BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Armend Ternava: “Si e bera per vete Jennifer Aniston”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Armend Ternava: “Si e bera per vete Jennifer Aniston”

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/2/2012, 11:10

    Armend Ternava: “Si e bera per vete Jennifer Aniston” 00086

    “Refuzova kombėtaren shqiptare, donin t’u jepja para. Tani jam pjesė e kombėtares amerikane, jam imazh i Hugo Boss dhe po luaj njė film me Jennifer Aniston, thekson Armend Tėrnava, futbollisti shqiptar qė po luan futboll nė SHBA.

    Tėrnava qė ka qenė i angazhuar me skuadrėn e Chelsea-t nė Angli, dhe qė ėshtė transferuar nė Los Angeles, ku nuk po njeh sukses vetėm me futbollin, por edhe nė fushėn e modws dhe aktrimit.

    Ju mjafton tė themi se ai ka marrė pjesė nė disa prej reklamave tė Hugo Boss dhe qė aktualisht ėshtė duke xhiruar njė film ku interpreton njė rol me aktoren tė mirėnjohurės Jennifer Aniston. Nėse nuk ju mjafton kaq, a ju intrigon fakti qė ky mashkull sharmant ka bėrė pėr vete shumė femra seksi, si dhe i ka “rrėmbyer” nga krahėt e Leonardo di Caprio-s njė prej tė dashurave?! Sa i takon futbollit, ai ka refuzuar “ofertėn” e kombėtares shqiptare dhe aktualisht ėshtė pėrfshirė me kombėtaren e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

    INA: Armend, pėrshėndetje! Sė pari, do tė donim tė tė njihnim pak mė nga afėr, ku ke lindur, kur je larguar drejt Anglisė, si ka nisur karriera jote?

    Kam lindur nė Prishtinė nė vitin 1984. Shkollėn fillore e kam mbaruar nė Kosovė, pastaj jam larguar nė drejtim tė Italisė, nė njė shkollė futbolli nė Venecia. Shkolla quhej “Piero Luigi” dhe aty kam vijuar edhe Akademinė e futbollit. Qė aty jam larguar nė drejtim tė Anglisė, ku jam vendosur pėr njė kohė tė gjatė dhe kam qenė pjesė e skuadrės Chelsea. Puna ime ėshtė tė luaj futboll si profesionist, por duke qenė se kompani tė ndryshme vijnė e mė ofrohen pėr modeling apo aktrim, atėherė ju keni mundėsi tė mė shihni edhe nė disa fusha tė tjera.

    INA: Armend, ti aktualisht jeton nė Londėr apo nė LA?
    Tashmė jetoj nė Berverly Hills tė Los Angeles, por pėr 12 vite kam jetuar nė Londėr tė Anglisė.

    INA: Reklamat pėr Hugo Boss qė ke realizuar, nuk kanė kaluar pa i vėnė re. Shumė seksi dukesh aty…
    (Qesh). Faleminderit. Me kompaninė Hugo Boss kam bėrė njė kontratė 6- mujore, herėn e fundit qė isha nė Itali, rreth 2 muaj mė parė, kam realizuar njė shėrbim fotografik pėr revistėn Hugo Boss, foto qė pritet tė dalin nė tė gjitha revistat e kėsaj firme.

    INA: Si arrite deri te nėnshkrimi i kontratės me kėtė emėr tė madh tė modės? Paguhesh shumė nė raste tė tilla, apo jo?
    Menaxheri im ėshtė Michel Williams, drejtor nė Formulėn 1, i cili ndėrmjetėson pėr mua. Ėshtė normale qė paguhem shumė mirė. Herėn e fundit, pėr shėrbimin fotografik tė Hugo Boss nė Itali, mora 20 mijė dollarė. Nė harkun kohor tė 6 muajve do tė mė duhet tė shkoj pėr tė bėrė foto rreth 8 herė.

    INA: Ti je shfaqur edhe nė kopertinėn e muajit dhjetor tė “Men’s Health”, ku dukesh shumė muskuloz. Mos merr nga ato produktet qė tė fryjnė artificialisht?
    Jo, nuk marr asnjė lloj gjėje qė tė fryn muskujt, nuk guxoj pėr shkak tė futbollit sepse mė humbet shpejtėsia pastaj, gjė qė ndodh kur muskujt fryhen. Pėrkundrazi, marr vitamina, proteina, tė cilat i pėrdorin tė gjithė futbollistėt, por unė ushtrohem shumė gjithashtu, tė paktėn 15 orė nė javė.

    INA: Pra, rezultati qė shihni ju ėshtė i fituar i gjithė me punė. Futboll, modė, sė fundmi edhe aktrim… Si ka mundėsi, kaq i talentuar je ti?
    E kam filluar me futbollin – siē e thashė edhe mė sipėr, modelimi ėshtė puna ime e dytė, kurse aktrimin ma kanė nxitur kontratat e kompanive tė mėdha filmike.

    INA: Kompani tė mėdha filmike, ēfarė filmi?
    Si p.sh., ky qė mė kanė ofruar njė rol tani sė fundmi, i regjisorit James Gordon. Ėshtė njė film dramatik 90 min, me buxhet 40 milionė dollar, ku interpreton Jennifer Aniston, ndėrsa nė njė film tė mėparshėm ku kam marrė pjesė- ka qenė disi hot (I nxehtė), kam luajtur pėrkrah Pamela Anderson, Carmen Electra, Don Johnson e shumė tė tjerė.

    INA: Hot?
    (Qesh). Po, sepse nė tė marrin pjesė shumė femra seksi, sikurse ėshtė Pamela Anderson, Carmen Electra, Estel Warren etj.

    INA: Ka skena erotike me ty aty, apo jo?
    Me siguri do tė ketė…

    INA: Po Jennifer Aniston si ėshtė si femėr dhe si aktore, tė pėlqen?
    Ėshtė shumė e bukur dhe shumė me stil si femėr. Punon shumė pėr karrierėn e vet dhe ėshtė jashtėzakonisht shumė e mirė. Asaj i ka pėlqyer shumė tė punojė me njė sportist si unė. i kanė treguar historinė time dhe ka rėnė dakord tė luajė me mua.

    INA: Ndalemi pak te moda. “Kam vendosur tė bėj modelin vetėm pėr kompani tė mėdha, sepse nuk kam kohė pėr agjenci tė dorės sė dytė”. Kjo ėshtė njė shprehje e jotja, cituar pak kohė mė parė. Si ka mundėsi atėherė qė pranove tė ishe imazh i linjės mashkullore tė krijimeve tė Joni Peēit, apo pėr shkak se je shqiptar nuk mund tė refuzoje?

    Ėshtė e vėrtetė ajo qė kam thėnė, sepse unė pėr shkak tė futbollit e kam kohėn shumė tė limituar dhe nuk mundem tė lėviz shumė lart e poshtė nėpėr casting. Kurse pėr Joni Peēin kam pranuar tė pozoj jo vetėm sepse ėshtė shqiptar, por edhe pėr faktin se ia vlen tė bėhesh imazh pėr tė sepse veshjet qė ka prodhuar janė shumė tė mira. Ėshtė fiks linja qė mė pėlqen mua, sepse i kam shumė qejf veshjet me stil, ashtu siē ėshtė linja e Joni Peēit. Mė vjen mirė qė njė shqiptar si ai ka shijen e njė kreatori evropian.

    INA: A mund tė na tregosh sa je paguar pėr reklamėn e Joni Peēit?
    Pėr atė reklamė jam paguar diku tė 15 mijė euro.

    INA: Armend, ti e ke treguar anėn tėnde humane gjatė pėrmbytjeve tė Shkodrės, periudhė gjatė sė cilės ke dhuruar njė donacion prej 100 mijė eurosh. Ka shumė personazhe VIP qė kanė shumė para, por nuk dhurojnė pėr ata nė nevojė…
    Po, unė kam dhuruar sė bashku me aktoren hollivudiane Selia Hensen. Kam parė lajmet dhe jam prekur shumė nga ajo qė ndodhi aty. Ē’tė them?! Edhe pse unė jam larguar qė i vogėl nga vendi im, prapė unė kam nė vena gjak shqiptar dhe nuk mund tė rri indiferent. Mė qan zemra, mė dhemb kur shoh njė shqiptar duke vajtuar. Nuk do ta harroj kurrė momentin gjatė Luftės sė Kosovės kur mbarė Shqipėria u ngrit nė kėmbė dhe u hapi zemrat dhe dyert e shtėpive me mijėra kosovarėve. Kosovarėt nuk munden kurrė t’ua kthejnė shqiptarėve mikpritjen qė u kanė bėrė.

    INA: Natyrisht qė gjatė punės tėnde ke rėnė nė kontakt me shqiptarė tė tjerė tė famshėm nė botėn e artit. Cili prej tyre tė ka bėrė mė shumė pėrshtypje?
    Tė them tė drejtėn, njeriu qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje ėshtė Fadil Berisha. Nuk di si ta shpjegoj atė qė ka bėrė ai, u ka ardhur nė ndihmė jashtėzakonisht shumė shqiptarėve. I ndihmon, i kėshillon, mundohet t’I ngrejė lart e mė lart, duke nisur qė nga aktorėt, modelėt, kėngėtarėt, miss- et etj. Nuk ka takuar shqiptar tjetėr qė tė bėjė aq shumė pėr tė vetėt sa ai. Askujt prej kėtyre personazheve Fadil Berisha nuk u kėrkon para dhe as ua merr, ndėrkohė qė ju e dini qė ēmimi I tij pėr njė shėrbim fotografik ėshtė minimumi 20-30 mijė dollarė.

    INA: U ke “rrėmbyer” tė dashurave VIP-ave, pasi ke qenė nė lidhje me disa bukuroshe tė njohura, qė nga Linnia Dietrichson, Zoe Hoddle (e bija e ish-trajnerit tė Kombėtares sė Anglisė, Glen Hoddle), Sophia Harding, Lauren Pope etj. Madje, modelja daneze Linnia Dietrichson ka qenė e lidhur Robie Williams dhe me Leonardo Di Caprion. Tė gjitha kėto femra i ke pasur dhe a ėshtė e vėrtetė qė i ke marrė tė dashurėn Leonardo Di Caprio-s?
    (Hahaha). Ē’tė tė them, jam djalė shumė tėrheqės pėr VIP-at. Femrave u pėlqen stili im, pamja ime, jam shumė funny, por mė tepėr u pėlqej duke qenė se jam tamam burrė. Kėtė ma kanė thėnė edhe shumė regjisorė filmash nė vende tė ndryshme, si dhe shumė fotografė nėpėr botė me tė cilėt kam punuar pėr shėrbime fotografike. Sipas tyre, unė e “mbush” foton, jam shumė mashkull, prandaj edhe nuk “trembem” para femrave tė bukura. Sepse e dini se ēfarė ndodh?! Nė pėrgjithėsi, femrave tė bukura dhe qė kanė emėr, meshkujt kanė frikė t’u afrohen, ndėrsa me mua ndodh e kundėrta, nuk e kam fare problem t’u afrohem, t’u flas . Pėr to jam njė king qė nuk ka nevojė t’i pėrulet nė gjunjė njeriu, e aq mė pak, nuk kam nevojė ta blej njė femėr me para ose diēka tjetėr. Arma ime ėshtė inteligjenca, kjo ėshtė pėrparėsia e njė njeriu dhe pėrparėsi edhe nė jetėn private, apo jo?!

    INA: Dikur ke pasur njė ofertė pėr tė qenė pjesė e kombėtares shqiptare, pėrse e ke refuzuar?
    Po, kam pasur njė ofertė nga Kombėtarja e Shqipėrisė nė vitin 2007, por fatkeqėsisht aty ka disa gjėra qė njerėzit nuk i kuptojnė dot. Kėtu bėhet fjalė pėr futboll profesional, jo pėr ata amatorėt qė luajnė aktualisht te kombėtarja e qė ende nuk kanė arritur tė kualifikohen nė Kampionatin Evropian apo atė Botėror. Kombėtarja e Shqipėrisė mė ka kėrkuar lekė mua, ndėrkohė qė ata duhet tė mė paguajnė mua. Unė tanimė jam njė qytetar amerikan dhe jam bėrė pjesė e kombėtares sė Amerikės.

    INA: Sipas teje, ku ēalon mė sė shumti futbolli shqiptar?
    Futbolli i Shqipėrisė ėshtė nė fakt 4-5 shkallė mė lart se futbolli i Kosovės, kurse futbolli evropian ėshtė 3-4 shkallė mė lart se ai nė Shqipėri.

    INA: Ku e sheh veten nė njė tė ardhme tė afėrt? Cila ėshtė ėndrra jote mė e madhe?
    Pėr momentin, tė ardhmen time e shoh nė Los Angeles, sepse kėtu i kam lidhjet me kompani tė ndryshme, si pėr aktrimin, ashtu edhe pėr modelimin. Jam nė bisedime e sipėr pėr kontratėn time te skuadra e LA Galaxy, aty ku luan edhe futbollisti David Beckham.

    INA: Ke shkruar sė fundmi nė Facebook se tė presin tė reja interesante. Pėr ēfarė projekti bėhet fjalė, nėse mund tė na tregosh diēka?
    Hapi i parė i suksesshėm ėshtė fakti qė kam marrė Green Card- Kartėn Jeshile dhe jam qytetar amerikan. Kjo ėshtė “A”-ja nėse kėrkon qė tė tė happen dyert. Sė dyti, kam nėnshkruar njė kontratė me njė kompani tė madhe nė Los Angeles, CAA, si dhe me njė kompani tjetėr nė Miami dhe New York, ndėrsa tė tretėn do ta lė surprise pėr juve, pasi do t’ua zbuloj mė vonė.

    Intervistoi: Zimer Jashari INA

      Ora ėshtė 19/5/2024, 22:04