BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lundrim Paēuku: Pres me padurim skenėn e “Top Fest”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lundrim Paēuku: Pres me padurim skenėn e “Top Fest”

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2012, 15:59

    Lundrim Paēuku: Pres me padurim skenėn e “Top Fest” 00108

    Lundrimi ėshtė njėri nga finalistėt e “The Voice of Albania”, spektakli i cili pėrfundoi tė premten e shkuar. Ai ka rreth dy vjet qė merret me muzikė ‘live’, por nuk e kishte menduar kurrė qė do tė arrinte deri nė finalen e madhe tė “The Voice”. Pėr tė, pjesėmarrja nė kėtė talent-show ishte mundėsia ideale pėr t’u promovuar si kėngėtar. Lundrimi shprehet se rruga drejt muzikės do tė vazhdojė, si dhe pret me padurim tė ngjitet nė skenėn e “Top Fest”.

    Si ishte jeta e Lundrimit para se tė hynte nė “The Voice”, sa vend zinte muzika nė tė pėrditshmen tuaj?


    Nė radhė tė parė, unė ju falėnderoj qė mė dhatė mundėsinė tė jem pjesė e kėsaj gazete prestigjioze. Jeta e Lundrimit para “The Voice” ishte njė jetė e thjesht, krejt normale, ku njė pjesė tė veēantė e kishte muzika, sepse unė e kam thėnė edhe gjatė spektaklit, qė ka 2 vite qė merrem me muzikėn ‘live’, kam luajtur nėpėr vende tė ndryshme, por kurrė nė njė skenė si ajo e “The Voice of Albania”.

    Si ishte eksperienca juaj nė “The Voice”?


    Eksperiencė e jashtėzakonshme, emocione tė cilat s’i kisha provuar kurrė mė parė, njerėz me tė cilėt pata nderin dhe fatin e madh tė punoja, profesionistė tė vėrtetė, tė cilėt mė kanė ndihmuar pėr t’u formuar mė shumė si kėngėtar.

    Pse vendosėt tė ishit pjesė e kėtij spektakli?


    Arsyeja e vetme pse unė vendosa tė jem pjesė e “The Voice” ishte pėr t’i vėnė nė provė vlerat e mia, pasi gjithmonė mė ka munguar vetėbesimi. Doja tė dija ku isha, deri ku mund tė arrija, a ja vlen tė vazhdoj tė merrem me muzikė apo jo etj., etj.

    Ju ishit njė ndėr 4 finalistėt e “The Voice”, e mendonit se do tė arrinit deri nė finale?


    Nuk e kisha menduar kurrė, por e kam ėndėrruar, normalisht, si gjithė tė tjerėt. Pas komenteve qė mora nė fazėn e ‘Blind’-it, fillova pak a shumė tė mendoja pėr atė finale, megjithėse kam pasur shumė konkurrentė tė fortė nė grup dhe ishte e vėshtirė. Gjithsesi, unė ja dola dhe jam shumė i lumtur pėr kėtė.

    Mendoni se “The Voice” ishte njė mundėsi e mirė promovimi pėr talentet e reja?

    Unė mendoj se “The Voice” ishte njė mundėsi ideale pėr promovimin e talenteve, njė spektakėl i jashtėzakonshėm nga ana profesionale. Atė qė arrita tek ky spektakėl pėr vetėm 17 javė, pa “Voice” ndoshta do mė duheshin shumė kohė dhe punė e pėrsėri nuk do e arrija kėtė sukses. Jam i bindur qė nė “The Voice of Albania 2” do ketė mė shumė talente.

    Kur ka lindur pasioni juaj pėr muzikėn?


    Pasioni pėr muzikėn ka lindur bashkė me mua, sepse muzikėn e kam trashėgim, mė ka pėlqyer gjithmonė tė kėndoja. E shikoja babin qė kėndonte nėpėr shtėpi e mundohesha tė imitoja atė, shkoja gjithmonė me shumė dėshirė nė aktivitetet muzikore qė mbaheshin nė shkollė, mirėpo njė kohė tė gjatė u shkėputa nga muzika. Nuk besoja qė do mund tė bėhesha kėngėtar, pėr t’u rikthyer mė vonė afėrsisht nė moshėn 20-vjeēare, shumė rastėsisht.

    Cilat momente do tė veēonit gjatė rrugėtimit nė “The Voice”?


    Nė fakt, kam kaluar shumė momente tė bukura tek “The Voice”, nuk mund t’i ndaj. Por, do veēoja momentin kur pashė tre trajnerėt qė u kthyen pėr mua, sepse aty fillonte rruga e suksesit tim.

    Po marrėdhėnia juaj me trajnerin, Sidritin?


    Jemi shumė miq tė mirė, mė ka mbajtur shumė afėr, mė ka ndihmuar nė rrugėtimin tim tė gjatė drejt finales, ėshtė njė nga njerėzit mė tė sinqertė qė kam takuar nė jetėn time dhe jam shumė krenar qė pata nderin tė punoja me prof. Sidin.

    Tashmė jeni kthyer nė Dibėr, si kanė qenė reagimet e dibranėve ndaj jush?


    Ėshtė e vėrtetė, u ktheva nė Dibėr, por nuk patėm rastin t’i gėzoheshim finales. 4 orė pas spektaklit unė humba xhaxhain tim dhe nė vend tė komplimenteve e urimeve kam marrė vetėm ngushėllime. Gjithsesi, unė i falėnderoj tė gjithė pėr mbėshtetjen e madhe qė mė kanė dhėnė. Ata treguan qė ashtu si gėzimin, ditėn tė ndajnė me mua dhe dhimbjen.

    Si do tė vazhdojė nė tė ardhmen rruga juaj drejt muzikės?


    Do i kushtohem plotėsisht karrierės time, do vazhdoj tė jem pjesė e skenave shqiptare, por mė besoni, do mė mungojė pa fund skena e “The Voice”.

    Si e shikoni pjesėmarrjen tuaj nė “Top Fest”?


    Edhe kjo ka qenė njė nga ėndrrat e mia, mezi po pres tė ngjitem nė skenėn e “Top Fest”-it. Falėnderoj “Top Channel” pėr mundėsinė qė mė dha.

    Ēfarė do tė thotė pėr njė kėngėtar tė ri, realizimi i njė kėnge nga “Universal Music”?

    Mrekulli, mė duket e pabesueshme, por tashmė e di se ėshtė e vėrtetė. Ėshtė njė mundėsi qė shumė pak kėngėtarė e kanė fatin ta kenė. Me padurim pres tė pėrfundojmė kėngėn.

    Ulkie Sinani Gazeta Shqip

      Ora ėshtė 19/5/2024, 23:37