BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vėllezėrit Scaravaglione: Banda jonė qė kėndon nė gjuhėn arbėreshė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vėllezėrit Scaravaglione: Banda jonė qė kėndon nė gjuhėn arbėreshė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/2/2012, 09:45

    Vėllezėrit Scaravaglione: Banda jonė qė kėndon nė gjuhėn arbėreshė! 000114

    Ata kėndojnė me zemėr, dėrgojnė mesazhe dashuri, melankolie dhe pjesė nga historia e arbėreshėve. Shkruajnė tekste dhe bėjnė muzikė tashmė prej 20 vitesh. Kanė marrė pjesė nė shumė festivale dhe kanė fituar tituj tė ndryshėm pėr kėngėt e tyre.

    Nė njė intervistė pėr “Tirana Observer” Francesco Scaravaglione, njėri prej pjesėtarėve tė grupit, rrėfen gjithė rrugėn e tyre drejt karrierės. Ndėr tė tjera Scaravaglione tregon se kanė marrė vesh nga “Facebook-u” qė janė tė famshėm nė Shqipėri. Gjithashtu nga interneti kane mėsuar se kėnga “Njė serenatė pėr ty” ėshtė rikėnduar nga shumė kėngėtarė shqiptarė.

    Ēfarė ju ka shtyrė drejtė muzikės?

    Dėshira pėr tė dhėnė njė kontribut personal nė kulturėn, zakonet dhe gjuhėn arbėreshe. Muzika na ėshtė dukur mėnyra mė e mirė pėr tė arritur kėtė gjė nė masė. Kėshtu kemi bėrė rielaborimin e kėngėve tradicionale nėpėrmjet instrumenteve aktualė muzikorė.

    Grupi ėshtė krijuar nė 1982, cilat janė etapat kryesore nė tė cilat keni kaluar?

    Nė fillim grupi pėrbėhej nga Francesco dhe dy miq tė tjerė. Ajo ē’ka i bashkonte ishte dashuria pėr kėngėt tradicionale dhe me njė prej kėtyre kėngėve “Ka kjo gjitoni” morėn pjesė pėr herė tė parė nė festivalin e kėngės arbėreshe. Mė vonė lindi ideja tė bėnim tekste dhe muzikė tonėn, kjo edhe pėr limitin qė na jepnin kėngėt e vjetra. Por edhe pėr faktin qė tekste tė reja do tė bėnin tė mundur pėrsėritjen e shumė fjalėve arbėresh qė pėrdoren pakė dhe rrezikojnė tė humbin. Me kėngėt e reja morėm pjesė nė festivale tė ndryshme me fitore tė njėpasnjėshme 1994/1995/1996/1997 nė festivalin e kėngės arbėreshe!

    Nė vitin 1994 shkuam nė Tiranė nė festivalin e kėngės nė TVSH, me kėngėn “Njė serenatė pėr ty”, sėrish nė 2009 nė festivalin e 48-tė si autor te tekstit dhe muzikės me kėngėn “Ave Maria” tė interpretuar nga Claudio la Regina. Kėtė vit nė festivalin e 50-tė tė kėngės, ishim prezentė gjithmonė si autor tė tekstit dhe muzikės me kėngėn “Kur te pasha” kėnduar gjithmonė nga Claudio.

    Melankolia ėshtė pjesė e kėngėve tuaja, pėr ēfarė flasin tekstet?

    Melankolia ėshtė pjesė e pandarė e muzikės arbėreshe. Ajo lidhet fort me faktin se ne jemi njė popull qė ka ikur nga toka mėmė dhe nga rrėnjėt e tij. Shumė kėngė shprehin kėtė sentiment edhe pse nuk mungojnė edhe kėngė qė flasin pėr tema tė ndryshme.

    Cilat janė projektet tuaja mė tė afėrta? Po pėr tė ardhmen?

    Jemi duke realizuar njė muzikal nė gjuhėn mėmė, e shkruar e gjitha nga ne. Realizimi i kėtij muzikali do tė bėhet nga njė grup teatral i zonės tonė dhe mendojmė qė gjithēka tė jetė gati brenda majit. Njė tjetėr projekt qė kemi nė zemėr ėshtė realizimi i njė “Cantagiro Arbėresh”, njė tip festivali me disa pjesė nė qendrat mė tė mėdha albanofone. Por problemi kryesor pėr tė realizuar kėtė projekt ėshtė mungesa e kontributit ekonomik. Pėr kėtė kemi krijuar njė rreth kulturor tė quajtur “MUZIKERE” nė mėnyrė qė tė kėrkojmė kontributet e nevojshme pėr tė realizuar kėto evente kulturore.

    Keni bashkėpunuar me kėngėtarė ose grupe tė tjerė arbėresh? Keni nė plan bashkėpunime nė te ardhmen?

    Bashkėpunojmė prej shumė vitesh me artistė tė ndryshėm si Claudio la Regina, Maria Antonietta Marcovichio, Emiliana Oriolo. Me grupin “Shkėndija” tė San Benedetto Ullano (Cs) kemi marrė pjesė nė dasmėn e Anna Oxes dhe Behgjet Pacollit nė Lugano. Bashkėpunime tė tjera kemi pasur me disa grupe teatralė tė ndryshėm. Gjithashtu kemi bashkėpunuar me Claudion pėr disa kėngė nė gjuhėn italiane si “Quando tochi un bambino”, “I ricordi di ieri”, etj. Gjithmonė me tė njėjtėn kėngė kemi marrė pjesė nė festivalin e San Remos ne vitin 2010.

    Cili ėshtė mesazhi qė pėrcillni me muzikėn tuaj?

    Nė kėngėt tona reflektojmė tematika tė rėndėsishme si lufta, dhuna ndaj grave dhe e fėmijėve. Synimi ynė ėshtė t’ju transmetojmė tė rinjve dashurinė pėr origjinėn dhe kulturėn e tyre qė janė pasuria me e madhe e njerėzimit.

    Nė 1994 keni marrė pjesė nė festivalin e kėngės nė TVSH. Cilat ishin emocionet qė ju pėrcollėn nė atė aventurė?

    Nė 1994 shkuam nė Tiranė nė “Festivalin e kėngės” me “Njė serenatė pėr tij”. Ishte njė eksperiencė shumė e bukur qė akoma kemi nostalgji sa herė e kujtojmė. Emocioni ėshtė i njėjti me atė kur largohesh nga njeriu i dashur dhe e di se nuk mund tė jesh gjithmonė me tė.

    Mendoni tė riktheheni nė Shqipėri?

    Nė 2009 nė festivalin e 48-tė morėm pjesė si autorė tė muzikės dhe tekstit me kėngėn Ave Maria tė kėnduar nga Claudio la Regina.

    Gjithashtu kemi marrė pjesė nė festivalin e 50-tė tė kėngės, gjithmonė si autor tė tekstit dhe muzikės me kėngėn “Kur te pasha” gjithmonė tė kėnduar nga Claudio. Shpresojmė tė kthehemi nė Shqipėri si grup muzikor por edhe si turistė, Shqipėria ėshtė njė vend pėr tu zbuluar, Tirana njė qytet shumė afashinant, shqiptarėt njė popull zemėrgjerė.

    Kėnga “Njė serenate pėr tij” ka qenė njė sukses jo vetėm nė Itali por edhe nė Shqipėri. Si ndiheni kur kėngėt tuaja bėhen tė famshme nė tė gjithė territorin albanofon?

    Nė fakt suksesin e kėngės “Njė serenat pėr tij” e kemi zbuluar pak kohė mė parė. Kemi zbuluar qė kjo kėngė ėshtė rikėnduar nga kėngėtarė tė tjerė shqiptarė si Endri dhe Stefi Prifti, e gjithė kjo falė internetit dhe Facebook! Ky fakt na ka bėrė qė tė jemi shumė te lumtur dhe tė kėrkojmė tė bėjmė kėngė sa mė tė mira.

    Albumi “Me detin jone tek zemra” pėrse ėshtė titulluar kėshtu? Pėrdorni detin si njė simbol tė historisė arbėreshe?

    Deti Jon ka qenė djepi i shumė qytetėrimeve tė kaluara dhe ėshtė mjeti i komunikimit midis nesh dhe rrėnjėve tona. Ėshtė si njė rrugė midis tė cilės ėshtė e mundur tė shkosh nė kėrkim tė origjinės dhe kėshtu tė njohim vetveten. Pėr tė kuptuar tė tashmen duhet medoemos tė njohėsh tė shkuarėn dhe kjo ėshtė njė prej dilemave kryesore tė njerėzimit.

    Kush ėshtė diferenca midis jush dhe grupeve te tjera muzikore arbėresh?

    Nė radhė tė parė lloji i muzikės: pjesa mė e madhe e grupeve ėshtė e prirur pėr tė bėrė muzikė tradicionale etno-folk, ne bėjmė mė shumė muzikė pop dhe pėrdorim teknologjinė moderne por pa e lėnė pas dore melodinė tipike tė kėngėve arbėresh.

    Synimi ynė ėshtė mbrojtja e gjuhės dhe mendojmė se lloji i muzikės nuk duhet medoemos tė jetė i lidhur me kanunin e muzikės arbėreshe, por me pėrdorimin e gjuhės. Vetėm nė kėtė mėnyrė arrihet tė krijohet njė fjalor shprehjesh dhe fjalėsh e aftė pėr tė ngelur ne mendjen dhe zemrėn e njerėzve.

    Kush ėshtė mesazhi qė i dėrgoni audiencės tuaj nė Shqipėri?

    Ne arbėreshėt jemi si njė portė e hapur nė tė shkuarėn e shqiptarėve. Midis zakoneve tona, kostumeve, traditave, gjuhės mund tė projektohen 500 vjet pas. Nga ne shqiptaret mund tė gjejnė nocione historike dhe gjuhėsore me njė vlerė shumė tė madhe. Ky ėshtė mesazhi qė ne dėrgojmė jo vetėm shqiptarėve qė na dėgjojnė, por tė gjithė albanofonėve kudo qė ndodhen.

    Nga Aurora ALLUSHAJ

      Ora ėshtė 19/5/2024, 23:00