BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Marsela: Edhe unė fituese e “Voice”

    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Marsela: Edhe unė fituese e “Voice” 2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Marsela: Edhe unė fituese e “Voice”

    Mesazh nga Arlo 16/2/2012, 07:06

    Marsela: Edhe unė fituese e “Voice” Marsela-cibukaj-voice

    Marsela Ēibukaj mund tė ishte njė fituese e merituar i edicionit tė parė tė “The Voice of Albania”, shfaqjes madhore qė rezervoi pėr tė gjithė ekrani i televizionit tonė.

    Megjithatė, duke qenė se fitues mund tė ishte vetėm njė dhe ajo u shpall Rina Bilurdagu, Marsela u rendit e dyta. Sidoqoftė, pėr dhjetėra mijėra shqiptarė qė e votuan dhe e pėrkrahėn nė rrugėn deri nė finale, vajza qė erdhi nga Italia me njė ėndėrr mbetet “kampionia” e vėrtetė.

    Nė emisionin e “Pasdites” nė “Top-Channel”, ajo dha intervistėn e parė qė kur “Voice of Albania” kurorėzoi ėndrrėn e saj, duke e shndėrruar edhe nė njė personazh tė famshėm pėr shqiptarėt.

    Pasdite – Marsela, jemi kėtu disa ditė pasi ju u renditėt e dyta nė “Voice of Albania”. Si u ndietė kur dėgjuat njė tjetėr emėr si fituese?
    Marsela - Emocioni ishte i madh atė natė, aq i madh sa realisht nuk do tė kishte fare rėndėsi se kush do tė ishte shpallur fitues. Nuk e dėgjova fare emrin, aq e pėrfshirė nga emocionet isha.
    Pasdite – E konsideroni veten fituese?
    Marsela – Po, patjerėr qė e konsideroj veten fituese. Jam njė tip shumė sportiv, dhe e mora me sportivitet garėn. Mendoj se tė gjithė ne finalistėt ishim tė talentuar nė tė njėjtėn mėnyrė, dikush kishte diēka mė shumė nė vokal, tjetri nė stil, e dikush tjetėr nė ngjyrė. Megjithatė, ishte kėnaqėsi pėr tė gjithė ne tė arrinim diēka tė madhe, pėr mua ishte arritje qė arritėm nė finale.
    Pasdite – Cili ishte momenti mė i vėshtirė nė rrugėn tėnde deri nė finale?
    Marsela – Pėrjetova njė javė shumė tė vėshtirė, pasi pata grip dhe temperaturė dhe mu desh tė kėndoja. Megjithatė, sot e mbaj mend si njė pėrvojė tė bukur.
    Pasdite – Cila ishte kėnga qė ju fali mė shumė kėnaqėsi duke interpretuar?
    Marsela – Do tė thoja qė kam shijuar shumė “Somebody to love”, edhe pse nė absolut, kėnga qė mė ngjalli mė shumė kėnaqėsi ishte Billie Jean, e Micheal Jackson. Nė atė kėngė kisha njė kontradiktė pėr tonalitetin me Eltonin (Dedėn) dhe u gėzova shumė qė arrita tė kėndoja po aq mirė me atė tonalitet qė zgjodha.
    Pasdite – Marsela, ēfarė tė dha “The Voice”?
    Marsela – Mbi tė gjitha mė rriti profesionalisht. Mė dhuroi njė eksperiencė qė nuk e kisha. Sidoqoftė, kujtimi mė i bukur janė emocionet, duartrokitjet, komentet e publikut, dashuria e tyre.
    Pasdite – Ēfarė bėrė atė natė kur pėrfundoi “The Voice”?
    Marsela – Gjėja e parė ishte pėrqafimi me nėnėn, qė kishte ardhur nga Italia posaēėrisht pėr finalen. Ishte njė moment shumė i bukur pėrballja me konkurrentėt e tjerė, trajnerėt qė mė thanė fjalė tė bukura, asistenėt, publiku qė mė pėrqafoi dhe bėri shumė komente tė bukura …. Mė pas, shkruam pėr tė festuar fitoren e Rinės, sė bashku me “fitoren” time.
    Pasdite – Ke ardhur nga Italia pėr tė marrė pjesė nė “The Voice”. Ēfarė do tė bėsh tani?
    Marsela – Erdha nė audicion vetėm pėr “Voice of Albania”. Tani shpresoj tė punoj sa mė shumė nė ambientin e Tiranės. Shpresoj tė bashkėpunoj me muzikantė shqiptarė pėr materiale tė reja dhe do tė mė pėlqente tė merrja pjesė nė “Top-Fest”.
    Pasdite – Admiruesit tuaj kanė gjetur njė ngjashėmri tė madhe midis jush dhe Adele.
    Marsela – (Qesh). Nuk e di, unė kėshtu kam qenė edhe pėrpara se ajo tė bėhej e famshme.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:15