BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/2/2012, 11:17

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! 04108

    Lola Luma, ose shkodrania qė ka gjetur famėn si modele, aktore, por edhe si show girl nė Nju Jork, rrėfen pėr agjencinė e lajmeve INA, eksperiencėn e saj nė “mbretėrinė” e modės dhe artit, metropolin botėror Nju Jork.

    Lola, nuk ka fshehur as ofertat e shumta tė cilat i kanė ardhur nė adresė tė saj, e cila pėrfaqėson denjesisht karakterin e fort dhe tiparet mė tė bukura tė femrės shqiptare. Pėr Lolėn fėmijeria pėrbėn pjesėn mė tė bukur dhe krijuese tė jetės sė saj. “Kur je i vogėl nuk ke komplekse, nuk ke frikė fluturon i lirė. Aktivitetet nė lagje, ato shkollore e mė vonė tė qytetit, kanė ndikuar nė formimin tim artistik, por “bileta e artė” erdhi nė mėnyrėn mė tė bukur, kur njė asistente e studios sė Fadil Berishės mė telefonoi njė ditė pėr tė punuar si modele tek njė markė e njohur veshjes. Ky ka qenė pėr mua njė fillim i shkėlqyer nė fushėn e modės,” thotė ajo. Ėshtė nė njė moment shumė tė mire tė karrierės sė saj, pasi ka oferta tė shumta, tė cilat i vijnė edhe nga Shqipėria.” Shpresoj nė tė ardhmen tė kemi bashkėpunime tė suksesshme” thotė Lola Luma. Ndėrsa sa i pėrket teatrin shqiptar nė Nju Jork, “The “The Producer’s Club, fqinjin e Broduejit tė madh tė aktorėve dhe artistėve tė famėshėm, Lola rėndėsin e tij pėr shqiptarėt, e krahasoi me shoqatėn mė tė vjetėr nė Amerikė ” Vatrėn”. Nė fund Lola Luma ka thėnė se :”Gjatė festimeve, qė do tė vijojne pėr Pavarėsinė e Kosovės, do tė jem e pranishme me njė interpretim nė Producer’s Club”. Ajo bėn pjesė tek tė paktat vajza shqiptare qė janė kthyer nė imazh pėr kompani tė mėdha ndėrkombėtare, dhe qė arrijnė t’a vėrtetojnė kėtė. Nė Nju Jork, Lola Luma, ėshtė shkodrania qė e ka gjetur famėn e saj si modele, aktore, por edhe si show girl.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! Lola-560x842

    Megjithatė pėr mė shumė ndiqni intervistėn e plotė qė Lola Luma i dha kolegut tonė Beqir Sina nė New York

    INA : Cila ka qenė jeta e juaj , fėmijėria , shkolla dhe suksesi ?

    Lola Luma : Femijeria per mua pėrben pjesėn me te bukur dhe krijuese te jetės time. Kur je i vogel nuk ke komplekse, nuk ke frikė fluturon i lirė. Aktivitet ne lagje, ato shkollore e mė vone tė qytetit kanė ndikuar nė formimin tim artistik, por bileta e artė erdhi nė mėnyrėn mė tė bukur kur Albana nga studio e Fadil Berishes mė telefonoi nje ditė pėr tė punuar si modele tek Jovani Fashions. Ky ka qenė pėr mua njė fillim i shkėlqyer nė fushėn e modės .

    INA : Ēfarė u ka tėrhequr mė shumė gjatė jetės- kė ėndrronte Lola ?

    Lola Luma : Gjithmonė kam pasur si idhudh supermodelen Gjermane Claudia Schiffer. Akoma laptopi im ngrin nga fotot e shumta qė kam tė sajat hahaha! Ka dicka tė vecantė nė filmat e vjetėr tė Hollyvudit .Grace Kelly, Catherine Hepburn mbeten gjithmonė ikonat e Hollywodit.

    INA : Pėr jetėn tuaj si modele, aktore, por edhe si show girl ē’mund tė na tregoni ?

    Lola Luma : Ėshte si njė rollerkoster ku me shpejtėsi tė rrufeshme merr drejtime tė ndryshme. Mjafton tė mbahesh fort dhe ta shijosh udhėtimin.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! Lola1-560x797

    INA: Kur nisi pėr ju ajo qė quhet “jeta imtime” – ?

    Lola Luma : Njė ditė tė rastėsisshme u njoha me njė shpirt te bukur…dhe qė kishte njė buzėqeshje tepėr tepėr tė ėmbėl.Smile

    INA : E ka gjetur Lola atė qė e do zemra e saj ?

    Lola Luma : Mamin, babin, vėllain dhe nanėn i kam dashuritė e mia tė para, kurse ajo tjetra qė ėshtė mė e vėshtirė pėr tu gjetur, e kam fituar dhe pėr kėtė ndjehem shumė krenare.

    INA : Shumė vajza shqiptare, qė dalin jashtė shtetit pretendojnė se janė kthyer nė imazh pėr kompani tė mėdha ndėrkombėtare, por pak prej tyre arrijnė ta dėshmojnė kėtė. Ju vetė a e keni arritur atė qė endėrronit ?

    Lola Luma : Kam pasur fatin e mall te punoj me mė tė mirėt dhe per kėtė jam shumė e lumtur, por a kam arritur atė qė ėndėrroj…them se jo. Nuk e di por jeta ka mė shumė pėr tė ofruar se kaq.

    INA: Shtypi shqiptar ka shkruar se “Njė nga ato vajza tė bukura shqiptare qė ėshtė dėshmuar nė SHBA ėshtė Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn kėtu si modele, aktore, por edhe si show girl.Si ndjheni ju para kėtij pėrcaktimi ?

    Lola Luma : Ju falemnderes pėr pyetjen ! Tingellon bukur, por ngadonjėhere me duket paksa e cuditshme perderisa nė jetėn time private jam po ajo e nėjta. Ajo qė shihni nė foto ėshtė Lola qė jeton nė mua…pantera qė lėshohet kur ndizen dritat e skenės.Ėshtė paksa e cuditshme se shpesh herė mė duket tė ndal pėr njė cast qė tė kėrkoj se kush ėshtė Lola e vėrtetė.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! Lola2-560x700

    INA : Prej 11 vjetėsh sė bashku me familjen, jeni e vendosur nė New York duket se fati u ka prirė, pasi mbi fotot e tua tashmė gjendet logoja e shtėpive gjigante tė dizajnit “Jovani”, “High and Cachentta”, ndėrsa njė tjetėr firmė e famshme si “Gaspar Gloves” ju ka zgjedhur pėr tė reklamuar dorashkat. Por ende nuk ju kan parė nė fotot erotike, sexy ….. Pse? jeni kundėr tyre, i urreni, nuk u pėlqejn……Keni hallin e familjes, se ndoshta janė fanatikė?

    Lola Luma : Je sensuale, tregoje atė. Jam konfidente nė sensualitetin tim dhe pse mos ta quaj qe ėshtė njė nga super fuqitė qė kam.

    INA: Kohėt e fundit, keni thėnė po bashkėpunoni me firmėn “High and Cachentta”. Linja “Cachentta” ėshtė njė ndėrthurje e femrės italiane tė sofistikuar dhe elegante me atė tė mistershmen orientale”, pėrse Lola Luma i ka zgjedhur kėto forma?

    Lola Luma : Ndoshta kjo linjė pėrbėn dhe njė pjesė tė personalitetit tim. Me pelqen kur veshjet tregojnė aq sa ti bėsh njerėzit tė kėrkojnė pėr me shumė.

    INA : A ėshtė e vėrtet se pėr sa i pėrket aktrimit, ndodheni nė gjurmėt e duhura ?.

    Lola Luma : Nė ato tė Al Pachinos, Scarlet Johansson etj., pasi keni pėrfunduar tė njėjtėn shkollė si ata, atė “Lee Strasberg” dhe madje me tė njėjtėn mėsuese, aktoren e madhe tė Hollivudit, Jennifer Esposito.

    Mundėsia pėr tė vazhduar studimet nė Lee Strasberg Institutin i Filmit dhe Teatrit nė Nju Jork ka qenė njė ndėr eksperiencat mė tė bukura qė njė aktor mund te ketė. Jo vetėm qė mė ka ndihmuar nė formimin tim si aktore, por gjithashtu kam arritur tė besoj qė cdo gjė ėshtė e mundur ,mjafton shume punė dhe pėrkushtim..

    INA: Sa ka qenė dhe si ka qenė bashkėpunimi i Lolės me artistėt shqiptarė nė Amerikė ?

    Lola Luma : The Producer’s Club, nė Nju Jork, ju shumė larg Broduejit, ėshtė si shoqata “ Vatra”, por nė kėtė rast vetkuptohet pėr artistėt dhe artin Shqipetar nė pėrgjithėsi. E gjitha kjo falė pėrkujdesit dhe pėrkrahjes tė dy vėllezėrve bashkėpronar Alfred dhe Ernest Tollja . Melankonia e filmave te vjetėr Shqipetarė dhe promovimi I filmave te rinj sjellin nė tryeze artista te ndryshėm cdo mbrėmje. Gjatė festimeve qė do vijojne pėr Pavarėsinė e Kosovės do jem e pranishme me njė interpretim nė Producer’s Club.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! Lola3

    INA : A keni pasur oferta nga Shqipėria ?

    Lola Luma : Duke qenė se jam e vendosur nė Amerikė, ėshtė pak sa e vėshtirė pėr mua te ndjek veprimtaritė qė ndodhin ne Shqipėri. Sidoqoftė jam njohur nga afėr me shumė regjizor tė talentuar Shqipetarė. Shpresoj nė tė ardhmen te kemi bashkėpunime tė suksesshme.

    INA : Lola, me cilėn firmė mode po bashkėpunon sė fundmi?

    Lola Luma : Me Lis by Loriis, Studded Lilly dhe Bold Organics.

    INA : Ēfarė mendoni pėr jetėn e artistėve shqiptarė nė Amerikė ?

    Lola Luma : Artistėt Shqipėtare ketu ne Amerikė duhen vleresuar edhe mė shumė sepse jo vetem qė i dedikojnė kohėn artit, por gjithashtu financojnė evente tė ndryshme kulturore. Kjo tregon dashurinė dhe pasionin qė kanė per vazhdimesinė e artit nėAmerikė, por gjithashtu te trashigimisė kulturore Shqipėtare.

    Lola Luma, shkodrania qė ka gjetur famėn e saj nė Nju Jork! Lola4

    INA: Sė fundi cilat janė planet e tua nė Amerikė po pėr nė Shqipėri a keni ndonjė?

    Lola Luma : Do te gėnjeja nė qoftė se nuk do ta pranoja faktin qė do kisha shumė dėshirė te prezantohem me publikun Shqipėtar dhe te ndjej po ato emocione qė perjetoj me atė Amerikanin. (B.Sina/INA)

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:25