BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alma Bektashi: Fituesja e “The Voice”, Rina e denjė pėr tregun botėror!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alma Bektashi: Fituesja e “The Voice”, Rina e denjė pėr tregun botėror!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/2/2012, 15:26

    Alma Bektashi: Fituesja e “The Voice”, Rina e denjė pėr tregun botėror! 000015

    Ka spikatur nė skenėn shqiptare me veēantinė e saj jo vetėm vokale, por edhe atė interpretative. Alma Bektashi, kėngėtarja nga Prishtina u bė e njohur dhe shumė e dashur pėr publikun shqiptar qysh me kėngėt e saj tė para tė kėnduara nė festivale. Alma, trajneria karizmatike e “The Voice”, vjen nė kėtė rrėfim tė gjatė duke treguar mė shumė, jo vetėm pėr eksperiencėn e saj nė kėtė spektakėl, por edhe pėr veten e saj.

    Njė vajzė nga Prishtina qė vjen nuse nė Tiranė, njohja me bashkėshortin, Sokolin dhe dashuria qė lindi nga librat. Jeta mes Tiranės dhe Prishtinės, dy dashuritė e mėdha tė saj, si dhe marrėdhėnia me fėmijėt, ku duke qeshur tregon sesi vajza i thotė: “Tė dua, sepse je mami mė e ēmendur nė botė”. Dhe gjithė kjo energji vjen prej shpirtit njė artisteje tė mirėfilltė, jo aq pėr shkak tė shkollimit dhe as zėrit, por sepse ajo ka lindur e tillė. Artiste nė shpirt. Me njė ēiiltėrsi dhe energji pozitive ajo na tregon gjithėka nga vetja, nga ndjesitė si nėnė, si pedagoge dhe artiste.

    Nėse kam arritur kėtu ku jam, ėshtė se kam besuar shumė tek zysha ime, Suzana Frashėri. Kam punuar shumė, por kam pasur shumė besim edhe tek zysha ime. Nė kohėn qė studioja ajo ishte pėrkrahėsja ime mė e madhe. Nuk ishte nga ato zysha qė donte tė kėndoja vetėm muzikė klasike, por ishte njė nga nxitėset kryesore pėr tė dalė nė festivale. Mė vinte disa “kushte” pozitive, o do dalėsh nė festival, o s’ka

    Alma, si ka qenė pėr ju eksperienca nė “The Voice”?

    Ka qenė njė eksperiencė fantastike. Nė fakt, nė rolin e njė anėtari jurie e kisha provuar edhe mė parė tek “Gjeniu i vogėl”. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me diēka tjetėr. Janė zėra mė tė pjekur, zėra mė tė mėdhenj, zėra tė rriturish. Kjo e ka bėrė kėtė njė eksperiencė fantastike pėr mua nė kuadėr tė talent-shout. Unė kisha dėgjuar pėr “The Voice” nė Amerikė, po kur mora vesh qė do tė bėhej edhe kėtu, mė pėlqeu shumė ideja pa marrė ftesėn. Nė momentin kur m’u bė ftesa thashė “OK, siē duket mendimin tim e paska dėgjuar Zoti”.

    Si ka qenė tė punosh me kaq shumė tė rinj?

    Unė punoj me shumė tė rinj, sepse prej 10 vitesh jap mėsim nė Akademinė e Arteve. Po tė punosh me zėra kontemporanė, me zėra modernė, me kėngė moderne, ėshtė diēka tjetėr.

    Edhe fakti qė nuk vijnė nga njė shkollė muzike…

    Ndonjėherė mendoj qė cilėsitė vokale, d.m.th. ngjyra vokale, janė elemente qė nuk mėsohen nė shkollė, por lindin me kėngėtarin. Shkolla ėshtė vėrtet njė hap shumė i madh pėr t’u avancuar, pėr tė fituar eksperiencė dhe anėn profesionale mė tė madhe.

    Finalistja juaj ėshtė Rina. Mendon se nė vend tė saj mund tė kishte qenė dikush tjetėr, duke menduar edhe “Sing off”?

    Nė fakt kur kisha thėnė ‘po’, nuk e kisha menduar kėtė pjesė. Dua tė them se kjo ka qenė pjesa mė e vėshtirė. Vendimet qė merreshin aty ishin vendimet mė tė vėshtira, sepse i pėrjetoja edhe emocionalisht. Nuk ėshtė e lehtė tė punosh me dikė, t’i dedikohesh dhe pastaj tė thuash, ti do tė rrish dhe ti do tė largohesh. Kjo ishte pjesa mė e vėshtirė, mendoj edhe pėr trajnerėt e tjerė. Ka zėra shumė, shumė tė bukur. Edhe ne vetė jemi ēuditur me kėto cilėsi vokale dhe larmi tė zėrave qė kanė ardhur.

    Meqė jemi kėtu dua tė pėrmend pak Adelėn. A ju ka ardhur keq pėr reagimin e saj pasi u largua nga ju nė “Sing off”?

    Ėshtė njė gjė pėr tė cilėn nuk dua tė flas, sepse unė nėse kam arritur kėtu ku jam, ėshtė se kam besuar shumė tek zysha ime, Suzana Frashėri. Kam punuar shumė, por kam pasur shumė besim edhe tek zysha ime. Nė kohėn qė studioja ajo ishte pėrkrahėsja ime mė e madhe. Nuk ishte nga ato zysha qė donte tė kėndoja vetėm muzikė klasike, por ishte njė nga nxitėset kryesore pėr tė dalė nė festivale. Mė vinte disa “kushte” pozitive, o do dalėsh nė festival, o s’ka….

    Pra, dalja juaj nė festivale ėshtė meritė e Suzana Frashėrit?

    Po, ajo ėshtė e para. Nė momentin kur unė i thosha; “Zysh, po unė kam ardhur pėr kanto”, ajo mė thoshte: “Jo, ti do dalėsh edhe aty!” Kėshtu qė mė vjen keq, Adela nuk e ka kuptuar kėtė. Unė mendoj qė njė artist nė radhė tė parė duhet tė jetė mirėnjohės pėr punėn qė bėn pedagogu. Unė sot e kėsaj dite, kur e shoh pedagogen time kam shumė emocione, sepse ėshtė personi qė adhuroj mė shumė dhe e falenderoj sa herė qė e shoh pėr punėn dhe durimin qė ka pasur me mua.

    Alma, artisti lind apo krijohet?

    Jo. Artisti lind. Unė e kam thėnė gjithmonė qė njė artist duhet tė ketė shpirt artisti. Nė momentin qė ke shpirt artisti, ti e kupton qė edhe e mira pėrqafohet, por edhe mangėsitė qė ke duhet t’i luftosh. Gjithmonė nuk je perfekt, por nė kėrkim tė sė mirės, dhe ai qė ka shpirt artisti ėshtė fisnik. Dhe ai qė ėshtė artist di tė thotė edhe faleminderit, edhe mė fal.

    Njiheni si njė kėngėtare qė ka sjellė risi nė muzikėn shqiptare, por ndėrkohė vitet e fundit keni qenė disi nė heshtje. Pėrse?

    Unė nė jetėn time jam shumė e pėrmbushur dhe jam e lumtur pėr kėtė. Ėshtė e vėrtetė qė kam pasur njė periudhė deri nė vitin 1999 nėpėr festivale, pėrpara se tė shkoja nė Prishtinė. Mora pjesė deri nė vitin 2001-2002 edhe tek “Kėnga Magjike”. Mė vonė kur shkova nė Prishtinė, kuptova qė kisha nevojė qė gjithė eksperiencėn time ta ndaja me studentėt. Ndoshta ishte kjo qė u pėrkushtova mė shumė. Pastaj, bėra edhe master pėr Dramaturgji; meqenėse isha nė sektorin e Arteve Dramatike doja tė dija mė shumė pėr botėn e artistėve, jo vetėm kėngėtarė por edhe aktorė. Kėshtu i hyra njė teme studimore prej tri vitesh. Kjo ndodhi pasi nė vitin 2003 nxora albumin tim, ku ishin pėrfshirė edhe shumė kėngė tė njohura, si “Tė gėnjen ai”, “Zhgėnjimi” etj. Kėngė tė cilat njerėzit i kanė dashur dhe kam dėgjuar p.sh., tė mė thonė qė “unė me kėngėt e tua udhėtoj, ose me kėngėt e tua gjej frymėzim pėr pikturė”, dhe mendoj qė kjo ėshtė dhurata mė e bukur e publikut. Mė vonė mendova tė bėja edhe njė libėr qė do ta finalizonte punėn time nė master dhe ishte “ Transformimi i zėrit tek aktori”. Libri ka dalė nė prill tė 2011-ės, i cili quhet vetėm “Zėri dhe aktori”, njė libėr tepėr kompleks sa i pėrket zėrit nė skenė. E gjithė eksperienca ime nė “The Voice” besoj do tė mė ndihmojė pėr njė libėr tjetėr mbi kėngėtarėt kontemporanė. Njė libėr, i cili shtjellon problemet e njė kėngėtari joklasik.

    Kjo do tė thotė qė projektet tuaja janė tė ndryshme tani…

    Unė gjatė gjithė kohės kam qenė me projekte. Kam qenė tek “100 kėngėt e Shekullit”, pastaj kam qenė edhe tek “Romeo dhe Zhuljeta”. Por tė bėj njė kėngė tė veēantė me videoklip, e kam lėnė pak pas dore. Ėshtė e vėrtetė.

    Si e shihni tregun tonė muzikor aktualisht?

    Pak kaotik.

    A mendoni dhe ju si shumė artistė tė tjerė tė mėdhenj, se muzika po humbet vlerat e saj?

    Gjithēka ėshtė kthyer nė komercializėm, po ky term tek ne ėshtė keqkuptuar. Bota bėn komerc dhe ai ėshtė i mirė kur ti shet muzikė tė mirė. Atėherė njerėzit dėgjojnė kėngė shumė tė bukura. Ndėrsa tek ne komercializmi po keqinterpretohet dhe keqshitet. Tani aq shumė janė perfeksionuar studio saqė unė e quaj tė kėnduarit nė studio, ‘hekurosje’ tė ēdo note. Kur ti e kėndon njė kėngė 40 herė nė studio, edhe emocioni prishet. Kėngėtarėt e mėdhenj, njė rast si Phil Colins, ai kėngėn gjithmonė e ka regjistruar me tė parėn ose tė dytėn. Nuk ka ekzistuar hera e tretė tė futet nė studio, prandaj unė kėnaqem kur dėgjoj kėngėtarėt e “ The Voice” kur kėndojnė. Ata mund tė kenė ndonjė pasaktėsi, por ajo ėshtė e gjitha emocion dhe ėshtė njė pasuri e paēmueshme. Nuk i krahasoj as me kėngėtarė qė shesin qindra CD. Tė mendosh qė shumė prej tyre e kanė prekur mikrofonin pėr herė tė parė nė “The Voice” dhe tani janė artistė.

    Alma, nė kėngėt tuaja dukeni si melankolike?

    Unė asnjėherė nuk e shaj djalin nė njė kėngė (qesh). Ēuditem si janė tekstet e kėngėve tė mia p.sh. “Eja”, “Po tė pres”, “Largohu”, gjėra tė kėsaj natyre.

    Ēfarė pritshmėrie ke nga Rina si artiste?

    Rina ėshtė njė artiste shumė e kompletuar. Me njė vokal shumė tė mirė, ėshtė studioze dhe pianiste shumė e mirė.

    Zėri i Rinės ėshtė i veēantė, por kėta zėra nė Shqipėri nuk kanė pasur shumė sukses…

    Unė uroj qė Rina tė bėjė karrierė diku jashtė, sepse kėtu do vazhdojė qė antivlerat tė ēmohen. Do vazhdojnė kėto kėngėt sezonale, kėngė plazhi.

    Keni menduar ndonjė duet me zėrat e spikatur nė “The Voice”?

    Po, kam menduar dhe shpresoj tė mė realizohet.

    Si kanė qenė marrėdhėniet me trajnerėt e tjerė, duke parė se jeni aty pėr tė njėjtin qėllim?

    Janė fantastike. Mua mė vjen tė qesh sepse edhe pas mbarimit tė spektaklit jemi ulur tė diskutojmė rrjedhėn e tyre, si u bėnė, si na eci etj. Megjithatė, batuat e Sidritit janė gjithmonė prezente nė tavolinė dhe unė qesh me aq zė sa kthejnė kokėn tė gjithė nė lokal, sepse nuk qesh dot avash. Vazhdojnė batutat pa ndėrprerje.

    Si ka qenė jeta juaj mes Tiranės dhe Prishtinės?

    Kjo ėshtė gjėja mė e bukur qė mund tė ndodhė. Mund tė them edhe diēka interesante. Sė fundi mė ka ndodhur qė tė vij nė kohė stuhish nga Prishtina nė Tiranė; mė tha njėri nga policėt nė kufi: “Pse nuk bėn njė kontratė mos tė tė kontrolloj fare? Vetėm kalo kufirin” (qesh). Tiranėn e dua shumė, pa Prishtinėn nuk mund tė jetoj. Janė dy kryeqytete qė i dua me shpirt.

    Alma, njė vajzė nga Prishtina qė vjen nuse nė Tiranė. Si ka qenė pėr ju ky kapėrcim i kufijve?

    Nėse tė tjerėt kanė hasur nė fjalė, jo si po martohen e tė tjera, mua nuk mė ka bėrė pėrshtypje fare. Gjithė bukuria ishte kur lindi vajza ime, Anisa. Bashkėshorti im, Sokoli dhe Anisa kanė lindur nė Tiranė, ndėrsa unė dhe djali Oresti, nė Prishtinė. Ēuditėrisht, Sokoli dhe Anisa janė mė tė qetė dhe zhurmaxhinjtė e shtėpisė jemi unė dhe Oresti.

    Artistėt janė tė veēantė, si ju bėri pėr vete Sokoli?

    Rastėsia ka qenė qė kemi folur pandėrprerė vetėm pėr libra, duke qenė se ai ka mbaruar pėr Gjuhė-letėrsi.

    Ju kanė bashkuar librat me pak fjalė?

    Po. Kemi folur shumė pėr libra. Jashtėzakonisht shumė. Diskutonim pėr librat qė kishim lexuar, pėrvojat qė ai ka pasur nė Gjermani nė kohėn qė ka jetuar atje, pėrvoja ime qė vija nga koncertet, apo edhe pėr librat qė lexoja. Ajo miqėsi kaloi mė shumė pastaj. Madje kishim edhe xhelozi, sepse kur ai kishte lexuar ndonjė libėr mė shumė, mua mė vinte inat dhe shkoja me vrap ta lexoja. Dhe nėse javėn tjetėr qėllonte qė tė binte diskutimi tė thosha po, patjetėr qė e kam lexuar atė libėr (qesh).

    Si ėshtė Alma si nėnė?

    Si fillim kam dėshirė qė fėmijėt e mi tė mėsojnė shumė, sepse jeta ėshtė shumė dinamike. Shpeshherė i them vajzės qė nuk ėshtė puna qė tė m’i sjellė notat e mira mua, por vetes. Nesėr do tė jetė ajo qė do t’i ēojė dokumentet pėr punė.

    A kanė talent nė muzikė ndonjėri prej tyre?

    Vajza ka njė zė shumė tė bukur, po pėr mua nuk ėshtė primare qė ajo tė marrė muzikėn.

    Pėrse?

    Unė mendoj qė ajo ėshtė shumė mė e talentuar nė pikturė dhe e ka ėndėrr qė tė bėhet dizajnere. Ndėrsa pėr kėngėn i kam thėnė qė “ta bėj unė njė kėngė kur tė duash. i bėj unė dhe zėrat e dytė”, por kėngėn ta ketė pėr qejf.

    Po djali?

    Tani pėr tani luan me top, thyen gjėra (qesh). Ta shohim.

    Alma, jeni shumė nė formė. Si ia bėni?

    Po, sepse unė i bėj tė gjitha vetė. Gatuaj vetė, pastroj vetė, vrapoj vetė (qesh). Dua t’i bėj tė gjitha vetė.

    Jeni mė tepėr tradicionale?

    Nuk e di ku futem unė. Unė jam tamam si mes Prishtinės dhe Tiranės, ashtu edhe mes tradicionales dhe modernes. Ndonjėherė vajza mė thotė: “Mami tė dua se ndonjėherė mė dukesh mami mė e ēmendur” dhe unė e marrė kėtė si kompliment sepse kam arritur qė vajzėn ta bėj shoqe.

    Po dietė a mbani?

    Jo. Absolutisht qė jo.

    Qendrat e bukurisė?

    Asnjėherė nuk i frekuentoj. Dikur nėna ime ngaqė punonte nė farmaci na sillte kremra tė bėrė vetė. Tani kam 15 vjet qė pėrdor njė krem nga familja e “Vichy”. Nuk e konceptoj veten qė tė rri gjysmė ore, pėr mua ėshtė shumė. E di qė po shkove nė njė sallon pa njė orė nuk del. Njė orė pėr mua ėshtė tmerr. Kam provuar tė vrapoj nja 2-3 herė. Kur ra ora nė 5 tė mėngjesit thashė; “OK mund tė mė pushkatoni, po mos mė ēoni nga shtrati” (qesh).

    Alma, ēfarė e pasuron mė shumė jetėn e njeriut, shpirti apo paraja?

    Vetėm pasuria e shpirtit. Ti mund tė kesh shumė pasuri, vilat mė tė bukura, jaht, por kulturėn, fisnikėrinė familjare nuk e blen dot. Ajo lind me ty. Fisnikėria qė njė njeri ka ėshtė e lindur, nuk fitohet. Unė mendoj qė paraja duhet tė jetė deri nė atė masė sa t’i realizojė apo tė jetė nė shėrbim tė njeriut. Pėr mua nuk ka rėndėsi p.sh. lloji i makinės, a ėshtė tipi i fundit, pėr mua makina ėshtė thjesht njė gjė qė kryen punė. Unė jam pak natyrė ekonomiste, sepse nuk mė vjen tė harxhoj kot pėr diēka shumė tė shtrenjtė. Edhe nė fakultet kur shkoj e mas veten gjithmonė se ēfarė vesh. Unė shoh njerėz qė nuk janė nė nivel ekonomik njėlloj, apo studentėt dhe nuk e kam nė natyrė qė tė shkoj dhe t’u tregoj atyre garderobėn time. Unė mendoj qė edhe veshja, gjithēka shkon nė kuadėr tė asaj se jemi tė detyruar tė vishemi, ta kemi makinėn sepse na duhet tė mbarojmė punė dhe nuk mendoj qė pėrmbushja e parasė pėrmbush edhe anėn shpirtėrore. Anėn shpirtėrore e pėrmbush kur je i lumtur, kur ke njė njeri qė do dhe kur ke njė familje qė sillet rreth teje.



    Alma, beson nė fat apo nė punė?

    Ėshtė edhe fati, por edhe puna. Thuhet qė Zoti i tha njeriut: “Unė tė shtyj, po ti duhet tė punosh”. Siē u them edhe studentėve tė mi, mėsuesi ta hap portėn, por brenda duhet tė futen vetė. Mendoj se ėshtė edhe fati, por edhe sa i paraprin atij.

    Ju vetė me sa fat jeni ndjerė nė jetė?

    100% jam ndjerė me fat.

    Ēfarė ju ka ngelur pa bėrė?

    Nuk e di. Ėshtė njė pyetje qė dua t’ia lė kohės. Mė frikėson kjo pyetje, sepse nėse e pyet njė 80-vjeēar ndoshta tregon se ēfarė i ka ngelur peng, ndėrsa unė do pres akoma tė mė realizohen disa dėshira (qesh).

    Jonida Hitoveizi MAPO

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:33