BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nazif Cela: “100 vjet Pavarėsi, unė i kam kushtuar njė jetė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Nazif Cela: “100 vjet Pavarėsi, unė i kam kushtuar njė jetė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/2/2012, 15:24

    Nazif Cela: “100 vjet Pavarėsi, unė i kam kushtuar njė jetė” 000014

    100-vjet pavarėsi e Shqipėrisė, njė jetė me kėngė qė ja kushton vetė asaj. Ėshtė pėrgatitur pėr vite me radhė vetėm e vetėm qė kėtė vit tė jetė mė i veēantė se shumė vite tė tjera. Ai do jetė pėrfaqėsuesi kryesor i polifonisė labe. Ai do ta ringjall dhe njėherė dhe do ta sjell tė freskėt kėngėn e Ismail bej Vlorės si 100-vjet mė parė.

    Njė zė me njė muzikalitet tė veēantė sikur del nga instrumentet muzikore dhe jo nga njė grykėgoje njeriut tė zakonshėm. Kur ka kėnduar “Janino ē’tė panė sytė” kritika muzikore e quajti zėrin e tij dhe kėtė kėngė, si njė risi nė isopolifoninė shqiptare, mėnyrė tė kėnduari unike jo vetėm nė Shqipėri por nė mbarė botėn. Sa herė ta dėgjosh kėtė kėngė, duket sikur vetė jeta ėshtė njė kėngė qė duhet shijuar. Bėhet fjalė pėr Nazif Ēelaj, bilbili i polifonisė labe, i cili ėshtė tipiku i vlonjatit mikpritės, zėri i tij ėshtė skalitur nė mendjet tona dhe kur e takojmė nė jetėn e pėrditshme na duket e pabesueshme. Pasi ėshtė po i njėjti qė ne e shohim nėpėr kanalet muzikore. Ka filluar tė kėndoj nė skenė dekadė mė parė, kur ai ishte vetėm 14-vjeē. Ky vit ėshtė shumė i dashur pėr tė pasi pėrkon dhe me 100-vjetorin e pavarėsisė. “Tani jam nė pėrgatitje e sipėr pėr albumin tim tė ri qė sė shpejti do tė dali nė treg.”, tregon me shumė entuziazėm Ēelaj, kėngėtari vlonjat qė numėron mė shumė se 30-vite qė i kėndon Ismail Qemalit dhe Pavarėsisė, gjuhės shqipe. Menjėherė nis vargjet e kėngės “Ku e shkove djalėrinė Smail Qemali me derte, nė Stamboll a nė Janinė, diplomat nė Parlamente”. Nuk ngurohet nga askush kėngėn e ka nė gjak dhe kudo qė ai ndodhet mjafton qė frymėzimi i tij tė ceket sadopak dhe kėnga fillon e buēet.

    E klientėt e rastit nė lokalin ku e takojmė e duartrokasin me shumė pėrzemėrsi. Madje edhe pse nė kryeqytet bilbili i Labėrisė tė fton me shumė pėrzemėrsi, dashamirėsit e tij qė tė jenė prezent nė koncertet ku ai realizon. ”Kam kėnduar gjithmonė nė ballkonin e Qeverisė sė parė Shqiptare qė u themelua nė Vlorėn time tė dashur, kėtė vit me rastin e 100-vjetorit tė saj mendoj se do kem disa surpriza. Pėr kėngė tė reja e kam fjalėn”, shton kėngėtari duke qeshur. Sipas tij kėtė vit do realizohen koncertet e pėrvitshme me rastin e kėsaj feste por me e shumėpritura do tė jete ditėlindja e 100-tė e pavarėsisė.

    Kur kėnduat pėr herė tė parė?

    Qė nė moshė tė vogėl shkoja dhe dėgjoja nė fund tė odės babain dhe xhaxhallarėt teksa kėndonin nė dasma e sebepe. Kam qene vetėm 7 vjeē kur kam nisur tė kėndoj me pas kėnga mė lindi nė shpirt dhe zuri vend tek unė. Mė pėlqente shume babai me zėrin e fortė e tė fuqishėm qė buēiste nė tė gjithė fshatin por mė shumė gjeja veten dhe mė pėlqente shumė xhaxhai im qė kishte njė zė melankolik qė mė pėrshtatej mė shumė dhe mua si tip. Unė kam jetuar nė fshat. Nė fshatin e bukur tė Lapardhasė qė ka nxjerrė njerėz tė pushkės, penės, kėngės. Nė fshat unė isha i zbuluar si talent nė vete. Por ai qė mė tha se ke zė tė bukur dhe tė veēantė ka qenė rapsodi Feti Brahimi, i njohur nė gjithė jugun pėr tekstet e kėngėve dhe rapsoditė e tij.

    Dhe kur keni filluar tė kėndoni nė skena tė mėdha pėr herė tė parė isopolifoninė?

    Unė isha 14 vjeē atėherė kur kėndoja sė bashku me shokėt e klasės apo tė lagjes dhe Fetiu mė veēoi. Pėr herė tė parė jam ngjitur nė skenė nė moshėn 14-vjeē me grupin e fshatit, “Grupin e Lapardhasė”, sė Vlorės. Nga mosha 14-deri nė moshėn 18 vjeē unė kreva studimet e shkollės sė mesme nė Kotė tė Vlorės. Aty u aktivizova me aktivitetet rajonale e kombėtare gjithmonė me zėrin melankolik tė grupit. Fetiu filloi tė mė aktivizojė nė koncerte tė ndryshme qė jepeshin nėpėr fshatra si nė Kotė por edhe nė Vlorė, por gjithmonė si plotėsues

    Kur u vlerėsuat me ēmime?

    E kujtoj me shumė mall atė ditė kur unė mora ēmim si laureat i festivalit. Ka qenė dita mė e rėndėsishme e jetės sime. Ka qenė festivali i Gjirokastres ai i pervitshmi kur unė mora pjesė ne festival me grupin e fshatit , “Grupi i Lapardhasė”. Nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1983. Aty kėndova tė famshmen kėngė “Janinė ētė panė sytė”. Nė atė Festival zura ēmimin e parė. Ishin momente magjike. Kur kėndoja atė kėngė duartrokitjet nuk kishin tė sosur. Ishte njė kėngė qė u pėlqye nga tė gjithė dhe ēmimi mu dha nė mėnyrė unanime. Specialistėt thanė se kanė njė tė veēantė nė kėtė grup, ashti si grupet e tjera kanė mėnyrat e tyre tė tė kėnduarit

    Po nė festivale tė tjera keni marrė pjesė?

    Po, kam marrė dhe marr pjesė nė festivalet ndėrkombėtare, marr shkas tė pėrmend kėtu Festivalin e Ohrit me kėngėn “Legjenda e Urės”, ku mora ēmim tė parė. Mė pas kam marrė pjesė dhe nė festivalin e Gonatit nė Francė me grupin e Labėrisė ku edhe aty morėm ēmimin e parė.

    Tashmė ispolifonia labe njihet nė tė gjithė botėn, nė sa vende tė botės keni shkuar me grupin tuaj dhe sa ēmime ndėrkombėtare keni marrė?

    Ku nuk kemi vajtur. Pothuajse nė tė gjithė Evropėn. Jemi mirėpritur nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe kemi marrė 5 ēmime ndėrkombėtare si nė Gjermani, Holandė, Izrael, Itali, Greqi. Nė Greqi kemi qenė me ansamblin Tomorri.

    Po me regjisorė tė huaj keni bashkėpunuar pasi thuhet se keni patur kėrkesa bashkėpunimi?

    Nė festivalin e Gonatit nė Francė njė regjisore e huaj na spikati ne. Ajo donte tė vinte ne skenė “Elektrėn”, por i duhesh njė korr me zėra tė veēantė qė qajnė. Pra i duhej njė grup prej 4 ose 5 vetėsh qė tė realizonin kėtė pjesė. Ajo kishte kėrkuar kudo, por skish munduar tė gjente atė qė mendonte, skish mundur tė kapte ato zėra qė ishin brenda idesė sė saj. Prandaj u detyrua tė kėrkonte nė internet. Paprirut gjen nė internet disa nga kėngėt e mia sidomos kėngėn e Janinės. Siē mė thoshte mė vonė, atė ajo u befasua kur dėgjoi Janinėn dhe ngeli e mahnitur. Qė atė ēast e vendosi se do tė mė gjente dhe do mė merrte. U krijuan lidhjet nėpėrmjet internetit dhe unė shkova nė Holandė. Kur kėndova nė prova aty regjisorja mė shikonte sikur tė isha alien. Nuke njihte mirė isopolifoninė dhe pse tashmė UNESKO e ka marrė nėn kujdestarinė e saj. Grupi im. Rrinte nė sfond dhe prej aty kėndonte nė tė qarė nė rolin e Elektrės. Ndėrsa kur dhamė shfaqjen ishte njė befasi e dytė. Publiku u mrekullua me kėtė mėnyrė tė qari. Duar trokitjet s’kishin tė sosur. Ishte njė nga eksperiencat mė tė bukura tė jetės sime. Nga njė rastėsi u zbulua dhe njė visar joni nė Holandė.

    Mendoni se sot shteti ėshtė duke u kujdesur pėr isopolifoninė?

    Jo sa duhet dhe sa i takon kėtij zhanri. Edhe Festivali Gjirokastrės vitet e fundit mė duket shumė i vakėt. Nuk ėshtė ai interesim qė tregon bota pėr isoplifoninė, pasi kur shkojmė jashtė nuk merret me mend se si na presin. Ndėrsa nė vendin tonė shohim njė lloj nėnvleftėsimi.

    Keni ndonjė peng nė skenė?

    Jo. I kam arritur tė gjitha. Vetėm do tė doja qė tė kisha dhe nė kėtė kohė dhe angazhim mė shumė. Ne zėri s’na ka ikur, jemi po ata qė kemi qenė nė zė.

    Po tashmė shikoni ndonjė deformim tė isopolifonisė?

    Sot kanė dalė lloj lloj rrymash tė tė kėnduarit, dhe nė disa raste ėshtė hyrė dhe nė isopolifoninė. Por ajo nuk mund tė deformohet ėshtė unike nė botė.

    Ua keni trashėguar fėmijėve?

    Ashtu siē e kam trashėguar unė nga tė parėt e mi edhe unė ua kam trashėguar fėmijėve. Puna e tė kėnduarit nė familjen time ėshtė nė gjak na buron nė vena. Vajza ime Evgjenia edhe pse me profesion mjeke kėndon jashtė mase shumė bukur, por nė skenė ende nuk ka dalė me ndonjė kėngė tė veten, tani pėr tani kėndon nėpėr sebepe familjare.

    Bisedoi: Agime Kastrati NOA

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:24