BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Me Eneda Tarifėn pas kuintave tė Portokallisė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Me Eneda Tarifėn pas kuintave tė Portokallisė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/3/2012, 14:33

    Me Eneda Tarifėn pas kuintave tė Portokallisė! 00149

    Pėr tė tretin sezon zgjidhet si prezantuese e spektaklit. Shikuesit i ėshtė mėsuar syri me imazhin e Enedės kėngėtare, por kėngėtarja di edhe tė surprizojė.

    Nuk nguroi t’i thotė “Po” ofertės sė regjisorit tė kėsaj varieteje.

    Ndihet mirė mes tyre. Deri mė tani e sheh si eksperiencė tė vyer. Nga ana tjetėr, nuk lė pas dore edhe muzikėn. Nėse nuk ėshtė vonuar tė nxjerrė njė kėngė tė re, kjo nuk do tė thotė qė nuk e ka menduar!

    Ėshtė duke punuar pėr tre kėngė. Pret vetėm njė shtysėn e realizimit tė njė videoklipi.

    Pėr momentin ėshtė duke shijuar tė qenit pjesė e spektaklit tė sė dielės.

    Biseda me Tarifėn u fokusua jo vetėm te jeta profesionale, por edhe te ajo personale. Ajo tregon sesi ndihet “brenda” kopertinave dhe a ėshtė jeta ashtu siē faqet e para tė revistave e ‘tregojnė’?.

    Ajo vetė e ka gjetur zgjidhjen. Nuk ia mohon lumturinė vetes pėr asnjė ēast!

    Kėto kohė po shijon bashkėjetesėn. Ende nuk ka veshur fustanin e nusėrisė. Pėrse? Ja rrėfimi i saj:

    Ēfarė pritet tė sillni tė re nė kėtė sezon tė ri tė ‘Portokallisė’?

    Do tė jem mė e rritur profesionalisht (!). Kjo do tė thotė qė pėr kėtė, do mė duhet tė provoj veten akoma nė shumė fusha. Pėrshemull, nė aktrim, kam pėrshtypjen se do tė kem disa role tė vogla. Kjo do tė shihet nga mėnyra sesi do tė ecė i gjithė spektakli, tė paktėn dy tre shfaqjet e para, sa gjithēka tė marrė formėn e saj. Bashkė me Salsanon do tė kemi njė formė prezantimi pak mė tė ēiltėr, tė hapur, interekative, duke komunikuar me njėri tjetrin por edhe me personazhet e tjerė nė skenė.

    Pse e zgjodhe sėrish?

    Ky do tė jetė sezoni i tretė qė marr pjesė. Nėse e kam bėrė njė zgjedhje, e kam bėrė pėr jetėgjatėsi e jo pėr njė sezon tė shkurtėr.

    Tė konsumon ky spektakėl?

    Konceptet ndryshojnė. Nuk mendoj se tė konsumon. Ka gjithmonė tė reja, shfaqjet janė tė tilla, por edhe po u konsumove ėshtė njė kosto qė tė duhet ta marrėsh pėrsipėr. Ka edhe nga ata njerėz qė nuk ngopen asnjėherė duke tė parė. Kėshtu qė ata do tė kenė mundėsi tė mė shohin. Pėr momentin, pse jo edhe tė konsumohem(!). Gjithsesi edhe pėr kėtė ka zgjidhje. Periudha e pushimit tė Portokallisė ėshtė pushim total qė edhe unė tė mund tė merrem me muzikėn, tė ndėrtoj njė sistem mė tė saktė. Portokallia ėshtė ende e re nė jetėn time tė pėrditshme. Pėr momentin, nuk di ende ta koordinoj me muzikėn. Gjithsesi ėshtė momenti qė unė tė kem kėngė tė reja e vidioklipe tė rinj.

    Ēfarė fshihet pas kuintave tė ‘Portokallisė’?

    E bukura ėshtė dinamika nė tė cilėn punojnė aktorėt. Tė bėsh njė spektakėl nė javė ėshtė njė superprodhim. Ajo qė mė bėn pėrshtypje pas kuntiave ėshtė sjellja e aktorėve me njeri- tjetrin. Ata frymėzohen duke bėrė shakara dhe kėshtu funksionon pėr tė bėrė mė tė mirėn e tyre nė skenė. Gjithė kjo magji e rrėmujshme e momentit, kurorėzohet vetėm ditėn e diel kur shikon qė tė gjithė janė rregulluar dhe ēdo gjė ėshtė nė rregull.

    Je pjesė e njė spektakėl humori. Po si natyrė, a ‘shquesh’ pėr sens humori? A i bėn tė tjerėt pėr tė qeshur?

    Po, di qė e kam dhe kėtė sens. Megjithatė, tė merr rutina, kur nuk e ke profesion nuk e zhvillon shumė. Ėshtė e ēuditshme sesi punon truri pėr tė zhvilluar njė prirje tė caktuar nė njė moment tė caktuar.

    Tė mbush portokallia?

    Po. Pėrfiton hapėsira tė reja. Pėr mua ėshtė fat qė tė punoj me artistė tė vėrtetė nė fushėn e humorit e me njė regjisor tashmė ‘kameleon’, qė ēdo projekt tė marrė pėrsipėr e realizon nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Kam fatin tė punoj me Altin Bashėn.

    Ēfarė merr nga jeta juaj profesionale, koha e qendrimit nė shtėpi, jeta nė ēift?

    Merr shumė, por njeriu duhet tė di tė vendos disa prioritet nė jetė, e tė miat pėr momentin janė dy: familja dhe ‘Portokallia’. Mundohem t’i bėjė mirė qė mos i ngelem borxh askujt, por di qė po tė duash tė bėsh diēka, ia del pavarėsisht vėshtirėsive. Dita ėshtė shumė e gjatė. E kam provuar edhe qė t’i nxjerr fundin asaj. Ka kohė pėr tė gjithė, ka kohė pėr koncerte, pėr punėt personale e pėr ēdo gjė. Fakti qė unė jetoj me Portokallinė edhe nė shtėpi, kjo nuk do tė thotė se nuk i kryej detyrimet familjare.

    Ėshtė jeta reale si ajo e kopertinave?

    Varet se si e koncepton jetėn. Para disa kohės kam kaluar njė moment tė vėshtirė nė jetėn personale dhe mendova: unė nuk do tė kaloj asnjė ditė tė palumtur, do tė kaloj ēdo ditė tė lumtur. Sigurisht qė nė njė moment tė caktuar mėrzitja tė mund, por nė pėrgjithėsi, kam fituar njė lloj indiference ndaj problemeve dhe nė kėtė mėnyrė ēdo gjė kalon mė kollaj. Varet pastaj nga lloji i problemit, por gjithsesi duhet tė jesh i zoti i vetes tende e ta udhėheqėsh atė. Unė jam fanse e ekzistencializmit qė mbėshtet parimin qė njeriu ėshtė nė krye tė gjithēkaje, ai mund ta bėjė jetėn e vetė si tė dojė. Nėse do tė jetė i pasur mund tė bėhet i pasur, nėse do tė jetė i famshėm, mund tė jetė i famshėm dhe e kundėrta, nėse do tė jetojė njė jetė tė bukur e tė qetė, mund ta bėj.

    Tė ėshtė dhėnė mundėsia ta zgjedhėsh jetėn qė bėn?

    Duke e ndėrthurur edhe me fatin, qė ta plotėsojmė. Unė nuk them qė e kam zgjedhur, por pėrpjekjet e mia pėr tė bėrė mė tė mirėn e kanė drejtuar nė njė farė mėnyrė. Nė fund tė fundit besimi ėshtė ai qė tė udhėheq kur nuk ke asnjė tė dhėnė tjetėr e provė tė madhe.

    Ke lėnė njė shije tė mirė me Top Festin. Ke ndonjė plan pėr kėngė tė re tė atij niveli?

    Keni shumė tė drejtė, edhe unė e kam nė njė farė mėnyrė si pikė nė zemėr qė nuk kam krijuar kėto kohė muzikė tė re. Kam tre kėngė tė reja nė dorė, por duhen lanēuar rregulluar. Nuk e di ēfarė mė pengon, ndoshta dua tė shijoj edhe pak kėngėn e Top Fest-it. Kur prodhoj, bėjė gjėra qė mė bėjnė tė ndihem mirė. Planet janė tė shumta, por nuk e kam shtysėn e mėparshme, sepse kam diēka tjetėr nė dorė.

    Lodhet Eneda?

    Lodhet shumė. Nė pėrgjithėsi, unė lodhje quaj atė mendore, sepse lodhja fizike pėrballohet nė moshėn qė jam. Mendorja ėshtė ajo qė tė pret gjithė fuqitė.

    Si mendon ‘t’i shfrytėzosh’ dijet qė ke marrė nė shkollė?

    Por nė njė tė ardhme kur nuk do tė kem zėrin, bukurinė dhe Portokallinė (Qesh). Dmth ėshtė njė shkollė e sė ardhmes, ėshtė njė profesion qė ndoshta do ia ndjej shijen pak mė vonė, jo tani qė kam ende dėshirė pėr art.

    Kur pėrfundon durimi juaj, kur thua stop?

    Kur shoh qė tjetrin nuk e ngushėllojnė fjalėt e mia, ose nuk i hyjnė nė vesh ato. Kur mendoj se loja ėshtė e kotė.

    Kur nervozohesh ?

    Nuk nervozohem shpejt, por kur e bėj, nervozohem mirė.

    Nė fillimet e tua ke bashkėpunuar me Erion Zaloshnjėn. Ēdo tė thotė tė punosh

    me njeriun qė jeton?

    Vazhdoj tė bashkėpunoj. Mė parė ka qenė shumė e lodhshme se Erioni ishte shumė kėrkues e unė njė vajzė e vogėl qė nuk dija se ēfarė ishte puna. Tani jemi tė dy tė rritur, jemi mė tė pėrgatitur pėr tė kaluar momente tė vėshtira pėr tė arritur qėllimin.

    I ndani punėt nga jeta e pėrditshme?

    Nuk ėshtė se e kemi marrė vėrtetė rolin e bashkėshortit apo bashkėshortes. Akoma nuk e kemi bėrė njė ceremoni martesore. Megjithatė unė nuk e ngarkoj Erionin me gjėra tė tepėrta qė mund t’i bėjė edhe vetė. Mashkulli duhet nė shtėpi pėr ato gjėra qė i takojnė dhe pėr punėt qė janė po punė meshkujsh. Mua nuk mė lodh jeta nė shtėpi fare. Nuk ėshtė se jam maniake nė punėt e shtėpisė, por nga ana tjetėr nuk e dua as tė ērregullt. Mė pėlqen tė gatuaj. Dua qė dhe Erionit t’i pėlqejė, se nė fund tė fundit, po qe stomaku i ngopur ėshtė dhe mendja e shėndoshė.

    Ēfarė keni tė pėrbashkėt? Ai ėshtė rroker…

    Ėshtė rroker por ka qenė shumė punėtor dhe nuk mundohet shumė pėr veten e vet. Kjo ėshtė njė formė e shpejtė qė mos tė shkojė ēdo dy javė te berberi. Nuk do tė merret me veten, por me punėt.

    Ku takoheni?

    Tė fakti qė punojmė shumė dhe qė i ndjejmė gjerat tė dy dhe sigurisht…. nė intimitet.

    Mendohesh gjatė pėr njė vendim tė caktuar?

    Ndjek pak inistiktin, nuk mė ka gėnjyer deri mė tani. Megjithatė, fjala e Erionit ka qenė vendimtare.

    U mendove shumė pėr ‘Portokallinė’?

    U mendova dy ditė dhe mė pas mora Altinin dhe i thashė: “po” me tė dyja kėmbėt.

    E ke ėndėrr fustanin e bardhė?

    E kisha, tani nuk e kam mė. Nuk ėshtė ndonjė kusht pėr mua. Ėshtė kaq e rėndėsishme jeta nė ēift…. sa ai fustani, nė njė moment tė caktuar tė martesės, po tė marrim si shembull martesat qė nuk shkojnė mirė, nuk ka vlerė fare.

    E keni nė plan martesėn?

    Problemi ėshtė qė jemi tė dy tipa shumė tė zėnė dhe nuk ėshtė se kemi pėrcaktuar ndonjė datė. Unė them qė gjerat kanė kohėn e tyre. Pėr mua, mė e rėndėsishme ėshtė ajo qė ngelet nga njė lidhje. Ėshtė ndjenja.

    “Jam njeri qė dua tė bėj shumė gjera”

    “Kur tė mos jem mė e bukur e tė mos kem kėtė zė qė kam, do tė vė nė punė dijet e mia qė i kam marrė nga shkolla”, kėshtu pohon Eneda dhe tregon pėr rrugėn qė ka ndjekur pėr t’u shkolluar:

    “Kam pėrfunduar sistemin katėrvjeēar pėr Filozofi Sociologji. Nė dhjetor tė 2010-s kam pėrfunduar njė master shkencor pėr sociologji politike, duke mbrojtur njė temė pėr Bashkimin Evropian, nė konceptin e legjitimitetit tė tij”.

    Politika

    Eneda Tarifėn e kemi parė shpesh nė mbledhjet e Kėshillit Bashkiak nė Bashkinė e Tiranės. Tani jo mė.

    Ja sqarimi i saj: “Roli im atje ka qenė tėrėsisht publik e jo politik. Lė tė themi qė ka qenė njė provė nga tė shumtat qė bėn njeriu nė jetė, por nuk u bė kaq e rėndėsishme dhe e dashur sa kėnga. Kam mėsuar shumė sepse vura nė pėrdorim disa dije tė shkollės e tė Filozofisė Politike”.

    Filozofia e jetės

    Ka pėrfunduar studimet e larta pėr Filozofi Sociologji. Nuk mund tė mungonte pyetja se ēfarė filozofie ndjek nė jetė? Eneda pėrgjigjet:

    “Njeriu ėshtė pak a shumė si ky libri i fundit qė ka dalė nė treg, “Sekreti”, por edhe si ligji i Mėrfit nė tė njėjtėn kohė. Ideje e ligjit tė Mėrfit ėshtė: Nėse ka njė pėrqindje tė vogėl qė ty mund tė ecin keq gjerat, do tė ecin keq. Kjo, nė njė farė mėnyre, mė bėn shumė optimiste dhe kam e pėrgatitur veten pėr kėtė. Nga ana tjetėr, sekreti thotė se duhet tė tėrheqėsh gjerat e mira dhe pozitive drejt vetes. Gjithēka ėshtė ēėshtje durimi”.

    Entela Resuli Shekulli

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 19:56