BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "RADIO ZĖRI I ARBĖRIT"NJĖ RADIO SHQIPTARE NĖ NORVEGJI

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/11/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 128
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 309
    <b>Votat</b> Votat : 10

    Buzqeshje "RADIO ZĖRI I ARBĖRIT"NJĖ RADIO SHQIPTARE NĖ NORVEGJI

    Mesazh nga shaban cakolli 13/2/2012, 23:10

    MĖRGIMI SHKOLLA QĖ TĖ MĖSON TĖ DUASH ATDHEUN

    Mergimi kjo plage e hidhur neper shekuj per shqiptaret,qe nuk gjene medikament sherimi.Nese shkruan per mergimin dhe e lexon i merguari,kjo nuk do te kishte kuptim,te mesosh ate qe vet e ka perjetuar nen lekuren e vet.
    Po te shkruash pere ate qe nuk e ka shijuar mergimin ,kjo eshte shkolle qe meson si duhet dashur Atdheun!

    Se pari:Duhet te dije qdo shqiptare qe jeton ne dhe te huaj,se i huaj eshte per ate vend.
    Se ne dhe te huaj njeriu frymon ajrin e huaj,flet gjuhen e huaj,bashkepunon me njeriun e huaj,jeton ne shtepine e huaj,flet gjuhen e huaj,punon per kontributin e atdheut te huaj...........................,por edhe veshtrohet nga syri i huaj,i cili sikur te duket qe don te pyes:Perse ke ardhur ketu?Puna e rende,malli dhe dashuria per atdheun,mezi te lene te frymosh,megjithate jeta duhet te behet.nJE GJE DUHET TE E DIJNE QDONJERI:Askush nuk e din sakt qka eshte dashuria peratdheun,pa jetuar larg atdheut.Mergimi eshte plaga qe kerkon sherim,medikament i vetem sherimi eshte menjanimi i shkaqeve qe kane shkaktuar kete plage.Deri atehere mergimtarin e mbajne,malli,dashuria,
    dhe rron duke pritur dite me te mira,me enderren te i kthehet Atdheut.


    Imri Trena, u lind mė 11.8.1961 nė fshatin Begrace tė Kacanikut. Nė vitin 1965 familja e tij u shperngul nė fshtatin Gerlice tė Ferizajt. Shkollen fillore kreu nė Kacanik tė vjetėr, tė mesmen nė Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqėsisė nė Prishtinė. Njė kohė punoi nė arsim nė fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe nė barnatoren bujqėsore "Fitofarma" nė Ferizaj. Ka bashkėpunuar me tė gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe nė Kosovė e Maqedoni.

    Vite me radhė dha kontribut tė cmuar edhe nė Radio Prishtinė, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( nė programet informative e kulturore ) si dhe nė Radiostacionin privat Radio Vati nė Shkup. Nė vitin 1999 bashkė me familje migroi nė Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmė.

    Me vetiniciativė, mė vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zėrin e Arbėrit", medium ky tjejet i rėndėsishėm pėr bashkatdhetarėt tanė tė cilėt jetojnė nė Oslo e rrethinė.Kėshtu mund tė thuhej nė fillim tė hapėjes sė kėtij
    radiostacioni,i cili sot ėshtė bėrė radiostacioni mė i dėgjuar nė mbarė botėn ku jeton diaspora shqiptare ,nė Zelanden e Re,Kanada,kudo nė Europė dhe trojet shqiptare,qė vet dėgjuesit nga Shqipėria,Tetova,Medvegja,Kosova.Ulqini
    thonė se Radio Zėri i Arbėrit,ėshtė radioja mė e dėgjueshme.A thua pėrse ndodhė kjo?Unė them:Kjo ndodhė nga puna e paepur dhe shumė e vullnetshme e mikut tonė Imri Trena.Tė nisish njė punė nė baza vullnetare,dhe tė mos i shmangesh
    pėr asnjė ēast,kėtė mund tė e bėjnė vetėm njerėzit me zemėr tė madhe si ėshtė miku ynė i madh Imri Trena.Radio Zėri i Arbėrit ėshtė nė dispozicion tė dėgjuesėve plot njėzet e katėr orė.Imriu nuk e ka tė vetmen punė udhėheqėjen
    e radios,ai kryan edhe misionin mė tė shejtin pėr mėrgimtarėt,ky ėshtė misioni i mėsuesit,qė fėmijėve tonė nė mėrgim ua ndezė zjarrin e atdhedashurisė nė zemėr,ua mėson historinė dhe gjeografinė e atdheut,gjuhėn,kulturėn
    dhe traditėn shqiptare,pa tė cilat fėmijėt tonė do tė i gllabėronte asimilimi.Pas kthyarėjes nga puna Imriu iu pėrkushtohet dėgjuesėve tė vet,i urtėr,i dashur,me tone joshėse dhe zėrin e ėmbėl,kėnaq dėshirėn e dėgjuesėve.Emisionet
    e radios Zėri i Arbėrit janė:historike,kombėtare,intervista me njerėz qė kryesojnė gjitha fushat kombėtare,kulturore,teologjike,poet e kėngėtarė tė shquar,programe pėr fėmijė,dėshirat e dėgjuesėve"Mikrofoni i dėshirave tuaja",tė premteve

    nga ora njėzet e dy deri nė orėt e vona tė mėngjezit ėshtė fjala e bukur artistike,ku deri mė tani janė dėgjuar zėrat e krijuesėve mė tė mėdhenj nga diaspora shqiptare dhe nga atdheu.Veprimtarė i shquar kombėtarė,mėsues,krijues
    dhe kryeredaktor i Radios Zėri i Arbėrit,Imri Trena nuk di pėr pushimin,ai punon,punon dhe si u shpreh njė natė ,gjėja qė mė sė paku ai do ėshtė gjumi.
    Eshtė kryeredaktor i kėsaj radioje qė nga fillimi i punės, mė 2 korrik 2001,pranė ka njerėzit qė e mbėshtesin nė moderimin e programeve,njerėz intelektual,atdhedashės dhe tė besueshėm si:Shemsije Trena,Majlinda Trena,Ali Rexhepi
    dhe Driton Jashari.Dhjetė vjet punė kombėtare,nė Radion Zėri i Arberit,Imri Trena ka mbajtur gjallė frymėn kombėtare tė mėrgimtarėve,por jo vetėm kaq nė arkivin e radios ka ruajtur kulturė dhe dokumente historike qė sot u mungojnė
    radiove nė Kosovė.Nė Kremtimin e dhjetėvjetorit tė punės,qė do tė mbahet kėtyre muajėve,Imri Trena ka marrur nė baza vullnetare njė barrė tė madhe mbi supe.Kjo barrė ėshtė mjaft e frytshme,por kėrkon mund tė madh,mjete materiale dhe intelekt.
    Ai ka tubuar intervista,biseda,krijime,letra tė rėndėsishme tė dėgjuesėve tė radios,tė cilat nė dhjetvjetorin e punės do tė i botoi nė njė libėr voluminoz tė pagėzuar"Zėrat e Zėrit tė Arbėrit":Mundi qė ka bėrė pėr kėtė nuk shpaguhet nga se tani libri thuajse
    ėshtė i pregatitur,por mjetet materiale pėr kėtė libėr voluminoz pėr mikun Imri janė shumė barrė e rėndė.Kėtė nuk e ka thėnė kurrė as Imriu,askush nga stafi i radios,por unė mendoj se dėgjuesit dhe krijuesit e mirėfilltė do ta mbėshtesin
    aq sa kanė mundėsitė e tyre.

    , si dhe arsimtar i Shkollės Shqipe nė Oslo tė Norvegjisė, qė nga viti 2000. Eshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 2005.

    Deri me tani ka botuar kėto vepra:
    "Buzėqeshja e tretur" (1996) "Andej ėshtė Kosova" (2004)
    "Plagė nė zemėr" ( 1998) "Rruga e hidhur" (2007)
    "Shtegtimi i shqipeve" (1999) "Dhembje e lot" (2007)
    "Prapa grilave" (2001) "Nė Kampin Bjornebek" (2008)
    "Kosova ime e madhe" (2002) "Aromė manushaqeje


    Trena, ka njė pėrgatitje Universitare prej 01.09.1999 e kėndej pa ndėrpre, punon pranė shkollės shqipe tė mėsimit plotėsues “Naim Frashėri” nė Oslo. Puna e tij ėshtė nė baza vullnetare. Pėr ta mbajtur mėsimin mė fėmijėt nga treva tė ndryshme shqiptare kėtu nė Oslo, i duhet tė udhėtoj 80 km nė tė dy drejtimet dhe nuk ndodhė qė t'i humb orėt e mėsimit. Imriu, ėshtė i pėrpiktė nė detyrėn e shenjėt prej njė mėsimdhėnėsi tė dalluar, duke punuar me klasė tė kombinuara prej tė parės e deri te e pesta.

    Gjatė kėsaj periudhe 15 vjeēare tė punės mėsimore dhe aktiviteteve tė ndryshme kulturore, Imriu ka dhėnė rezultate tė duhura pune, ngase gjithnjė ka pėrdor metoda bashkėkohore, pedagogjike duke i pėrshtat atė natyrės sė punės nė diasporė. Puna e kėtillė ka dhėnė dhe do tė jep frytet e nevojshme nė klasat ku ėshtė kujdestar, duke i kryer me pedanteri punėt administrative. Notimin e bėn nė mėnyrė tė drejt dhe sistematike. Andaj pėr te gjitha kėto ka fituar besimin dhe respektin si tė nxėnėsve ashtu edhe te prindėrve, tė kolegjiumit, tė rrethit shoqėror, sepse punėn kurdoherė e kryen me sukses tė plotė. Ende ėshtė nė vazhdėn e punės me nxėnės, qė i do shumė.

    Sipas mendimit tonė, e duke u mbėshtetur nė rezultatet e punės,dhe krijimtarisė sė tij shpresojmė se Imri Trena mund t'i pėrgjigjet me lehtėsi dhe sukses punės edukative.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 17:29