BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ami: Nė shtėpi mė pėlqen tė komandohem nga Ermali!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ami: Nė shtėpi mė pėlqen tė komandohem nga Ermali!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/2/2012, 12:31

    Ami: Nė shtėpi mė pėlqen tė komandohem nga Ermali! 00087

    Ėshtė njė nga fytyrat mė tė bukura tė ekranit. Njė damė e vėrtetė e spektakleve. Njė prezantuese e lakmuar. Njė biznesmene. Njė grua e realizuar jo vetėm nė karrierė, por edhe nė familje. Ajo ėshtė Amarda Toska dhe mund tė themi pa frikė se ėshtė njė prej personazheve mė tė dashur tė show biz-it shqiptar.

    Me sharmin dhe elokuencėn qė i ka gjithmonė me vete, Ami, siē tė gjithė jemi mėsuar ta thėrrasim tashmė, i pėrgjigjet pa teklif secilės prej pyetjeve qė i drejtojmė. Ėshtė veshur si gjithmonė me shije. Ka bėrė njė tualet tė lehtė dhe rrezet e diellit qė i pėrkėdhelin kokėn ia shtojnė edhe mė shumė hijeshinė. Ėshtė njė ditė e ftohtė shkurti, por moti kėtė herė ėshtė bėrė aleati ynė. Diellin e kishim mbi kokė pėrgjatė gjithė bisedės dhe ndonėse nė temperatura tė ulėta, prezenca e tij na ngrohu edhe ne. Mė shumė se sa ai nė fakt, na ngrohėn pėrgjigjet e Amit, qė si gjithmonė e sinqertė, bėri qė biseda tė ishte mė shumė miqėsore. Folėm pėr gjithēka ndodh rreth saj aktualisht, duke filluar qė nga projekti aktual me emrin “Dancing with the stars”, tek familja dhe biznesi…

    Kanė kaluar vetėm pak ditė nga Shėn Valentini dhe ne dėshirojmė tė mėsojmė se cila ishte surpriza e Ermalit pėr ty?

    Njė tufė e madhe me trėndafila tė kuq surprizė nė tavolinėn e punės nė agjenci.

    Si e festuat kėtė vit?

    Fishekzjarrė nuk pati…(qesh). Por e festuam me shumė dashuri, e dhėnė kjo nė ēdo forme tė mundshme.

    Prej kohėsh media rozė shkruan pėr shtatzėninė tuaj, ndonėse deri tani asgjė s’ka rezultuar e vėrtetė. A ėshtė nė planet e 2012-ės sjellja nė jetė e njė fėmije?

    Po duke parė duke bėrė!

    Ēfarė dėshironi mė shumė, vajzė apo djalė?

    Vajzė.

    Duket sikur Ermali ėshtė ai qė i kėrkon gjithmonė me mė shumė ngulm gjėrat, edhe pėr martesėn ai kėmbėnguli. Pse Ami ėshtė e tėrhequr nė kėtė aspekt?

    Ou, paska kėmbėngulur kaq shumė, s’e dija. Kjo varet pak edhe nga tipi i personit, mėnyra se si ai i arrin gjėrat. Unė nė pėrgjithėsi nuk i imponohem tė tjerėve edhe pėr gjėrat qė dua shumė nė vetvete.

    Sa fėmijė dėshironi tė keni?

    Dy.

    Ju pėlqejnė familjet e mėdha?

    Jo edhe aq. Mė pėlqen mė tepėr njė familje e mbledhur, ku dominon dashuria e pakushtėzuar dhe komunikimi.

    Tani qė jeni bashkėshorte dhe normalisht jeta familjare kėrkon pėrkushtim, sa herė e vizitoni familjen tuaj?

    Fatmirėsisht shtėpinė e prindėrve e kam shumė afėr me punėn time, kėshtu qė dy ose tri herė nė javė shkoj aty, ose kur dalim pėr kafe a ndonjė drekė nė fundjavė. Ndėrsa tek motra ime nga shtatė ditė, pesė herė nė javė jemi aty pėr darkė.

    Qėndrojmė edhe pak te familja dhe flasim pėr angazhimin tuaj si zonjė shtėpie. Bėni pazar, merrni me fshesė me korent, hekurosni, gatuani? Ēfarė ju bezdis mė shumė nga punėt e shtėpisė?

    Hekurosjen nuk e bėj dot, nuk mė pėlqen fare. Kur kėrkohet nevoja edhe i bėj tė gjitha dhe mė pėlqen ndonjėherė kur jam pa angazhime t’i futem punėve dhe tė kėnaqem pastaj me rezultatin. Pjesa qė mė pėlqen mė shumė ėshtė tė merrem me bibliotekėn, ta sistemoj, t’i ndėrroj vendin gjėrave, fotove, revistave, trofeve qė kemi si kujtim tė dy nga ngjarje dhe evente tė ndryshme. Me kėtė rast bėhem dhe pak nostalgjike. Edhe gatimi mė pėlqen pa fund.

    Ermali ndihmon nė kėtė pjesė?

    Mė mirė ta anashkalojmė kėtė pyetje (qesh). Tashmė jam mėsuar me kėtė fakt dhe kemi paqe mes njėri-tjetrit, sepse secili i di pėrgjegjėsitė dhe limitet e veta.

    A ėshtė ai burrė shtėpie. Kush kujdeset pėr financat dhe kush i merr vendimet?

    Sigurisht qė burri i shtėpisė nė tė gjitha kuptimet ėshtė ai. Unė gjithmonė kam dashur, madje e kam tė nevojshme tė ndihem e sigurt nga dikush dhe tė mbėshtetem diku. Me pak fjalė, dua tė komandohem brenda mureve tė shtėpisė, por vetėm brenda shtėpisė ama. Nuk mė pėlqen kur femra humb feminilitetin, duke marrė vendime qė i takojnė mashkullit. Pėr sa i pėrket vendimeve, financave dhe ēdo gjėje tjetėr qė na lidh nė ēift, sigurisht qė vendosim tė dy.

    Jeni gjatė gjithė kohės bashkė. Nė biznes, nė shtėpi, nė spektakėl. Si ėshtė puna sė bashku?

    Jemi bashkė dhe s’jemi bashkė, varet nga periudha, sepse nė verė pėr shembull kemi njė ritėm krejt tė ndryshėm pune pėr shkak tė specifikės sė punės. Pėr sa i pėrket spektaklit, nuk e keni idenė sa komode ėshtė tė qenit bashkė. Ata qė e kanė provuar e kuptojnė ekzaktėsisht kėtė qė po them. Ku ka mė mirė se tė jesh pranė njeriut qė kėrkon, pėrpiqet dhe ėndėrron mė tė mirėn pėr ty.

    Meqė jemi tek biznesi, ndalemi pak kėtu. Si ėshtė tė jeni me ēiftet nė ditėn mė tė rėndėsishme tė jetės sė tyre?

    Ėshtė fat i madh qė kemi tė bėjmė vetėm me ditė tė lumtura, me njerėz qė gėzojnė. Ky ėshtė njė motiv shumė i madh pėr ne pėr t’u pėrsosur gjithnjė e mė shumė. Ėshtė kėnaqėsi e dyfishtė, kur merr falenderimet e tyre dhe kupton se me punėn tėnde ke kontribuar, qė ajo ditė tė mbetet nė kujtesėn e tyre si diēka e realizuar me profesionalizėm.

    Tė flasim pak tani edhe pėr angazhimin tuaj aktual. Jeni shtylla kryesore nė prezantimin e “Dancing with the stars”. Pasi mbyllėt me sukses sezonin e 2-tė, tė parin pėr ju, vini sėrish kėtė vit nė tė njėjtat pozita. Si ndihet Ami nė atė skenė?

    Sikur e bėj prej vitesh mė duket! Ėshtė format gjithėpėrfshirės, me shumė ritėm, emocion, ėshtė argėtues dhe unė e kam pėlqyer gjithmonė formatin, edhe para se ta prezantoja. Mendoj qė nė kėtė edicion ēdo gjė do tė jetė, ose tė paktėn premisat janė pėr tė qenė sigurisht edhe mė mirė se dy tė parėt. Di tė them, qė mezi po e pres dhe kjo i shpjegon tė gjitha ndjesitė.

    Fakti qė jeni nė njė spektakėl vallėzimi ju jep komoditet, duke qenė se ju keni studiuar disa vite nė shkollėn e baletit?

    Sigurisht qė ky fakt nuk ėshtė determinant nė pozitat e mia si moderatore nė atė spektakėl; mund tė bėja dhe pa diplomėn e baletit. Por ėshtė ky fakt qė ma bėn punėn mė tė gėzueshme, mė bėn t’i pėrjetoj tė njėjtat emocione qė ndiejnė ēiftet kur debutojnė, mė bėn t’i kuptoj ata mė mirė. Dhe nė kėtė sens kam njė pėrputhje mė tė madhe me kėtė format.

    Ėshtė komode, qė pėrkrah nė kėtė prezantim, tė keni shokun e jetės?

    Nuk ėshtė se e shoh shumė si shokun e jetės nė skenė, edhe pse tė qenit me tė mė jep njė qetėsi dhe komoditet tė paparė. Por nuk dėnoj asnjė grimė tė ritualit tim tė punės, si tani qė kam pėrkrah Ermalin, ashtu edhe po tė isha me dikė tjetėr. Nė rast se do ta shkelja kėtė pakt me veten do kisha humbur. Secili nga ne ka direktiva dhe pėrgjegjėsi tepėr tė qarta aty.

    I bėni vėrejtje njėri-tjetrit?

    Kur shėrbejnė, patjetėr po.

    Bėni ndonjėherė prova nė shtėpi me Ermalin?

    Nė fillim linim orar nė shtėpi pėr ndonjė kalim teksti, por ahaa, nuk ishte ide e mirė, mė tepėr bėhej gallatė sesa punė produktive (qesh). Nga puntata e 3-tė iu rikthyem normalitetit, duke punuar vetėm nė vendin dhe kohėn e punės. Ky ėshtė sekreti mendoj unė, tė mos e trajtosh, edhe mė keq akoma ta ngatėrrosh marrėdhėnien personale me atė tė skenės. Nėse arrin tė ruash balancėn dhe punon me tė njėjtin ritėm e pėrkushtim siē do tė bėje me njė X moderator tjetėr, atėherė publiku do shohė mė shumė punėn tėnde sesa marrėdhėnien e pėr rrjedhojė do arrish jo vetėm tė jesh nė formė, por edhe tė rritesh profesionalisht dita-ditės.

    Ėshtė ai humorist edhe nė shtėpi?

    Humorin Ermali e ka tė lindur, kėshtu qė i bie tė jetė.

    Meqė e prekėm pak humorin, dimė qė ju jeni njė ndjekėse e rregullt e tė gjitha produksioneve ku Ermali interpreton. Nuk mungoni asnjėherė nė sallė dhe sigurisht s’kishit si tė mungonit nė premierėn e “Apartamentit” kėtė vit. Si ju duk? Si ju duket Ermali nė atė rol?

    Ndihej nė ajėr qė publikun e kishte marrė malli pėr “2XL”, po ashtu edhe mua. Ėshtė formati mė i duhur pėr tė nxjerrė nė pah origjinalitetin e 3-shes dhe sidomos tė Ermalit, i cili karakterizohet pėr improvizimet, imitimet. Pėr shkak tė kėsaj lirshmėrie, jashtė klisheve qė i shohim rėndom nė ekranet tona, “2XL” mbetet unike dhe gjithmonė e pėlqyer. Kėnaqem pa fund tė shtunave kur shoh shfaqjen dhe e admiroj Ermalin pėr aftėsinė e tij mbi atė skenė.

    Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:24