BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flaka Krelani: “Te muzika rock gjej vetveten”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flaka Krelani: “Te muzika rock gjej vetveten”

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/2/2012, 09:55

    Flaka Krelani: “Te muzika rock gjej vetveten” 000115

    Ajo ėshtė njė nga kėngėtaret mė energjike! Kėngėt rock janė identiteti i saj nė skenė. Na e ka dėshmuar shpesh e mė shpesh kėtė gjė. Flaka Krelani, kėngėtarja simpatike nga Kosova na shpjegon se nė rrymėn rock ajo gjen veten! Flaka rrėfen pikėrisht emocionet qė mori nga kjo eksperiencė, e po ashtu ndalon tek tė tjera hapa qė ka bėrė nė karrierė….

    Karriera e Flaka Krelanit ėshtė e ngjashme me shumė artiste qė pėr herė tė parė u identifikuan nė Shqipėri pėrmes spektaklit/konkurs “Ethet e sė premtes mbrėma”.

    Qė nė moshėn 13 vjeēare Flaka u ngjit pėr herė tė parė nė skenėn lokale tė muzikės rok nė qytetin e saj tė lindjes, Gjakovė. Mė tej ajo nisi studimet e mesme nė liceun artistik tė Prishtinės pėr kanto.

    Nė vitin 2004, kur Flaka u pėrfshi nė njė eveniment qė do tė ndryshonte pėrgjithmonė jetėn dhe karrierėn e saj. Ajo mbėrriti nė Tiranė, si njė nga finalistet e spektaklit “Ethet e sė premtes mbrėma”.

    Pėr gati 7 vite kėngėtaren e rokut e shohim nė skenat e festivaleve shqiptare. Sė bashku me ngjitjen dhe pjesėmarrjen e saj nė Top Fest dhe festivalet e fundvitit ka edhe trofe, ashtu siē ishte ēmimi “Best Alternative” nė Top Fest 4, me kėngėn “Njė botė tjetėr”.

    Tashmė 20 vjeēare, ajo ka spikatur nė skenat e muzės pėr timbrin e saj tė veēantė dhe zėrin e saj potent. Flaka gėzon simpatinė e publikut pėr kėngėt e saj tė njohura si “Jeta kėrkon dashuri”, “Nuk mundem”, “Le tė bėhet ē’tė dojė”.

    Por gjithė suksesi dhe dashuria qė Flaka ka pėr muzikėn, nuk lidhet me profesionin qė ajo ka zgjedhur nė jetė. Jashtė pasionit tė saj pėr muzikėn ka preferuar t’i bėjė llogaritė mir me jetėn, duke zgjedhur tė bėhet ekonomiste.

    Kėngėt tuaja i pėrkasin rrymės rock. Ėshtė rryma juaj e preferuar? A eksplorohet shumė kjo muzikė sot? Dhe a shihet me interes nga rinia?

    Pėrderisa e praktikoj do tė thotė qė ėshtė zhanri im i preferuar. Fatmirėsisht ka hapėsirė pėr tė gjitha zhanret e muzikės, pėrderisa dėgjojmė disa himne tė muzikės qė i pėrkasin zhanrit Rock.

    Mund tė them qė ky zhanėr i muzikės tė jep mundėsinė ta gjesh veten, dhe nė tė njėjtėn kohė tė jep mundėsinė tė krijosh njė karakter tipik unik. Prandaj them qė mundet pse jo, tė shihet me interes nga rinia.

    Ju vetė kė keni tė preferuar nga muzika rock nė botė? Po nė Shqipėri? Kosovarė?

    Mė duket qė jam bėrė e tepėrt tė tregoj kė artist-e tė muzikės Rock kam tė preferuar, mirėpo ja vlen ta them disa herė pse jo. Janis Joplin, ėshtė ajo qė mė jep frymėzim dhe ėshtė mėsim pėr mua sa herė qė dal nė skenė. Pastaj ėshtė Sandra Nasic, vokalistja e Rock grupit tim tė preferuar “Guano Apes”. Kurse sa i pėrket tė preferuarve tė mi Kosovarė-Shqiptarė janė Bojken Lako, Elton Deda, Jericko, Troja.

    Nė kėngė jeni pak “e egėr” (pėr shkak edhe tė muzikės), vetė ēfarė natyre jeni?

    Jam njeri qė mundohem t’i rezistoj monotinisė, mėrzisė, nervozes, dhe gjithmonė nė shoqėri dhe nė familje, jam ajo qė bėn gjėra pėr tė qeshur. Mirėpo, ka raste qė edhe unė bėhem temperamente, nė raste tė caktuara dhe nė raste qė nuk duhet toleruar padrejtėsia, bėhem nervoze po ashtu pėr tė njėjtat arsye siē i pėrmenda mė lart.

    Pėrsa i pėrket jetės private a ka dikė nė zemėr Flaka?

    Nė zemėr po, mirėpo me vete jo!

    Cila ėshtė ėndrra juaj nė muzikė? Ēfarė do tė donit tė arrinit? Kė quani kulm tė karrierės sė njė artisti?

    Vetė fakti ose fjala “Karrierė” e bėn njė artist tė kompletuar.

    Revista Shqip

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:57