ngadalė njė shtet nė vitet ’30. Pastaj erdhėn italianėt, u rrėzua. Pastaj erdhėn komunistėt. Erdhi pastaj demokracia por me njė kaos politik e njė egėrsi qė e pengonte zhvillimin dhe Shqipėria zhvillohet shumė me hap tė ngadalshėm por gjithsesi zhvillohet dhe besoj do vazhdojė tė zhvillohet. Por gjithsesi habitem si ka mbijetuar si shtet.

    Ka gjėra qė do na ndihmonin t’ia themi vetes tani qė jemi 100 vjeē pėr t’u bėrė mė shpejt qytetar tė Evropės.

    Do doja tė thoja diēka. Pėrpara se tė bėheni qytetarė tė Evropės do tė doja qė shqiptarėt tė bėhen shqiptarė nė kuptimin kulturor, tė jenė pėrfshirės, jo tė ndarė. Konkretisht flas pėr ndarjen midis Shqipėrisė dhe Kosovės qė shihen si dy popuj, si dy shtete, si dy identitete. Mirė do ishte qė njerėzit tė komunikonin mė shumė me njeri-tjetrin. Kėrkon kohė, pėr fat tė keq, qė ky bashkim tė bėhet. Mbase nuk ka nevojė pėr njė bashkim politik por sigurisht qė ka nevojė pėr njė bashkim kulturor. Dhe me kėtė bashkim kulturor me 6 milionė shqiptarė apo mė shumė, shqiptarėt mund tė bėhen qytetarė tė Evropės.

    Pra vetėm bashkimi kulturor, komunikimi, krijimi i urave me shqiptarėt e Preshevės, me shqiptarėt e Maqedonisė, me shqiptarėt e Greqisė, me arbėreshėt do tė mund tė na bėnte qytetarė dhe mund tė na jepte ato qė na mungojnė.

    Njė komunitet gjuhėsor i madh gjithmonė ka pėrparėsi dhe komuniteti shqiptar gjuhėsor nuk ėshtė kaq i vogėl. Po tė shohim Shqipėria ėshtė vetėm 3 milionė, Kosova vend i vogėl, shqiptarėt e Greqisė nuk e di sa janė, mbase gjysmė milioni, por po tė bashkohen si komunitet gjuhėsor nė tėrėsi ėshtė njė komunitet i madh.

    Ky ėshtė njė nga urimet mė tė mira qė mund tė vij kur bėn bilancin e 100 viteve.

    Unė shpresoj, unė dua qė Shqipėria tė bėhet pjesė e Evropės si gjithė shtetet e tjera, jo vetėm tė hyjė nė BE, kjo ėshtė njė mundėsi, por tė marrė pjesė nė Evropė si gjithė shtetet e tjera. Dhe Shqipėria ėshtė prapa, realisht ėshtė prapa nė ēdo drejtim. Ka shumė pėr tė bėrė por besoj qė do tė bėhet dhe gjatė jetės sonė do tė shohim njė Shqipėri, them njė Shqipėri normale.

    E mbyllim kėtė bisede me urimin pėr njė Shqipėri normale!

    (Marre nga Shqiperia.com)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 15:14