BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Marsela, zėri qe u rikthye nga pėrtejdetit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Marsela, zėri qe u rikthye nga pėrtejdetit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/2/2012, 09:49

    Marsela, zėri qe u rikthye nga pėrtejdetit! 00083

    Kujton turbullt nisjen e saj me gomone nga bregdeti i Vlorės. Pas disa tentativave hera e katėrt rezultoi e suksesshme, ajo arriti tė kalojė detin e tė mbėrrijė nė Itali sė bashku me prindėrit dhe motrėn. Marsela rikthen nė kujtime vitin e largėt 1994, kohėn, nė tė cilėn ėshtė vendosur nė Itali. Pas 19 vitesh emigrim duket se ardhja ėshtė mė i bukur se ikja mes furtunės sė detit.

    Tani u kthye pėr tė marrė pjesė nė njė konkurs pėr zėrin mė tė mirė shqiptar, kėtė herė i tejkaloi parashikimet. Doli e dyta nė garėn e “The Voice Of Albania”. 17 javė konkurrim e rritėn ditė pas dite nga ana profesionale edhe pse nuk ishte hera e parė qė kėndonte pasi prej dy vitesh ishte pjesė e njė grupi nė Itali. Fidbeku dhe reagimet qė kishte marrė gjatė gjithė kohės sė garės e kishin bėrė tė besonte se mund t’ia dilte tė fitonte kontratėn dy vjeēare me “Universal Music” aq shumė tė dėshiruar. Njė javė mė parė, nė njė transmetim tė drejtpėrdrejtė nė “Top Channel”, ku sapo kishte kaluar mesnata, emri i saj nuk u thirr me zė tė lartė. Kjo gjė e lėndoi, dhe u reflektua nė pamjen e saj. Njė jave mė pas ėshtė mė e qetė, ndihet mirė sepse ka fituar dashurinė e publikut. Ne kemi biseduar me vajzėn 27 vjeēare qė sapo ka filluar njė jetė si kėngėtare nė Shqipėri.

    Marsela, kjo ishte hera e parė qė ju merrnit pjesė nė njė konkurs?

    Nė njė konkurs, po, ishte hera e parė. E kam pasion muzikėn, por faktikisht e kam ruajtur pėrherė pėr veten time, nuk e dinin tė gjithė, veē shoqeve tė mia, nė shtėpi mė dėgjonin por nuk mė vinin shumė re. Qė nga fėmijėria nuk kam studiuar pėr muzikė, shumė vonė, kur kisha pak mundėsi ekonomike mora disa leksione kantoje. Por shumė tė pakta sepse nė Itali kushton shumė prandaj e kisha lėnė pas dore si njė opsion tė dytė muzikėn, pavarėsisht se nė shpirt e ndjeja qė ishte diēka mė e madhe. Disa shokė tė mi, qė studionin nė lice nė Itali, e njihnin kėtė pasion timin dhe vite mė vonė, mė treguan se po formonin njė grup i cili do tė trajtonte muzikė tė viteve 60-70 dhe mė ftuan tė kėndoja nė grupin e tyre. E pranova me kėnaqėsi ftesėn ku merrnin pjesė nė ambientet muzikore nė provincėn e Romės, por edhe nė Romė.

    Me ēfarė merresh tjetėr atje?

    Po pėrfundoj studimet nė Juridik.

    Kur keni ikur nė Itali ?

    Kam ikur nė vitin 1994. Ditėlindjen time tė dhjetė e kam festuar atje. Jemi kthyer ēdo vit mė familjen pasi kėtu kemi tė afėrmit.

    Si u bėtė pjesė e The Voice?

    Ka qenė njė rastėsi, ishte njė mėngjes qė unė po nisesha pėr nė Universitet dhe kalova tek dhoma prindėrve. Ata kanė Digitalb nė dhomėn e tyre dhe dėgjova qė po bėhej ky konkurrim nė Tiranė. Nga televizori dėgjova shpjegimet se si mund tė aplikohej online. Vendosa ta provoja. Aplikova dhe u pranova. Kisha njė kėngė tė regjistruar qė kur isha 19 vjeē, dhe ishte e vetmja, e dėrgova, u pėlqye dhe mė thanė tė prezantohesha nė audicionet e tjera.

    Si ishte kur erdhėt kėtu?

    Unė u frikėsova kur pash aq shumė talente. I dija aftėsitė e mia, por i dija edhe limitet, jam objektive me veten. U rrotulluan tė katėrta karriget pėr mua dhe qė aty ishe njė fitore shumė e madhe dhe diēka qė nuk e prisja.

    Ēfarė fshihej pas qetėsisė suaj?

    Para se tė dilja nė skenė, merrja frymė thellė, kisha mė shumė emocion dhe se konkurrentėt qė ishin mė tė vegjėl se unė nė moshė. Mirėpo nė skenė i thoja vetes: Ky ėshtė moment yt, jetoje dhe shijoje kėngėn! Jo se nuk kisha frikė apo pasiguri, pasi nė tė vėrtetė ishte e kundėrta.

    Pse zgjodhe Elton Dedėn si trajner ?

    Sepse qė e vogėl mė kanė pėlqyer shumė kėngėt e tij. E dija qė Eltoni ndoshta kishte edhe njė pėrshtatshmėri me rrymėn qė mua mė interesonte. Ishte njė bast faktikisht me veten. Midis katėr emrave, nėse do zgjidhja dikė, mė vinte mė e natyrshme tė zgjidhja Eltonin.

    Tė ka ndihmuar ?

    Mė ka ndihmuar, edhe nėse ka qenė shumė kritikues mė ka bėrė mirė. Ai preferon tė thotė gjėnė negative dhe kjo tė tė shėrbejė pėr mirė se sa tė komplimentojė kot. Mė ka thėnė shumė, dhe kanė qenė njė mėsim qė i kam marrė falas, sepse jashtė kėto kėshilla kushtojnė shumė. Kam njohur edhe anėtarėt e tjerė tė jurisė qė janė shumė tė mirė dhe kanė punuar e kanė dhėnė shpirtin me ne. Unė jam e lumtur gjithsesi qė zgjodha Eltonin dhe po tė kthehesha pėrsėri mbrapsht, pėrsėri do tė zgjidhja Eltonin qė tė ziheshim sėrish bashkė.

    Ēfarė do tė mbash mend nga ai?

    Tek Eltoni do mbaj mend njė aspekt shumė tė rėndėsishėm, qė ėshtė kurajė nė zgjedhjen e repertorit. Edhe pėr kėngėt qė nuk i njeh njeri, nuk ka problem, do rrezikojmė, por ndoshta kjo sjell diēka mė pozitive, sepse publiku orienton dėgjimin e tij nė diēka qė nuk e ka dėgjuar mė parė. Ky rrezikim dhe eksperimentim i tij me mua mė ka mbetur nė mendje.

    Ishit shpesh nė njė mendje bashkė?

    Kemi debatuar shumė. Edhe nė zgjedhjen e kėngės ka qenė e vėshtirė, sepse unė isha gjithmonė ajo qė thoja: Po…, jo…, …pse kėtė kėngė…!? Por jemi kuptuar shumė.

    Ju vini nga njė familje qė ka lidhje me muzikėn?

    Jo, aspak, prindėrit e mi nuk lidhje me muzikėn, janė punėtorė tė thjeshtė. Kanė qenė punėtorė atėherė, punėtorė tani. Janė njerėz qė ngrihen herėt nė mėngjes e kthehen vonė nė darkė. Por ėshtė ndryshe, nė rastin tim, pasi duan qė fėmija i tyre tė kėtė atė qė ata nuk e kanė pasur nė jetė. Ata janė munduar shumė qė unė tė jem e lirė tė zgjedh por edhe tė mė krijohen kushtet. Por muzika u ėshtė dukur utopi, pasi mendoni se duhet tė kesh njohje qė t’ia dalėsh. Tani qė mė kanė parė nė televizor shqiptar, u kėnaqen dhe filluan tė besonin tek ky talenti pak i vonuar i Marselės.

    Pse i vonuar?

    I vonuar sepse unė jam 27 vjeē. Nuk jam shumė vonė pėr Italinė pasi atje nė kėtė moshė mbaron formimi e fillon karriera. Por mund tė kisha dhėnė shumė edhe kur isha mė e vogėl, po mė mirė vonė se sa kurrė.

    Ēfarė ke dhėnė nė The Voice?

    Gjithmonė kam kėnduar sikur kėnga qė po kėndoja ishte e fundit nė The Voice.

    U mėrzite qė nuk fitove, e kishe ndjerė njė lloj sigurie?

    U mėrzita sepse kontrata me “Universal Music” ishte shumė pėr mua, e ėndėrroja. Ndoshta njerėzit e kishin tė sigurt qė unė do tė fitoja dhe shumė prej tyre nuk votuan nė momentet e fundit ose populli kosovar u ngrit nė momentet e fundit. Jam shumė e kėnaqur sepse jo vetėm nga njerėzit e thjesht ndihem e pėrkrahur, por edhe nga profesionistėt e zanatit, mė kanė thėnė fjalė shumė tė mira dhe pėrkrahje shumė tė fort.

    Mendon se ka pasur ndonjė manipulim?

    Jo, nuk dua ta komentoj fare kėtė gjė. Mendoj se The Voice shėrbeu pėr tė zbuluar zėra shumė tė mirė shqiptarė.

    Nėse do ishe nė rolin e publikut kė do vlerėsoje mė shumė nė atė konkurrim?

    Ka pasur shumė talente por do vlerėsoja Marselėn. Kur arrin deri nė momentin final bėn tifo pėr veten tende, por jam e kėnaqur se nuk vajti ēmimi nė njė kėngėtare tė paaftė dhe qė nuk e meritonte, nuk ishte njė vlerėsim i humbur kot.

    Ēfarė mendimi ke pėr Rinėn?

    Rina ėshtė njė artiste shumė e mirė, ka shumė elemente pozitive pėr sa i pėrket vokalit. Ka qenė njė nga ato vajza qė unė kam thėnė. Po, kjo ėshtė njė konkurrente e fortė!



    Ēfarė do tė bėsh tani?

    Unė kam dėshirė tė vazhdoj rrugėn e muzikės, kam dėshirė tė kompozoj, tė realizoj diēka timen dhe qė tė ketė emrin tim e dua tė jem prezent nė ambientet e muzikės shqiptare. Unė tani do jem nė Shqipėri kėshtu qė mos tė mė lėrė Shqipėria tė iki. Mendoj qė guri i rėndė peshon nė vendin e vet.





    Po pres Princin e kaltėr

    Faktin qė jam 27 vjeē e jam vetėm, kėtu nė Shqipėri e kam ndjerė mė shumė, shprehet Marsela. Pasi nė vendet perėndimore ėshtė normale qė, 27 vjeē sapo dilet nga bankat e shkollės dhe nis udhėtimi i gjatė i jetės. “Nga ana tjetėr mendoj se nuk jam tip i aventurave, tani po pres pricin e kaltėr, po atė tė vėrtetin ama”- shprehet vajza ndėrsa rrėfėn se ėshtė shumė romantike dhe se shpesh ka qarė pėr dashurinė.

    Jeta nė Itali

    Jeta e saj nė Itali ėshtė shumė e thjeshtė. Jeton me prindėrit nė njė provincė tė Romės dhe ka njė motėr mė tė vogėl se veten. E ėma mė tė atin janė punėtorė tė thjeshtė, duke u mundur pėr mė tė mirėn pėr vajzat e tyre. Marsela na tregon se punojnė nė punė tė zakonshme, ikin herėt nė mengjes dhe kthehen nė darkė vonė. Kjo e bėn qė ēdo ditė e mė shumė tė ketė dėshirėn t’i bėjė krenar. Vetėm vazhdon studimet nė vitin e fundit nė Juridik ndėrsa fundjavave luan nė lokalet e natės me grupin e saj tė sapo formuar.

    Entela Resuli Gazeta Shekulli

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:59