BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqetesimet sociale!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shqetesimet sociale!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/2/2012, 19:48

    Shqetesimet sociale! Images

    Shenjat tipike tė patologjisė qė prek njė pėr qind tė popullsisė sė rritur, ku pėrveē tė tjerash njeriu humbet kuptimin e realitetit.

    Sipas disa studimeve tė kohėve tė fundit, personat qė vuajnė nga skizofrenia kanė ndryshime tė funksionimit tė trurit. Tė sėmurėt nuk janė nė gjendje tė vendosin njė kufi mes vetes dhe tjetrit

    Halucinacione, delir, prirje pėr t’u izoluar. Kush vuan nga skizofrenia, ndonjėherė e humbet fillin e realitetit dhe ndihet i trembur, konfuz. Njė tipar tipik i kėsaj sėmundjeje qė prek njė pėr qind tė popullsisė sė rritur ėshtė “mosfunksionimi shoqėror”: tjetri bėhet njė enigmė e padeshifrueshme, pėrcjell ankth, duke ēuar nė ērregullimin e shumė mekanizmave tė tjerė qė pasqyrohen nė sjelljen e tė sėmurit. Ajo qė mbetet ende e paqartė nga kjo sėmundje komplekse dhe shkatėrruese ėshtė ndikimi i deficiteve sociale (pra, mungesa e marrėdhėnieve me individėt e tjerė) apo eksperiencat e hidhura qė nguliten thellė nė trupin tonė.

    Njė studim italian ka dhėnė pėrgjigje tė reja pėr natyrėn e shqetėsimeve sociale qė janė karakteristikė e patologjisė, duke na treguar ndryshimet e funksionimit tė trurit te personat qė vuajnė nga skizofrenia si dhe duke shfaqur bazat nervore tė njė prej ēėshtjeve tė saj mė tė rėndėsishme, qė ėshtė paaftėsia pėr tė vendosur njė kufi tė saktė mes vetes dhe tjetrit.

    Duke pėrdorur teknikėn e rezonancės manjetike funksionale, studiuesit italianė vunė re se te pacientėt skizofrenė kishte aktivizime nervore ndryshe nga individėt e shėndetshėm; sidomos nė koren premotore (ku pėrfshihen perceptimi i ndjesive trupore me informacionet ndijore pamore, tė prekshme dhe dėgjimore) dhe insulėn posteriore, e rėndėsishme jo vetėm nė perceptimin e ndjesive trupore, por edhe nė dallimin e vetes nga tė tjerėt nė situata “emocionale sociale”. Studiuesit i publikuan pėrfundimet e studimit tė tyre nė “Social Cognitive and Affective Neuroscience 2”.

    “Kėto janė disa funksione tė rėndėsishme, sepse bėjnė tė mundur kontrollimin e eksperiencave personale, si veprimet, ashtu edhe ndjesitė. Nė patologjinė e skizofrenisė duket sikur ngacmohet pikėrisht kjo gjė”, – shpjegon Sjoerd Ebisch, njė nga bashkautorėt kryesorė tė studimit. “Ndryshimet nervore qė janė vėrtetuar nga studimi ynė mund tė fshihen pas paaftėsisė pėr tė ndarė eksperiencat personale nga ato tė tjetrit nė planin social, si dhe pėr tė kuptuar me intuitė sensin e kėtyre bashkėveprimeve”.

    Gjithēka nisi nga neuronet pasqyrė, qė u zbuluan nė vitin 1991 nga njė grup shkencėtarėsh tė universitetit tė Parmės. Neuronet nė fjalė janė qeliza nervore qė aktivizohen si kur personi bėn diēka personalisht, ashtu edhe kur sheh dikė tjetėr duke bėrė tė njėjtin veprim. Falė mekanizmave tė ngjashėm, mjafton tė shohėsh njė emocion nė fytyrė apo tė ndiesh prekjen e njė kėmbe tjetėr, qė nė trurin tonė tė nxitet njė ndjesi e ngjashme. Kėtė mekanizėm studiuesit e quajnė “stimulim tė mishėruar”. “Para shumė vitesh mendonim se kjo mund tė ishte vetėm maja e njė ajsbergu dhe se e njėjta logjikė mund tė pėrdorej nė fusha tė ndryshme, siē ėshtė ajo e ndjenjave dhe emocioneve”. Pas zbulimit tė kėtij modeli, shkencėtarėt vendosėn tė pėrqendroheshin te dy patologji tė veēanta: te psikoza skizofrenike dhe autizmi fėmijėror, shumė tė ndryshme mes tyre, por qė kishin njė tė pėrbashkėt, marrėdhėnien me tė tjerėt. Deri tani kėto patologji janė studiuar vetėm “nga lart” nė sipėrfaqe, pa u fokusuar te pėrmasa “e mėshiruar” e pėrvojės sė vetė personit. “Studimi i fundit i bashkėngjitet shumė tė tjerėve qė janė kryer herėt nė kohė, megjithatė ne jemi tė vendosur tė ecim pėrpara”, – thotė studiuesi italian.

    Disa pacientė skizofrenė mbaheshin gjithmonė nėn kontroll. Ata u ekzaminuan sėrish gjashtė muaj pas episodit tė parė tė skizofrenisė. Nga ky kontroll u zbulua se gjatė “perceptimit social”, te subjektet skizofrenė zona e kores premotore aktivizohej shumė herė mė pak nė krahasim me grupin e atyre qė po i ekzaminonin (pacientėt shihnin videon e njė dore qė prekej nga njė dorė tjetėr, e cila ose ledhatonte ose gjuante). Jo vetėm kaq. Truri i skizofrenėve duket mė pak aktiv kur simptomat e sėmundjes ishin mė tė rėnda. Insula posteriore, qė te individėt e shėndetshėm “fiket” kur shihen eksperienca tė prekshme te tjetri, te subjektet skizofrenė qėndronte aktive. “Skizofrenia karakterizohet nga njė problem i kufizimit tė vetes dhe qė kėtu shfaqen bazat natyrore tė problemit nė fjalė. Pra, e ritheksoj: skizofrenėt janė tė paaftė pėr tė vendosur kufij tė saktė mes vetes dhe tjetrit”, – thekson studiuesi.

    Jashtė Italisė ky studim ka ngjallur shumė interes. Pėr Georg Northoff, shkencėtar nė institutin “Institute of Mental Health Research”, bėhet fjalė pėr njė studim unik, me rezultate tė rėndėsishme, qė tregon se si pacientėt skizofrenė e humbasin lehtėsisht kontaktin me realitetin dhe nuk arrijnė tė ndajnė veten e tyre nga tė tjerėt nė mjedisin shoqėror. Kjo ėshtė njė ndihmesė e madhe jo vetėm pėr tė kuptuar tė fshehtat e sėmundjes, por edhe pėr parė funksionimin e trurit.

    “Kohė mė parė, Frojdi kishte hedhur hipoteza se nė bazė tė mendimit psikotik, fshihet njė ndryshim nė dallimin mes ‘meje dhe tjetrit nga unė’”, – thekson Mark Solms, njė pėrkrahės i punėve psikologjike tė “babait tė psikanalizės”. Pėr ekspertin, ky studim ofron njė bazė tė re shkencore pėr teorinė e tij.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 21:24