BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Big Basta: Prindėrit donin tė bėhesha doktor!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Big Basta: Prindėrit donin tė bėhesha doktor!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/2/2012, 11:10

    Big Basta: Prindėrit donin tė bėhesha doktor! 00029

    Big Basta ėshtė sot, njė nga emrat mė tė spikatur nė muzikėn shqiptare, po si ka qenė ai dikur. Pėr tė zbuluar njė pjesė tė panjohur nga jeta e njėrit prej reperėve mė tė pėrfolur, ju vjen sot nė ndihmė suplementi “Gjimnazistėt”.

    Vitet e gjimnazit i ka kaluar nė 2 shkolla, lėndė tė preferuara ka pasur letėrsinė dhe historinė, ndėrsa ajo qė nuk duronte dot ishte kimia. Orėt e mėsimit, thotė se i linte gjithmonė, madje pėr kėtė ekzistonte edhe njė ligj i pashkruar, tė cilin ai e zbatonte gjithmonė: tri orėt e para nuk i ndiqte thuajse asnjėherė. Pėr mėsuesit, thotė se i tėrhiqnin vėmendjen shpeshherė, sepse ai gjatė gjithė orės ngacmonte vajzat dhe pak dėgjonte mėsimin…Ēfarė na rrėfen tjetėr Big-u?! E zbulojmė bashkė, pėrmes rreshtave qė do tė pasojnė…
    Do flasim pak pėr periudhėn e gjimnazit, si ka qenė kjo kohė pėr ju?
    Shumė e bukur. Gati-gati do ta pėrcaktoja, si periudhėn mė tė mirė tė jetės sime.
    Ku e keni ndjekur gjimnazin?
    Gjimnazi im ėshtė ndarė nė dy shkolla. Nė fillim kam qenė nxėnės i gjimnazit “Sami Frashėri”, pastaj kam kaluar tek njė shkollė private, siē ėshtė “Vėllezėrit Kajtazi”.
    Keni mėsuar shumė?
    Jo edhe aq shumė (qesh).
    Cila ka qenė lėnda qė ‘urrenit’ mė shumė?
    Kimia, nuk e duroja dot. Rrallė herė e kam mėsuar, nuk e di pse nuk mė tėrhiqte.
    Po mė e preferuara?
    Letėrsia dhe Historia.
    A kanė qenė prindėrit kėrkues ndaj jush?
    Po, normalisht qė po, madje ata dėshironin qė unė tė bėhesha doktor, por unė u bėra kėngėtar. Edhe kėshtu s’u doli keq, shėroj zemrat e njerėzve (qesh).
    Ziheshit me prindėrit, dilnit natėn?
    Gjithmonė, e nuk kalonim dot javėn pa u zėnė.
    E keni provuar alkoolin ose duhanin nė kėtė moshė?
    Nė kėtė moshė, i nisa tė dyja.
    Ju kanė tėrhequr vėmendjen ndonjėherė mėsuesit nė shkollė?
    Ndonjėherė thatė?! Shpeshherė.
    Pėr ēfarė ju tėrhiqnin vėmendjen zakonisht?
    Mė thonin tė pėrqendrohesha nė mėsim, sepse unė gjatė gjithė kohės e kisha mendjen tė ngacmoja vajzat (qesh).
    Ēfarė notash merrnit zakonisht?
    Isha nga ata nxėnės qė i provonin tė gjitha notat.
    Po katėr keni marrė ndonjėherė?
    Mos mė bėni mė pyetje me ndonjėherė, edhe katra kam marrė shumė herė.
    Ok, a keni kopjuar ndonjėherė?
    Me raste. Nėse shoku ose shoqja e bankės ishin nxėnės tė mirė, nuk e humbisja si mundėsi.
    I keni lėnė orėt e mėsimit?
    Tri orėt e para e kishim me ligj pėr t’i lėnė.
    Ku shkonit?
    Nė lokalin mė tė afėrt, ku rrinin tė gjithė ata qė linin orėt.
    Keni bėrė ndonjėherė sherre me shokėt?
    Shumė rrallė, s’kam qenė kurrė tip qė gėrricesha dhe si pasojė nuk bėhesha pjesė e konflikteve.
    Na tregoni pak pėr vajzat…Ju gjuanin apo i gjuanit?
    Nė moshėn time akoma gjuanim, por kishte edhe nga ato qė na gjuanin.
    Kur e keni dhėnė puthjen e parė?
    Nė moshėn 11-vjeēare.
    Kujtimi mė i bukur qė keni nga gjimnazi?
    Nuk kam ndonjė kujtim specifikisht. Mund tė them vetėm qė shoqėria nė atė kohė ka qenė fantastike, mė e mira.
    Po ndonjė ekskursion i veēantė?
    Ekskursionet s’kanė qenė kurrė tė veēanta.
    Si e kujtoni mbrėmjen e maturės?
    S’kam marrė me vete shumė mbresa. Njė mbrėmje normale, ku festojnė tė rinj e tė reja.
    Mė pas ju vazhduat shkollėn pėr…
    Pėr sociologji dhe u diplomova po nė kėtė degė.

    Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:39