BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klodjan Kacani: Njė yll nė ngjitje nė muzikėn shqiptare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Klodjan Kacani: Njė yll nė ngjitje nė muzikėn shqiptare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/2/2012, 23:42

    Klodjan Kacani: Njė yll nė ngjitje nė muzikėn shqiptare! 00039

    Ai ka njė zė tė veēantė, sjell nė mėnyrė tė pėrkryer kėngėt me kėrkesė tė lartė vokale, ka studiuar pėr kanto, duket tė jetė njė tenor me tė ardhme tė shkėlqyer e guxoi t’i hyjė muzikės edhe nga dyert e rrymave tė tjera muzikore. Klodjan Kacani e bėri audiencėn tė kthejė kokėn, tė mbajė frymėn, tė duartrokasė fort, tė votojė shumė e tė shpresojė se njė prurje e re po i vjen plot profesionalizėm muzikės shqiptare.

    Ky ėshtė 23 vjeēari nga Vlora qė pėr disa javė me radhė, i dha sharm, emocione dhe kuptim programit mė tė ri tė talenteve muzikore “The Voice of Albania”. Klodjani ka njė numėr tė madh fansash dhe admiruesish tė zėrit tė tij, ndaj edhe vendosėm t’i marrim njė intervistė qė shkon mė nė thellėsi tė mendimeve dhe planeve tė kėngėtarit qė na surprizoi tė gjithėve.

    Klodjan, sonte ėshtė finalja e “The Voice” of Albania. Shumė shikues tė programit dhe dashamirės tė tutė, nuk kishin asnjė dyshim se ti do ishe finalist. Ti vetė, e shihje veten nė finale?

    Tė them se nuk e shikoja veten nė finale, i bie qė do gėnjeja veten, por pėr mua misioni pothuajse u krye! Arrita tė fitoja dashamirėsinė e njė publiku tė gjerė pėr stilin si unė kėndoj, si dhe gjithashtu, mora njė eksperiencė vėrtet tė vlefshme pėr mua. Sot ėshtė finalja. Po, do jem nė skenė dhe do ndjehem si finalist.

    Programi titullohet “The Voice of Albania”, pra “Vokali i Shqipėrisė”. Edhe trajnerėt vetė e kanė vėnė shpesh nė pah kėtė aspekt. E megjithėse ti ke njė vokal shumė tė veēantė, nė fund u skualifikove pėr disa viza, e jo pėr vokalin. Si e sheh ti kėtė mėnyrė vlerėsimi pėr njė program vokali?

    Varet, por unė mendoj se vetėm vokali nuk ėshtė mjaftueshėm pėr tė qenė fitues nė kėtė kompeticion qė mori pėrmasa edhe mė tė mėdha me kalimin e javėve, ku hyri dhe show bashkė me perfomancėn vokale tė realizimit tė kėngės. Pėrsa i pėrket eleminimit tim, pra atyre “vizave”, mendoj se ishte i drejtė. Unė s’mund tė dilja kundėr formės qė zgjodhi Sidriti atė natė pėr tė na vlerėsuar, sepse edhe vetė rashė dakord me kėtė formė, ende pa filluar spektakli. Pra, Sidriti tha: “Kėsaj here do shikoj vetėm kush gabon mė shumė. Jo vokalin, sepse secili nga ju ka veēantinė e vet“. Unė gabova mė shumė se Lundrimi dhe s’kishte asgjė pėr t’u mėrzitur nga ana ime, sepse vetė profesioni mė bėn tė ndėrgjegjshėm. Pėrse gabova? Ndoshta s’ishte dita ime, me mungoi pėrqendrimi, por edhe lodhja bėri punėn e vet.

    Gjatė komenteve nė studio, kemi dėgjuar shpesh trajnerėt qė kanė vlerėsuar pozitivisht disa prej konkurrentėve qė kanė treguar mė shumė pėrkushtim e punė nė prova. Si mendon ti, puna me zėrin, sa ndikon nė performancė e sa nė vlerėsim?

    Nuk di tė them sa ndikonte tek trajnerėt puna gjatė javės pėr nė vlerėsim e natės sė spektaklit, por di tė them puna pėr ta bėrė pėr vete materialin dhe provat me orkestėr ndikojnė shumė nė performancė, por jo vetėm. Ndikon dhe gjendja fizike dhe qetėsia psikologjike. Pra, jo ēdo gjė e kemi nė dorė pėr tė dhėnė njė performancė tė lartė.

    Kur i kthehesh pas performancave tė tua, cilėn kėngė mendon se mund ta kishe sjellė akoma mė bukur nga ē’e dėgjuam?

    Duke marrė parasysh qė ishim live dhe kemi pasur shumė pak kohė nė dispozicion pėr ta pėrvetėsuar kėngėn, mendoj se ēdo kėngė qė kėndova, do e sillja mė bukur tani, duke qenė se veshi im ėshtė mė kritik dhe kėrkesat janė mė tė larta ndaj vetes!

    Klodjan, ti ke studiuar gjatė pėr kanto dhe ke njė zė lehtėsisht tė dallueshėm lirik. Ku e sheh tė ardhmen tėnde, pas kėtij kapėrcimi rrymash qė solle nė “The Voice”?

    Pjesėmarrja ime nė ‘The Voice’ ishte pikėrisht pėr t’i hapur vetes dhe njė portė tjetėr nė zhanrin e muzikės sė lehtė. Tashmė do t’i ndjek paralelisht tė dyja zhanret, sepse kam investuar shumė qė unė tė jem njė artist i skenės operistike, e nuk mund tė heq dorė prej saj. Pėr mė tepėr, e kam edhe shumė pasion.

    Shqipėria ka shumė kėngėtarė tė rrymave moderne, ka edhe dy kėngėtare tė operas qė kanė korrur sukses ndėrkombėtar me talentin e tyre, pra Inva Mula dhe Ermonela Jaho. Ku e sheh veten Klodiani: nė lėmin e modernėve, apo nė skenat operistike, pėr tė realizuar cilėsimin qė tė kanė bėrė fansat shqiptarė, duke tė quajtur “Pavarotti” apo mė shumė akoma, Andrea Bocelli i Shqipėrisė?

    Shqipėria ka vėrtet shumė talente qė sot suksesshėm bėjnė xhiron e botės. Pėrveē dy sopranove botėrore shumė tė suksesshme qė ju thatė, nuk mund tė le pa pėrmendur dhe Josif Gjipalin, qė sot ėshtė njė prej tenorėve mė tė mirė nė botė. Gjithashtu, edhe tenorin qė po ecėn me hapa vėrtet tė shpejtė dhe tė suksesshėm, Saimir Pirgun. Ėshtė njė nder qė unė tė cilėsohem si Pavarotti apo Andrea Bocelli i Shqipėrisė, por ama, unė vetė e di shumė mirė qė nuk e meritoj akoma, sepse mė duhet shumė punė qė t’i afrohem emrit tė tyre. Siē e pėrmenda mė sipėr, muzika moderne mė pėlqen, por pa lėnė mėnjanė dhe klasiken. Pra, do tė lundroj nė tė dyja degėt e “lumit Muzikė”.

    Ēfarė premtimi i ke bėrė vetes nė lidhje me muzikėn dhe si do e realizosh premtimin tėnd?

    Premtimi qė gjithmonė ia kujtoj vetes ėshtė qė gjithmonė do tė luftoj, pėrpiqem e do tė jap kontributin tim qė tė ketė cilėsi nė artin qė zhvillohet nė Shqipėri. Vetėm me cilėsi bėhet diferenca.

    Ti ke krijuar miqėsi tė ngushtė me djemtė e skuadrės ku bėje pjesė. Keni menduar pėr ndonjė bashkėpunim, tur, mundėsi qė tė performoni sė bashku?

    Po, vėrtet, kam njė miqėsi shumė tė mirė me djemtė e skuadrės dhe jo vetėm. Absolutisht mendimi im i parė pasi kam dalė nga “The Voice”, ka qenė pėr post-bashkėpunimet, por edhe pėr tė zhvilluar njė tur, duke promovuar vokalet cilėsore qė vėrtet do jenė e ardhmja e muzikės sė mirėfilltė shqiptare. Shpresoj dhe besoj se do tė vazhdojmė tė kemi suportin e Top Channel.

    Nė emisionin E Diell tė javės sė kaluar tė dėgjuam nė njė duet shumė interesant nė njė kėngė tė Ferdinand Dedės. I njeh Klodjani kėngėt e muzikės sė lehtė shqiptare tė para viteve ’90? Ē’ndjesi tė japin kur i kėndon?

    Ndonėse unė kam lindur nė vitin 1988, nuk e kam lėnė pa e dėgjuar muzikėn qė bėhej nė atė kohė dhe po ashtu, nė vitet 90. Mund tė them qė kompozitorėt qė kanė shkruar nė ato kohėra, janė vėrtet me shumė vlera pėr artin shqiptar. Duke marrė parasysh si funksionon tregu tani, por edhe mėnyrėn e tė kompozuarit, qė ėshtė ēdo gjė pothuajse e kompjuterizuar, e kupton mė shumė vlerėn e atyre muzikantėve. Por, tė mos harrojmė qė ēdo gjė evolon, e kėtė linjė ndjek edhe muzika e format e saj. Ndjesia ėshtė vėrtet e kėndshme, tek kėndoj muzikėn tonė. Tė bėn tė kesh sado pak ndjesinė dhe tė kuptosh mėnyrėn e jetesės dhe tė kėndvėshtrimit tė atyre viteve.

    Njė tjetėr performancė e shkėlqyer e jotja ka qenė kėnga e Dedės tjetėr, Eltonit “Na lini tė jetojmė”, pas tė cilės, publiku nuk dėgjoi komente. Cili ishte reagimi i Eltonit?

    Ndoshta njė nga performancat qė do ta mbaj mend mė gjatė, sepse aty kėndova duet me Lundrimin. Ishte vėrtet njė shkrirje zėrash shumė e bukur pėr mua. Pati njė efekt tė menjėhershėm e shumė tė madh nė audiencė, njė pėlqyeshmėri shumė tė lartė, si pėr kėngėn, ashtu edhe pėr mėnyrėn se si u soll nė skenė. Kjo u miratua nga njė ‘Bravo’ vėrtet e sinqertė nga Eltoni.

    Ti ke njė zė tė spikatur, je kėngėtar profesionist dhe nė kėrkim tė njė karriere muzikore. Ama Shqipėria ka njė treg komercial. Ti i ke peshuar mundėsitė e tua? Do tė qėndrosh tek muzika elitare, apo do pėrshtatesh me prodhimet e tregut tonė kaotik tė muzikės?

    Pikėrisht, tregut shqiptar i mungojnė vokalet me peshė dhe tė veēantė. E ajo qė ka peshė tek unė, pėrveē profesionit tim, ėshtė vokali dhe stili qė unė dua tė sjell! Kontributi im nė tregun shqiptar besoj dhe mendoj se do jetė vetėm tek muzika qė ju po e cilėsoni “elitare”, pra e pėrkushtuar tek cilėsia dhe pėrzgjedhja muzikore.

    A shkruan vetė kėngė, muzikė, tekste?

    Akoma jo…por nė mendje e kam qė njė ditė, tė krijoj diēka timen. Thjesht ajo vjen me eksperiencėn pėr tė sjellė diēka cilėsore !

    Si do vazhdosh tė qėndrosh nė syrin e publikut, pa u shkėputur nga performancat?

    Kodjani me vokalin e veēantė dhe dėshirėn pėr tė kėnduar pėrherė pėr publikun qė ėshtė kaq shumė i aftė tė vlerėsojė.

    Sipas Klodit, kush ėshtė Vokali shqiptar ndėr finalistėt?

    Po bej njė analizė tė shkurtėr e jo shumė tė detajuar pėr finalistet: Marsela – Kėngėtare profesioniste, timbėr vėrtet i bukur pėr ēfarėdolloj veshi. Ka shtrirje vokale tė konsiderueshme dhe pėrshtatet me ēdo lloj rryme. Ka gjithashtu stil nė trajtim. Lundrimi – Kėngėtar qė ka njė eksperiencė tė mirė me muzikėn live, vokal i plotė dhe timbėr qė pėrshtatet me shumė rryma, shtrirje vėrtet e mirė, qė e ndihmon mos tė kufizohet nė repertor. Rina – Pianiste, ngjyrė vokale qė me sy mbyllur e dallon qė ėshtė Rina. Shtrirje vokale tė plotė, si sipėr, edhe poshtė. Timbri i saj pėrshtatet nė shumė rryma ku normalisht, e shkrin kėngėn nė stilin e saj. Enrika – Njė zbulim shumė i mirė pėr Shqipėrinė. Vokal qė i kalon limitet e njė 15- vjeēareje, e ndoshta dhe mė shumė. Mosha e kushtėzon pėr tė qenė e kujdesshme nė eksperimentimin me vokalin e saj, por qė nė njė tė ardhme tė afėrt, do tė jetė njė nga vokalet mė tė mira shqiptare. Unė i dhashė mendimet e mia…por i takon preferencave tė publikut tė zgjedhė se kush do tė jetė Vokali.

    Dhe njė pyetje tė fundit lehtėsuese, sepse ka shumė konfuzion mes fansave tė tu. Emri yt ėshtė me “j” apo nė “i”? Pra, Klodjan apo Klodian?

    U mėsova tani, skam ēfarė tė bėj. (Qesh) Gjithsesi, emri im ėshtė Klodjan Kaēani. Me “J”.

    Suksese dhe shpresojmė tė tė dėgjojmė sa mė shpejt nė skenat shqiptare dhe mė tej.

    Faleminderit!

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:59