BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klajdi Selimi: Si do t’i bėj bashkė nė njė skuadėr futbolli Bashėn dhe Ramėn!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Klajdi Selimi: Si do t’i bėj bashkė nė njė skuadėr futbolli Bashėn dhe Ramėn!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/2/2012, 18:43

    Klajdi Selimi: Si do t’i bėj bashkė nė njė skuadėr futbolli Bashėn dhe Ramėn! 00047

    Balerini i famshėm i “Amici” rikthehet nė Tiranė me njė projekt bamirėsie. Do luajnė futboll edhe Topalli e Dade.

    Skuadrat me VIP-a shqiptarė|

    Skuadra e televizionit

    Ardit Gjebrea, Adi Krasta, Agron Llakaj, Sokol Balla, Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Arian Ēani, Alketa Vejsiu, Aleksandėr Gjoka, Pirro Ēako, Redon Makashi, Flori Mumajesi, Sinan Hoxha, Elsa Lila, Hygerta Sako dhe Ēiljeta Xhilaga.

    Skuadra e politikanėve

    Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Fatos Nano, Ben Blushi, Gert Bogdani, Edi Paloka, Erion Braēe, Erion Veliaj, Arta Dade, Alexander Arvizu, Majlinda Bregu, Blendi Klosi, Genc Pollo dhe Saimir Tahiri.

    Me shaka do ta konsideronte “njė vallėzim me ujqėrit” realizimin e projektit tė tij pėr tė bėrė bashkė nė njė skuadėr futbolli dy rivalėt nė politikė, Lulzim Bashėn dhe Edi Ramėn. Fjala ėshtė pėr njė ndeshje bamirėsie, ku pėrballė politikanėve tė njohur do tė jenė personazhe tė njohura tė medias dhe televizionit. Balerini 28-vjeēar qė bėri famė nė spektaklin “Amici” nė Itali, tregon pėr projektin e ri qė do tė realizojė nė Shqipėri, ku politikanėt pėrballė personazheve VIP do tė ndeshen pėr kupėn “Champions for Charity”.

    Cila ka qenė deri tani karriera jote si balerin nė Itali, dhe cilat janė angazhimet e tua tė momentit nė lidhje me baletin?

    Karriera ime nė Itali nisi me pjesėmarrjen time nė programin “Amici” tė Maria de Filippi, ku nė edicionin e 4-t, pas 11 javėsh i pari nė klasifikim, nė finalen e madhe mora medaljen e bronztė. Falė “Amici”-t arrita tė kėrcej nė skenėn e Sanremos, teksa i mirėnjohuri Gigi D’Alessio performonte. Mė pas vazhdova me “Buona domenica” tė Mauricio Costancos etj. Pėr momentin mbaj seminare dhe laboratore koreografike nė shkolla tė ndryshme nė Itali dhe spektakle tė ndryshme si balerin.

    Je kthyer nė Shqipėri pėr tė vazhduar karrierėn tėnde mes dy vendeve. Cilat janė projektet artistike qė ke plan t’i realizosh kėtu?

    Po, e vėrtetė ėshtė qė unė muajt e fundit jam shumė i pranishėm dhe nė Tiranė. Nė verė solla nė Shqipėri Dr.Rizzo nga Kalabria, pėr tė vendosur njė kulturė mes Kalabrisė dhe Shqipėrisė me projekte tė mbėshtetura direkt nga komuniteti europian. Ndėrkohė finalizova projektin tjetėr, pėr tė cilin mė janė dashur plot tre vjet punė, i quajtur Alcaj, pėr herė tė parė ēaji i malit nė bustinė, dhurata ime pėr 100-vjetorin. Dhe nuk mbaroi me kaq, tjetra qė kam menduar ėshtė Lulzim Basha dhe Edi Rama, sė bashku nė njė skuadėr futbolli, nė projektin tim “Champions for Charity”.

    Si lindi kjo ide dhe kur mund tė realizohen ndeshjet me lojtarėt VIP?

    Si anėtar i “Mediaset stars” dhe skuadrės “Amici” nė Itali, mendova pse jo dhe nė Shqipėri tė mbaheshin ndeshje tė tilla, do tė ishte fantastike. Unė kam renditur nė projektin tim emrat e personazheve tė njohura tė politikės, medias dhe televizionit, ndėrkohė qė mund tė bėhen pjesė dhe tė tjerė qė mendojnė se luajnė mirė futboll e deshirojnė t’i bashkėngjiten kėsaj iniciative sportive bamirėsie, ku luhet pėr trofe tė kampionėve tė bamirėsisė, ku tė ardhurat nga biletat, SMS-tė dhe sponsorat do t’u shkojnė fėmijėve jetimė dhe familjeve nė vėshtirėsi. Nėse nuk gaboj, ky projekt organizohet pėr herė tė parė nė Shqipėri.

    Nė ē’fazė ėshtė projekti dhe si ėshtė menduar organizimi i ndeshjeve?

    Projekti ėshtė gati pėr t’u paraqitur pranė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, ndėrkohė qė stafi im ka filluar punėn pėr organizimin. Ky aktivitet ėshtė menduar tė ketė pjesėmarrės katėr skuadra futbolli, dy do tė jenė shqiptare dhe dy italiane. Koordinator pėr marrėdhėniet me skuadrat italiane do tė jetė miku im Toros i “BB4”. Skuadrat italiane do tė jenė personazhe tė televisionit italian nga “Amici”, “Uomini e donne”, “Grande fratello”, “Fiksion” etj. Gjithashtu pjesė e kėtij projekti janė kampionėt italianė tė futbollit, ku marrin pjesė sportistėt mė nė zė nė vite, si: Nedved, Skilaēi, Ravanelli, Panuēi, Totti etj.

    Po loja me personazhe shqiptare tė njohur si do tė jetė?

    Pikėrisht nė kėtė projekt kam menduar tė organizoj njė skuadėr shqiptare me personazhe yjet e televizionit shqiptar e tė skenės, dhe skuadrėn e politikanėve, ku ideja ėshtė tė formohet nga tė majtė e tė djathtė bashkė. Qėllimi im ėshtė qė publiku tė mund tė shikojė tė luajnė nė njė skuadėr z. Lulzim Basha dhe z. Edi Rama, e pa dyshim njėri do tė luajė djathtas e tjetri majtas.

    Dikujt do t’i tingėllonte e pabesueshme tė mendonin Ramėn dhe Bashėn nė njė skuadėr. Si do tė mund t’i bindėsh?

    Mendoj tek tė dy zotėrinjtė e nderuar projekti qė ka pėr qėllim bamirėsinė, do tė tingėllojė i vlefshėm, dhe nuk kanė pse tė hezitojnė pėr tė marrė pjesė.

    Beson se kur bėhet fjalė pėr sport, edhe politikanėt mund t’i harrojnė inatet mes njėri-tjetrit?

    Po, besoj se pėr sport e bamirėsi inatet politike mund tė harrohen. Pastaj edhe po vunė trekėndėsh ose hynė keq nė fushėn e lojės, nė kėtė rast pranohet dhe ėshtė pjesė e lojės. Vetėm se aty kartonėt nuk janė si nė Parlament.

    Skuadrat me VIP-a shqiptarė|
    Skuadra e televizionit


    Ardit Gjebrea
    Adi Krasta
    Agron Llakaj
    Sokol Balla
    Blendi Fevziu
    Alban Dudushi
    Arian Ēani
    Alketa Vejsiu
    Aleksandėr Gjoka
    Pirro Ēako
    Redon Makashi
    Flori Mumajesi
    Sinan Hoxha
    Elsa Lila
    Hygerta Sako
    Ēiljeta Xhilaga

    Skuadra e politikanėve

    Lulzim Basha
    Edi Rama
    Ilir Meta
    Jozefina Topalli
    Fatos Nano
    Ben Blushi
    Gert Bogdani
    Edi Paloka
    Erion Braēe
    Erion Veliaj
    Arta Dade
    Alexander Arvizu
    Majlinda Bregu
    Blendi Klosi
    Genc Pollo
    Saimir Tahiri

    KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:26