BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Petrit Lulo: Unė, kompozitori i kėngėve tė mia qė pas viteve ‘90!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Petrit Lulo: Unė, kompozitori i kėngėve tė mia qė pas viteve ‘90!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/2/2012, 15:32

    Petrit Lulo: Unė, kompozitori i kėngėve tė mia qė pas viteve ‘90! 000017

    Petrit Lulo, njė nga zėrat mė tė vlerėsuar tė kėngės sė jugut dhe asaj tė pėrpunuar qytetare, pėr dekada ka pėrcjellė tek publiku vlerat mė tė mira tė folklorit shqiptar. Kėnga e tij nuk arrihet nga tė tjerėt, ndėrsa vazhdon ti mbajė denjėsisht kėto vlera tė folklorit shqiptar. Jeta e tij artistike i ka dhuruar shumė momente tė veēanta, tė cilat pėr kėngėtarin kanė mbetur si kujtimet mė tė bukura.

    Shumė e njohin si interpretues tė kėngės, por ai ka gjithashtu dhe shumė vite qė kompozon kėngėt e tij. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn, kantautori Petrit Lulo pohon se polifonia ėshtė njė vlerė e madhe nė krijimtarinė tonė popullore, ndėrsa gjatė viteve i ka falur shumė dhe pėr tė polifonia mbetet unike.

    Kantautori pohon se kėnga polifonike ėshtė perlė, dhe nėse kėrkon ta pėrpunosh atėherė e dėmton. Sipas tij, njė kėngė e bukur polifonike e ka temėn e saj dhe kėrkon pėrkushtim, ndėrsa duhet kultivuar sepse ndryshe do tė humbasė. Nė jetėn e tij artistike, Petrit Lulo ėshtė vlerėsuar dhe nė skenat e festivaleve tė ndryshme qė janė zhvilluar nė vendin tonė, si ato tė kėngės sė lehtė por dhe nė ato folklorike. Lidhur mė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, kėngėtari shprehet se para viteve ’90, festivalet kishin njė jehonė tė madhe. Organizoheshin shumė bukur sepse nė festival angazhoheshin tė gjithė, ndėrsa sot sipas tij veprimtaritė folklorike janė zbehur shumė. Duke folur pėr krijimtarinė popullore, ai pohon se e keqja sot qėndron nė faktin, sepse kėnga nė ditėt e sotme nuk ka atė kontroll qė ka pasur shumė vite mė parė. Sipas tij, kėnga duhet tė kontrollohet nga njė komision, i cili duhet tė ketė nė pėrbėrje tė tij emra qė janė specialistė tė muzikės, por sot nuk ka asnjė qė tė merret me vlerėsimin e kėngės. Zėri i njohur i kėngės labe, pohon se sot kemi kėngėtarė qė mund tė bėjnė ēfarė tė duan, mund tė bėjnė kėngė, mund ta sjellin atė si tė duan sipas muzikės, mund ta dėmtojnė atė dhe askush nuk thotė se ēfarė po ndodh dhe kjo pėr shkak tė atyre qė nuk janė kėngėtarė dhe prezantohen si tė tillė. Gjatė jetės sė tij artistike, kantautori Petrit Lulo njihet pėr shumė kėngė qė tashmė janė bėrė tė pazėvendėsueshme, ndėrsa sot fatkeqėsisht ajo krijimtari e pastėr has shumė probleme, ku nuk mungojnė dhe huazimet, tė cilat kantautori i kundėrshton duke theksuar se tradita shqiptare duhet ruajtur.

    -Nė polifoninė shqiptare ju keni shpirtin tuaj, ēfarė ju ka dhuruar ajo deri mė sot?

    Polifonia ėshtė njė vlerė e madhe nė krijimtarinė tonė popullore. Gjatė viteve mė ka falur shumė, ajo kėndohet dhe me zėra tė tjerė, dhe pėr mua mbetet unike. Kėnga polifonike ėshtė perlė dhe nėse kėrkon ta pėrpunosh, atėherė e dėmton. Njė kėngė e bukur polifonike e ka temėn e saj. Polifonia kėrkon pėrkushtim dhe sot polifonia duhet kultivuar sepse ndryshe do tė humbasė. Ajo duhet vazhduar dhe duhet ruajtur.

    -Nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, a po pėrgatiteni pėr tė sjellė diēka tė re nė krijimtarinė tuaj?

    Sigurisht qė nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė dhe unė bashkė me kompozitorin Alban Hoxhaj kemi menduar pėr njė kėngė, e cila do ti kushtohet ngritjes sė flamurit. Kėnga do tė jetė me tekst tė Arben Dukės dhe ne jemi duke e punuar kėtė kėngė, e cila do tė jetė dhe nė bashkėpunim me kėngėtaren Fahrije Zogaj. Mendoj se kjo kėngė do tė dalė e bukur. Gjithmonė nė kėto momente kėnga qė ka aktualitet dhe me atmosferėn qė i kushtohet 100-vjetorit tė Pavarėsisė, tingėllon mė mirė. Mendoj se do tė jetė njė duet i bukur dhe kėngėtarja ka njė zė brilant, ėshtė njė kėngėtare shumė e mirė.

    -Jeni njė nga zėrat mė tė njohur tė kėngės popullore. Interpretimet tuaja nė kėngė mbesin tek publiku, por sipas jush, sa mund tė dėmtohet ajo nga ritmet dhe rrymat e tjera qė hyjnė nė krijimtarinė shqiptare?

    Pjesa mė e madhe e kėtyre kėngėtarėve qė kanė realizuar kėto kėngė popullore, kanė marrė direkt nga folklori, nga kėnga polifonike dhe aq mė tepėr i kanė sjellė me orkestrim me muzikė. Pėr mendim tim, ka kėngė qė i pranojnė kėto orkestrime dhe ritme, sepse janė vetė tė muzikuara, por ne kemi shumė tė tjera tė cilat fatkeqėsisht nuk e pranojnė kėtė gjė. Mendoj se nėse njė kėngė vjen e realizuar bukur dhe pranon kėtė lloj orkestrimi nuk ka asgjė tė keqe, por nėse fillon dhe abuzohet me kėngėn, duke e ndryshuar atė, duke ia mohuar traditėn, atėherė kjo e dėmton krijimtarinė popullore.

    -Mendime por dhe kundėr tė kėngėtarėve tė ndryshėm kanė shoqėruar kėto vite turbo-folkun. Ju ēfarė mund tė na thoni rreth kėsaj?

    Turbo-folku pėlqehet, kėrcehet, e hasim dhe nė Kosovė e Maqedoni. Kjo rrymė pėlqehet nga njė pjesė e publikut, por mua mė vjen keq qė duke e pėrdorur kėtė si krijimtari shqiptare, kjo sjell njė dėmtim tė kėngės. Populli kėrkon sot kėngė tė bukura, tė thjeshta, kėrkon atė krijimtari me vlera.

    -Mendoni se duke pėrfituar nga vlerat komerciale, po lihen pas vlerat e traditės, ato qė janė tė tabanit kombėtar?

    E keqja sot mendoj se qėndron nė faktin, se kėnga nė ditėt e sotme nuk ka atė kontroll qė ka pasur shumė vite mė parė. Kėnga, mendoj se duhet tė kontrollohet nga njė komision, i cili duhet tė ketė nė pėrbėrje tė tij emra qė janė specialistė tė muzikės, por sot nuk ka asnjė qė tė merret me vlerėsimin e kėngės. Duhet tė jenė specialistėt ata qė duhet tė japin gjykimin e tyre nėse kjo kėngė ia vlen qė tė jetė nė popull, apo nuk ia vlen. Sot kemi kėngėtarė qė mund tė bėjnė ēfarė tė duan, mund tė bėjnė kėngė, mund ta sjellin atė si tė duan sipas muzikės, mund ta dėmtojnė atė dhe askush nuk thotė se ēfarė po ndodh. Kemi sot kėngėtarė qė nuk janė kėngėtarė dhe prezantohen si tė tillė, kėta incizojnė njė kėngė, e rregullojnė nė kompjutera dhe dalin nė fund si kėngėtarė. Kjo pėr mua nuk ėshtė e drejtė, vlerat kombėtare duhen ruajtur. Ne kemi njė folklor shumė tė pasur dhe nuk duhet harruar kjo. Nuk kemi pse tė krijojmė kėngė, duke shkelur vlerat e traditės. Sot dėgjoj qė marrin muzikėn greke e kthejnė nė shqip dhe bėhet kėnga. Unė e dua kėngėn e pastėr, kėngėn qė unė kėndoj e kompozojnė emra qė janė profesionistė, dhe atė krijim qė unė e bėj vetė nuk e bėj me huazime. E kontrolloj kėngėn dhe dua qė ajo tė jetė me vlera dhe tė pėlqehet.

    -Ju po kėrkoni tė ketė njė kontroll pėr kėngėt qė vijnė tek publiku, por mos ndoshta kjo gjė ndikon nė krijimtari?

    Para viteve ’90 ishte njė kėshill artistik qė kontrollonte kėngėt. Nė ato vite ishte vetėm njė radio dhe njė televizion, ndėrsa sot gjėrat kanė ndryshuar. Sot shikon nė treg lloj-lloj kėngėsh, ritmesh qė sigurisht jo tė gjitha kanė vlera, por kur them pėr kontroll nė kėngė, kam parasysh faktin qė njė kontroll me specialistė nuk do ta lejonte kėtė gjė, dhe sot askush nuk e kontrollon kėngėn.

    -Kėnga popullore kėrkon dhe instrumentin popullor. Sot dėgjojmė kėngė qė pak mbėshteten nė instrumentet popullore. Si ndikon mungesa e tyre nė muzikė?

    Mendoj se kjo varet dhe nga kompozitori, i cili duhet tė mbėshtetet patjetėr nė tabanin popullor, sepse nėse nuk e ka kėtė, ajo nuk quhet kėngė popullore.

    -Tregu sot ofron shumė kėngėtarė popullorė tė cilėt kanė pushtuar tregon muzikor, por si ndiheni ju pėrballė tyre, si ėshtė kjo konkurrencė?

    Shumė pseudokėngėtarė e quajnė veten kėngėtarė. Pseudokėngėtari qė e quan veten tė tillė, ka realizuar disa videoklipe dhe i shfaq nė ekrane tė ndryshme televizive, dhe nė mėnyrė tė tillė ai i ka bėrė njė reklamė tė madhe vetes. Sot tė gjithė ata qė janė kėngėtarė tė njohur nuk bien kurrė nga vlerat, sepse kėta emra e tregojnė veten shumė mirė nė skenė, e tregojnė qė kanė vlera, interpretojnė live para publikut nė ēdo lloj koncerti qė mund tė bėhet. Mė kujtohet qė kur kam kėnduar para disa kohėsh nė njė mjedis ku kishte shumė publik, njerėzit kanė mbetur shumė tė kėnaqur, sepse ata arritėn tė merrnin kėngėn me vlera, sepse unė atė qė e kėndoj, e kėndoj me shpirt. Prandaj ai qė ėshtė kėngėtar e tregon veten, sidomos kur je nė interpretim live, ndėrsa ai qė nuk ėshtė kėngėtar nuk di ta tregojė vlerėn artistike, nuk di tė interpretojė dhe aq mė shumė nė live.

    -Pra sipas jush, interpretimi jo direkt para publikut solli nė treg shumė emra qė nuk janė kėngėtarė, por nė fakt u prezantuan si tė tillė falė punės me teknologjinė
    kompjuterike?


    Interpretimi jo direkt tek publiku ndikoi qė shumė emra qė nuk janė kėngėtarė tė bėhen tė tillė, dhe ata filluan tė jenė mė shumė se sa ata qė janė kėngėtarė tė vėrtetė. Kėta pseudokėngėtarė kanė para, paguajnė pėr videoklipe dhe bėhen tė famshėm, por nė fakt ata nuk meritojnė tė jenė kėngėtarė. Disa emra tė njohur qė sot nuk janė nė skenė, janė larguar dhe sepse u mungon njė menaxhim pėr jetėn artistike.

    -Meqė po flasim pėr videoklipet, ju keni shumė kėngė tė bukura, por pak videoklipe?

    Unė kam shumė kėngė, por pėr shkak dhe tė kushteve qė janė sot pėr tė realizuar videoklipe, kam bėrė vetėm dy. Realizmi i videoklipeve kushton dhe duke parė edhe tregun muzikor sot, realizimi i tyre nuk ėshtė i thjeshtė.

    -Pėr vite me radhė jeni ngjitur nė skenėn e festivaleve tė kėngės popullore, por sot si i shikoni festivalet folklorike?

    Festivalet folklorike kanė vite qė zhvillohen nė vendin tonė. Unė vetė nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės kam marrė pjesė nė disa festivale, por dhe nė festivale tė tjera. Karrierėn time si kėngėtar unė e kam filluar me polifoninė. Kėngėn polifonike unė e kėndoja kudo dhe ajo mirėpritej. Sot festivali ėshtė bėrė nė rang qarku, dhe kėtu janė tre apo katėr qytete dhe i lihet vetėm 50 minuta program, pra janė disa qytete dhe kanė shumė pak kohė pėr tė prezantuar atė krijimtari qė ata duhet tė pėrcjellin. Vite mė parė vetėm njė qytet kishte njė orė program, kėshtu qė kishte mė shumė kohė qė tė prezantonte vlerat popullore. Kishte njė repertor mė tė larmishėm se sa sot nė festivale. Edhe sot ne i kemi organizatorėt e festivaleve, por problemi qėndron se sot nuk kemi sponsorizime nė festival. Mė vjen keq qė sot ka shumė pak para pėr kėto aktivitete folklorike, duhet tė bėhet mė shumė, sepse ka ndryshuar dhe ekonomia. Nė ato vite kur dhe festivalet ishin nė vlerat e tyre mė tė mira kishte dhe mė shumė kujdes nga shteti. Artistėt bėnin mė shumė prova pėr tu prezantuar nė skenėn e festivaleve, repertori pėrgatitej me kujdes dhe zgjidhje mė e mira.

    -Pra ju pohoni se duhet mė shumė investime pėr kėto festivale folklorike qė zhvillohen sot?

    Bėhen pėrpjekje pėr zhvillimin e tyre, por jo si nė atė kohė kur unė kam kėnduar nė skenat e festivaleve, si nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, nė Berat etj. Para viteve ’90 pėr kėto aktivitete kishte njė punė mė tė madhe, pėr Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės kishte njė pėrkushtim direkt nga qeveria. Ministria e Kulturės ka shumė pak fonde pėr veprimtari tė tilla popullore.

    -Mendimi juaj sot pėr Ansamblin Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Popullore?

    Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve Popullore ka qenė i pari nė krijimtari, kishte mė shumė vėmendje ndėrsa sot pothuajse ai ka humbur. Ėshtė reduktuar shumė dhe nė numėr dhe shteti duhet tė investojė, sepse talentet e kėngės popullore janė tė rrallė. Nėse nuk ka vėmendje pėr kėto talente, nuk do tė kemi dhe ruajtjen dhe zhvillimin e krijimtarisė popullore.

    -Jeni i njohur me kėngėn popullore, por cilėn do tė veēonit nė repertorin tuaj?

    Kam shumė kėngė tė realizuara gjatė viteve, dhe mė vjen keq qė nuk i kam tė realizuar nė videoklipe, pasi kėshtu do tė evidentoheshin mė shumė. Janė disa kėngė qė pėr mua mbeten, “Gjitonia”, “Gėzimi i ēobanit” qė i takon vitit 1977, “Gjirokastra ime”, “Bilbil kur kėndon qysh thua”, “Vito pėllumbesha”, “Zog e Libohovės” etj.

    -Ju keni pasur bashkėpunime me kompozitorė tė ndryshėm, ndėrsa pas viteve ’90 kėngėt tuaja ju i keni kompozuar edhe vetė. Ēfarė mund tė na thoni rreth kėtyre kompozimeve?

    Kam bashkėpunuar me emra tė njohur nė festivalet e RTSH si Ferdinand Deda, Edmond Zhulali, Spartak Tili, Kastriot Gjini etj. Pas viteve ’90 unė fillova ti kompozoja vetė kėngėt, tė gjitha kėngėt e albumeve tė mia unė i kam realizuar vetė. Mendoj se duke i kompozuar vetė dalin mė tė bukura. Tė gjithė kėngėtarėt kur kanė njė stazh pune i kompozojnė vetė kėngėt, dhe mua mė ka shėrbyer kjo. Do tė vazhdoj akoma tė kompozoj kėngėt qė do tė kėndoj.

    -Veē festivaleve folklorike, ju keni marrė pjesė edhe nė Festivalet e Kėngės nė RTSH. Kur keni marrė pjesė pėr herė tė parė nė kėto festivale?

    Ka qenė Festivali i 13-tė, nė vitin 1974. Ishte njė dėshirė e madhe qė me tė vėrtetė u realizua nė mėnyrėn mė tė bukur. Kam interpretuar qė nga viti 1974, pėr tė vijuar dhe me disa festivale tė tjerė. Ishin vite tė mbushura me aktivitete dhe pėrgjegjėsi. Kishte kėrkesa dhe periudhė seleksionimi.

    -Kush ju ka dhuruar mė shumė emocione, kėnga popullore apo kėnga e lehtė?

    Tė dyja kanė emocionet e tyre, por kanė dhe tė veēantat e veta, por mendoj se mė shumė kam marrė nga kėnga popullore.

    -Pse u larguat nga Festivali i Kėngės nė RTSH?

    Nė kohėn e demokracisė unė mbeta nė Gjirokastėr, pėr dhjetė vjet unė nuk erdha nė Tiranė dhe kėshtu u shkėputėn lidhjet me festivalin.

    -Ēfarė mendoni sot pėr kėtė festival?

    Sot mua nuk mė ngrohin shumė kėngėt qė kėndohen nė Festivalin e RTSH, mė parė kishte shumė kėngė tė bukura.

    -Si i kujtoni momentet e veēanta nė krijimtarinė tuaj?

    Momente tė veēanta kam me koncertet qė janė zhvilluar jashtė shtetit. Nė Greqi, Amerikė, Itali, Francė ku jam pritur shumė mirė, por jo pak momente tė bukura kanė qenė dhe nė koncertet brenda vendit.

    -Keni ndonjė mesazh pėr kėngėtarėt e rinj?

    Ta dėgjojnė kėngėn popullore nga emrat qė janė profesionistė dhe tė ndjekin rrugėn e tyre, por jo tė huazojnė. Duhet tė kenė zėrin, tė dinė tė kėndojnė, sepse nėse nuk kanė zėrin atėherė nuk duhet tė kėndojnė.

    -Gjatė kėtij viti ēfarė mund tė na thoni pėr aktivitetin tuaj artistik?

    Veē aktivitetit tim kėtu, do tė jem nė Amerikė edhe Greqi pėr tė kėnduar.

    Intervistoi: Julia Vrapi

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:32