BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Enrika Derza: Do tė punoj fort pėr muzikėn!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Enrika Derza: Do tė punoj fort pėr muzikėn!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2012, 16:08

    Enrika Derza: Do tė punoj fort pėr muzikėn! 00109

    Mė e vogla nė “The Voice of Albania”, por me njė zė tė fortė. Enrika Derza, vajza 15-vjeēare nga Shkodra arriti deri nė finalen e madhe. Eksperienca e ka bėrė tė kuptojė se duhet tė punojė shumė mbi pasionin e saj, ndėrkohė qė shprehet se ėshtė shumė entuziaste pėr angazhimet e ardhshme nė muzikė.

    Ti ishe njė nga pretendentet pėr ēmimin e madh tė “The Voice of Albania”. Cilat ishin pėrjetimet e natės finale?

    Finalja pėr mua ishte shpėrblimi i punės intensive tė katėr muajve tė kaluar. Ishte njė arritje e madhe dhe pėr habinė time e pėrjetova jo me shumė emocione, sepse e dija qė ishte nata e fundit pėr tė katėrt dhe e kam shijuar nė maksimum.

    U duke pak e zėnė nė befasi kur nuk u pėrzgjodhe nė dyshen finale. Prisje tė ishe ti nė pėrballje me Marselėn?


    Pritshmėria ishte prej secilit prej nesh, dhe nė fakt qė nė raundet e kaluara tė “Voice” kisha dalė pothuajse gjithnjė mė e votuara nė grupin tim, nga publiku, nga like-t nė ‘Facebook’ dhe komentet nė ‘Twitter’. Por pėr sa i pėrket ēmimit tė madh, nuk kam pasur ndonjė pritshmėri tė veēantė, sepse konkurrenca ishte e fortė dhe isha e ndėrgjegjshme qė kisha arritur mjaftueshėm edhe pa u kurorėzuar “The Voice of Albania”.

    Tashmė “The Voice of Albania” ka mbaruar dhe ju i jeni kthyer jetės sė mėparshme. Si kanė qenė ditėt e para?


    Ditėt e para pas “The Voice” ishin ditėt e pushimit dhe gjumit tė tepruar, qė pas momentin kur unė vendosa tė merrja pjesė. U ktheva nė Shkodėr, takova shoqėrinė dhe njerėz qė kisha kohė pa mbajtur kontakte. Komenti qė mė ka pėlqyer mė shumė ishte: “Eni, na ke bėrė krenare”.

    Pėr katėr finalistet do tė ketė nga njė kėngė nė “Universal Music” dhe konkurrim nė “Top Fest 9″. Sa e gatshme ndjehesh pėr t’u angazhuar mė tej me muzikėn?


    Jam mjaftueshėm e gatshme pėr t’u angazhuar mė tej nė fushėn e muzikės. Madje, e kam marrė me njė entuziazėm tė madh. Do tė punoj pa pushim pėr kėtė tė ardhme artistike dhe ndihem mė se e privilegjuar qė kam mundėsinė tė praktikoj diēka qė me tė vėrtet pėlqej. Pse jo, sė shpejti ta kem edhe profesion fitimprurės.

    Ti ishe mė e vogla e spektaklit. Shpeshherė je shprehur se kėndoje vetėm nė shtėpi. Si u zbulua talenti pėr muzikėn?


    Po, madje frika mė e madhe nė audicionin e parė ishte qė nuk do tė mė pranonin pikėrisht pėr shkak tė moshės sė vogėl. Talenti pėr muzikėn u zbulua sė pari nga gjyshja ime, e cila ishte i vetmi person i gatshėm tė mė dėgjonte. Pastaj me kalimin e kohės filluan tė mė kushtonin vėmendje edhe miqtė, edhe prindėrit deri nė momentin kur im atė u bė shtysa kryesore pėr tė marrė pjesė nė “The Voice”.

    Na fol pak mė tepėr pėr Enrikėn, marrėdhėnien tėnde me familjen?


    Enrika nė jetėn e pėrditshme ėshtė vetėm njė 15-vjeēare e thjeshtė. Pavarėsisht se jeta pas “The Voice” ka ndryshuar goxha, jam munduar tė ruaj modestinė dhe virtyte tė tilla, sepse mendoj se janė parėsore kudo, edhe nė jetėn artistike.

    A ka ndryshuar diēka nė jetėn tėnde pas pėrvojės sė “The Voice of Albania”?


    Sigurisht qė ka ndryshuar, madje shumė. Kanė ndryshuar raportet nė lidhje me njerėzit, tė cilėt sot mė njohin, mė pėlqejnė dhe shumė prej moshatarėve tė mi janė shprehur qė mė kanė idhull. Pėr mua kjo ishte e paimagjinueshme. Kam njohur njerėz tė mrekullueshėm qė tani e tutje do jenė gjithnjė prezent nė jetėn time. Pėrveē raporteve me tė tjerėt, mund tė them qė jam rritur si individ edhe artistikisht. Tani do tė kem gjithnjė parasysh teori e parime tė vlefshme pėr jetėn, ku mė e rėndėsishmja ėshtė: punė shumė e fjalė pak. Eksperienca e “The Voice” mė solli vetėbesim dhe mė bėri ta marr mė seriozisht tė ardhmen time nė fushėn e muzikės.

    Ke filluar tė mendosh pėr njė shkollim nė fushėn e muzikės?


    Tė paktėn tani pėr tani nuk e kam ndėrmend tė ndjek njė shkollė muzike, sepse pėrveē muzikės, dėshiroj tė ushtroj njė profesion tė dytė mė tė qėndrueshėm. Nuk i dihet kurrė ē’ndodh me zėrin apo edhe me tregun, prandaj ėshtė mirė tė mos fokusohesh vetėm nė muzikė.

    Gazeta Shqip

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:32