BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Besa Kokedhima: Muzikėn e bėj pėr pasion, jetoj modestisht!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Besa Kokedhima: Muzikėn e bėj pėr pasion, jetoj modestisht!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/3/2012, 16:00

    Besa Kokedhima: Muzikėn e bėj pėr pasion, jetoj modestisht! 00139

    Ėshtė njė ndėr kėngėtaret me vokalin mė tė veēantė nė skenėn shqiptare. Ka rrėmbyer gjithmonė trofe tė rėndėsishėm sa herė ka konkurruar nė kompeticionet tona muzikore, videot e saj janė ndėr mė tė klikuarat dhe pėr mė tepėr ėshtė njė nga tė paktat artiste qė di tė kėndojė ‘live’. Ekspresive nė skenė, por e ėmbėl nė shpirt. Kjo ėshtė Besa Kokėdhima, e adhuruar nga shumėkush pėr zėrin dhe interpretimet e veēanta.

    Daljet e saj nė media janė tė rralla dhe pėrgjithėsisht faqet rozė shkruajnė pėr jetėn e saj profesionale, por sot kemi vendosur tė ndryshojmė faqe. Vetė Besa ka pranuar tė rrėfejė ekskluzivisht pėr “Bluetooth” jetėn e saj aktuale…Muzika dhe familja pėr tė cilėn thotė se e ka mbėshtetur nė ēdo hap; i dashuri dhe pasuria, qė pėr Besėn duket se nuk ka rėndėsi; pjesėmarrja nė “X Factor” dhe marrėdhėnia me koleget, ku veēon Elvana Gjatėn… Besa vjen kėtė herė ndryshe, ndaj ju ftojmė tė gjithėve tė shijoni rrėfimin e saj. Besa, kemi ndjekur nė vazhdimėsi karrierėn tuaj muzikore dhe kemi vėnė re qė nė periudha tė caktuara ju largoheni nga tregu pėr t’u rikthyer pas disa kohėsh me kėngė qė shndėrrohen sa hap e mbyll sytė nė hite. Siē thotė njė fjalė e urtė vini ‘pak e saktė’.

    Nėse do mundeshit ta shmangnit fjalėn surprizė, ēfarė po pėrgatisni kėtė herė?

    Jam duke realizuar 2-3 kėngė tė reja, ndoshta njė pjesėmarrje nė festival, njė klip tė ri..Preferoj tė marr pak kohė ndėr projekte pasi ndjej se mė ndihmon tė rigjeneroj idetė.

    Ēfarė ju mban nė skenė, veē dashurisė pėr muzikėn? Ndikojnė fitimet?

    Ēfarė ju mban ju nė gazetari? Besoj se edhe ju do tė zgjidhni tė parėn (Qesh).

    A ju ka ndihmuar babai nė muzikė, qoftė me financa, qoftė me pėrkrahje morale?

    Babai im ėshtė heroi im. Bashkė me nėnėn time mė kanė ndihmuar e pėrkrahur gjithnjė nė jetėn time, nė zgjedhjet qė kam bėrė.

    Ėshtė e vėrtetė qė s’ju pėlqen tė bėni jetėn e njė milionereje, por jetoni nė njė shtėpi nė vogėl e modeste sė bashku me tė dashurin e zemrės?

    Unė jam njeri i thjeshtė dhe pa shumė pretendime (Buzėqesh).

    Meqė jemi kėtu, dashuria si po ecėn? Veē planeve pėr martesė nė tė ardhmen, ndonjė plan i afėrt cili ėshtė?

    Mendoj se po jetoj dashurinė e jetės time…Eldi ėshtė partneri mė i mrekullueshėm dhe jam kaq e lumtur qė dashuria jonė forcohet ndėr vite. Ndjehem shumė me fat. Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė keni marrė nga i dashuri juaj (veē notave muzikore), sapo kemi kaluar edhe Shėn Valentinin. Nuk ka asnjė dhuratė mė tė bukur qė ai mund tė mė bėjė pėrveē prezencės sė tij…(Buzėqesh).

    Ē’marrėdhėnie ke me motrat?

    Motrat e mia janė dy vajza shumė tė dashura, kreative, kanė botė tė pasur shpirtėrore, janė inteligjente dhe me shumė humor. Kalojmė shumė bukur me njėra-tjetrėn pavarėsisht diferencave tė dukshme qė kemi nė karaktere e prirje. Bora ėshtė njė vajzė shumė e talentuar nė modė dhe dizajn, unė besoj se shumė shpejt do dėgjoni pėr tė. E ndėrsa Era, njė vajzė me inteligjencė brilante, ka rezultate mbresėlėnėse nė shkollė. Rikthehemi sėrish tek muzika dhe fokusohemi pak tek pjesėmarrja juaj nė “X Factor”. Si ishte kjo eksperiencė pėr ju?

    Si e shihni raportin e tė rinjve me muzikėn?

    Ishte njė eksperiencė e bukur, mua mė vjen shumė mirė qė erdhi momenti edhe nė Shqipėri tė realizohen kėto evente promovuese pėr talentet shqiptare. Mendoj se programe tė tilla kultivojnė hobe tė shėndetshme pėr tė rinjtė si dhe ndihmojnė shumė prej tyre tė kenė njė karrierė nė art.

    Ju kujtoi veten ndonjėri prej tyre?

    Nė fakt, ėshtė e ēuditshme por shumė herė kur konkurrentėt i afroheshin skenės, mendoja si do tė ndjehesha unė po tė isha nė vendin e tyre atėherė kur kisha aspirata pėr sukses nė fushėn e muzikės.

    Marrėdhėnia me koleget nė muzikė…Kė konsideroni mike? Kė nuk e duroni dot?

    Mikesha ime mė e ngushtė ėshtė Elvana Gjata. Njė miqėsi tė shkėlqyeshme kam edhe me Eris Hoxhėn e Jehona Sopin. Nė pėrgjithėsi kam marrėdhėnie tė mira me kolegėt.

    “E vogėl doja tė bėhesha mjeke”

    Pėrveē jetės aktuale, Besa na ka besuar njė tjetėr ekskluzivitet. Pėr herė tė parė suplementi “Bluetooth” ju sjell sot fotot e saj tė fėmijėrisė, sė bashku me rrėfimin pėr ato vite. Si e kujton kėngėtarja e dashur kėtė periudhė, loja qė pėlqente mė shumė, marrėdhėnia me motrat dhe prindėrit, zėnkat dhe pushimet nė Qeparo…

    Si ka qenė fėmijėria juaj?

    Kam kujtime tė mrekullueshme nga fėmijėria, kryesisht lidhen me Qeparoin ku unė dhe motrat e kushėrinjtė e tjerė kalonim pėr vit verėn sė bashku, festa, Krishtlindje, Pashkė. Shumė lojėra, shumė zhurmė, shumė hare. Ishim tė shpenguar, mblidheshim e bėnim “koncerte” me korr, mbanim kafshė tė pazakonta, pėrpiqeshim t’ia hidhnim gjyshes kur nuk na lejonte tė qėndronim nė det shumė gjatė…Flinim pėrtokė, pikturonim fytyrat e njėri-tjetrit, frikėsonim fshatarėt e pafajshėm nė rrugė…(Qesh) Dua tė jem njė fėmijė pėrsėri…

    Keni qenė tekanjoze?

    Thonė se jo, thonė se kam qenė e urtė, por e gjallė.

    Loja qė pėlqenit mė shumė?

    Loja me peta nė tokė, topa djegėsi, shumė lojėra tė improvizuara.

    Ēfarė ėndėrronit pėr veten kur ishit fėmijė? Ēfarė dėshironit tė bėheshit?


    Kishim shumė pasione, unė kisha dėshirė tė bėhesha kėngėtare ose mjeke, apo tė kujdesesha pėr kafshėt. Bora ishte arrakate, por gjithsesi ishte mė e kujdesur ndaj look-ut, veshjeve. Era dėshironte tė bėhej mėsuese ose teniste (Qesh).

    Marrėdhėnia qė keni pasur me motrat. Ziheshit me to?

    Me tė dytėn, Borėn duheshim shumė, por dhe ziheshim pa masė… Ndėrsa me Erėn unė gjithnjė kam pasur ndjesi mbrojtėse, mbaja anėn e saj dhe pa tė drejtė nė konfliktet mes tyre (Qesh).

    I vishnit rrobat e njėra-tjetrės?

    Besoj se po, edhe pse nuk mė kujtohet ndonjė episod nė veēanti…Rrobat kanė pasur shumė mė pak funksion dekorativ atėherė (Qesh).

    Ju bėrtisnin prindėrit?


    Na qortonin, kur bėnim prapėsi (Qesh)…

    Ju kanė rrahur ndonjėherė?

    Jo, asnjėherė. Janė natyra tė paqta.

    Me kė nga prindėrit jeni mė e lidhur?

    Me tė dy jam shumė e lidhur, por me babin kam mė shumė ngjashmėri karakteriale.

    I keni veshur fshehtas takat e mamit, apo keni qenė arrakate?

    Mbaj mend qė njė herė kur mami ėshtė kthyer nga puna, mė ka gjetur me buzėkuqin e saj duke pikturuar pasqyrėn (Buzėqesh). Eraldo Rexho Bluetooth


    Besa Kokedhima: Muzikėn e bėj pėr pasion, jetoj modestisht! 00140

      Ora ėshtė 19/5/2024, 21:32