BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alban Skėnderaj: Me klip tė ri, “Mė prit atje”, pop-rock pėr ēdo moshė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alban Skėnderaj: Me klip tė ri, “Mė prit atje”, pop-rock pėr ēdo moshė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/3/2012, 14:34

    Alban Skėnderaj: Me klip tė ri, “Mė prit atje”, pop-rock pėr ēdo moshė! 00130

    Alban Skėnderaj ėshtė padyshim njė nga kėngėtarėt mė tė mirė shqiptarė tė viteve tė fundit. Shumė kėngė tė tij janė bėrė hite, por Albani nuk ndalet sė sjelli sėrish klipe dhe krijime tė reja. Vetėm pas baladės “Mirėsevjen nė shpirtin tim”, ai do tė sjellė njė tjetėr klip tė kėngės “Mė prit atje”. Kjo do tė jetė njė kėngė ndryshe sa i pėrket muzikės por edhe stilit. Klipi pothuajse ka mbaruar dhe shumė shpejt do tė transmetohet nė televizionet muzikore.

    “Mė prit atje” ėshtė njė kėngė paksa ndryshe. Njė miks midis njė folku ndėrkombėtar dhe muzikės moderne pop/rock. Ėshtė mė eksperimentale pėr mua, po nga ana tjetėr ėshtė dhe shumė e thjeshtė dhe e dėgjueshme pėr veshin, madje besoj qė mund tė dėgjohet me rehati nga ēdo moshė”, – thotė Albani pėr “Mapo”. Madje sipas tij, ndonjėherė nė jetė njeriu duhet t’i thyejė rregullat dhe mos tė ngelet pėrherė brenda kornizave, por tė bėjė atė qė shpirti i thotė. Veē projekteve tė tij, Alban Skėnderaj flet edhe pėr eksperiencėn si pjesė e jurisė nė “X-Factor”, pėr tė cilėn thotė se ėshtė njė eksperiencė “qė mė rrit mua si artist por edhe si njeri. Ėshtė punė shumė e lodhshme, por ia vlen”.

    Jonida Hitoveizi

    Alban, kemi mėsuar se pas “Mirėsevjen nė shpirtin tim” po pėrgatisni njė klip tė ri. Mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėngėn e re qė pritet tė dalė sė shpejti?

    Ėshtė njė kėngė qė ėshtė pjesė e albumit tim tė fundit. Titullohet “Mė prit atje” dhe ėshtė njė kėngė paksa ndryshe. Njė miks midis njė folku ndėrkombėtar dhe muzikės moderne pop/rock. Ėshtė mė eksperimentale pėr mua, po nga ana tjetėr ėshtė dhe shumė e thjeshtė dhe e dėgjueshme pėr veshin, madje besoj qė mund tė dėgjohet me rehati nga ēdo moshė. Teksti flet pėr jetėn dhe ato momente kur mendojmė qė ajo na ka vėnė poshtė me marrėzitė dhe vėshtirėsitė e saj. Duhet ta lėshojmė njėherė veten tė mos ndjekim rregullat brenda kornizave, por tė bėjmė njėherė atė qė shpirti na thotė tė bėjmė.

    A do tė jetė po i njėjti Albani? Ėshtė i njėjti stil, apo keni provuar diēka mė ndryshe, mė me ritėm ndoshta?

    Kjo ėshtė njė kėngė me njė ritėm tė brendshėm e jo klasik, por nė pėrgjithėsi ėshtė njė kėngė shumė e lumtur e pozitive. Shpresoj tė pėlqehet. Videoklipi do jetė shumė interesant, sepse sheh pėr protagonistė personazhe tė tjerė, ndėrsa unė jam totalisht dytėsor dhe nė shėrbim tė historisė sė tyre.

    Alban duket se mė shumė preferoni baladat. Pėrse?

    Ndoshta ato mė vijnė mė natyrshėm dhe kjo ėshtė njė gjė qė nuk e kam vendosur unė. Mua mė pėlqejnė dhe shumė e shumė rryma dhe ritme tė tjera. Besoj e kam treguar vazhdimisht kėtė, por ndoshta baladat janė ato qė godasin mė shumė nga unė dhe jo vetėm. Ky ėshtė njė fenomen qė ndodh nė tė gjithė botėn.

    “Mirėsevjen nė shpirtin tim” ėshtė njė kėngė gjithėpėrfshirėse dhe sociale njėkohėsisht. Diku ju thoni ‘Ti qė ke njė borxh pėr tė larė”. Ju vetė, duke pasur parasysh edhe jetėn jashtė shtetit, a jeni gjendur nė situata tė tilla?

    Nuk mund tė them qė mė ka ndodhur nė ekstreme, por ēdo gjė qė pėrmendet nė kėngė mė ka ndodhur tė paktėn njė herė nė njėfarė mėnyre dhe mua. Kuptohet qė ai tekst nuk mė pėrket vetėm mua, por tė gjithė atyre qė e dėgjojnė dhe gjejnė veten nė atė kėngė.

    Karriera juaj duket mė tepėr e fokusuar nė Shqipėri. Ē’mund tė na thoni pėr atė nė Gjermani?

    Unė momentalisht jam i fokusuar nė Shqipėri. Me kėto angazhime konkrete qė kam kėtu nuk ia dal tė pėrballoj edhe projekte tė tjera qė mė vijnė nga jashtė shtetit. Kjo situatė do tė zgjasė tė paktėn njė vit, mendoj.

    Njėkohėsisht me planet tuaja muzikore jeni edhe pjesė e jurisė sė “X-Factor”. Si ka qenė kjo eksperiencė pėr ju deri tani?

    Ka qenė njė eksperiencė shumė pozitive. Diēka qė mė rrit dhe mua si artist por edhe si njeri. Ėshtė punė shumė e lodhshme, por ia vlen.

    Ēfarė keni vėnė re tek tė rinjtė shqiptarė?

    Kam vėnė re qė janė shumė tė talentuar, por gjithmonė edhe pak tė kompleksuar tė shpalosin talentin e tyre.

    Nė kėtė shou kemi parė edhe shumė personazhe qė na kanė bėrė pėr tė qeshur. Sa e vėshtirė ėshtė t’i thuash dikujt tė vėrtetėn…qė s’ke pikė talenti p.sh?

    Besoj qė ėshtė njė nga gjėrat mė tė sikletshme tė kėtij projekti. Unė jam munduar gjithmonė tė jem i drejtė dhe i kujdesshėm, por edhe i drejtpėrdrejtė dhe i sinqertė kur ėshtė dashur.

    Ju si Alban ēfarė doni t’u tregoni shqiptarėve nė “X-Factor”?

    Thjesht tė ndaj punėn, eksperiencėn dhe vizionin tim pėr muzikėn. Tė jap njė kontribut sado tė vogėl pėr tė rritur cilėsinė e artistėve tė ardhshėm dhe vetė tregut muzikor shqiptar.

    Pas “X-Factor” do tė jeni nė Shqipėri apo do tė largoheni?

    Akoma nuk e kam vendosur, por besoj qė po. Do tė largohem.

    Do tė ketė klipe tė tjera nga Albani kėtė verė?

    Po, do tė ketė edhe tri klipe tė tjera deri nė fund tė vitit besoj.

    Me Miriamin diēka sė bashku?

    Jo diēka konkrete, por janė shumė projekte tė pėrbashkėta nė diskutim, kėshtu qė diēka do tė dalė patjetėr.

    MAPO

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:32